Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Belgjika (37 mijë dollarë) 2. Gjermana



Yüklə 6,39 Mb.
səhifə345/352
tarix09.08.2018
ölçüsü6,39 Mb.
#62147
1   ...   341   342   343   344   345   346   347   348   ...   352

1. Belgjika (37 mijë dollarë)

2. Gjermana (38 mijë dollarë)

3. Islanda (39 mijë dollarë)

4. Irlanda (më shumë se 40 mijë dollarë)

5. Suedia (41 mijë dollarë)

6. Holanda (42 mijë dollarë)

7. Austria (43 mijë dollarë)

8. Zvicra (45 mijë dollarë)

9. Norvegjia (55 mijë dollarë)

10. Luksemburgu (79. 650 mijë dollarë)
Zgjedhjet në SHBA/ Trump apo Clinton? Ja kë zgjodhi majmuni...
Kur shumica e ekonomistëve, gjeneralëve që kanë dalë në pension, gazetave, ish-Presidentëve dhe votuesve amerikanë nuk mendojnë se Donald Trump duhet të zgjidhet President, të paktën kështu nuk mendon një majmun në Kinë.

Të enjten e kaluar, Geda, apo siç njihet ndryshe “mbreti i profetëve”, zgjodhi Trump si fituesin e zgjedhjeve të së martës, duke refuzuar bananen afër Hilary Clinton dhe duke zgjedhur bananen në podiumin e Trump, raporton “AFP”.

Majmuni ka një histori me parashikimet e tij me banane, shumica e të cilave janë realizuar më pas. Në korrik, ai kishte parashikuar se Portugalia do ta fitojë Kampionatin Evropian të futbollit në të njëjtën mënyrë.

Video/ Gjarpër në avion, tmerrohen pasagjerët. Pilotët bëjnë ulje të detyruar
Disa pasagjerë që po fluturonin me avion për në Meksiko Siti u tmerruan kur një gjarpër u shfaq mbi kokat e tyre duke dal nga hapësira e bagazhit që ndodhet sipër ulëseve.

Pasagjerët e avionit 231 që fluturonte nga Torreon në Mexico City panë gjarprin e madh në tavanin e avionit duke dal nga hapësira ku vendosen valixhet.

Menjëherë ata kanë raportuar mbi prezencën e zvarranikut ndërsa avioni është ulur në kryeqytet ku gjarpri është vënë nën kontroll.

Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët në avion nuk u lëndua.



Të pasmet e Marinës përsëri ‘çmendin’ Instagramin

Marina Fara, e bija e këngatares së njohur Eli Fara vazhdon të provokojë me foto seksi.

Fara është kthyer pas në kohë duke kujtuar ditët e nxehta verore.

Në foton e radhës ajo ka treguar të pasmet e saj, e të cilat duket se janë në formën e duhur.



Dëshmia/ Flet vrasësi i Sarandës: Më kapi paniku, s’doja ta vrisja!

Mësohen pjesë nga dëshmia që 27-vjeçari Arqile Koçi ka dhënë para prokurorëve për vrasjen e mëngjesit të së dielës në Qafë Gjashtë të Sarandës ku humbi jetën 44-vjecari Artan Hoxha. Viktima punonte prej pak kohësh në pikën e karburantit si roje nate.

“Kur roja u nis drejt meje u frikësova dhe e qëllova. Nuk doja ta vrisja. Desha vetëm paratë. Nuk e mbaj mend mirë kur qëllova pasi më kapi paniku”,- janë këto disa nga fjalët e të riut të arrestuar.

Koçi u arrestua në një nga hotelet e zonës.

Bashkë me të në pranga përfundoi edhe shoku i tij, që e ndihmoi pas aktit, Mihal Leka, 33 vjeç. Në shtëpinë e këtij u gjet arma e krimit, motori dhe dy qese me hashash.


Detajet/ Ja si e vodhën dy adoleshentet banakierin e lokalit në Tiranë

Kim Jong Un: Nesër Amerika do përjetojë tmerrin më të madh...

Ditën e nesërme gjitha bota është me sytë nga SHBA-të për të mësuar se cili do të jetë presidenti i ardhshëm. Teksa dy kandidatët janë në ankth për rezultatin, ja ku vjen një shqetësim tjetër.

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se, do të sulmojë SHBA-të në ditën e zgjedhjeve.

Ai ka thënë për televizionin shtetëror se, ka gati një raketë balistike që mund ta lëshojë drejt Amerikës nesër.

Këtë deklaratë të tijën e trasmetojnë dhe media prestigjoze, ndërsa gjithçka mbetet për tu parë.

Sipas Express.uk raketa “Musudan” ose “BM-35” ka një rreze prej 1800 miljesh gjë e cila është e mjaftueshme për të arritur në tokë amerikane.


Fotoreportazh/ Lugina e Valbonës, zemra e kërcënuar e Alpeve Shqiptare


Droga në Rrëshen, Berisha: Shefi i Mirditës kërcënoi me armë policët


6 ushtarë elitarë amerikanë vriten në vetëm 72 orë
Skuadra e Forcave Speciale Amerikane po përballet me vdekjen e 6 luftëtarëve elitarë në harkun kohor të 72 orëve gjatë javës së shkuar. Incidente të veçanta ushtarake ndodhën në Afganistan dhe Jordani, që rezultuan me vdekjen e pesë ‘Beretave të gjelbër’, ndërsa një tjetër vdiq gjatë trajnimit të zhytjes në një shkollë të Forcave Speciale në Florida.

Të enjten, dy ushtarë amerikane u vranë në Kunduz të Afganistanit gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat talebane.

Tre të tjerë u vranë gjatë hyrjes në një bazë ushtarake në Jordani ditën e premte, të cilët u qëlluan nga forcat jordaneze.

Ushtria amerikane ka hapur hetim për 5 vrasjet dhe vdekjen e ushtarit tjetër gjatë stërvitjes në Florida.



Video/ Shikoni propozimin më të çmendur për martesë...
Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e një propozimi të çmendur martese që ka ndodhur në Australi. Një burrë i apasionuar pas zvarranikëve, i ka propozuar të dashurës së tij me një krokodil si dëshmitar.

Ai i ka propozuar të dashurës, brenda parkut të krokodilëve dhe videon e propozimit e ka shpërndarë duke treguar krokodilin “Elvis” si dëshmitar. Handler Billy Collett dhe e dashura e tij, Siobhan Oxley, kanë një dëshmitar jo të zakonshëm për lidhjen e tyre.

“Siobhan, unë dua të kalojë pjesën tjetër të jetës me ty, do të martohesh me mua?”,- është shprehur ai. Pas këtij momenti të pranishmit në ceremoni kanë shpërthyer në duartrokitje.


Trump dhe Clinton nxitin fantazinë e amerikanëve... në objekte

Foto/ Zgjedhjet, Trump dhe Clinton transformohen në objekte...
Na duhen edhe dy ditë për të parë se kush do të akomodohet në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, kandidati republikan Donald Trump apo republikanja Hillary Clinton.

Por ndërsa dy pretendentet po luftojnë fort për çdo votë të mundshme, imazhet e tyre qarkullojnë në internet jo thjesht si foto.

Fytyra e Trump dhe Clinton është parë e printuar në shumë pajisje, si tualete, letra higjienike, apo letra bixhozi.

Foto/ Brenda hotelit mahnitës me 7 yje në Shangai

Një shikim mbi Shangain, linja të pastra të xhamit dhe çelikut, eleganca e detajeve të stilit të viteve ’20. Ky është hoteli i ri me 7 yje, “Wanda Reign on the Bund”, i dizenjuar nga studioja arkitekturore Foster and Partners dhe Heatherwick.

I përuruar në qershor, pas tre vitesh punime, hoteli ka kushtuar plot 466 milionë euro, dhe është e fundit që hyn në listën e hoteleve të preferuara nga elita kineze.

Hoteli ndodhet në Huangpu, një nga qytetet kineze me një zhvillim të shpejtë. Hoteli ka dhoma elegante të përmasave nga 45 në 58 metra aktrore, me çdo tip komforti për klientët.



IFA, ‘shtylla’ e transportit ushtarak në vitet ‘80-’90, sot mban dru...

Kanë qenë kamionët më të mirë të ushtrisë shqiptare në vitiet 1985-1999, por sot “IFA”-t i gjen tek-tuk nëpër zonat malore të Shqipërisë, ku përdoren si “mushka” për dru nga ata që presin pyjet dhe bëjnë kontrabandë natën.

Ky kamion legjendar i cili vijon të përdoret edhe sot në shumë shtete si një mjet praktik dhe shumë funksional ushtarak, dikur ishte krenaria e transportit ushtarak edhe në Shqipëri.

Por në kohën kur Forcat e Armatosura shqiptare janë në dilemë se çfarë kamionësh duhet të zgjedhin për trupat ushtarake (duke pritur tenderin e radhës), fshatarët e shumë zonave të thella e kanë përcaktuar se me çfarë do transportojnë trupat e druve...

IFA vijon akoma të çajë shpatet dhe rrugët rurale plot baltë, gropa e gurë nëpër Shqipëri.

“Mapo.al” sjell këtë fotogaleri të këtij kamioni të famshëm gjermano-lindor, se si ka qenë dikur dhe se si është katandisur sot.



08/11/2016/..................................................

Foto/ Apple ndalon pozat e “Fëmijëve të Pasur”

Apple ka ndaluar aplikacionin “Rich Kids” (Fëmijët e Pasur), nga të gjitha pajisjet ku ishte instaluar për të ndaluar përdoruesit që të shpërndanin foto nga jeta e tyre e luksit.

Aplikacioni u krijua nga Juraj Ivan dhe Michal Harustiak muajin e kaluar dhe detyronte përdoruesit e saj që të paguanin 1 mijë paund në muaj për të postuar ekskluzivisht fotot e tyre.

Dy krijuesit e tij pranuan se ishin frymëzuar nga “Rich Kids of Instagram” ku fëmijë të pasur përreth globit kanë postuar foto nga jahtet apo avionët privatë.

Por pasi një llogari në Instagram u akuzua se po publikonte milionerë fals, dyshja vendosi të krijonte aplikacionin që do të diferenconte milionerët e vërtetë nga ata fals, pasi kush tjetër përveç një multimilioneri nuk do e kishte problem të paguante 1 mijë paund në muaj për aplikacionin.

Foto-Video/ S’kemi shtet... por qytetarë që ndihmojnë njëri-tjetrin
Reshjet e shiut që sollën përmbytje të mëdha, për shkak edhe të mospërgatitje se shtetit, ka sjellë të paktën tre viktima deri më tani, ndërsa shumë situata të rrezikshme kanë ndodhur nëpër të gjithë Shqipërinë.

Një e tillë ka qenë edhe përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, ku qindra qytetarë u bllokuan nga uji, për shkak se nuk kishte ku të derdhej pasi kanalet kulluese janë shkatërruar nga qeveria për të mbjellë palma.

“Mund të mos kemi shtet, por kemi ende qytetarë shembullore. Stafi i Kastrioti Motors meriton duartrokitje që ju gjend sot njerëzve të bllokuar nga uji duke i ndihmuar që të dalin nga situata e vështirë”,- shkruan Nisma Thurje në Facebook.

Video/ Donald Trump voton në Nju Jork
Kandidati republikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie Trump kanë votuar në Manhatan të Nju Jork për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Miliarderi amerikan shoqërohej edhe nga vajza e tij Ivanka Trump dhe bashkëshorti Jared Kushner.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës votohet sot për të zgjedhur Presidentin e 45 amerikan.

Pritet një garë e fortë mes kandidatëve Donald Trump dhe Hillary Clinton.



Video/ Drejtoria e LSI-së prishen rrugën me palma të ndërtuar nga Rama... për të evituar përmbytjet
Ekskavatorë të Drejtorisë së Rrugëve ndërhynë sot në trafikndarësen prej betoni të superstradës Tiranë-Durrës, duke krijuar të çara për t'i hapur rrugë ujit që kishte bllokuar njërin krah të rrugës.

Ata prishën në disa vende betonin që mban dritat e kuqe dhe lulet e vendosura në mes të korsive. Prishja ka qenë e detyruar, për shkak se blloqet e betonit, ndryshe nga ato që ishin më parë, nuk janë të lëvizshëm.

Investimi i Ramës në "segmentin e palmave" nxjerr kështu edhe një defekt tjetër./Lapsi.al/


Bugajski: Clinton do të ishte më e mirë për Ballkanin dhe Kosovën
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Janusz Bugajski, nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane, me seli në Washington, thotë se Hillary Clinton do të ishte shumë më e mirë për Ballkanin, për rajonin dhe Kosovën, pasi ajo, jo vetëm që do ta vazhdonte politikën e presidentit Obama, por ajo do të dëshironte që ta arrinte kompletimin e misionit.

Radio Evropa e Lirë: Fillimisht dua t’ju pyes për zgjedhjet presidenciale amerikane. Shumë ekspertë dhe analistë thonë se nuk kanë parë garë të këtillë të ashpër dhe të paqartë, sikur kjo ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit. Si do t’i përshkruanit ju këto zgjedhje?

Janusz Bugajski: Janë zgjedhje të pazakonshme sepse të dy kandidatët janë ekstremisht jo të popullarizuar. Mendoj se çfarëdo kandidati tjetër republikan me gjasë do ta mundte Hillary Clintonin, ndërsa nga ana tjetër, pothuajse secili kandidat demokrat do ta mundte lehtë Donald Trumpin.

Ne e kemi një garë që, para së gjithash, është e dy kandidatëve jo të popullarizuar. E dyta, ka shumë sulme personale, në masë të madhe të prodhuara nga Trumpi, dhe e treta, fokus i pamjaftueshëm në çështje politike. Por, mendoj se zgjedhjet aktualisht janë shumë të gjata, pasi po vazhdojnë prej votimeve partiake dhe mendoj se shumë amerikanë janë të ngopur me to.

Radio Evropa e Lirë: Kuptohet, si çdokund në botë, interesim i madh për këto zgjedhje mbretëron edhe në Ballkan dhe Kosovë. Meqë nuk ka pasur deklarata direkte nga të dy kandidatët për çështjen e Kosovës dhe Ballkanit, çka mund të presim nëse Hillary Clinton ose Donald Trump bëhen president të Shteteve të Bashkuara?

Janusz Bugajski: Mendoj se është shumë e qartë se Hillary Clinton do të ishte më e mirë për Ballkanin, për rajonin dhe Kosovën, pasi ajo, jo vetëm që do ta vazhdonte politikën e presidentit Obama, por ajo do të dëshironte ta arrinte kompletimin e misionit.

Me fjalë të tjera, ta ndihmojë Kosovën të lëvizë në institucionet ndërkombëtare, të ketë siguri për shtet funksional, përpjekje për luftim të korrupsionit, pastaj përpjekje për kufizim të ndikimit rus në rajon.

Derisa presidenca Trump është shumë e paqartë, shumë e paparashikuar. Besohet se ai kishte lidhje të afërta biznesore me Rusinë, ai u është shmangur kritikave ndaj Putinit, ai e ka përshkruar NATO-n si potencialisht të vjetëruar… Pra, ka shumë frikë se presidenca Trump, aktualisht, do t’i kthente prapa disa nga përfitimet që janë bërë në rajon gjatë 10 viteve të kaluara.



Mediat izraelite: Mossad zbuloi sulmin e ISIS për në ‘Loro Boriçi’
Paralajmërimet e shërbimeve sekrete për sulme të mundshme terroriste kanë zhvendosur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit nga Shkodra për në Elbasan.
Lajmi raportohet nga e përditshmja izraelite “Haaretz”, e cila i referohet edhe raportimeve të mediave shqiptare për arrestimet e kryera së fundi në Shkodër, të të dyshuarve për lidhje me organizatat terroriste.
“Zyrtarët e sigurisë në Izrael kanë nxjerre udhëzime strikte për ekipin. Futbollistët nuk do të kenë kohë të lirë, ndërkohë që në Shqipëri do të kenë tre herë më shumë roje sigurise nga sa kanë zakonisht”, shkruan “Haaretz” duke iu referuar burimeve pranë ekipit kombëtar.
Një tjetër media si “Jerusalem Post” shkruan se katër persona të lidhur me ISIS u ndaluan nga autoritetet shqiptare, pas një informacioni nga Mossad (shërbimi sekret izraelit), se ata po planifikonin sulm terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Më tej “Jerusalem Post” shkruan se ekimi i Izraelit po vjen në Shqipëri me një ekip shtesë sigurie prej 15 vetësh.

Cougar-i’ shpëton nënën me foshnjën, Rama poston fotot e ngjarjes
Mrekulli në Burrel, ‘Cougar-i’ shpëton nënën shtatzënë me foshnjën

Burrel/ ‘Cougar-i’ i ushtrisë shpëtoi nënën shtatzënë dhe foshnjen
Forcat e Armatosura vijojnë me intensitet të lartë ndërhyrjen në të gjithë vendin, në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytja për evakuimin dhe shpëtimin e tyre.

Në këto momente sapo përfundoi me sukses të plotë operacioni i kërkim - shpëtimit në Burrel me helikopterin “Cougar” me gjashtë persona në bord.

Efektivët e Forcës Ajore kanë mundur të shpëtojnë familjen Gjetani në fshatin Lis në Burrel, përkatësisht një grua shtatzënë dhe foshnjen e saj. Bashkëshorti i saj dhe të dy prindërit e tij nuk kanë pranuar të evakuohen nga banesa, me gjithë insistimin e ushtarakëve në këtë operacion.

Akualisht “FA” po bëjnë evakuimin e familjeve me probleme në zonën e Fushë Krujës, ku janë aktivizuar 20 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motorbarka shpëtimi.

Në Tiranë, në zonën e Urës së Babrusë po punojnë 10 trupa, mjete dhe motorbarka shpëtimi.

Ndërhyrje ka dhe tek Pallati me Shigjeta me 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi, si dhe në zonën e “City Park” me 10 forca dhe mjete zjarrfikëse.

Ndërkohë që në Qarkun e Lezhës Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me mbi 50 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompa, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë.

Efektivët e FA janë të pranishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, aty ku lind nevoja për operacione kërkim - shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë ju bëjnë apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i përgjigjen nevojës dhe mbështetjes për lëvizjen e tyre në mënyrë që të shamngin humbjen e jetëve njerëzore.
Foto/ Përmbytet Tirana, bashkia mundohet të zhbllokojë urën e Shkozësz
Paraditja e sotme që solli reshje masive shiu në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan as viktimat nga moti i keq, la pa jo pak pasoja edhe Tiranën.

Qindra rrugë u përmbytën për disa orë, por situata ishte më kritike në periferitë e kryeqytetit, ku në zona si Babru, Shkozë, Paskuqan, apo në Kashar, prania e ujërave ishte edhe më e madhe.

Në teren u angazhuan të gjitha strukturat e Bashkisë dhe zjarrëfikësit, por i pranishëm në disa operacione delikate ishte edhe vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili ka ndjekur nga afër punën që është bërë për hapjen e disa kanaleve dhe lumit Lana.

“Akset kryesore po stabilizohen! Mirënjohje 1,800 punonjësve që me sa munden po përballen me lumenjtë e qindra tonelata qese”,- shkruan në një status në Facebook, kryebashkiaku Veliaj.


Përmbytjet në Tiranë, ‘plas’ humori në rrjet, ja fotot që (s)keni parë...

Situata e krijuar në vend nga përmbytjet e orëve të fundit ka qenë ndër më të komentuarat edhe në rrjetet sociale.

Në rrjet qarkullojnë foto nga momente të ndryshme të sikletshme nëpër rrugët e bllokuara nga uji. Sikundër nuk mungon as humori.

“E bukura” e ditës së sotme mund të konsiderohet fotot e shumta humoristike që janë publikuar në rrjete sociale.

Në foton e publikuar nga Avni Delvina, shohim një ide sesi mund të bëhej sheshi Skënderbe në qendër të Tiranës. Në një tjetër shihet një foto montazh ku mes ujërave është shfaqur edhe një krokodil.

Foto/ Mediat ndërkombëtare raportojnë përmbytjet në Shqipëri: Është katastrofë!

Media kryesore botërore, përfshi “Fox Newes”, “Dailymail”, “US News and World Report”, “Washington Post”, kanë informuar gjerësisht mbi përmbytjen në Shqipëri, në disa raste duke e quajtur me përmasa katastrofike.


Tirana nën shi... por policia e shtetit gjithmonë në gatishmëri
Që në orët e para të mëngjesit në rrugët e kryeqytetit bashkë me shiun dhe vërshimin e ujërave janë parë edhe efektivët e policisë rrugore të cilët janë munduar të stabilizojnë trafikun.

“Punonjës të policisë rrugore, në detyrë, duke u përpjekur të normalizojnë trafikun, megjithë vështirësitë ekstreme të motit”,- ka shkruar në një status Ministria e Brendëshme.



Moti i keq, vonesa në 13 fluturime nga Rinasi
Kushtet e këqija atmosferike kanë krijuar vonesa edhe në fluturimet ajrore nga Rinasi.

Me nga 1 orë e 30 minuta janë vonuar fluturimet nga Rinasi drejt Bergamos, Pizës, Peruxhias, Frankfurtit, Torinos, Milanos, dhe 5 orë Rinas-Bolonjë.

Në total bëhet fjalë për 13 fluturime të vonuara. Udhëtarët mbërritën me vonesë në Rinas për shkak të bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës.
BE/ Holanda mund të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë

Holanda mund të jetë sërish një pengesë e madhe për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. “ABC News” ka mësuar që disa deputetë holandezë, relatorë të partive të tyre për çështjet e Evropës, janë shumë kritikë dhe të prirur për të votuar kundër propozimit për hapjen e negociatave.

Burime nga partitë opozitare i thanë për “ABC News” që do të ketë vota kundër hapjes se negociatave me Shqipërinë. Kurse deputetët e qeverisë e kanë pak të vështirë të flasin, sepse parimisht nuk flasin pa u njohur me detajet e propozimit që do të niset nga Brukseli në Hagë.

Por të paktën një deputet i partisë së Kryeministrit Mark Rutte, tha jashtë kamerave, që hapja e negociatave me shumë gjasa nuk do të ndodhë, por vendimi i grupit do të merret zyrtarisht kur kërkesa e Brukselit të shkojë në Tiranë.

Holanda ka një sistem parlamentar me 150 deputetë dhe për të siguruar shumicën e propozimit do te duhen 76 deputete. Burime të rezervuara i thanë “Abc News” se afro 55 deputetë do të votojnë me siguri kundër propozimit ëe Bashkimit Europian.

Por pritet që numri i kundërshtuesve të jetë më i lartë, për shkak se edhe partia e kryeministrit Mark Rutte, që ka aktualisht 40 deputetë pritet të votojë po ashtu kundër këtij propozimi. Shkak për ketë pengese sipas burimeve holandeze, janë klandestinët dhe azilkërkuesit, të cilët janë bërë një problem i madh në Holandë.



Ndalojeni urgjent tani përdorimin e tyre!
Foto/ Jeta e shfrenuar e pasanikëve të rinj të Europës
Fotot e mëposhtme tregojnë jetën luksoze të disa prej pasanikëve të rinj anembanë Europës. Rusë, italianë, gjermanë, britanikë janë disa prej tyre.

Por sikur të mos mjaftonte publikimi i fotove nga jeta e tyre luksoze, ata krijuan një aplikacion ku paguanin 1 mijë dollarë në muaj, në mënyrë që të dallonin kush ishin vërtet pasanikë.

Por “Apple” u ka bërë një surprizë të hidhur. Kompania amerikane ka censuruar aplikacionin e tyre nga çdo pajisje Apple.

Megjithatë pasanikët e përkëdhelur vijojnë të publikojnë jetën e tyre të shfrenuar.




Ja 10 gjëra që nuk i dini për ushqimet e detit


Foto/ ‘Një çift duke kërcyer’? Jo! Këto iluzione optike do t’ju mahnisin
Pikturat e mjeshtrit të iluzioneve optike Oleg Shupliak duhen marrë shumë seriozisht dhe mbi të gjitha duhen parë me kujdes.

Ndonjëherë duhet të ndryshoni pozicionin tuaj për t’i parë ato nga një këndvështrim tjetër dhe padyshim që do të mahniteni me rezultatin.

Ekipi i Bright Side ka mbledhur disa nga pikturat e Shupliak, të cilat fshehin jo pak sekrete brenda.


Familja Kardashian ‘rreshtohet’ në krah të Hillary Clinton
Nëna e motrave të famshme Kardashian/Jenner ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidaten demokrate Hillary Clinton. Kris ka ndarë një foto në Instagram në të cilën shfaqet së bashku me Hillary-n.

“Nëse ju e votoni Clinton, fiton dashuria! Unë lutem që ju të votoni atë. #Unëjammetë”,- është mbishkrimi i Jenner, të cilin e shoqëroi me fotografinë e publikuar.

Ndërsa kujtojmë se show girli Kim Kardashin, edhe pse tani po qëndron në heshtje, mbështetjen e saj për kandidaten demokrate e ka shprehur muaj më parë.

Përmes një postimi në Instagram ku shfaqej së bashku më Kanye-n dhe Clinton, ajo shkroi: “Unë tashmë e kam selfien time. Ishte kënaqësi për mua ta degjoja teksa fliste për qëllimet e saj për vendin tonë, Mbështes Hillary-n për presidente”,- shkruante 35-veçarja në postimin e saj.


Identifikohet pas 7 orësh i mbyturi në lumin e Tiranës
Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë pas gati 7 orësh personin e gjetur të mbytur në lumin e Tiranës. Ai është Bajram Lala, 80-vjeç banues në zonën e njohur si “Nish Tulla”. Kufoma e tij u gjet në Lumin e Tiranës pranë zonës së njohur si Frutikultura.

Burime nga policia thanë se, ai kishte dalë të kulloste delet që në mëngjes. I moshuari është identifikuar nga i biri në morgun e Tiranës.

Për identifikimin e tij policia bëri edhe poërshkrimin e veshjes në media në mënyrë të që arrinte te gjetja e të afërmve të tij.

Viktima mbante veshur një palë pantallona me ngjyrë të zezë, një triko leshi me mëngë te gjata me ngjyrë të zezë, çizme llastiku, me ngjyrë jeshile. Policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale pasi në trupin e tij nuk janë vërejtur goditje të jashtme.



Lumi ‘Ishëm’ del nga shtrati, bllokohet autostrada Fushë Krujë-Milot
Autostrada Fushë Krujë – Milot është bllokuar për shkak se lumi Ishëm ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve nga reshjet e dendura të shiut.

Situata më problematike paraqitet në fshati Derven.

Uji ka rritur në nivel shumë të lartë duke bërë të pamundur qarkullimin e çdo automjeti.


Zaimina do t’ju ndezë imagjinatën sonte me këto foto superseksi...
Këngëtarja Zaimina Vasjari ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, të cilin është duke e punuar në studion e këngëtarit Blero.

Ajo është gjithashtu mjaft e angazhuar edhe me butikun e saj “Zaimina Vasjari Store”, ku realizon vazhdimisht fotografi për të promovuar veshjet e dyqanit të saj.

Joshëse dhe sensuale Zaimina është shfaqur edhe në fotografinë e radhës, ku ka ‘ngacmuar’ gjininë e kundërt me fustanin e saj provokues të bardhë.

Ajo ka nxjerrë mjaft mirë në pah edhe hiret e saj trupore, gjersa nuk la pa ra në sy as tatuazhi i saj në këmbën e djathtë.



Foto/ Aty ku jetojnë pasanikët e Tiranës... nuk shkon as përmbytja
Kjo është një nga ato lagje residenciale luksoze vilash në periferi të kryeqytetit tonë, Tiranës, e cila nuk ngjason aspak sikur është në Shqipëri, për më tepër sot kur të gjitha pamjet që vijnë nga zona të ndryshme të vendit tregonin për përmbytje dhe baltë.

Aky jetojnë shumë prej personazheve VIP, por dhe mjaftë persona të tjerë të pasur, të cilët duken se kanë menduar mirë për “strehën” e tyre.

Lagja residencë është e rrethuar edhe nga të tjera blloqe vilash po private, por ajo që shihet më mirë aty përveç vilave superluksoze, është edhe fakti se ajo është projektuar me mjeshtëri për të qenë një ‘oaz’ larg hamullisë dhe rrëmujës që kanë shumë zona të Tiranës.

Përmbyset autobusi me pasagjerë në Fushë-Krujë
Një autobus i linjës Tiranë-Kukës, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Thumanë- Fushë-Krujë, në afërsi të fshatit Derven.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00. Për shkak të reshjeve të shiut të ditës së sotme, autobusi me targa “AA 346 AC”, ka rënë në ujë.

Të gjithë pasagjerët kanë dalë nga autobusi dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, efektivët e Policisë, Zjarrfikësja dhe ambulanca janë në gatishmëri.




Video/ “Mos qaj të keqen xhaxhi”… Ja si zjarrfikësit evakuojnë një familje në Tiranë

Një familje me 6 anëtarë është evakuuar sot në Tiranë, për shkak të përmbytjeve. Banesa e familjes ndodhej tek “Bregu i lumit” dhe niveli i ujit në disa zona i kaloi mbi 50 cm.

Forcat e zjarrfikëses së Tiranës ishin ato që me profesionalizëm vepruan, duke shmangur kështu ndonjë tragjedi.

Ajo që të bën përshtypje në këtë video nga operacioni është si një forcat zjarrfikëse mundohen që të “pushojnë lotët” e fëmijëve të vegjël, që i ka zënë frika./tvklan.al/



Fotolajm/ Polici nxjerr nga lumi viktimën, kolegu i bën foto me celular
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut të rëna në vendin tonë. Pak minuta më parë është zbuluar edhe identiteti i viktimës së tretë që u gjet mesditën e sotme në lumin e Tiranës.

Bëhet fjalë për 80-vjeçarin Bajram Lala nga Nish Tulla, Durrës, i cili u identifikua nga i biri në morgun e spitalit.

“Opinion.al” publikon një foto ekskluzive të momentit kur forcat e policisë bëjnë të mundur nxjerrjen e një trupi të pajetë nga lumi.

Siç shihet mjaft qartë nga pamja e publikuar, një efektiv policie e mban mbi supe kufomen e sapo nxjerrë, ndërsa kolegu i tij i bën foto me aparat celular.

Më herët është raportuar edhe për dy të vdekur të tjerë në Mat dhe Këlcyrë.

Në fshatin Sukë të Këlcyrës ka ndërruar jetë Kastriot Spahiu, 50 vjeç.

Nga të dhënat e para mësohet se ai ka qenë duke rregulluar çatinë, por për shkak të erës së fortë llamarinat e kanë goditur ku dhe ka humbur jetën.

Ndërsa në fshatin Plan i Bardhë të Klosit ka humbur jetën Xhevahir Ndoi, 44 vjeç.

Ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit teksa udhëtonte me automjetin e tij fuoristradë, dhe rezulton i zhdukur.

Banorët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen dhe thanë se përroi ishte tejet i rrëmbyeshëm, ndërsa mori para makinën që drejtohej nga 44 vjeçari./Opinion.al/


Foto/ Një ari polar në malet e gjelbëra, larg borës dhe akullit
Ky ari polar duket shumë i vetmuar dhe larg shtëpisë së tij. Ariu polar është fotografuar në malet Torngat në Parkun Kombëtar të Kanadasë, shumë milje larg zonës së akullt ku ai është mësuar të jetojë.

“Është pak e çuditshme, por e mahnitshme të fotografosh një ari polar në një mjedis ku nuk pritet ta gjejmë atë. Është një rrugë e gjatë nga bora dhe akulli”,- ka thënë Paul Zika, i cili ka shkrepur fotografitë e ariut të vetmuar në mallet e gjelbërta.


Foto/ Shpërthim me tritol në Kavajë, eksploziv shtëpisë së kreut të Aleancës KuqeZi
Banesës së kreut të “Aleancës KuqeZi” për Kavajën i është vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi.

Bëhet fjalë për Dritan Kanaparin, në hyrje të banesës të së cilit shpërtheu një sasi tritoli.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe autorërt e vendosjes së lëndës eksplozive.


Foto/ Shqipëria po ‘noton’ në ujë, por ka një qytet që është i bekuar

Teksa thuajse e gjithë Shqipëria ndodhet në një kaos për shkak të përmbytjeve, duket se ka një qytet ku jeta vazhdon normalisht si çdo ditë tjetër. Bëhet fjalë për qytetin e Korçës, i cili duket se është i bekuar nga Zoti.

Qytetarët korçarë janë mjaft të interesuar se ç’ndodh në pjesën tjetër të vendit, por aspak të shqetësuar për veten e tyre.

Për të kuptuar se ç’ndodh në këtë qytet paraditen e sotme, shihni fotot e publikuara nga “newsbomb.al”.



09/11/2016/...................................................

Foto/ Vjrshta ka zbritur, por Voskopoja dhe Driloni janë plot...
Janë të shumtë grupet e turistëve nga e gjithë Shqipëria por edhe nga jashtë, që këto ditë vjeshte nuk reshtin së vizituari disa nga perlat Juglindjes së vendit tonë siç janë Voskopoja dhe Dardha në Korçë, apo Driloni në Pogradec.

Të organizuar në grupe apo spontanisht, vizitorët janë thuajse çdo ditë të pranishëm në këto vende fantastike, ku bashkë me mrekullitë e natyrës apo të njeriut, ata nuk ngurojnë të shkrepin qindra foto nga këto zona.

“Mapo.al” ju sjell këtë fotogaleri spektakolare nga Voskopoja dhe Driloni, ku qindra vizitorë argëtohen dhe marrin kënaqësi edhe në këto ditë vjeshte.


Nëse fiton Trump, do hedh 200 fishekzjarrë para Ramës”, taksisti shqiptar “çmend” mediat e huaja
Ai është shumë i njohur për të gjithë shqiptarët, por mesa duket fama këtu nuk i ka mjaftuar dhe ka shkuar deri në Gjermani. Uljan Kolgjegjaj, u bë i njohur për të gjithë shqiptarët pasi herë pas here e ka mbuluar taksinë e tij me fytyra të personazheve të njohur të showbizit dhe politikës shqiptare.

Këto kohë kur debati për zgjedhjet presidenciale në SHBA ishte mjaft prezent edhe në Shqipëri, ai kishte vendosur që të shfaqte publikisht mbështetjen e tij për Donald Trump, duke mbështjellë taksinë me imazhin e tij.

E duket se goditi në shenjë me këtë parashikim, pasi Trump u shpall President i SHBA-ve. Por këtë lajm e kanë pikasur edhe mediat e huaja, ku gjermanja "Spiegel online" i ka kushtuar një shkrim 37-vjeçarit shqiptar.
"Uljan  Kolgjegja, 37, një taksist shqiptar, tregon një foto të kandidatit republikan amerikan Donald Trump në makinën e tij në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Kolgjegja tha të hënën se ai u nxit për të dekoruar taksinë e tij me foto të kandidatit republikan, pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se, Trump mund të jetë ‘një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane’.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen në kryeqytetin shqiptar dhe Kolgjegja thotë se, ai është duke fituar më shumë para se sa kurrë më parë në 13 vitet e tij si taksist",- shkruan media gjermane.

Gazeta gjermane shkruan se, Kolgjegjaj thotë se, nëse do të fitojë Trump atëherë ai do të hedhë 200 fishekzjarrë para kryeministrisë.

“Donald Trump sjell shpresë dhe paqe në botë, të paktën kështu beson një taksist nga Shqipëria”, nis kështu shkrimi i gazetës gjermane.

Shoferi itaksisë beson së Trump do të sjellë shpresë dhe paqe në botë dhe se çdo gjëdo tëndryshojë për mirë. Ai shprehet se Obama dhe Clintoni nuk kanë bërë asgjë për luftën në botë, Trump do ta ndryshojë atë”,- shkruan ndër të tjera media gjermane

Presidenti Trump s’i do shqiptarët? WtF.. Ja deklarata pro Kosovës

Video/ Eksperti i sondazheve në CNN: Do të ha një insekt nëse Trump i kalon 244 vota elektorale

Një ekspert i sondazheve në SHBA bëri një deklaratë të guximshme në CNN. Sam Wang tha se, do të hante një insekt nëse Donald Trump do të merrte më shumë se 244 vota elektorale.

Tani që Trump mori më shumë se ka dhe më shumë sesa i duheshin për t'u bërë President i 45-të i SHBA-ve, ekspertit do t'i duhet të mbajë premtimin, ose të kërkojë falje.

Ai s'ka as rrugë të mesme që të flasë për "forcim të marrëdhënieve mes tij dhe Trump", siç bëri në Shqipëri kryeministri Rama, pas deklaratave të forta që ka lëshuar ndaj Trump.



Video/ "The Simpsons" e kishin parashikuar fitoren e Donald Trump që në vitin 2000

"The Simpsons", një prej filmave të animuar më të ndjekur në botë e kanë parashikuar me kohë fitoren e Donald Trump. Në vitin 2000, në episodin “Bart drejt së ardhmes”, më i madhi i vëllezërve Simpson ka mundësinë që të shohë se si do të jetë jeta e tij kur të rritet.

Ai zbulon se është një dështak, si babai, ndërsa e motra Liza do të bëhet presidentja e parë grua e SHBA-ve. “Siç e dini, kemi trashëguar një krizë të madhe bilanci nga presidenti Trump”,- dëgjohet duke thënë Liza.

Republikanët marrin shumicën edhe në Kongres e Senat
Republikanët në SHBA nuk mund të gëzohen vetëm për fitoren e Trump, por edhe për fitoren e siguruar në Kongres dhe Senat.

Ata siguruan shumicën edhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Senat, 51 vota morën në Senat, nga 49 që morën demokratët.

Në Dhomën e Përfaqësuesve morën 238 nga 192 që siguruan demokratët.

Kjo do të thotë se Trump s’do të ketë pengesa në Kongres dhe Senat gjatë presidencës së tij për të kaluar ligje të rëndësishme.




Ndeshja Shqipëri-Izrael, në Elbasan vendoset njësitë antiterror


Fitorja e Trump, Nard Ndoka- Ramës: Tani je "non grata" në dy shtete, Zoti qoftë me ty

Video/ Qeshni me lot, ja çfarë i bën Mouirnho këtij tifozi

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit, ia ka prishur gezimin një tifozi para ndeshjes me Swansea Cityn. Ai ka mbajtur topin në veshë për disa minuta, derisa portugezi me arrogance ia hoqi nga koka.




A ka shpresa për Sadikun kundër Izraelit?

Fotot/ E hishmja dhe sensualja Melanie, por si u njoh Trump me modelen...
Donald Trump ishte në lidhje me një femër tjetër kur u njoh me Melania Trump, e cila tani është gruaja e tij.

Ajo ka treguar ngjarjen dhe takimin e tyre në një festë të javës së modës më 1998.

“Ai dëshironte numrin tim, por ai ishte me nje tjetër dhe unë sigurisht nuk ia dhashë”,- tregoi ajo.

“I thashe, nuk ta jap numrin tim, më jep numrin tënd dhe unë do të marr ne telefon”,- tregoi ajo, duke shtuar se, donte të dinte çfarë lloj numri po i jepte ai, biznesi apo tjetër.

Atëherë Trump i kishte dhënë Melanisedisë lindur në Slloveni, të gjithë numrat e tij.

‘Të zyrës, shtëpisë në New York’, të gjithë”,- thotë ajo.

Melania atëherë 28 vjeçare dhe duhej të udhëtonte në Karaibe, por e kishte thirrur atë sapo ishte kthyer në New York disa ditë më vonë.

Çifti u martua më 2005-n.


Video/ Shqiptari Martin Shkreli mban premtimin, ja çfarë bën për fitoren e Donald Trump
Fitores së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është gëzuar edhe shqiptari më i urryer në SHBA.

Shkreli ka uruar Trump për fitoren dhe ka mbajtur premtimin që kishte bërë. Ai ka transmetuar në Youtube disa këngë të grupit amerikan të Hip-Hop ‘Wu-Tang-Clan’.

Martin Shkreli kishte blerë për 2 milionë Dollarë kopjen e vetme të albumit të këtij grupi, me kusht që mos ta publikonte për 88 vjet. Më pas, shqiptari më i urryer në Amerikë premtoi se do ta publikonte këtë album nëse Donald Trump fitonte zgjedhjet presidenciale.

Martin Shkreli u bë i njohur në SHBA si pronar i një firme farmaceutike që rriti brenda natës me 500% çmimin e një ilaçi për të sëmurët me HIV/AIDS.



Vjen dhe mesazhi, presidenti rus Putin uron Trump për fitoren

Ka ardhur edhe mesazhi i parë i rëndësishëm për fitoren e Donald Trump si president në SHBA.

Ka qenë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ai që i ka dërguar një mesazh urimi Trump-it pas shpalljes zyrtare të fitores.

Presidenti rus ka shprehur besimin se dialogu mes Moskës dhe Uashingtonit do të vazhdojë sipas pikëpamjeve të njëri-tjetrit dhe në plotësim të interesave të Rusisë dhe SHBA-së.




Foto/ Erzeni del nga shtrati, 15 familje evakuohen në Shijak

"Do braktisim Amerikën nëse fiton Trump", ja16 personalitetet që dhanë këtë deklaratë shokuese

Nëse hapni rrjetet sociale, TV, apo mediat, qoftë këto shqiptare apo të huaja, do të shikoni se po flitet vetëm për zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Trump. Disa nga personazhet më të njohur të Hollivudit kanë bërë gati çantat e tyre dhe kanë thënë se, nëse Trump fiton, ata do ta braktisin Amerikën.

Trump fitoi, ndaj këta 16 personalitete pritet që të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë kudo në botë po flitet pikërisht për këto zgjedhje, pasi sondazhet dështuan, Clinton humbi dhe duke qenë se në Amerikë ka shumë emigrantë, deklarata e Trump kundër tyre gjatë fushatës ka shkaktuar shumë frikë dhe zemërim.

30-vjeçari shkon tek shtëpia e vëllait, i rrëmben me makinë gruan dhe i’a përdhunon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Prilep, ku një 30-vjeçar me iniciale S.S., ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht gruan e vëllait të tij, të cilën më pas e ka braktisur dhe është arratisur në drejtim të paditur.

Sipas "TetovaSot", i riu ka marrë makinën tip "Golf 4" nga një bashkëfshatar dhe ka shkuar në vendin ku ka qenë vëllai me iniciale Sh.S, 50 vjeç dhe gruaja me iniciale L.K, 52 vjeçe.

Bëhet me dije se Sh.S. ka ikur nga shtëpia me vëllain e tretë S.S, nga kjo situatë ka përfituar 30-vjeçari, i cili shfrytëzoi momentin që kunata L.K. ka qenë vetëm dhe e ka sulmuar fizikisht.

Nga policia informuan se, ai e ka marrë në makinë, e ka dhunuar sërish dhe kanë ikur në drejtim të Velesit. Gjatë rrugës, S.S. vazhdimisht e ka goditur gruan, derisa makina ka pësuar defekt, kohë kur ai ka dalë dhe e ka përdhunuar.

“Kanë shkuar në një objekt të një firme private ku S.S. ka kërkuar telefonin dhe ka njoftuar vëllanë. Pasi ka folur me të është larguar, kurse gruan e ka lënë aty”,- ka thënë policia.

Kur Sh.S. ka arritur në vend, gruaja i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë bërë denoncimin në komisariat.


Nuk votoi për Trump, George Bush: Është Presidenti ynë, i urojmë suksese

Kombëtarja izraelite me dyshim udhëtimin në Shqipëri, e shoqëron “MOSSAD”


Ja fotot e para/ Supermakina që do sigurojë jetën e Donald Trump


Video/ Trump i zoti dhe në ndeshje trup me trup
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sikur me shumë gjëra, ai në të kaluarën ishte marrë edhe me Wrestling.

Trump ishte paraqit herë pas herë në këto ndeshje, madje ishte treguar edhe shumë i ashpër, duke rrahur kundërshtarët




Gjykata e Lartë liron biznesmenin Ilir Karçini

Gjykata e Lartë liroi sot nga burgu biznesmenin Ilir Karçini, duke caktuar për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Pas kthimit në qeli me vendim të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, avokati mbrojtës kërkoi prishjen e këtij vendimi, duke ju drejtuar Gjykatës së Lartë.

Kolegji penal i kryesuar nga Guxim Zenelaj, vendosi të lirojë Karçinin duke vënë për të masën e arrestit shtëpiak, me arsyetimin se nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe nuk mund të ndikojë në prishjen e provave pasi çështja ndodhet në Apel.

Ilir Karçini është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 5 vjet burg, me akuzën se ka porositur te vrasësi me pagesë Julian Sinanaj eliminimin e biznesmenit të gazit, Pirro Bare.



Operacione kundër xhihadistëve të rinj, agjentët izraelitë zbarkojnë në Kosovë


Një ditë pas përmbytjes ushtria zbraz nga uji “Citypark-un”
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të zjarrfikësve që vetëm 24 orë pas përmbytjes që preku gjithë Shqipërinë, qendra tregtare “Citypark” në Tiranë të zbrazet nga uji.

Por po sot janë çliruar nga uji jo vetëm zona të tëra në Kryeqytet falë ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe punonjëve të bashkisë, por edhe në shumë zona të tjera të vendit, ku dje gjithçka ishte nën “mbretërinë” e ujit.

“Më e keqja shpresojmë të ketë kaluar, por FA mbeten në terren, plotësisht të angazhuar në ndihmë të banorëve.

207 trupa, helikopterë, mjete të rënda, zjarrëfikëse e gjeneratorë janë të shpërndara anembanë vendit, në #Tiranë, #Lezhë, #Laç, #FushëKrujë e #Shkodër.

Në gatishmëri janë edhe Shkolla e Trupës në #Bunavi, #b3k në #Poshnje dhe DMR në #Gjirokastër.

Sigurisht që jetët njerëzore janë parësore, por në vëmendje kemi edhe gjënë e gjallë dhe pronën e qytetarëve, siç është ky rast në Tale të Lezhës. Përpjekjet vazhdojnë!”,- ka shkruajtur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një status në profilin e saj në Facebook.

Ndërkohë po sot, edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka vijuar me inspektimet në zona të ndryshme të kryeqytetit për pastrimin dhe heqjen e ujit nga zonat e përmbytura.

“Qindra shqiptarë të mirë nga Bashkia, Zjarrëfikësit, Policia e Ushtria, ishin sot në shërbim! Le t'u themi atë që meritojnë: FALEMINDERIT! �� ����”,- ka qenë statusi i kryebashkiakut Veliaj në Facebook për këto ngjarje.


10/11/2016/..................................................

Obama pret Trump në Shtëpinë e Bardhë, humor me foto në rrjet
Zyrtarisht do ta marrë detyrën janarin e vitit të ardhshëm, por një ditë pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 8 nëntorit, Donald Trump vendosi të shkelë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, mbërriti në Uashington pas ftesës së Presidentit Obama, që i kërkoi të takoheshin për të biseduar me tranzicionin e pushtetit.

Ky ndoshta mund të jetë takimi më i vështirë për Barack Obaman në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe jo më kot. Donald Trump ishte nismëtari dhe përkrahësi më i zjarrtë i lëvizjes së quajtur në atë kohë “Birther”, ku pretendohej se, Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara.

Një tjetër arsye janë edhe deklaratat e Trump. Republikani ka deklaruar shpesh dhe hapur se do të anulojë disa prej reformave të ndërmarra nga Obama, duke nisur që nga ajo në shëndetësi, me të cilën Presidenti në largim mburret.

Por ndërkohë që vizita ka qenë duke u zhvilluar mes dy presidentëve, rrjetet sociale dhe portalet në mbarë botën janë mbushur gjithë komente dhe foto-montazhe humoristike, ku imagjinohej se si do ta kthente Trump Shtëpinë e Bardhë kur të ‘strehoet’ në të.

Patozi: Deliri i një kryeministri që po na bën vend qesharak

Tërmet në Maqedoni/ Lëkundet Shkupi nga sizma 4.7 ballë
Një tërmet prej katër deri në 5 ballë ka goditur Shkupin. Lajmin e ka bërë të ditur Observatoriumi pranë Fakultetit Mateatiko-Natyror në Shkup.

Sipas të dhënave, tërmeti ka goditur juglindjen e Maqedonisë, në orën 13 e 12 minuta.

Në disa zona lëkundjet e tokës kanë arritur në tre deri në katër ballë. Deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar, apo dëme materiale.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.



Blushi- Ramën: Të morën me qira në CNN për të sulmuar Trump

Video/ Ja si u prit aeroplani i Trumpit në aeroportin e Uashingtonit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, në një takim me presidentin aktual Barack Obama.

Pas aeroplani i presidentit të zgjedhur, Donald Trump mbërriti në Uashington, është lagur menjëherë me ujë, kjo në shenjë mirëseardhje.

Ndërkohë, ky është një takim i vështirë mes tyre, pasi republikani ka deklaruar shpesh dhe hapur se do të anulojë disa prej reformave të ndërmarra nga Obama, duke nisur që nga ajo në shëndetësi.

Atje janë shtuar masat e sigurisë, por operacioni masiv i sigurisë është ende në progres. Këto masa sigurie janë futur për shkak të frikës së ndonjë sulmi të mundshëm terrorist.

Donald Trump është tashmë presidenti i 45-të i Amerikës dhe do të zërë postin e Barack Obamës më 20 janar të 2017-ës.



Humor në Prishtinë pas fitores në SHBA, “ngrihet” statuja e Donald Trump
Fitorja e Donald Trump në SHBA, ka bërë që shumë njerëz të bëjnë edhe shaka.

Duke ditur që Kosova është një vend mik i Amerikës, shakaja në rrjetet sociale i ka kaluar kufijtë.

Në një fotomontazh e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se shtatorja e ish-Presidentit Bill Clinton, është zëvendësuar tashmë me atë të Donald Trump, shkruan “Magazina.al”.

Por nuk janë vetëm kosovarët që po e kthejnë në shaka fitoren e Trump, pasi në rrjetet sociale po qarkullojnë video e fotografi nga më qesharaket, që kur u mësua se Trump është President i Amerikës.



Një selfie me peshkaqenin e bardhë, ja si ‘buzëqesh’ tmerri i oqeaneve

Çmenduaria e njërëzve shkon deri në skajet më ekstreme kur është fjala për të fiksuar një kujtim të rrallë në një foto. Por jo çdo rast mund të falet, sidomos kur bëhet fjalë që në krah të selfies ke “tmerrin e oqeaneve” peshkaqenin e bardhë... edhe pse ky i fundit ka ‘buzëqeshur’ për një çast.



Video/ Incidenti në mbledhje, momenti kur Rama i ndërpret fjalën Shefit të Shtabit

Video më poshtë tregon momentin kur kryeministri Rama i ndërpret fjalën Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Joronim Baze, duke i thënë që je i painformuar.


Incidenti ndodhi gjatë mbledhjes në Zyrën Operacionale në Kryeministri për situatën e krijuar në vend nga përmbytjet.

Pak pasi Baze nisi të raportonte, Rama e ndërpret duke i thënë: “Korrigjo informacionin. Lërë ministren të raportojë se është më e informuar”.

Për më shumë shihni videon:

Letra/ Kur Gandi i shkruante Hitlerit: I dashur mik!


Fiksimet që i mundojnë femrat gjatë seksit

Ndodh shpeshherë që femrat nuk arrijnë ta shijojnë seksin dhe të përjetojnë orgazmën pasi kanë disa komplekse që nuk i lejon ato të ndihen të lira. Disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore të tyre janë:



Yüklə 6,39 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   341   342   343   344   345   346   347   348   ...   352




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə