Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə116/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   112   113   114   115   116   117   118   119   ...   137

223 
 
vepër  ose  për  një  vepër  të  ardhshme  për  të  cilën  ka  marrë  porosi.  Do  të  jetë  me  ndërlikuar 
situata kur autori nuk ka marrë porosi për një vepër dhe ndërkohë ai cedon të drejtat e tij për 
vepra që ende nuk i ka konceptuar. Kështu, për shembull legjislacioni francez për të drejtën e 
autorit parashikon se “cedimi global i të drejtave mbi veprat e ardhshme  është nul
707
 ”.  Kjo 
dispozitë nuk gjendej në Ligjin 9380, por Kodi Civil, në nenin 678 të tij, vendos një kufi në 
përcaktimin  e  veprave  të  ardhshme,  kufi  që  duhet  të  përcaktohet  nga  interpretimet  që  do  të 
bëjnë gjykatat. Fatmirësisht edhe Ligji për të drejtat e autorit parashikon se « kontrata për një 
vepër që autori do të krijojë në të ardhmen, është e pavlefshme. » Nga debatet në komisionet 
parlamentare, është sqaruar se kjo dispozitë do të vlejë vetëm për ato vepra që autori nuk ka 
krijuar  ende
708
 :  për  veprat  ekzistuese,  autori  ka  tërësisht  të  drejtë  që  të  parahikojë  klauzola 
për të ardhmen, prëndryshe kontrata nuk do të kishte kuptim. 
Së fundi, shkaku i lidhjes së kontratës së autorit nuk duhet të jetë i paligjshëm
709
. Interpretimi 
i kësaj dispozite ligjore të Kodit Civil duhet kuptuar si arsyeja që shtyn palët për të lidhur një 
kontratë.  Shkaku  i  kontratës  mund  të  ngatërrohet  me  objektin,  për  shembull,  lidhja  e  një 
kontrate autori për cedimin e të drejtave të një vepre që përmban skena pedo-pornografike ka 
një  objekt të  paligjshëm.  Ndërkohë  që  shkaku duhet  parë me arsyen që ka motivuar palët  të 
lidhin kontratën. Mund të jetë ky rasti kur kontrata e autorit lidhet për të shmangur zbatimin e 
një  norme  ose  për  të  goditur  një  normë  të  rendit  publik.  Teoria  e  shkakut  është  një  teori  e 
vjetër,  e  mbrojtur  nga  doktrina,  sidomos  ajo  franceze,  në  shekullin  XIX.  Ajo  ende  vijon  të 
gjejë zbatim, në kuadër të interpretimit të kontratës. 
2.1.2 Veçantitë e kontratës së autorit 
Veçantia  e  parë  e  kontratave  të  autorit  është  formalizmi.  Madje  legjislacioni  për  të 
drejtën  e  autorit,  shpreh  qëndrimin  aspak  ekuivok  që  kontrata  për  kalimin  e  të  drejtave 
pasurore  është  e  vlefshme  vetëm  në  formë  të  shkruar.  Kalimi  i  të  drejtave  pasurore  pa  një 
kontratë të shkruar përbën shkak për pavlefshmëri të saj, sipas dispozitës së nenit 32 të Ligjit 
9380 dhe pikës 2 të nenit 48 të Ligjit për të drejtën e autorit.   
 
Arsyeja e parashikimit të një kontrate të shkruar ka si pikësynim idenë, sipas së cilës, 
një autor duhet të ketë të qartë se çfarë të drejte do të kalojë nëpërmjet kontratës në favor të 
bashkëkontraktuesit të tij. Gjithashtu, ai duhet të ketë të qartë se si do të shpërblehet, për sa 
kohë do t’i cedojë këto të drejta dhe territorin përkatës ku do të shpërndahet vepra e tij, sipas 
dispozitave të përmendura më sipër. Ndërkohë, mund të jemi kritikë në lidhje me peshën që i 
jepet  kontratës  së  shkruar.  Kontratat  e  autorit  mund  të  jenë  të  kategorive  të  ndryshme.  Ato 
mund të përmbajnë cedime të drejtash të disa peshave. Jo çdo kontratë e autorit duhet hedhur 
në letër dhe të nënshkruhet, edhe pse ky formalizëm bëhet për të mbrojtur autorin. Por dihet 
                                                           
707 Neni 131-1 i Kodit francez të Pronësisë Intelektuale. 
708 Diskutimet në Komisionin e Ligjeve (
www.parlament.al
).  
709 Neni 677 i Kodit Civil. 


224 
 
mjaft  mirë  që  marrëveshjet  mes  palëve  mund  të  bëhen  edhe  pa  u  shkruar,  në  mirëbesim  e 
sipër, dhe ky fakt edhe pse mund të vendosë marrëdhënie të brishta kontraktuale, nuk mund të 
mohohet. Për më tepër, çfarë mund të themi për kontratat elektronike? Natyrshëm kuptojmë 
qartë,  se  vlefshmëria  e  kontratës  nuk  mund  të  lidhet  me  formën  e  saj.  Përse  ligjvënësi  ka 
vendosur këtë kusht? Pyetja shtrohet edhe më tepër nëse kemi parasysh që Kodi Civil është i 
qartë  kur  pranon  parimisht  se,  lidhja  e  kontratës  quhet  e  kryer  pa  ndonjë  formalizëm,  me 
përjashtim  të  atyre  kontratave  të  veçanta  të  parashikuara  në  Kodin  Civil  dhe  në  kontrata  të 
tjera të gjendura në ligje përkatëse.  
 
Së  dyti,  për  sa  i  përket  interpretimit  të  kontratave  të  autorit,  përveç  parimeve  të 
përgjithshme të Kodit Civil, duhet patur parasysh edhe specificiteti i këtyre kontratave. Për sa 
i  përket  parimeve  të  përgjithshme  është  e  nevojshme  të  mbahet  parasysh  qëllimi  i  vërtetë  i 
palëve, pra interpretuesi i kontratës, që zakonisht është gjykata, duhet të shtojë përtej kuptimit 
literal  dhe  të  shikojë  atë  teleologjik  të  kontratës,  në  bazë  të  nenit  681  të  KC.  Gjithashtu,  në 
bazë të nenit 682 (2) të Kodit Civil interpretimi duhet bërë në mirëbesim nga palët. Për sa i 
përket  specificitetit  që  lidhet  me  kontratat  e  autorit,  doktrina  juridike  dhe  legjislacionet  e 
huaja  pranojnë  që  interpretimi  i  kontratës  do  të  bëhet  në  favor  të  autorit.  Në  këtë  kuptim, 
gjykatësi është i shtrënguar nga ligji specifik për të drejtën e autorit që të bëjë një interpretim 
in favorem për autorin.  Kjo justifikohet nga fakti, sipas të cilit, autori konsiderohet si palë e 
dobët në kontratë dhe se është ai që lëshon të drejtat e tij. Kjo kërkesë nxitet prej nevojës së 
mbrojtjes së të drejtës së autorit, e cila është e lidhur ngushtësisht me personalitetin e krijuesit 
të  veprës,  në  mënyrë  të  tillë  që  ky  i  fundit  nuk  mund  të  zhvishet  nga  e  drejta  e  tij,  përveç 
rasteve  kur  ka  rënë  dakord  dhe  brenda  kufijve  të  pëlqimit  të  tij.  Në  këtë  kuptim,  “kufijtë  e 
pëlqimit të autorit“ do të interpretohen në mënyrë më strikte të mundshme
710
.  
 
Së  treti  kontrata  e  autorit  mund  të  lidhë  dy  palë  ose  më  shumë,  të  cilat  gjenden  në 
territore ose në vende të  ndryshme. Në  këtë rast, do të  duhet  të  shqyrtojmë  marrëdhëniet  që 
lindin  në  kuadër  të  të  drejtës  ndërkombëtare  private  në  kontratat  e  kalimit  të  së  drejtës  së 
autorit.  Sipas  Ligjit  nr.  10428,  datë  2.6.2011  “Për  të  drejtën  ndërkombëtare  private  në 
Republikën e Shqipërisë“ (Ligji për të drejtën ndërkombëtare private), “për kontratat që kanë 
të bëjnë me të drejtat e pronësisë intelektuale do të zbatohen rregullat e parashikuara në lidhje 
me  detyrimet  dhe  kontratat“
711
.  Kjo  do  të  thotë  se  në  fushën  e  rregullimit  të  kontratave  të 
autorit, do të vlejnë rregullat e përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare private në lidhje me 
kontratat.  
Ligji për të drejtën ndërkombëtare private  është  miratuar në përputhje me rregulloret 
kyçe  të  BE-së,  së  pari  atë  me  nr.  593/2008  të  Parlamentit  dhe  Këshillit  “mbi  ligjin  e 
zbatueshëm për detyrimet kontraktore” si dhe atë me nr. 864/2007 e Parlamentit dhe Këshillit 
                                                           
710 Linant de Bellefonds X. (2004), Droit d’auteur et droits voisins, Litec, Paris, f. 455. 
711 Neni 44 i Ligji për të drejtën ndërkombëtare private 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   112   113   114   115   116   117   118   119   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə