Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə36/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   113

 
99
 
 
4.3. KINETIKA KIMIKE  
  
 
KUPTIMET THEMELORE  
 Shpejtësia e reaksioneve kimike  
Reaksionet kimike kryhen me qëllim të caktuar. Ndonjëherë qëllimi është përfitimi i ndonjë produkti. 
Ndonjëherë duam të shfrytëzojmë energjinë që lirohet gjatë zhvillimit të ndonjë reaksioni. Ndonjëherë 
dëshirojmë reaksioni të kryhet shpejtë, për shembull te reaksionet që janë bazë për veprimin e eksplozivëve. Në 
rastin tjetër, kur duam të studiojmë një proces, na duhet kohë që ti kryejmë gjitha matjet e nevojshme, më shumë 
do të na përgjigjej ai të kryhet ngadalë. Duhet, d.m.th. të njihemi me nocionin për shpejtësinë e reaksioneve 
kimike.  
Me nocionin për shpejtësi ja takuar deri tani  edhe në jetën e përditshme edhe gjatë mësimit të fizikës. Fizicientët 
shpejtësinë e një trupi që lëvizë e definojnë si raport midis rrugës së kaluar dhe kohës së nevojshme që kjo të 
realizohet. Rruga e kaluar, paraqet ndërrimin e pozitës së trupit.  
Edhe në kimi veprohet njëjtë. Edhe në reaksionet kimike mund të llogarisim se shpejtësia do të jetë raport i 
rrugës së kaluar dhe kohës që nevojitet për këtë me atë që ndryshimi i sasisë së substancës të ndonjërit ka rolin e 
rrugës. Sipas asaj, shpejtësinë e reaksionit do ta definojmë si raport i ndryshimit të sasisë të ndonjërit nga 
konstituentët në sistemin reagues (të themi, H) pjesëtuar me koeficientin stekiometrik të atij konstituenti dhe me 
kohën që nevojitet që të vijë deri te ndryshimi i tillë i sasisë së H: 

t

1
 
 
 
X
X

n

 
Për këtë madhësi tani rekomandohet emri shpejtësia e konversionit (thjeshtë shpejtësia e shndërrimit), derisa 
termi shpejtësi e reaksionit do të duhej të nënkuptohet për madhësinë v e cila është e definuar me shprehjen: 
 v 

t
V

1
 
 
 
X
X

n

 
thjeshtë 
V
J

v
 
Ku V është vëllimi i sistemit të reaksionit (reagues). 
Ne, tani për tani, për shpejtësi të reaksionit do ta konsiderojmë madhësinë e shënuar me J
Mbaj në mend:  
Shpejtësia e reaksionit është raport midis ndryshimit të pikarritjes së tij dhe kohës së nevojshme të 
kalojë për të ardhur deri në ndryshimin e tillë të vlerës së arritjes së reaksionit. 
Për shkak se sasitë e konstituentëve nuk mundet të maten drejtpërdrejtë, si masë për shpejtësinë e reaksionit 
merret ndryshimi i përqendrimit të ndonjërit prej pjesëmarrësve në reaksion. Nëse veprojmë kështu, arrijmë 


 
100
deri në madhësinë që quhet shpejtësi e ndryshimit të përqendrimit të ndonjërit nga pjesëmarrësit (anëtarët) 
në reaksion. Kjo madhësi shënohet me v(X)
*
 dhe është e definuar si raport midis ndryshimit të përqendrimit të 
pjesëmarrësit në reaksionin që e kemi shënuar me X  dhe kohën që është e nevojshme për të ardhur deri te 
ndryshimi i tillë i përqendrimit.  
Duke përdorur simbolet për madhësitë mund të shkruajmë:  
 
 
 
t
c




X
X
v
 
Në shprehjen e sipërme parashenja pozitive në anën e djathtë merret nëse substanca X është njëri nga produktet e 
reaksionit. Përkundër kësaj, parashenja është negative në rastin kur X është ndonjë nga reaktantët. Kështu 
veprohet për v
 
(X) çdoherë të jenë madhësi pozitive. Me fjalë të tjera, përqendrimi i reaktantëve gjatë reaksionit 
zvogëlohet,  Δc
 
(X) është negative, edhe v
 
(X) do të ishte negative, nëse nuk vendoset në anën e djathtë, 
parashenja negative

.  
Nëse marrim parasysh pjesëmarrës të ndryshëm në reaksion, shpejtësitë e ndryshimit të përqendrimit të tyre 
mundet (por nuk është patjetër) të jenë të barabarta. Do të barazohen vetëm atëherë kur të gjithë koeficientët 
stekiometrik në barazimin e reaksionit janë midis tyre të barabartë, thjeshtë, nëse, gjatë mënyrës së rëndomtë të 
shënimit të barazimeve të reaksioneve, gjithë koeficientët stekiometrik janë të barabartë me një.  
çdo rast,  
 shpejtësia e reaksionit është raport midis ndryshimit të arritjes së tij dhe kohës që duhet të kalojë për 
t’u arritur deri te ndryshimi i tillë i arritjes së reaksionit; 
 më shpesh shfrytëzohet madhësia shpejtësia e ndryshimit të përqendrimit të pjesëmarrësit (anëtarit) të 
dhënë, thjeshtë raporti midis ndryshimit të përqendrimit të atij anëtari dhe kohës për të cilën ka 
ardhur deri te ndryshimi i tillë; 
 shpejtësia e ndryshimit të përqendrimit të reaktantit të dhënë ose produktit të reaksionit, nuk duhet të 
quhet shpejtësi e reaksionit; 
 kur flasim për shpejtësinë e ndryshimit të përqendrimit, patjetër të theksojmë se për cilin përqendrim 
(thjeshtë, për përqendrimin e cilit pjesëmarrës në reaksion) bëhet fjalë. 
 
Nga ndikimet mbi shpejtësinë e reaksioneve, më së lehti është të kuptohet ajo e 
përqendrimit. Pikërisht, për të ardhur deri në aktin elementarë të transformimit 
kimik, grimcat e reaktantëve duhet të arrijnë afër njëra tjetrës. Kur përqendrimi i 
substancave është më i madh, në vëllimin e dhënë të sistemit ka më shumë 
grimca.  
Kështu, marrë në përgjithësi, sa më afër të jenë grimcat njëra tjetrës, 
besueshmëria ato të afrohen aq afër sa që mund të këmbejnë atome bëhet më e 
madhe. 
Në rastin e reaksioneve midis gazrave, rritja e shtypjes ka efektin e njëjtë sikur 
rritja e përqendrimit.  
                                                           
* Lexohet v-për-iks, me atë që në realitet, përmendet emri i substancës X. 
† Është e mundshme, në vend të kësaj, gjithkah të merren vlera absolute. 
 
Fig. 4.16. Kur përqendrimi i 
reaktantëve është më i madh, 
grimcat janë më afër njëra tjetrës  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   32   33   34   35   36   37   38   39   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə