29 Dopler Kristian J. pmd



Yüklə 82,06 Kb.
Pdf görüntüsü
tarix01.08.2018
ölçüsü82,06 Kb.
#60037

background image
Sa herë që një makinë, duke i rënë borisë, na kalon pranë, kur ajo na afrohet, zëri i borisë

dëgjohet më “i hollë” dhe sapo makina fillonë të largohet zëri dëgjohet më “i trashë”. Ky

ndryshim i papritur i lartësisë së zërit shkaktohet nga “efektit Dopler”.  Kristian Dopler

(Christian Doppler) zbuloi, ose me saktë  parashikoi, këtë dukuri më 1842, kur ndodhej

me punë në Pragë. Ai pohoi që një vrojtues në lëvizje relative në lidhje me një burim zëri

ose drite, vrojton ndryshim të frekuencës apo të ngjyrës.

Punimi origjinal i Doplerit titullohej “ Mbi ngjyrën e dritës së yjeve të dyfishtë dhe disa

yjeve të tjerë të hapesirës qiellore”. Dopleri parashikonte përbërësit e një ylli dyfish, të

cilët rrotullohen rreth njëri-tjetrit, duhet të kenë ngjyra të ndryshme; ylli që lëviz drejt

nesh duhet të jetë më blu kurse tjetri më i i kuq. Astronomët në atë kohë, sigurisht, nuk

mund ta konfirmonin në fakt një gjë të tillë,  ndaj dhe parashikimi i Doplerit nuk u

pranua nga të gjithë. Kur filloi përdorimi i analizës spektrale, zhvendosjet e vogla të

vizave spektrale bënë të mundur të maten shpejtësitë e rrotullimit të yjeve, madje dhe

zgjerimi i gjithë Universit.

Efekti Dopler përdoret gjerësisht në fizikë dhe teknologjitë e sotme moderne. Shpejtësitë

e makinave, anijeve dhe aeroplanëve mund të maten me anë të ndryshimit të frekuencës

së valëve elektromagnetike të pasqyruara prej tyre; ultratingujt duke depërtuar në trupin

e njeriut, në përputhje me efektin Dopler, mund të bëjnë të dallueshëm lëvizjen e zemrës

apo qarkullimin e gjakut.

Policia mund të masë shpejtësinë

e makinave me anë të radarit

Dopler dhe të gjejë drejtuesin e

mjetit.

Dopleri lindi në Salzburg të Austrisë në familjen e një gurëgdhëndësi. Shtëpia e tyre

ishte ngjitur me shtëpinë e familjes Moxart. Ai studioi në Politeknikun e Vjenës dhe

Universitetin e Vjenës, por, mbasi mbaroi, e pati të vështirë të gjente një punë të

përshtatshme si pedagog ose kërkues. Pranoi një ofertë nga Praga, Bohemi (në atë

kohë pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze), dhe u shpërngul në qytetin e bukur.

Qëndroi 12 vjet në Pragë ku dha mësim në Politeknikun e Pragës dhe u mor me punë

kërkimore. Këtu u martua me dashurinë e rinisë, Mathilde Shturm të Salzburgut, e cila

i dhuroi pesë fëmijë.

Më 1848 Dopler zhvendoset në Banska Stiavnica, Sllovaki, për të dhënë mësim në

Akademinë e famshme të Minierave. Atje u përqendrua në problemet e magnetizmit të

Tokës. Mbas shpërthimit të revolucionit në Hungari, familja Dopler kthehet në Vjenë.

Atje Dopleri themelon të parin Institut Austriak të Fizikës. Dopleri bëri shumë studime

shkencore, por emri i tij do të kujtohet përherë i lidhur me efektin e tij të famshëm. Në

moshën 50-vjeçare Dopleri u ndje i rraskapitur dhe shëndeti filloi t’i bjerë. Kërkoi të

merrte veten   në Venecian plot diell, por vdiq menjëherë mbas mbërritjes dhe u varros



atje, në ishullin shën Mikele.

Kur burimi i dritës afrohet, vrojtohet një

rritje e frekuencës së matur (zhvendosja

blu) dhe kur largohet vrojtohet zvogëlim i

frekuencës së matur (zhvendosja e kuqe).

Kristian Johan Dopler

1803 - 1853

Yüklə 82,06 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə