Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj


Gjate transportimit vetiak te droges



Yüklə 0,56 Mb.
səhifə11/21
tarix15.10.2018
ölçüsü0,56 Mb.
#74324
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   21

Gjate transportimit vetiak te droges
Ne sendet vetiake le transportuesit: Me te perhapura jane valixhet me funde te dyfishta. Perdoren vecanerisht nga trafkantet shqiptare per trafikimin e droges, me avion, nga Turqia ne Zvicer. Ne kalimet e paligjshme te kufirit, droga transportohet me canta, thase etj. Te tilla mjete perdoren edhe ne trafikimin e droges me gomone.

Ne veshjet dhe sendet e perdorimit personal: Ne kete rast droga futet ne xhupa, astar e kanavace, nen rroba, ne kulete, ne paketa cigare, ne bastune me boshllek brenda, ne bishta cadrash, ne shuajt dhe takat e kepuceve, ne kellefet e syzeve, ne stilolapsa etj.

Ne sende ushqimore apo sende te tjera: Droga futet ne ushqime, ne konserva, ne shishe plastike. I futin ne veze, portokalle, molle, sapun etj, duke hequr masen e brendshme. Droga fshihet ne sende zbukurimi, kukulla, buste e sende te punuara me allci.

Ne trupin e personit: Ne disa raste gjate kontrolleve, droga eshte gjetur ne trupat e udhetareve. Verehen edhe raste te fshehjes se droges me ane te gelltitjes dhe kur mberrijne ne destinacion i nxjerrin me jashtqitje.
Fshehje e droges gjate trafikimit me anije
Ne anije, zakonisht transportohen sasira te medha droge. Kjo paketohet dhe bashkohet me mallrat e tjera, me etiketime te rreme si kafe, sheqer, miell etj. Ne ndonje rast droga fshihet midis mallit te transportuar si fruta-perime, lende ndertimi etj. Eshte verejtur edhe fshehja e droges ne pjese te ndryshme te vete anijes si ne fundet e dyfishta te anijeve apo te serbatoreve.

6.6 Krimet ne fushen e narkotikeve
Ne shoqerite bashkekohore kriminaliteti paraqitet si nje dukuri qe ekziston pavaresisht nga fakti se sa jane te zhvilluara ose jo keto vende. Format me te renda te tij godasin pasurite morale dhe materiale, duke manifestuar efektet e veta negative per shoqerine. Kriminaliteti vazhdon te jete nje dukuri e nderlikuar dhe heterogjene gje qe shpesh behet objekt studimi. Klasifikimet rreth tij jane te shumta, nder te cilat mund te permendim klasifikimin e tij sipas shkalles dhe peshes se rrezikshmerise shoqerore234. Pra, ne vepra penale te renda dhe te lehta. Si vepra penale te renda jane: vrasjet, plackitjet235, vjedhjet me thyerje, dhunimet, falsifikimet, mashtrimet e tjera. Per keto vepra penale ligji parashikon denime te ashpra dhe te larta, ndersa veprat e lehta penale jane: vjedhjet e imta, crregullimet e rendit dhe te qetesise publike, lendimet e lehta fizike (trupore), fyerjet, shpifjet, per te cilat jepen denime te lehta. Sipas Ragip Halilit: "Kriminaliteti eshte dukuri mjaft komplekse, dukuri shoqerore qe paraqitet me vete paraqitjen e shoqerise njerezore dhe dukuri mjaft heterogjene, si per nga forma dhe shkaqet e paraqitjes se tij"236. Kriminaliteti manifestohet ne forma te ndryshme, sic jane edhe raportet shoqerore dhe te mirat, te cilat atakohen dhe rrezikohen me sjellje kriminale. Ne literaturen kriminologjike jane te njohura ndarjet dhe kriteret per klasifikimin e sjelljeve kriminale.
Sipas klasifikimit juridiko-penal te se drejtes pozitive, veprat penale, pergjithesisht sjelljet kriminale ndahen ne vepra penale kunder shtetit ose kunder rregullimit shteteror, ne veprat penale kunder jetes dhe shendetit, ne vepra penale kunder prones ne veprat penale kunder nderit dhe dinjitetit, ne veprat penale kunder shendetit, ne veprat penale kunder sigurise ne komunikacion apo sistemit te rrugeve, ne vepra penale kunder rendit dhe rregullimit juridik, ne vepra penale kunder forcave te armatosura, etj237.
Ne punimet e ndryshme kriminologjike flitet per forma te reja te sjelljeve kriminale qe kane te bejne me tregtine e palejuar te narkotikeve, terrorizmin, rrembimin si dhe format e kriminalitetit te organizuar dhe te kryera nga delikuentet profesional238.

Fusheveprimi i kriminalitetit te organizuar eshte mjaft i gjere dhe ai paraqitet ne forma te ndryshme dhe shoqerohet me nje specializim te ngushte te organizatave kriminale. Disa organizata kriminale merren me te organizuarit sipas nje plani e sistemi te caktuar e te persosur mire te prostitucionit, te tjeret me organizimin e tregtise se narkotikeve, grupet


tjera kriminele me vrasjen e njerezve239 per te holla e te tjeret me organizimin e kercenimeve dhe shantazheve te ndryshme240.
Format e kriminalitetit te organizuar lindin dhe paraqiten ne ata permasa qe afrojne mundesi me te medha per fitimin e te hollave. Tregtia e palejuar241 e narkotikeve ose drogave, organizimi i prostitueionit, bixhozi etj, jane disa nga aktivitetet qe ofrojne fitime te medha. Aktivitete te tilla qe sjellin fitime te medha dhe te jashtezakonshme, mund te realizohen me kercenime, dhunes, korrupsionit, ku per keto qellime shfrytezohen gangsteret si mercenare, te cilet per te holla kryejne vepra te ndryshme penale. Keto forma te aktiviteteve kriminale jane me te zhvilluara ne SHBA dhe ne shtetet euro perendimore."

Keshtu shefi i Narkokartelit Kolumbian Pablo Eskobar, ka kryer organizimin per likuidimin e personaliteteve te tjera te cilet ne cfaredo menyre kane penguar veprimtarine e tij kriminale. Po ashtu vlen te permendet edhe mafia ruse, e cila sot eshte bere


nje nder organizatat me te rrezikshme kriminale ne boten bashkekohore, ku aktiviteti i tyre themelor manifestohet ne gjetjen e rrugeve te reja ne tregtine me pije narkotike.242
Me te drejte disa autore perqendrojne thenien se kriminaliteti i organizuar me narkotike ose droga, ne pergjithesi tregtia e palejuar e narkotikeve, do te ishte e pamundur dhe nuk do te kishte jete te gjate sikur mos te kishte ndihmen dhe mbrojtjen e autoriteteve shteterore243 ne pushtet, qarqeve ne banka, ekonomi, polici dhe gjyqe, te cilat mbrojtje arrihen me shantazhe, dhune, dhenie te ryshfetit, e te cilet jane viktime e kriminalitetit te organizuar dhe tregtise me pije te ndryshme narkotike, si nje nder format e vecanta dhe me te rrezikshme te kriminalitetit te organizuar.
Pra, kriminaliteti i organizuar manifestohet ne shume forma dhe ne shume permasa, por me se shpeshti eshte i shprehur ne organizimin e tregtise ne pije te ndryshme narkotike (droge), Kriminaliteti i organizuar244 me narkotike ose droge, se pari eshte paraqitur ne Kine ne fillim te shekullit 19-te, pastaj ne SHBA dhe ne shtetet e Evropes dhe tani eshte i perhapur ne krejt rruzullin tokesor. Kjo veprimtari, qe prej dy shekujsh, eshte perhapur me tc madhe ne te gjitha shtetet e botes, ku me kete veprimtari te ndyre merren disa milione njerez245". Te shumta jane edhe viktimat e perdorimit te saj. Keshtu, nga 15 milion toksikomane sa ka pasur ne tere boten ne vitin 1908, gati 80% kane qene viktima te keqperdorimit dhe konsumimit te opiumit dhe te derivateve te tyre morfines dhe heroines.
6.7. Tregtia ilegale me narkotike-nje nder krimet me te perhapura
Tregtia e paautorizuar e substancave narkotike ose drogave dhe me substanca psikotrope, bashkimi dhe organizimi i rrjetit te shitesve eshte nder format me te shpeshta dhe me te rrezikshme te formave te reja te kriminalitetit ne boten bashkekohore. Si forme e re dhe teper e rrezikshme e shfaqjes se kriminalitetit-tregtimi i pijeve te ndryshme narkotike ose drogave kryhet nga persona me prirje kriminale, te cilet synojne te realizojne te ardhura dhe fitime te medha. Perhere, ata tregojne aftesi dhe gjeturi te larte nisur nga motivet per t'u marre me tregti te paautorizuar dhe ilegale te pijeve narkotike ose drogave dhe nga lakmia per pasurim, apo per mbajtjen e familjes, deshira per te permiresuar gjendjen ekonomike dhe deshira per jete qe shquhet nga luksi ne veshje, ne stoli teper te shtrenjta qe perhere bien ne sy te grupet e shtresave te pasura, te cilat kane shpenzime teper te medha e ne vecanti ne veshje shume te shtrenjta.
Ata jane te organizuar ne grupe dhe organizata te regjistruara ne menyre legale, ku regjistrohen sa per sy e faqe per te pasur mbulese para organeve te pushtetit, policise dhe administrates. Aktivitetet kriminale i kane te maskuara me nje organizim me strukture organizative246 mjaft te degezuar dhe te persosur. Gjate tregtimit te pijeve te ndryshme, narkotike ose drogave, menyra e punes dhe aktiviteti i tyre eshte mjaft konspirativ
dhe mbeshtetet ne veprimet e fshehtesise se plote.
Si kriminaliteti i organizuar ashtu edhe ai profesional kane si pikesynim "trafikimin e droges", te armeve te zjarrit, realizimin e transaksioneve jo te ligjshme financiare, te prostitucionit, te karburanteve dhe duhanit, vjedhjen e pasurise ne banka, vjedhjen e automjeteve dhe shitjen e tyre247, "trafikimin" e femijeve ne forma te ndryshme, trafikimi" klandestin te njerezve nepermjet detit dhe tokes, vrasjet, falsifikimet e vizave, te pasaportave, parave etj. Mundesia per te arritur fitime te medha nepermjet tregtise ilegale te substancave te ndryshme narkotike ose drogave, shume persona dhe organizata kriminale i motivon qe te merren me kete veprimtari kriminale.
Anetaret e ketyre organizatave kriminale ne keto veprimtari kriminale ne menyre te persosur kryejne fshehjen e narkotikeve me rastin e transportimit me mjete te transportit. Personat qe merren me kete veprimtari fshehin gjurmet, qe me pare studiojne vendet ku prodhohet droga, dendesine e trafikut rrugor, kohen e marrjes se narkotikeve etj. Ata kane
nje sistem te organizuar te njoftimit per veprimin e tyre kriminal te tregtise se narkotikeve, e lidhjeve, sigurimin e pajisjeve te nevojshme teknike248 per zhvillimin e kryerjes se tregtimit te narkotikeve. Perhere jane te gatshem qe te bejne shantazhe te ndryshme, nderhyrje te domosdoshme per dhenien e ndihmes se shpejte ne raste kur verehet se po deshton plani i tyre kriminal.
Cdo gje behet me nje organizim te persosur, ku shefi i tyre perben hallken kryesore ne cdo aksion. Grupi ekzekutues i vepres ne fjale njeh mire rruget per ta shfrytezuar, nga ka per te levizur dhe kohen e kryerjes se vepres kriminale. Ata studiojne kushtet atmosferike, kohen e sezoneve turistike, frekuencen e turisteve ne pika kufitare, rrethanat negative dhe pozitive per kryerjen e vepres, sigurimin nga te papriturat, pa gjurme dhe shenjat ne vendin ku duhet ta marrin narkotikun. Ata jane te gatshem perhere qe te bejne improvizime ne fatkeqesi komunikacioni per te terhequr vemendjen e doganiereve ne kohen kur duhet ta kalojne kufirin per ta vazhduar rrugen me tej. Telekomunikimin e kane me te persosurin, sipas teknikes se fundit, dhe kane perhere ne dispozicion automjete249 te persosura, avione, helikoptere e shume sende te tjera vetem per ta arritur qellimin e caktuar qe ia parashtrojne vetes gjate tregtimit te narkotikeve.
Shperndarja, keqperdorimi dhe furnizimi me pije narkotike ose droga dehese, qofshin ate natyrore ose sintetike, eshte krim me pasoja te demshme e te rrezikshme ndaj njerezimit, e ne vecanti ndaj te rinjve.
Bashkesia boterore po shfaq shqetesim te madh per shkak te tregtise se palejuar te narkotikeve dhe per sjelljet kriminale te narkomaneve. Prirja e semure per te perdorur vazhdimisht droga apo pijet e ndryshme narkotike me pasoja te renda per shendetin dhe per sjelljet e personave qe i konsumojne ato,250 shpesh eshte shkak i perfshirjes se narkomaneve ne aktivitete kriminale.
6.8 Shkaqet dhe faktoret kryesore qe ndikojne ne tregtine e palejuar te narkotikeve
Kriminaliteti i organizuar251 me narkotike, ne pergjithesi dhe tregtise se palejuar te droges ose pijeve te ndryshme narkotike ne veçanti, paraqitet mjaft komplekse.

Tregtia e palejuar e substancave narkotike manifestohet ne radhe te pare kunder te mirave dhe vlerave materiale dhe vlerave kryesore te njerezimit, siç jane nderi, shendeti, miqesia, dija etj. Si i tille, ky lloj kriminaliteti i ka rrenjet e veta, shkaqet e veta, historine e vet dhe manifeston ndikim te caktuar kriminal ne sferat e ndryshme te jetes ekonomike, politike, juridike, morale, kulturore, familjare, etj.



"Kriminaliteti ne Evrope, qe nga viti 1989 deri ne ditet e sotme, ka pesuar ndryshime cilesore dhe sasiore nga kriminaliteti tradicional. Keto ndryshime jane shkaktuar nga qarkullimi i lire i personave dhe nga hapja e kufijve, ku ne vendin tone, gjate kesaj periudhe, jane shfaqur disa forma te reja te kriminalitetit te organizuar dhe shtrirja e gjere e saj. Nje nder format e kriminalitetit te organizuar eshte edhe prodhimi, kultivimi, shitja, nxitja per perdorim, brenda dhe jashte vendit, e droges narkotike ose e substancave psikotrope252.
Sido qe te jene te hulumtuara dhe te mesuara, shkaqet dhe kushtet e vecanta dhe te drejtperdrejta te kesaj forme kriminale, do te ishte e gabuar te mendohet se me ndihmen e disa shkaqeve mund te shpjegohet kriminaliteti i organizuar ne teresi dhe tregtia e jashteligjshme e drogave, narkotikeve ose e substancave psikotrope, ne veçanti.253 Studimi i kriminalitetit te organizuar ne fushen e narkotikeve. sidomos te tregtise se palejuar te tyre, prodhimi, kultivimi, shitja, nxitja per perdorim, brenda dhe jashte vendit e droges narkotike ose e substancave psikotrope, qofte si dukuri me perrnasa te rrezikshme kriminale dhe lidhja e tyre me kriminalitetin ne pergjithesi, eshte ceshtje thelbesore. Sipas kesaj, tregtia e palejuar e lendeve narkotike mund te kuptohen drejt nese trajtohen si shprehje e veprimit te kushteve te pergjithshme qe e karakterizojne shoqerine ne teresi.
Kriminaliteti i organizuar me narkotike ne shoqerite bashkekohese, eshte nje dukuri mjaft e nderlikuar e problem boteror, shkaktuar nga ndikimet e faktoreve te shumte kriminogjene, siç jane: krizat ekonomike, varferia, papunesia, pasurimi i shpejte, kriza e banimit, emigracioni, prostitucioni, alkoolizmi, narkomania dhe dukuri te tjera socio-patologjike, siç jane familjet e degraduara, familjet deficiente, shfaqjet e luftes, konfliktet politike, i nxisin disa te rinj ne kriminalitetin e organizuar duke ua mundesuar dhe lehtesuar tregtimin e palejuar me lende narkotike e keqperdorimin e tyre. Ketu ben pjese edhe faktori i imigracionit si shkaktar i kriminalitetit te organizuar.
Duke studiuar kete fenomen, nga aspekti kriminologjik si dhe faktoret kriminogjene, u afrohemi shkaqeve te terthorta te sjelljeve kriminale. Tregtia e palejuar e drogave ose e substancave te ndryshme narkotike, eshte rezultat i shume faktoreve. Eshte veshtire te thuhet se vetem nje faktor mund te shkaktoje paraqitjen e kesaj dukurie ne kohera, ne mjedise dhe ne kushte te ndryshme dhe te personat e ndryshem. Kriminaliteti i organizuar i narkotikeve paraqet dukuri negative shoqerore me pasoja te renda per shoqerine. Ne paraqitjen e kesaj dukurie ndikojne shume faktore, si te natyres objektive (te jashtem) ashtu edhe te natyres subjektive (te brendshem) por gjithmone duhet te kemi parasysh varesine e tyre dhe marredheniet e ndersjella te faktoreve kryesore.


Disa nga faktoret kryesore jane si me poshte:

Shkaqet dhe faktoret kryesore qe ndikojne ne tregtine e palejuar te narkotikeve





4 44

3

2

1



Faktoret ideopolitike dhe subjektive

Faktoret mikro - grupore




Faktore te jashtem




Faktore te brendshem









    1. - Teoria e faktorit

    1. – Teoria e funksionaliste

    1. - Teoria e kuazalitetit ne pikpamjet e determinizmit shkencor.








        1. - Kontradiktat familjare

        2. - Familje te degraduara dhe te mangeta (deficente).

        3. - Raportet prinder-femije

        4. - Emigracioni

        1. - Kriza ekonomike

        2. - Varferia

        3. - Papunesia dhe kushtet e veshtira te banimit.

Kriminaliteti i organizuar



KREU VII

PARANDALIMI

7.1 Hyrje ne parandalimin e kriminalitetit me narkotike.
Kriminaliteti i organizuar me narkotike, kryhet nga personat e ndryshem qofshin ata si individe apo grupe te organizuara kriminale. Ky lloj kriminaliteti kryhet me futjen ose nxjerrjen fshehurazi te lendeve narkotike te ndaluara e te paligjshme, veprim ky qe ne te gjitha shtetet paraqet veper penale, per te cilat ne shume shtete jane parapare denime shume te renda. Nga ana tjeter, fitimet jashtezakonisht te medha te tregtise se palejuar te narkotikeve nxisin shtimin e numrit te organizatave profesionale kriminale. Ne kuader te veprimtarise kriminale te tregtise me narkotike, viteve te fundit ka perpjekje jo vetem te tranzitimit te narkotikeve, por edhe te strehimit ose te magazinimit te sasive te narkotikeve. Nga kjo dukuri nuk ben perjashtim Shqiperia.
Zhvillimet e kesaj forme tipike te kriminalitetit ne shoqerite bashkekohese po shoqerohen gjithnje e me shume me nje rritje te luftes kunder kriminalitetit te organizuar ne fushen e narkotikeve. Sot, vemendja drejtohet ne radhe te pare ne drejtim te parandalimit te pergjithshem, i cili arrihet me ndermarrjen e aksioneve te ndryshme sociale, te drejtuara ne eliminimin e shkaqeve direkte, objektive dhe subjektive te kriminalitetit ne pergjithesi dhe dukurive te tjera social-patologjike, ne vecanti. Fjala eshte per ndermarrjen e masave te ndryshme te karakterit ekonomik, social, edukativ, kulturor, shendetesor etj.
Me qellim qe te parandalohet kriminaliteti ne pergjithesi si pikenisje, supozohet zhvillimi i aktivitetit intensiv preventiv nga ana e familjes, shkolles dhe institucione te tjera kulturore, te cilat mund te luaine rol te rendesishem preventiv. Gjithashtu, ndertimi institucioneve perkatese per funksionimin preventiv te opinionit, organizimi i formave te ndryshme parandaluese dhe orientimi ne arsimimin profesional, zhvillimi dhe organizimi i mbrojtjes sociale, rekreacionit dhe shfrytezimi konstruktiv i kohes se lire duke u marre me aktivitetet te lira sportive, themelimi i institucioneve per edukimin sensibilizimin, trajtimin psikologjik, psikiatrik dhe mjekesor, jane disa nga masat qe marrin shtetet qe te mund te perballojne dhe parandalojne kriminalitetin ne forma te ndryshme dhe te shmangin burimet personale te sjelljeve kriminale.
Nje vemendje e vecante i kushtohet politikes penale kunder krimeve ne pergjithesi dhe atyre ne fushen e drogave ne vecanti. Kuptohet politika kriminale, ligjet, sanksionet penale, organet e represionit254, si forma shume te rendesishme dhe elementet te domosdoshme te saj jane te lidhura ngushte me sistemin e masave te parandalimit te kriminalitetit te permendura ne siper.
Pra, normat ligjore sanksionet dhe organet penale kane rendesi te parandalimit te pergjithshem dhe special, per cka jane te domosdoshme edhe ne kushtet bashkekohore te parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit te organizuar me lende narkotike si forme e vecante e kriminalitetit.
Per parandalimin e kriminalitetit te organizuar ne fushen e narkotikeve, ne cdo shtet ndermerren aksione ne planin e gjere ne baze te programeve sistematike, te cilat bejne te mundshem zhvilIimin e aksioneve te tilla ne drejtime te ndryshme. Nga ana tjeter, permiresimi i kushteve materiale te jetes, puna e suksesshme edukative ne shkolla, themelimi i institucioneve te specializuara kunder krimit, formimi i organeve te specializuara antidroge dhe kunder narkomanise etj, japin rezultate ne parandalimin e kesaj forme te kriminalitetit.
Ne cdo shtet eshte e domosdoshme te kete programe preventive me qellim qe ne luften kunder kriminalitetit ne pergjithesi te angazhohen eksperte profesionale, si: kriminologe, kriminaliste, sociologe, psikologe, psikiater e gazetare dhe perhere te bashkepunohet me organet nderkombetare antidroga, sepse forma e kriminalitetit te organizuar me narkotike,
konsumimi dhe shperndarja e narkotikeve nga ana e te rinjve te shteteve te tjera ne shtetin ku paraqitet kjo dukuri merret si pike e zeze, sepse e ardhmja e nje shteti perhere varet nga mosparaqitja e kriminalitetit ne forma te ndryshme.
Por parandalimi dhe luftimi i tij konsiderohet si nje intervenim me i gjere ne shkalle boterore cka kerkon ne menyre te domosdoshme zhvillimin e
aksionit parandalues ne planin nderkombetar. Ne kete drejtim nje rol te madh luajne organizatat nderkombetare, rajonale te cilat hartojne rekomandime, strategji ne nivel rajonal dhe me gjere. Nder keto organizata mund te permendim edhe organizaten e Kombeve te Bashkuara me institucionet e tyre te specializuara, te cilat qysh ne vitin 1948 kane vendosur marrjen e masave per parandalimin dhe luftimin e ketij lloj kriminaliteti ne shkalle nderkombetare.
Prane Kombeve te Bashkuara vepron Fondi i Kombeve te Bashkuara per kontrollin e keqperdorimit te drogave (UNFDAC), SAODAP - Byroja speciale e aksioneve per parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit te organizuar me mjete narkotike apo drogave, INCB, Organi nderkombetar per kontrollin e drogave (prane OKB) INTERPOL, Policine nderkombetare etj255. Ne lemin nderkombetar pervec Kombeve te Bashkuara, veprojne edhe organizata dhe institucione te ndryshme te specializuara dhe rajonale256, te cilat e zhvillojne aktivitetin e tyre, pavaresisht se per cilin shtet eshte fjala.
Keto organizata dhe institucione zhvillojne veprimtari te shumta te cilat synojne parandalimin dhe luftimit e kriminalitetit ne pergjithesi. Perhere ne keto kongrese dhe ligjerata debatohet edhe per kriminalitetin e organizuar ne fushen e narkotikeve si nje nder format me tipike te kriminalitetit, per dukurine e narkomanise dhe per problemin gjithnje e me te madh te perhapjes se narkotikeve ne bote. Ne keto kongrese jane miratuar shume rezoluta dhe rekomandime shume te dobishme, qe mund te sherbejne per te udhehequr aksione parandaluese ne vendet e ndryshme ndaj kriminalitetit te organizuar ne forma te ndryshme dhe me narkotike.
Parandalimi me sukses i kriminalitetit, kerkon parase gjithash percaktimin e sakte te qellimeve, objektivave dhe mjeteve te realizimit te tyre. Zhvillimi i parandalimit dhe luftimit te tij mund te definohet ne dy drejtime - ate teorik dhe praktik.

Aspekti teorik i parandalimit dhe luftimit te kriminalitetit ka te beje me aspekte parimore dhe me percaktimin e sakte te koncepteve teorike te parandalimit te veprimeve kriminale257. Dhe ne aspektin praktik kur legjislacioni penal, jo vetem eshte i arrire, por ai te zbatohet rigorozisht ne praktike dhe kur institucionet juridiko-penale dhe organet te tilla si gjykatat, prokuroria, organet e rendit funksionojne ne nivelin profesional dhe me efikasitet.


Opinioni publik ne kuptimin me te gjere te fjales eshte nje faktor i rendesishem ne luften kunder kriminalitetit ne fushen e narkotikeve.
Perpjekje per te vendosur masa me bashkekohore per parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit te organizuar me narkotike, kane ndermarre dhe po ndermarrin mjaft sherbime te specializuara ne luftimin e kesaj dukurie, nder to permendim aksionet e koordinuara te Organizates per parandalimin dhe luftimin e tregtise se palejuar me lende narkotike apo droga (DEA), Byrose Federale te Hetimeve (FBI), Byrose Speciale te Aksioneve per parandalimin dhe keqperdorirnin258 e drogave (SAODAP), te cilat po bejne masa keto qe po perkrahen nga te gjitha shtetet e botes.
Tregtia e palejuar e substancave narkotike si nje forme tipike e kriminalitetit te organizuar nuk mund te parandalohet vetern me masa represive apo preventive ne nivel nacional. Kundervenia e organizuar e ketij lloji kriminaliteti eshte bere detyre nderkombetare.

Problemi i tregtise se palejuar te substancave narkotike ne kohet e sotme nuk tregon asnje shenje uljeje, pavaresisht nga masat e marra represive, keshtu qe shume shtete kane filluar te marrin masa preventive ne kete drejtim ne bashkepunim me Kombet e Bashkuara, ne bashkepunim me Organet Nderkombetare per Kontrollin e Drogave e Programit Nderkombetar mbi Kontrollin e Droges i OKV -se duke bere perpjekje per te ndaluar prodhimin e heroines ne Afganistan dhe Mansari kur dihet se keto dy vende jane prodhuesit me te medhenj te opiumit ne bote e sic dihet tregu me i madh i heroines afgane eshte Evropa, mbi 80 per qind.


Kombet e Bashkuara ne paketen e tyre per preventiven dhe parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike ndajne mjete te konsiderueshme dhe perhere sugjerojne mbjelljen e orizit, pambukut dhe te kulturave te tjera bujqesore dhe i stimulon prodhimet e tjera me cmime te pranueshme per mijera fermere te varfer259.

Keshtu aksionesh preventive kohe pas kohe organizojne edhe SHBA-te ndaj Kolumbise, e cila prodhon po ashtu rreth 80 per qind te kokaines boterore dhe furnizon rreth 60 per qind te heroines te shkalles se larte te shitur neper rruget e SHBA-ve.



Yüklə 0,56 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   21




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə