Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə106/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   102   103   104   105   106   107   108   109   ...   137

203 
 
të  informacionit,  jo  domosdoshmërisht  në  dijeni  të  tyre.  Megjithatë,  përgjegjësia  e  tyre  në 
lidhje me kopjet cache është e kufizuar, sipas kritereve që jep Ligji për tregtinë elektronike. 
Kështu,  neni  16  i  Ligjit  për  tregtinë  elektronike  disponon  se  “gjatë  transmetimit  të 
informacionit të rrjetin e komunikimit, ofruesi i shërbimit, nuk është përgjegjës për ruajtjen e 
përkohshme,  të  ndërmjetme  dhe  automatike.  Të  kryer  vetëm  për  rritjen  e  eficencës  së 
transmetimit të informacionit te marrësit e tjerë të shërbimit, në bazë të kërkesës së tyre, nëse 
ofruesi: (i) nuk modifikon informacionin, (ii) përditëson informacionin, (iii) nuk ndërhyn për 
marrjen e të dhënave personale, (iv) vepron me shpejtësi për çaktivizimin e aksesit pasi njihet 
me faktin se informacioni në burimin fillestar të transmetimit është hequr nga rrjeti, aksesi në 
të është çaktivizuar ose organet përgjegjëse kanë urdhëruar heqjen ose çaktivizimin.”  
 
Dy  detyra  kryesore  i  dalin  ofruesit  të  shërbimit  në  rastin  e  kopjeve  cache:  përveç 
detyrimit  për  të  abstenuar  të  ndërhyjë  në  modifikimin  e  informacionit,  ai  ka  për  detyrë  të 
përditësojë kopjet cache, që do të  thotë se, nëse ai  vëren që një  subjekt  i  i  caktuar  ka fshirë 
burimin ose destinimin e informacionit (për shembull, një faqe interneti), ai duhet të veprojë 
me  shpejtësi  për  të  fshirë  dhe  kopjen  cache.  Së  dyti,  për  shkak  se  kopja  cache  shpesh  herë 
tregon  shumë  mbi  veprimtarinë,  karakterin  dhe  dëshirat  e  një  personi,  ato  mund  të  përbëjnë 
një  të  dhënë  personale,  në  kuptimin  e  ligjit,  për  të  cilat  shumë  ofrues  të  shërbimit  të 
informacionit  kanë  dëshirë  që  t’i  përdorin  për  bizneset  e  tyre,  në  mënyrë  që  të  rregullojnë 
ofertat  sipas  kërkesave  individuale  të  çdo  konsumatori
649
.  Në  këtë  kuptim,  është  e  qartë  se 
cache  janë  të  dhëna  personale,  me  të  cilat  subjektet  regtare  mund  të  abuzojnë.  Nëpërmjet 
këtyre “piketave” që vendos ligji, i frymëzuar nga Direktiva, rezulton mjaft qartë përcaktimi i 
kufirit të përgjegjësisë së ofruesve të shërbimit të shoqërisë së informacionit. 
 
Nga sa pamë më sipër, në mënyrë të përgjithshme, përgjegjësia e ofruesve të shërbimit 
do  të  lindte  pasi  do  të  viheshin  në  dijeni  të  një  fakti  konfliktual  dhe  do  të  ishte  marrë  një 
vendim  gjyqësor  kundër  këtij  fakti  si  dhe  asnjë  prej  aktorëve  të  tjerë  direktë  që  lidhen  me 
shkeljen
650
 (autori i shkeljes, personi që ka krijuar faqen e internetit ose personi që ka hostuar 
faqen e internetit) nuk do të merrte asnjë masë ose do të ishin të panjohur dhe drejtimi i gishtit 
drejt  ISP-së  do  të  ishte  e  vetmja  mundësi  për  të  ndrequr  veprimin  e  paligjshëm.  Ky 
mekanizëm ndihmon në gjetjen e të mesmes së artë ndërmjet një mungese totaltë përgjegjësie, 
pavarësisht rrethanave, dhe një përgjegjësie gati automatike për ndërmjetësit teknikë
651

                                                           
649
 
Céline Castets-Renard, Droit de l’Internet, Cours, Montchrestien, 2010, f. 112. 
650 “ISSPs are exempt from criminall liability in respect of the “storage” of information provided by a recipient 
of their services, so long as they have no “actual” knowledge” of illegal activity information; and are immune 
from civil liability so long as they have no such actual knowledge and are not aware of facts and circumstances 
from which the illegal activity or information is apparent” (Lilian Edwards, Role and Responsibilty of Internet 
Intermediaries in the Field of Copyright and Related Rights, 
http://www.wipo.int/export/sites/www/copyright/en/doc/role_and_responsibility_of_the_internet_intermediaries
_final.pdf).  
651 Michel Vivant, La résponsabilité des intermédiaires sur Internet, JCP G 1999 I, f. 180.
 


204 
 
 
Nevoja e një vendimi  gjyqësor  përforcohet  me  anë të dispozitës së nenit 20  të  Ligjit 
për  tregtinë  elektronike
652
.  Pa  një  vendim  gjyqësor  ISP-të  nuk  mund  të  marrin  masa  kundër 
shkeljeve  të  konstatuara.  Në  legjislacionet  evropiane,  ende  nuk  ekziston  një  pozicion  i 
përbashkët në këtë fushë
653
. Megjithatë, është e qartë se një individ, për shkak të prezumimit 
të  pafajësisë,  nuk  mund  të  jetë  objekt  i  sanskioneve  që  lidhen  me  lirinë  e  shprehjes,  pa  një 
vendim  gjyqësor.  Duke  parë  këtë  situatë  që  mund  të  sjellë  një  ngadalësim  të  dënimit  të 
shkeljes,  agjencitë  e  mbrojtjes  së  të  drejtave  dhe  autoritetet  publike  janë  përpjekur  që  të 
angazhojnë  ISP-të  në  një  rol  edukativ  aktiv  në  rregullimin  e  sjelljes  së  përdoruesve  në 
internet.  ISP-ve  u  kërkohet  që  të  dërgojnë  letra  paralajmëruese  përdoruesve,  si  një  mjet 
monitorimi  të  faqeve  konfliktuale
654
,  duke  e  paralajmëruar  përdoruesin  për  masa  të  tjera  të 
mëtejshme.  Kjo  procedurë  është  pjesë  e  asaj  që  quhet  “përgjigje  e  përshkallëzuar”    ndaj 
shkeljeve.  Mirëpo  ISP-të  nuk  mund  të  shkojnë  më  tej,  domethënë  të  ndërpresin  lidhjen  e 
internetit  të  përdoruesit  pa  një  vendim  gjyqësor,  nëse  i  përmbahemi  dispozitave  ligjore  që 
kemi sot në fuqi. 
 
1.2 – Furnizimi i shërbimit të host-imit
 
 
Kontrata e host-it (bujtësit ose strehuesit të shërbimit të shoqërisë së informacionit të 
të  dhënave  informatike
 655
)  është  ajo  kontratë  me  anë  të  së  cilës  furnizuesi  i  hapësirës  në 
internet,  i  quajtur  host,  vë  në  dispozicion  të  një  klienti  pajisje  informative
656
 (kryesisht 
programe), hapësira në internet për instalimin e këtyre pajisjeve, si dhe kapacitete transporti të 
të  dhënave  brenda  një  rrjeti  ose  nga  një  rrjet  në  tjetrin,  sipas  protokolleve  të  ndryshme
657

Qëllimi është që furnizuesi të japë me qira hapësira që gjenden në serverin e tij, në mënyrë të 
tillë që klienti të jetë në gjendje të strehojë faqen e tij të internetit
658
. Me pak fjalë, mund të 
themi  se  kemi  të  bëjmë  me  një  kontratë  qiradhënieje  të  një  hapësire  virtuale.  Termi  hostim 
                                                           
652 Pika 1 e nenit 20 të Ligjit për tregtinë elektronike: “Ofruesi i shërbimeve të shoqërisë së informacionit, nuk 
ka për detyrim mbikëqyrjen e informacionit, që transmeton ose ruan si dhe për kërkimin e fakteve apo situatave 
që tregojnë një veprimtari të paligjshme.” 
653 Vincent Fauchoux, Pierre Deprez, Le droit de l’internet, Litec, 2009, f. 75. 
654 Lilian Edwards, Role and Responsibilty of Internet Intermediaries in the Field of Copyright and Related 
Rights, 
http://www.wipo.int/export/sites/www/copyright/en/doc/role_and_responsibility_of_the_internet_intermediaries
_final.pdf
). 
655 Si një e fushë e re që është, interneti ka zhargonin e vet, i cili duhet përshtatur nga gjuhëtarët tanë. 
Megjithatë, për të qenë në harmoni me zhargonin e përdorur aktualisht nga teknikët, në këtë studim, shumë fjalë 
që kanë përkthimin e tyre në shqip do të përdoren në gjuhë të huaj, për të evituar konfuzionin e nocioneve. 
656 Për më tepër, shih: Oltion Spiro, E drejta e internetit, Botimet Dudaj, 2013. 
657 Alain Hollande, Xavier Linant de Bellefonds
, Pratique du droit de l’informatique et de l’Internet, 
Delmas, 2008, f.214. 
658 Céline Castets-Renard, Droit de l’Internet, Cours, Montchrestien, 2010, f. 124. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   102   103   104   105   106   107   108   109   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə