Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə108/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   104   105   106   107   108   109   110   111   ...   137

207 
 
ndonjë  autoritet  publik  apo  gjykata)  dhe  nëse  nuk  është  gjykata,  a  ka  hosti  detyrimin  që  ta 
heqë këtë informacion? Debatet vijojnë ende
663

 
1.3 – Furnizimi shërbimit të përgatitjes së faqes së internetit 
 
Personi  që  dëshiron  të  krijojë  një  faqe  interneti  mund  të  mos  ketë  kompetencat  e 
nevojshme teknike për ta krijuar atë. Ai duhet të lidhë një kontratë me një profesionist që ta 
ndihmojë të krijojë faqen e internetit sipas udhëzimeve të tij. 
 
1.3.1 Kontrata e shërbimit të përgatitjes së faqes së internetit 
 
Kontrata  e  krijimit  të  faqes  së  internetit  lidhet  me  përcaktimin  e  llojit  të  faqes  dhe 
dizajnimit  të  saj.  Thelbi  i  krijimit  të  faqes  supozon  marrjen  në  konsideratë  të  kërkesave 
teknike, të cilat janë në funksion të aspektit estetik të faqes. Nëse të parat janë kompetencë e 
profesionistit, tek të dytat del më në pah roli drejtues i individit që kërkon të bëjë faqen.  
 
Realizimi  i  faqes  kërkon  përcaktimin  e  disa  elementeve  teknike  në  kontratë,  si  për 
shembull  anën  konceptuale  të  saj,  zgjedhjen  e  gjuhës  së  programimit  (html
664
,  java 
javascript
665
)  dhe  mirëmbajtjen.  Kontrata  e  krijimit  të  faqes  së  internetit  klasifikohet  në 
legjislacionet  e  huaja  si  kontratë  shërbimesh.  Në  të  drejtën  tonë,  një  kontratë  e  tillë  nuk 
ekziston, por ajo që i përafrohet më shumë kontratës së krijimit ose përgatitjes së një faqeje 
interneti është ajo e sipërmarrjes. Kontrata e sipërmarrjes është “kontrata me të cilën një palë 
detyrohet që, me mjetet e saj dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër ose të bëjë 
një shërbim apo një zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër detyrohet ta pranojë atë 
kundrejt  çmimit  të  caktuar  në  kontratë
666
”.  Kjo  lloj  kontrate  i  përshtatet  mjaft  shërbimit  të 
ofruar, pra atij të përgatitjes së faqes së internetit, pasi vihet theksi fort në bashkëpunimin që 
duhet  të  kenë  të  dyja  palët.  Klienti  ka  detyrimin  të  bashkëpunojë.  Faqja  e  internetit  është 
shprehje e botës së brendshme të personit që e krijon dhe nuk mbulon vetëm aspektin teknik. 
Nëse  klienti  nuk  jep  udhëzime  ose  thjesht  të  shprehë  dëshirën,  profesionisti  do  ta  ketë  të 
vështirë  ta  krijojë  faqen.  Në  këtë  kuptim,  klienti  nuk  mund  të  mbrohet  duke  thënë  se 
profesionisti  nuk  ka  punuar  për  faqen,  nëse  ai  nuk  do  të  ketë  shprehur  asnjë  vullnet 
bashkëpunimi.  Ndërkohë  që  profesionisti  ka  detyrimin  të  njoftojë  klientin  në  lidhje  me 
materialin që ky i fundit do të hedhë në faqe. Në parim, përmbajtja shtohet nga vetë klienti, 
                                                           
663 Debate që lidhen me amendime të reja të mundshme të Ligjit për tregtinë elektronike. 
664 Akronimi i HyperText Markup Language, gjuha bazë e përdorur për krijimin e dokumenteve Web. Html 
përcakton strukturën dhe formatin e faqes.  
665 Gjuhë informatike e krijuar në vitin 1995, që bën të mundur teknikisht krijimin e faqeve interaktive. 
666 Neni 850 i Kodit Civil. 


208 
 
megjithatë profesionisti mund të propozojë një përmbajtje të caktuar nga pikëpamja e grafikës 
dhe  vendosjes  së  materialeve.  Një  faqe  interneti  është  me  e  suksesshme  nëse  efekti  i  parë 
është  pozitiv.  Në  këtë  kuptim,  vendosja  e  materialeve,  mënyra  e  paraqitjes,  kombinimi  me 
figura ose vizatime mund të jetë çelësi i suksesit të një faqeje më shumë se përmbajtja.  
 
Përgjithësisht, kontratat e krijimit të faqeve të internetit parashikojnë një afat brenda të 
cilit një projekt duhet të jetë gati. Megjithatë, klientit i lihet një afat 48 orësh që të mund të 
sjellë  sugjerimet  përfundimtare.  Më  pas,  fillon  etapa  e  dytë  e  kontratës  ose  lidhja  e  një 
kontrate  të  re  që  ka  të  bëjë  më  mirëmbajtjen  e  faqes  dhe  përditësimin  e  informacionit  që 
gjendet në të.  
 
Krijimi i faqes së internetit, për shkak të elementeve grafike, fotografive dhe veprave 
që mund të figurojnë në të është objekt i të drejtave që lidhen me të drejtën e autorit. Në këtë 
kuptim,  kontratat e krijimit  të faqeve të internetit  duhet  të përmbajnë klauzola të veçanta që 
rregullojnë situatën juridike të veprave që gjenden në këto faqe. Së pari, profesionisti mund t’i 
japë  klientit  të  drejtën  e  përdorimit  të  programeve  kompjuterike  të  mbrojtura  nga  e  drejta  e 
autorit. E njëjta gjë vlen dhe për furnizimin e bazës së të dhënave, të cilat mbrohen nga Ligji 
për të drejtat e autorit
667
. Në këtë kuptim, nëse profesionisti është vetë titullar i së drejtës, ai 
mund të parashikojë formalisht vendosjen e emrit të tij në çdo program ose bazë të dhënash të 
përdorura. Nëse profesionisti nuk është titullar i të drejtave, duhet ta furnizojë klientin me të 
dhënat konkrete që tregojnë se profesionisti gëzon të drejtën të shpërndajë veprën.  
 
Me mbarimin e kontratës së sipërmarrjes në lidhje me përgatitjen e faqes së internetit, 
palëve  u  hapet  mundësia  që  të  lidhin  një  kontratë  furnizimi  për  periudhën  që  do  të  vijojë. 
Ndjekja  e  një  faqeje  interneti,  sidomos  në  aspektin  teknik,  mund  të  kërkojë  ndërhyrje  të 
herëpashershme  të  profesionistit  që  ka  krijuar  faqen,  me  qëllim  që  të  evitohen  problemet 
teknike që lindin gjatë funksionimit të faqes. Në këtë rast, do të kemi furnizim të shërbimeve 
të  ndihmës  teknike  në  mënyrë  periodike  ose  të  vazhdueshme,  në  varësi  të  mënyrës  së 
përcaktuar në kontratë midis palëve. 
 
 
 
1.3.2 Përgjegjësia e krijuesve të faqes së internetit 
Përgjegjësia  e  krijuesve  të  faqes  së  internetit  është  komplekse  dhe  lidhet  shumë  me 
natyrën e subjektit (nëse është prodhues i informacionit ose thjesht një ofrues shërbimi teknik 
që nuk është i detyruar të njohë brendinë e informacionit). Nëse krijuesi i faqes së internetit 
mban  dhe  rolin  e  botuesit  përgjegjësia  e  tij  do  të  jetë  e  plotë,  në  bazë  të  parimeve  të 
përcaktuara në Direktivë dhe në Ligjin për Tregtinë Elektronike. Për shkak se ai ushtron një 
                                                           
667 Céline Castets-Renard, Droit de l’Internet, Cours, Montchrestien, 2010, f. 134. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   104   105   106   107   108   109   110   111   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə