Ndryshim në snk 36 Zhvlerësimi I aktiveve



Yüklə 81,5 Kb.
tarix17.09.2018
ölçüsü81,5 Kb.
#68783


Ndryshim në SNK 36 Zhvlerësimi i aktiveve

Paragrafi 80 është ndryshuar dhe paragrafi 140E është shtuar.

Njësitë gjeneruese të mjeteve monetare dhe emri i mirë

Shuma e rikuperueshme dhe vlera kontabël neto e një njësie gjeneruese të mjeteve monetare

Emri i mirë

Shpërndarja e emrit të mirë në njësitë gjeneruese të mjeteve monetare

80 Për qëllime të testimit për zhvlerësim, emri i mirë i blerë në një kombinim biznesi, që nga data e blerjes, duhet t’u shpërndahet secilës prej njësive gjeneruese të mjeteve monetare apo grupeve të njësive gjeneruese të mjeteve monetare të blerësit, të cilat priten të përfitojnë nga sinergjitë e kombinimit, pavarësisht nëse këtyre njësive apo grupeve njësish u janë caktuar aktive apo pasive të tjera të njësisë ekonomike të blerë. Çdo njësi ose grup njësish gjeneruese të mjeteve monetare, të cilave u shpërndahet emri i mirë, duhet të:

(a) përfaqësojë nivelin më të ulët brenda njësisë ekonomike në të cilin emri i mirë monitorohet për qëllime të drejtimit të brendshëm; dhe

(b) nuk duhet të jetë më e madhe se një segment shfrytëzimi i përcaktuar në përputhje me SNRF 8 Segmentet e shfrytëzimit.

Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

140E Përmirësime në SNRF-të të publikuara në prill 2009 kanë ndryshuar paragrafin 80(b). Një njësi ekonomike do të zbatojë këtë ndryshim në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2010 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike e zbaton këtë ndryshim për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.



Ndryshime në SNK 38 Aktivet jomateriale

Paragrafët 36, 37, 40, 41 dhe 130C janë ndryshuar dhe është shtuar paragrafi 130E.

Njohja dhe matja

Blerja si pjesë e një kombinimi biznesi

Matja e vlerës së drejtë të një aktivi jomaterial të blerë në një kombinim biznesi

36 Një aktiv jomaterial i blerë në një kombinim biznesi mund të jetë i ndashëm, por vetëm së bashku me një kontratë, aktiv ose pasiv të identifikueshëm të lidhur. Në këto raste, blerësi njeh aktivin jomaterial veças nga emri i mirë, por së bashku me zërin e lidhur.

37 Blerësi duhet ta njohë një grup aktivesh jomateriale plotësuese si një aktiv të vetëm me kusht që aktivet e veçanta në grup të kenë jetë të dobishme të njëjtë. Për shembull, termat “emri” dhe “emri tregtar” shpesh përdoren si sinonime për markat tregtare dhe markat e tjera. Megjithatë, këto të fundit janë terma të përgjithshëm marketingu që përdoren përgjithësisht për t’iu referuar një grupi aktivesh plotësuese të tilla si një markë tregtare (ose markë shërbimi) dhe emrave të tij tregtarë të lidhur, formulave, recetave dhe ekspertizave teknologjike.

40 Në qoftë se nuk ekziston një treg aktiv për një aktiv jomaterial, vlera e drejtë e tij është shuma që njësia ekonomike do të kishte paguar për aktivin, në datën e blerjes, në një transaksion mes palëve të palidhura, të vetëdijshme dhe të vullnetshme, mbi bazën e informacionit më të mirë të disponueshëm. Në përcaktimin e kësaj shume, një njësi ekonomike merr parasysh rezultatin e transaksioneve më të fundit për aktivet e ngjashme. Për shembull, një njësi ekonomike mund të përdorë treguesit e shumëfishtë që pasqyrojnë transaksionet aktuale të tregut në faktorët që shkaktojnë përfitueshmërinë e aktivit (si të ardhurat, fitimit operativ ose të ardhurat para zbritjes së interesave, tatimit, amortizimit dhe zhvlerësimit).

41 Njësitë ekonomike që janë të angazhuara në blerjen dhe shitjen e aktiveve jomateriale mund të kenë zhvilluar teknika për vlerësimin e tërthortë të vlerave të drejta të tyre. Këto teknika mund të përdoren për matjen fillestare të një aktivi jomaterial të blerë në një kombinim biznesi nëse objektivi i tyre është që të vlerësojnë vlerën e drejtë dhe nëse ato pasqyrojnë transaksionet dhe praktikat aktuale në sektorin të cilit aktivi i përket. Këto teknika përfshijnë, për shembull :

(a) skontimin e flukseve monetare neto të ardhshme të vlerësuara nga aktivi; ose



(b)

vlerësimin e kostove që njësia ekonomike i shmang si rezultat i zotërimit të aktivit jomaterial dhe që nuk ka nevojë:




(i)

për liçencimin e tij nga një palë tjetër në një transaksion midis palëve të palidhura (si në rastin e metodës “çliruar nga pagesa për përdorimin e pronës” duke përdorur flukset monetare të skontuara); ose




(ii)

për ta krijuar apo zëvendësuar atë (si në rastin e metodës së kostos).

Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

130C SNRF 3 (i rishikuar në 2008) ndryshoi paragrafët 12, 33–35, 68, 69, 94 dhe 130, hoqi paragrafët 38 dhe 129 dhe shtoi paragrafin 115A. Përmirësime në SNRF-të të publikuara në prill 2009 ndryshuan paragrafët 36 dhe 37. Një njësi ekonomike do t’i zbatojë këto ndryshime në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Prandaj, shumat e njohura për aktivet jomateriale dhe emrin e mirë në kombinimet e mëparshme të biznesit nuk duhet të rregullohen. Nëse një njësi ekonomike zbaton SNRF 3 (e rishikuar në 2008) për një periudhë më të hershme, ajo duhet të zbatojë ndryshimet për këtë periudhë të hershme dhe të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

130E Përmirësimet në SNRF-të të publikuara në prill 2009 ndryshuan paragrafët 40 dhe 41. Një njësi ekonomike do t’i zbatojë këto ndryshime në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse njësia ekonomike zbaton këto ndryshime për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

Ndryshimi në SNK 39 Instrumentet financiare: Njohja dhe matja


Paragrafët 2(g), 80, 97, 100 dhe 108C janë ndryshuar dhe është shtuar paragrafi 103K.

Objektivi

2 Ky Standard do të zbatohet nga të gjitha njësitë ekonomike për të gjitha tipet e instrumenteve financiare me përjashtim të:

(a) ...

(g) çdo kontrate të ardhshme midis një aksioneri blerës dhe atij shitës për të blerë dhe shitur që çon në një kombinim biznesi në një datë të ardhshme të blerjes. Afati i kontratës së ardhshme nuk duhet të tejkalojë një periudhë të arsyeshme normalisht e nevojshme për të siguruar çdo aprovim të kërkuar dhe për të përfunduar transaksionin.

(h) …

Mbrojtja

Zërat e mbrojtur

Zërat e kualifikuar

80 Për qëllime të kontabilitetit mbrojtës, vetëm aktivet, pasivet, angazhimet e përcaktuara ose transaksionet që parashikohen me një probabilitet të lartë të cilat përfshijnë një palë të jashtme për njësinë ekonomike mund të përcaktohen si zëra të mbrojtur. Në vijim të kësaj, kontabiliteti mbrojtës mund të zbatohet në transaksionet midis njësive ekonomike të të njëjtit grup, vetëm në pasqyrat financiare individuale ose të veçanta të këtyre njësive dhe jo në pasqyrat financiare të konsoliduara të grupit. }{As an exception, the foreign currency risk of an intragroup monetary item (eg a payable/receivable betëeen tëo subsidiaries) may qualify as a hedged item in the consolidated financial statements if it results in an exposure to foreign exchange rate gains or losses that are not fully eliminated on consolidation in accordance ëith IAS 21 The Effects of Changes in Foreign Exchange Rates.|Bën përjashtim ...}{In accordance ëith IAS 21, foreign exchange rate gains and losses on intragroup monetary items are not fully eliminated on consolidation ëhen the intragroup monetary item is transacted betëeen tëo group entities that have different functional currencies.|



Kontabiliteti mbrojtës

Mbrojtjet e fluksit monetar

97 Në qoftë se një mbrojtje e një transaksioni parashikues çon në njohjen e mëpasshme të një aktivi ose një pasivi financiar, fitimi ose humbja neto e lidhur me të që është njohur në fitimin e përgjithshëm në përputhje me paragrafin 95 do të riklasifikohet nga kapitali neto tek fitimi ose humbja si një rregullim riklasifikimi (shih SNK 1 (të rishikuar në 2007) në të njëjtën periudhë ose periudha gjatë të cilave flukset monetare e parashikuara për t’u mbrojtur prekin fitimin ose humbjen (në periudhat në të cilat janë njohur këto të ardhura nga interesi ose shpenzime interesi). Megjithatë, në qoftë se një njësi ekonomike pret që e gjithë ose një pjesë e humbjes të njohur në fitimin e përgjithshëm nuk do të mbulohej në një ose më shumë periudha të ardhshme, ajo duhet ta riklasifikojë këtë shumë në fitim ose humbje si një rregullim riklasifikimi.

100 Për mbrojtjen e fluksit monetar, me përjashtim të atyre që trajtohen nga paragrafët 97 dhe 98, shumat që janë njohur në atë të fitimit të përgjithshëm duhet të riklasifikohen nga kapitali neto tek fitimi ose humbja si një rregullim klasifikimi (shih SNK 1 (rishikuar në 2007)) në të njëjtën periudhë ose periudha gjatë të cilave flukset monetare të parashikuara për t’u mbrojtur prekin fitimin ose humbjen (për shembull, kur ndodh një shitje e parashikuar).

    }

Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

103K Përmirësimet në SNRF-të publikuar në prill 2009 ndryshuan paragrafët 2(g), 97, 100 dhe AG30(g). Një njësi ekonomike do të zbatojë ndryshimet në paragrafët 2(g), 97 dhe 100 në mënyrë prospektive për të gjitha kontratat e paskaduara për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2010 e në vijim. Një njësi ekonomike do të zbatojë ndryshimin në paragrafin AG30(g) për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2010. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike i zbaton këto ndryshime për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

108C Paragrafët 9, 73 dhe AG8 janë ndryshuar dhe paragrafi 50A është shtuar nga Përmirësimet në SNRF-të publikuar në maj 2008. Paragrafi 80 është ndryshuar nga Përmirësimet në SNRF-të të publikuara në prill 2009. Një njësi ekonomike do të zbatojë këto ndryshime për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 janar 2009 e në vijim. Një njësi ekonomike do të zbatojë ndryshimet në paragrafët 9 dhe 50A si të bëra më parë dhe në mënyrë që të zbatohen ndryshimet e vitit 2005 të përshkruara në paragrafin 105A. Lejohet zbatimi para kësaj date i të gjitha ndryshimeve. Nëse një njësi ekonomike i zbaton këto ndryshime për një periudhë më të hershme, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

Ndryshim në udhëzuesin për zbatim mbi SNK 39 Instrumentat financiare: njohja dhe matja


Paragrafi AG30(g) është ndryshuar.

Derivativët e përfshirë (paragrafët 10–13)

UZ30 Karakteristikat ekonomike dhe rreziqet e një derivativi të përfshirë nuk janë të lidhura ngushtë me kontratën bazë (paragrafi 11(a)) në shembujt e mëposhtëm. }{In these examples, assuming the conditions in paragraph 11(b) and (c) are met, an entity accounts for the embedded derivative separately from the host contract.|Në këta shembuj, duke supozuar që plotësohen kushtet në paragrafët 11(b) dhe (c), njësia ekonomike i trajton derivativët e përfshirë në mënyrë të veçantë nga kontrata bazë.}

(g) Një opsion blerjeje (call), shitjeje (put), ose parapagimi i përfshirë në një kontratë bazë borxhi ose kontratë bazë sigurimi nuk është i lidhur ngushtë me kontratën bazë vetëm nëse:



  1. çmimi i ushtrimit të opsionit është përafërsisht i barabartë në secilën datë të ushtrimit me koston e amortizuar të instrumentit bazë të borxhit ose me vlerën kontabël (neto) të kontratës bazë të sigurimit; ose

(ii) çmimi i ushtrimit të një opsioni parapagimi rimburson huadhënësin për një shumë deri në vlerën e drejtë të përafërt të interesit të humbur për periudhën e mbetur të kontratës bazë. Interesi i humbur është prodhimi i shumës së principalit të parapaguar të shumëzuar me diferencialin e normës së interesit. Diferenciali i normës së interesit është tejkalimi i normës efektive të interesit të kontratës bazë kundrejt normës efektive të interesit që njësia ekonomike do të kishte arkëtuar në datën e parapagimit nëse ajo do të riinvestonte shumën e principalit të parapaguar në një kontratë të ngjashme për afatin e mbetur të kontratës bazë.

Vlerësimi nëse opsioni i blerjes ose i shitjes është i lidhur ngushtë me kontratën bazë të borxhit bëhet para se të veçohet elementi i kapitalit neto i një instrumenti borxhi të konvertueshëm në përputhje me SNK 32.

(h) ...

Ndryshimi në KIRFN 9 Rivlerësimi i derivativëve të përfshirë


Paragrafi 5 është ndryshuar dhe është shtuar paragrafi 11.

Objektivi

5 Ky interpretim nuk zbatohet në derivativët e përfshirë në kontrata të blera në:

(a) një kombinim biznesi (sikurse është përkufizuar në SNRF 3 Kombinimet e biznesit i rishikuar në 2008);

(b) një kombinim i njësive ekonomike ose i bizneseve nën kontroll të përbashkët siç përshkruhet në paragrafët B1–B4 të SNRF 3 (rishikuar në 2008); ose

(c) formimin e një sipërmarrjeje siç përkufizohet në SNK 31 Interesat në sipërmarrje

ose rivlerësimi i mundshëm i tyre në datën e blerjes.1



Periudha kalimtare dhe data e hyrjes në fuqi

  1. Paragrafi 5 është ndryshuar prej Përmirësimeve në SNRF-të të publikuara në prill 2009. Një njësi ekonomike do ta zbatojë këtë ndryshim në mënyrë prospektive për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Nëse një njësi ekonomike zbaton SNRF 3 (të rishikuar në 2008) për një periudhë më të hershme, ajo do ta zbatojë këtë ndryshim edhe për këtë periudhë të hershme si dhe duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

Ndryshimi në KIRFN Interpretimi 16 Mbrojtjet e një investimi neto në një operacion të kryer jashtë vendit

Paragrafët 14 dhe 18 janë ndryshuar.

Marrëveshje

Kur mund të mbahet instrumenti mbrojtës

14 Një instrument derivativ ose joderivativ (ose një kombinim i instrumenteve derivativë dhe joderivativë) mund të përcaktohet si një instrument mbrojtës në një mbrojtje të një investimi neto në një operacion të kryer jashtë vendit. Instrumenti (instrumentet) mbrojtës mund të mbahet nga çdo njësi ose njësitë ekonomike brenda grupit, për aq kohë sa plotësohen kërkesat e përcaktimit, dokumentimit dhe të efektivitetit të SNK 39, paragrafi 88, që lidhet me një mbrojtje të investimit neto. Në veçanti, strategjia e mbrojtjes së grupit duhet të jetë e dokumentuar qartë për shkak të mundësisë së përcaktimeve të ndryshme në nivele të ndryshme të grupit.



Data e hyrjes në fuqi

18 Një njësi ekonomike do të zbatojë këtë Interpretim për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 tetor 2008 e në vijim. Një njësi ekonomike do të zbatojë ndryshimin në paragrafin 14 të bërë nga Përmirësimet në SNRF të publikuara në prill 2009 për periudhat vjetore që fillojnë më datën 1 korrik 2009 e në vijim. Lejohet zbatimi para kësaj date. Nëse një njësi ekonomike i zbaton këto ndryshime për një periudhë që fillon para datës 1 tetor 2008, ose ndryshimin në paragrafin 14 para datës 1 korrik 2009, ajo duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.



1SNRF 3 (i rishikuar në 2008) trajton blerjen e kontratave me derivativë të përfshirë në një kombinim biznesi.

© IASCF

Yüklə 81,5 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2023
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə