207
ndonjë autoritet publik apo gjykata) dhe nëse nuk është gjykata, a ka hosti detyrimin që ta
heqë këtë informacion? Debatet vijojnë ende
663
.
1.3 – Furnizimi shërbimit të përgatitjes së faqes së internetit
Personi që dëshiron të krijojë një faqe interneti mund të mos ketë kompetencat e
nevojshme teknike për ta krijuar atë. Ai duhet të lidhë një kontratë me një profesionist që ta
ndihmojë të krijojë faqen e internetit sipas udhëzimeve të tij.
1.3.1 Kontrata e shërbimit të përgatitjes së faqes së internetit
Kontrata e krijimit të faqes së internetit lidhet me përcaktimin e llojit të faqes dhe
dizajnimit të saj. Thelbi i krijimit të faqes supozon marrjen në konsideratë të kërkesave
teknike, të cilat janë në funksion të aspektit estetik të faqes. Nëse të parat janë kompetencë e
profesionistit, tek të dytat del më në pah roli drejtues i individit që kërkon të bëjë faqen.
Realizimi i faqes kërkon përcaktimin e disa elementeve teknike në kontratë, si për
shembull anën konceptuale të saj, zgjedhjen e gjuhës së programimit (
html
664
, java
javascript
665
) dhe mirëmbajtjen. Kontrata e krijimit të faqes së internetit klasifikohet në
legjislacionet e huaja si kontratë shërbimesh. Në të drejtën tonë, një kontratë e tillë nuk
ekziston, por ajo që i përafrohet më shumë kontratës së krijimit ose përgatitjes së një faqeje
interneti është ajo e sipërmarrjes. Kontrata e sipërmarrjes është “kontrata me të cilën një palë
detyrohet që, me mjetet e saj dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër ose të bëjë
një shërbim apo një zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër detyrohet ta pranojë atë
kundrejt çmimit të caktuar në kontratë
666
”. Kjo lloj kontrate i përshtatet mjaft shërbimit të
ofruar, pra atij të përgatitjes së faqes së internetit, pasi vihet theksi fort në bashkëpunimin që
duhet të kenë të dyja palët. Klienti ka detyrimin të bashkëpunojë. Faqja e internetit është
shprehje e botës së brendshme të personit që e krijon dhe nuk mbulon vetëm aspektin teknik.
Nëse klienti nuk jep udhëzime ose thjesht të shprehë dëshirën, profesionisti do ta ketë të
vështirë ta krijojë faqen. Në këtë kuptim, klienti nuk mund të mbrohet duke thënë se
profesionisti nuk ka punuar për faqen, nëse ai nuk do të ketë shprehur asnjë vullnet
bashkëpunimi. Ndërkohë që profesionisti ka detyrimin të njoftojë klientin në lidhje me
materialin që ky i fundit do të hedhë në faqe. Në parim, përmbajtja shtohet nga vetë klienti,
663 Debate që lidhen me amendime të reja të mundshme të Ligjit për tregtinë elektronike.
664 Akronimi
i HyperText Markup Language, gjuha bazë e përdorur për krijimin e dokumenteve Web. Html
përcakton strukturën dhe formatin e faqes.
665 Gjuhë informatike e krijuar në vitin 1995, që bën të mundur teknikisht krijimin e faqeve interaktive.
666 Neni 850 i Kodit Civil.