Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə37/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   113

 
101
Kur reaksioni është i pakthyeshëm, mund të jenë të rëndësishme vetëm përqendrimet e reaktantëve. Kjo është 
mjaftë e qartë. Me fjalë tjera, me që reaksioni zhvillohet ashtu që vetëm reaktantët shndërrohen në produkte, 
ndërsa reaksioni i kundërt nuk kryhet, vetëm njësi të reaktantëve shndërrohen në njësi të produkteve, ndërsa e 
kundërta nuk kryhet. Në këtë rast nuk është me rëndësi sa do të jenë përqendrimet e produkteve të reaksionit, po 
sa do të jenë përqendrimet e reaktantëve në momentin e dhënë. Në çdo rast, shpejtësia do të jenë proporcionale 
me përqendrimet momentale të reaktantëve. 
Por, përqendrimi i reaktantëve me kalimin e kohës zvogëlohet, kjo do të thotë se reaksioni i dhënë i pakthyeshëm 
së pari do të rrjedhë më shpejtë, pastaj më ngadalë dhe më ngadalë.  
Nëse si masë për shpejtësinë e reaksionit të pakthyeshëm elementarë
*
 e konsiderojmë ndryshimin e përqendrimit 
të ndonjërit nga pjesëmarrësit në reaksion, v
 
(X), do të mund të shkruajmë shprehjen në të cilën v
 
(X) do ta 
paraqesim si funksion të përqendrimeve momentale të përqendrimeve të reaktantëve. Nëse barazimi i reaksionit 
është:  
A + B = C + D 
Për shpejtësinë e ndryshimit të përqendrit të reaktantit B do të shkruajmë:  
 
t
c



B
k c(A) c(B

Ku madhësia k quhet konstantë e shpejtësisë për reaksionin e dhënë. Vetë shprehja, quhet ligj kohorë për atë 
reaksion. 
Nëse, është fjala për reaksion elementarë të shpërbërjes i cili mund të paraqitet me barazimin si:  
2AB = A
2
 + B

Ligji kohorë merr formën: 
 
t
c



AB
 
k 
[
c(AB)
]
2
 
Nëse reaksioni nuk është elementarë dhe i pakthyeshëm, këso shprehje nuk guxohet të shkruhen. Për këso gjëra 
më tepër do të mësohet gjatë mësimit të kimisë fizike. 
Kur reaksioni është i kthyeshëm, në shpejtësinë e reaksionit do të ndikojnë 
patjetër edhe përqendrimi i reaktantëve dhe ai i produkteve, por edhe atëherë në 
numrin më të madh të rasteve (por jo edhe gjithnjë) shpejtësia do të jenë më e 
madhe në fillim, pastaj reaksioni do të rrjedhë gjithnjë më ngadalë dhe më 
ngadalë.  
Ngritja e temperaturës më shpesh, i përshpejton, ndërsa ulja e saj i ngadalëson 
reaksionet kimike. Shkaqet për këtë janë mjaftë të dukshme. Pikërisht, kur 
temperatura do të ngritet, grimcat e reaktantëve përfitojnë energji më të madhe 
dhe, rrjedhimisht, më lehtë mund të hyjnë në aktin elementarë të transformimit 
kimik.  
Ndikimi i temperaturës në shpejtësinë e reaksionit mundet të shprehet edhe 
kuantitativisht. Një mundësi është të përcaktohet i ashtuquajturi koeficienti i 
temperaturës së reaksionit, thjeshtë raporti i shpejtësive për reaksionin e njëjtë 
                                                           
*
 Elementarë është reaksioni i cili është rezultat i zhvillimit të vetëm një lloj të akteve elementare të transformimit kimik. Nëse në sistemin e 
reaksionit ndodhin më shumë lloje të akteve elementare, reaksioni është i ndërlikuar. 
 
Fig. 4.17. Në temperaturë më të 
lartë, grimcat kanë energji më të 
madhe  


 
102
të përcaktuar për dy temperatura që midis tyre dallohen për 10 K (që është e njëjtë me 10 
C)
*
. Eksperimentet 
tregojnë se në shumë reaksione (por jo në të gjitha) koeficienti temperaturnik

 ka vlera që sillen midis 2 dhe 4.  
 
 
PROCESET KATALITIKE  
Kataliza dhe katalizatorët 
Para shumë kohe të gjatë është treguar se disa reaksione rrjedhin më shpejtë atëherë kur në sistemin e reaksionit 
(reagues) janë të pranishme substanca të caktuara të cilat quhen katalizatorë

. Këto reaksione quhen katalitike
ndërsa vetë dukuria quhet katalizë. Gjatë kësaj, duhet pasur parasysh faktin se katalizatorët nuk mund të 
shkaktojnë rrjedhjen e reaksionit i cili aspak nuk mundet të zhvillohet nëse ato nuk janë të pranishëm.  
Në varësi nga ajo se a është sistemi reagues (përfshirë këtu edhe katalizatorin) homogjen ose heterogjen, 
reaksionet katalitike mund të jenë reaksione të katalizës homogjene dhe reaksione të katalizës heterogjene. 
Reaksionet katalitike homogjene kryhen në fazë të gaztë ose në tretësirë, ndërsa në reaksionet e katalizës 
heterogjene katalizatori më shpesh është i ngurtë. 
Madje që midis katalizatorëve dhe mënyrës së veprimit të tyre ekzistojnë dallime të dukshme, katalizatorët kanë 
edhe karakteristika të përbashkëta: 

  pas mbarimit të reaksionit, katalizatorët mbeten kimikisht të pandryshuar, edhe sasitë mbeten të barabarta si 
para dhe pas reaksionit, por kjo nuk do të thotë se katalizatorët nuk marrin pjesë në reaksionet kimike që i 
katalizojnë (për këtë shih më poshtë);  

  katalizatorët nuk mund të shkaktojnë reaksione që janë të pamundshme, por mund ti përshpejtojnë 
(nganjëherë edhe për qindra, po edhe miliona herë) reaksionet të cilat, pa praninë e katalizatorëve do të 
zhvilloheshin ngadalë

  katalizatorët nuk mundet ta ndryshojnë gjendjen e ekuilibrit deri në të cilat sjellin reaksionet e kthyeshme, 
por mundet të mundësojnë kjo gjendje të arrihet shumë shpejtë; 

  sasi të vogla të katalizatorëve mund të katalizojnë reaksione në të cilat sasi të mëdha të reaktantëve kimikisht 
do të transformohen; 

  katalizatorët karakterizohen me specifika të cilat mund të sillen midis dy ekstremeve – katalizatori të 
katalizojë numër të madh të reaksioneve të reaktantëve të ndryshëm
§
 ose ai të jenë krejtësisht specifik, 
thjeshtë të katalizojë vetëm një reaksion të caktuar të vetëm reaktantëve të veçanta
**

                                                           
*
 Kushtet gjat të cilave është zhvilluar reaksioni (me përjashtim të temperaturës) në të dy rastet duhet të jenë të njëjta.  
† Koeficienti temperaturik shënohet me shkronjën greke gama (

)


 
Përskaj katalizatorëve, ekzistojnë edhe substanca të quajtura inhibitorë në praninë r të cilëve reaksionet ngadalësohen.
  
§
 Të tilla janë, të themi, jonet hidrogjen, platina koloidale dhe disa të tjera. 
** Të tilla janë disa enzime për veprimin e të cilave do të bëhet fjalë më poshtë. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə