Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə114/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   110   111   112   113   114   115   116   117   ...   137

219 
 
veprës,  apo  përmendjen  e  emrit  të  autorit,  pavarësisht  zinxhirit  kontraktual  në  të  cilin  është 
futur vepra.  
Integrimi në këtë diskutim i variablit “e drejtë morale” do të thotë se kontrata e autorit 
ka  të  bëjë  vetëm  me  të  drejtën  pasurore,  pra  ajo  pjesë  e  të  drejtës  së  autorit  që  mund  të 
vendoset  në  qarkullimin  civil.  Jashtëpasurorja  do  të  mbetet,  për  shkak  të  vetë  përkufizimit, 
jashtë  qarkullimit  civil,  rrjedhimisht  edhe  jashtë  fushës  kontraktore.  Gjithashtu,  edhe  kur 
përmendim  të  drejta  pasurore,  duhet  të  kuptojmë  se  nuk  bëhet  fjalë  për  cedimin  e  tyre.  Ato 
nuk shiten. Ose më saktë, asnjë mekanizëm kontraktual apo ligjor nuk e shtyn autorin të shesë 
veprën apo të drejtat që ka ai mbi vepër. Por nga ana tjetër, asgjë nuk e pengon autorin që të 
cedojë,  në  kuptimin  më  të  parë  të  fjalës,  pra  të  shesë,  të  drejtat  që  aim  bi  vepër.  Në  këtë 
kuptim  fjala  cedim  nënkupton  vënien  në  qarkullim  të  të  drejtave  pasurore  që  ka  autori  mbi 
vepër,  nëpërmjet  një  mekanizmi  të  ngjashëm  me  qiranë,  me  anë  të  një  kontrate  liçence, 
përdorimi,  dhurimi  dhe  pse  jo  shitjeje.  Semantika  këtu  nuk  është  e  saktë,  por  tashmë 
përdorimi i fjalës cedim gjen një përdorim mjaft të gjerë. 
2.1 - Kontrata e autorit në përgjithësi 
2.1.1 Kontrata e autorit si kontratë civile 
Kontrata  e  autorit  i  bindet  parimeve  të  përgjithshme  të  të  drejtës  së  kontratave  të  Kodit 
Civil. Natyrisht, aty ku është e pamundur që të mënjanohet këto parime. Asgjë nuk ndryshon 
ndërmjet  kontratave  të  autorit  dhe  kontratave  të  tjera  në  lidhje  me  elementet  kryesorë  të 
kontratës.  Kontratat  e  autorit,  meqënëse  në  to  presupozohet  se  një  palë  është  më  e  dobët  se 
tjetra (autori), do të ketë disa elemëntë të tjerë që do të shtohen, të cilat mund të shkojnë përtej 
parimeve të përgjithshme.  
Në  kontratat  e  autorit  duhen  patur  parasysh  kushtet  e  nenit  663  të  Kodit  Civil
694

Kushtet  e  përgjithshme  që  parashikohen  në  këtë  nen  do  të  gjejnë  zbatim  në  mënyrë  të 
padiskutueshme në të gjitha llojet e kontratave. 
Palët duhet të plotësojnë kriteret e nenit 6 të Kodit Civil në lidhje me zotësinë për të 
vepruar. Zotësinë juridike për të vepruar e ka çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç, si 
edhe  gruaja  e  martuar  që  nuk  e  ka  mbushur  këtë  moshë.  Personat  madhorë  që  nuk  kanë 
zotësinë për të vepruar, sipas përcaktimeve të nenit 10 të Kodit Civil, ose që u kufizohet me 
anë  të  vendimit  të  gjykatës,  nuk  mund  të  jenë  palë  në  një  kontratë,  rrjedhimisht  as  në  një 
kontratë autori. Por, një personi që nuk ka zotësinë për të vepruar a mund t’i hiqet cilësia e 
autorit?  Autori  mund  të  mos  ketë  zotësinë  për  të  vepruar,  por  mbetet  autor.  I  takon 
përfaqësuesit ligjor që të lidhin kontrata autori në emër të këtij të fundit. Mungesa e zotësisë 
                                                           
694 Neni 663 i Kodit Civil: “Konditat e nevojshme për qenien e kontratës janë: pëlqimi i palës që merr përsipër 
detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma e 
saj e kërkuar nga ligji”. 


220 
 
për të vepruar të kontraktori përbën kusht për pavlefshmërinë e kontratës, sipas parashikimit 
të nenit 92 të Kodit Civil. Pasoja e pavlefshmërisë së veprimit juridik është anulimi i saj. Për 
të  konstatuar  se  veprimi  juridik  është  absolutisht  i  pavlefshëm,  nuk  është  e  nevojshme 
paraqitja e një kërkese të posaçme në gjykatë, pasi ajo konstatohet pavarësisht nga paraqitja 
në gjykatë e kërkesës,  mjafton  që palët në një proces  gjyqësor ta parashtrojnë atë
695
. Por në 
çdo  rast  përfitimet  prej  kësaj  kontrate  u  takojnë  autorëve,  dhe  përfaqësuesit  ligjorë  janë  të 
ngarkuar me administrimin e të ardhurave. Gjithashtu, për sa i përket të miturve nën moshën 
18 vjeç, por mbi moshën 14 vjeç, nuk mund të hyjnë dot në një kontratë autori, pa pëlqimin e 
përfaqësuesit të tij ligjor, sipas përcaktimeve të nenin 7 të Kodit Civil.  
Në lidhje me dhënien e pëlqimit nga ana e palëve në një kontratë autori, sërish do të 
shikojmë  përcaktimet  e  Kodit  Civil.  Dhënia  e  pëlqimit  lidhet  kryesisht  me  elementët  që 
përmendëm  më  sipër,  pasi  pala  që  lidh  kontratën  duhet  të  gëzojë  zotësinë  të  plotë  për  të 
vepruar, në mënyrë që pëlqimi i dhënë të mos konsiderohet i vesuar. Gjithashtu, përveç këtyre 
elementëve, kërkohet që pëlqimi të jetë i plotë dhe pa ekuivok. Në këtë pikë, do të hyjnë në 
lojë  dhe  shumë  elementë  të  tjerë,  si  për  shembull  informacioni  i  nevojshëm  dhe  i 
domosdoshëm që një palë duhet t’i japë tjetrës, në rastin konkret, bashkëkontraktuesi duhet t’i 
japë  autorit,  pasi  është  ky  i  fundit  që  heq  dorë  nga  të  drejtat  e  tij  dhe  është  ky  i  fundit  që 
konsiderohet si palë e dobët në kontratën e autorit.  
Dhënia e pëlqimit do të ketë dy momente të rëndësishme: i pari ka të bëjë me çastin 
efektiv të dhënies së pëlqimit dhe që do të konsiderohet dhe momenti i fillimit të ekzistencës 
së  hapësirës  kontraktore  dhe  i  dyti  ka  të  bëjë  me  pëlqimet  që  mund  të  konsiderohen  të 
vesuara. Për sa i përket të parës dhënia e pëlqimit, edhe pse jo i materializuar (disa kontrata 
mund  të  kërkojnë  një  formalizimim  të  veçantë)  mund  të  sjellë  megjithatë  ekzistencën  e  një 
marrëdhënieje  kontraktore  të  lindur,  që  do  të  sjellë  dhe,  në  rast  të  mosrespektimit  të 
elementëve thelbësorë për të cilat  është rënë dakord, të shkeljeve të detyrimeve kontraktore. 
Pra  do  të  kemi  lindjen  e  përgjegjësisë  kontraktore  të  palës  shkelëse.  Kjo  do  të  thotë  se 
negociatat që do të bëjë autori me palën tjetër kontraktuese, fazë e cila në kohë ndodhet para 
dhënies së pëlqimit, mund të hyjnë në hapësirën e të drejtës së kontratës, për sa kohë nuk ka 
patur një dhënie pëlqimi. Natyra e negociatave mund të hyjë në  fushën kontraktore, ashtu si 
dhe mund të qendrojë jashtë saj, gjithçka do të varet nga faza e negociatave dhe nga karakteri 
i tyre (i përgjithshëm ose i detajuar). Negociatat, sado të avancuara të jenë, për shembull një 
premtim  i  dhënë  në  mënyrë  të  përgjithshme  për  të  botuar  një  libër,  pavarësisht  se  nuk  u 
realizua  kurrë  për  shkak  se  negociatat  u  zgjatën  shumë  në  kohë,  përbën  një  shkelje  të  një 
natyre jashtëkontraktore
696
. Fakti që negociatat kanë patur një karakter të përgjithshëm i bëjnë 
ato  jo  pjesë  të  fushës  kontraktore.  Për  sa  i  përket  pikës  së  dytë,  në  lidhje  me  pëlqimete 
vesuara,  është  e  nevojshme  dhe  e  domosdoshme  që  pëlqimi  të  mos  jetë  marrë  në  shkelje  të 
                                                           
695 Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 13, datë 9.3.2006 (Fletore Zyrtare 107). 
696 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 455. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   110   111   112   113   114   115   116   117   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə