Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə107/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   103   104   105   106   107   108   109   110   ...   137

205 
 
përdoret  për  të  përcaktuar  një  sistem  që  strehon  një  sistem  tjetër  virtual  e  që  ka  për  objekt 
furnizimin e shërbimeve informatike për një ose më shumë klientë. 
 
1.2.1 Kontrata e host-it 
 
Hostuesi merr përsipër të vendosë në dispozicion të klientit shërbimin e hostimit të të 
dhënave  informatike.  Hostuesi  pranon  të  strehojë  platformën  teknike  të  shërbimit  online. 
Hostuesi ka vetëm detyrimin që të vërë në dispozicion platformën teknike; kësisoj ai nuk do 
të jetë përgjegjës për ndërprerjet për shkak të riparimeve ose problemeve teknike që mund të 
shkaktojnë ndërprerjen e ofrimit të shërbimit
659
. Hostuesi nuk merr pjesë as në përmbajtje, as 
në përgatitjen apo përpunimin e faqes së internetit. Kontrata e lidhur me të shërben vetëm për 
vënien  në  dispozicion  të  hapësirës  së  krijimit  të  faqes  së  internetit.  Kontrata  e  host-imit 
cilësohet si kontratë ofrimi shërbimesh.  
 
Detyrimet  e  host-it.  Detyrimi  i  parë  është  ai  që  përmendëm  edhe  më  lart:  vënia  në 
dispozicion e një hapësire ose platforme, në funksion të profesionistit ose klientit konsumator, 
në  të  cilën  ai  të  mund  të  krijojë  një  faqe  interneti.  Siç  e  theksuam  më  lart,  natyra  e  këtij 
detyrimi nuk ka karakter absolut, pasi jemi ndodhemi në një fushë tejet teknike dhe problemet 
që  mund  të  lindin  janë  të  natyrave  të  ndryshme.  Kështu  që  hostuesi  nuk  mund  të  marrë 
përsipër një shërbim të pandalur, pasi do të ishte ndaj tij një klauzolë kontraktuale me karakter 
abuziv.  Rrjedhimisht,  pranohet  se  detyrimi  i  tij  ka  të  bëjë  me  furnizimin  e  platformës  dhe 
vënien  në  jetë  të  çdo  mjeti  të  mundshëm  teknik  të  njohur  për  të  rregulluar  defektet  e 
mundshme  që  mund  të  dalin  ose  dëmtimet  që  mund  të  vijnë  nga  faktorë  të  jashtëm  (si,  për 
shembull viruset). 
 
Hosti  ka  detyrimin  shumë  të  rëndësishëm  të  ruajtjes  së  të  dhënave,  pasi  ai  siguron 
hapësirën ku ato depozitohen. Ky detyrim ka rëndësi të veçantë, për më tepër që hosti është 
profesionist  i  fushës  dhe  kësisoj  nuk  duhet  të  ketë  asnjë  shqetësim  teknik  në  lidhje  me 
sigurimin maksimal të të dhënave teknike të personit që ka faqen e internetit. Gjithashtu, në 
cilësinë e profesionistit, ai është subjekt i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, pasi hyn 
në  përkufizimin  e  kontrolluesit  që  trajton  të  dhëna  personale
660
.  Hosti  ka  detyrimin,  i  cili 
parashikohet  dhe  në  ligjin  tonë  për  tregtinë  elektronike,  që  të  ruajë  të  dhënat  e  klientit  në 
                                                           
659 Alain Hollande, Xavier Linant de Bellefonds, Pratique du droit de l’informatique et de l’Internet, Delmas, 
2008. 
660 “Kontrollues” kuptohet çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo njësi tjetër, që vetëm ose 
në bashkëpunim me të tjerë përpunojnë të dhëna personale. Kompetencat e kontrolluesit për të përpunuar të 
dhëna personale janë të përcaktuara në aktet ligjore ose nënligjore për krijimin dhe organizimin e këtyre njësive 
ose agjencive dhe “përpunues” kuptohet çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci ose çdo njësi tjetër 
që përpunon të dhëna për kontrolluesin (përkufizimet e ligjit 9887, 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave 
personale” që do të studiohet në kapitullin përkatës). 


206 
 
hapësira  arkivimi  për  arsye  se  gjykata  mund  të  lëshojë  një  urdhër  për  identifikimin  e 
përgjegjësit të faqes në rast se është konstatuar shkelje, sipas procedurës së nenit 19 të ligjit 
për tregtinë elektronike
661

 
Detyrimet e klientit. Klienti duhet, së pari, të paguajë çmimin e shërbimit, çka përbën 
dhe  elementin  më  të  rëndësishëm  të  kontratës.  Ai  duhet  të  respektojë  rregullat  që  normojnë 
veprimtarinë e tij si përgjegjës i faqes së internetit. Përmbajtja e faqes duhet gjithashtu të mos 
shkelë  mbi  të  drejtat  e  të  tretëve  dhe  të  respektojë  etikën  e  komunikimeve  në  internet.  Ky 
detyrim  nuk  lidhet  drejtpërdrejt  me  marrëdhënien  kontraktuale  direkte  me  furnizuesin  e 
shërbimit. Detyrimi lidhet në një kuptim më të gjerë me respektimin e të drejtave të palëve të 
treta dhe të parimeve të rendit publik. Klienti duhet të angazhohet që të respektojë rregulloret 
e zbatueshme, në mënyrë të veçantë ato që rregullojnë shërbimet e shoqërisë së informacionit, 
shitjen në distancë, të drejtën e konsumatorëve, të komunikimeve audiovizuale, të pronësisë 
intelektuale, sekretin e korrespondencave, mbrojtjen e personave të mitur etj. 
 
Klienti duhet gjithashtu të njoftojë paraprakisht hostin për çdo modifikim të pajisjeve 
që  ai  zotëron.  Gjithashtu,  klienti  duhet  t’i  japë  hostit  të  gjitha  të  dhënat  e  nevojshme  për 
funksionimin e përshtatshëm të faqes së internetit, në mënyrë të veçantë ato që do të kërkohen 
prej  hostit.  Në  këtë  kuptim,  klienti  ka  një  detyrim  bashkëpunimi  ndaj  hostit  dhe  nëse  ky 
detyrim  nuk  realizohet,  i  krijon  mundësinë  hostit  të  pretendojë  përjashtimin  e  përgjegjësisë 
për  shkak  të  mospërmbushjes  së  detyrimit  kontraktual  të  klientit  për  dhënien  e 
informacioneve teknike të nevojshme të faqes së internetit. 
 
1.2.2 Përgjegjësia e host-it 
 
Njësoj  si  ISP-të,  edhe  hostet  përfitojnë  nga  përjashtimi  automatik  i  përgjegjësisë  në 
lidhje  me  mbikëqyrjen  e  informacionet  qëe  transmetohen  në  rrjet.  Megjithatë,  për  shkak  se 
hostet kanë një lidhje më të afërt me burimin e informacionit, lindja e përgjegjësisë së tyre do 
të jetë e ndryshme nga ISP-të. Kështu, hosti nuk do të jetë përgjegjës nëse (i) nuk ka ose nuk 
mund  të  ketë  dijeni  për  veprimtari  të  paligjshme  të  marrësit  ose  të  përmbajtjes  së 
informacionit (ii) nëse ai merr informacionin e veprimtarisë së paligjshme, vepron menjëherë 
për të  hequr ose çaktivizuar aksesin  drejt këtij  informacioni
662
.  Ka një  debat  sot  në Shqipëri 
për  të  ditur  se  kush  e  vë  në  dijeni  hostin  për  veprimtari  të  paligjshme  (subjekti  i  prekur, 
                                                           
661 Neni 19 - Ndërprerja ose parandalimi i shkeljeve: “Pavarësisht nga sa parashikohet në dispozitat e këtij ligji, 
në veçanti në nenet 15, 16, 17 e 18, ofruesi i shërbimit është i detyruar të ndërpresë ose të parandalojë një 
shkelje, nëse kjo kërkohet nga gjykata ose nga autoritetet përgjegjëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi”. 
662 Neni 16 i Ligjit për tregtinë elektronike. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   103   104   105   106   107   108   109   110   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə