Fëmijët shqiptarë pas
viteve ‘90 nuk kanë
hipur në një tren të
vërtetë
ECIM
Ekosistemi i Komunikimit
Informimit Mjedisor
Gazeta u botua nga Qendra “Grupimi
Ekolëvizja”, në kuadër të programit
SENiOR II, i zbatuar nga REC Shqipëri
dhe i financuar nga Qeveria Suedeze
NDOTJE
Data: 11.12.2017 Gazetë mjedisore Numri 12
FAQE 5
FAQE 5
FAQE 4
PROBLEMATIKA
FAQE 6
Kaosi me kazanët e
mbetjeve në Tiranë
Nuk ka studime shkencore për përmbytjet
Zonat e mbrojtura ose
“Kali me shumë zotër”
STUDIM
Si të mbrojmë fëmijët
nga pesticidet, këshilla
dhe rreziqet që kanosen
FAQE 2-3
Mijëra hektarë tokë nën ujë, për shkak të natyrës apo nga dora e njeriut?
SHQIPËRIA E PËRMBYTUR
www.ecimalbania.wordpress.com
ekolevizja@yahoo.com
Aksion për
mbjellje pemësh
FAQE 3
Gazeta e rrjetit ECIM
Nuk ka studime shkencore për
përmbytjet në Shqipëri
E
enjtja e javës së fundit
të nëntorit në vendin
tonë solli një situatë
të keqe moti. Reshje të
shumta shiu në një hark kohor
të shkurtër, bënë që shumë zona
në Shqipëri të përmbytesh-
in. Shirat e paralajmëruar por
me masat e marra jo shumë të
mira, sollën një situatë kaotike.
Shumë banorë fjetën nën ujë
dhe u zgjuan po ashtu. Ujërat
vërshuan në tokat dhe shtëpitë e
tyre. Zonat më të prekura ishin
Mijëra hektarë tokë nën ujë, për shkak
të natyrës apo nga dora e njeriut?
Intervistoi Alisa Peçi Ekolëvizja
Vlora, Fieri dhe fshatrat përreth
tyre si: Novosela, Levani, Ferra-
si, të cilat u përmbytën nga
dalja e shtratit të lumit Vjosa.
Po ashtu përmbytje pati dhe në
Tiranë dhe Krujë, ku pjesa e
zonës përreth Kamzës ishte më
e prekura duke përfshirë dhe
një skandal siç ishte përmbytja
e autostradës Tiranë-Durrës.
Përmbytje pati dhe në qytete të
tjera, por hapësira ishte shumë
e vogël dhe dëmet jo shumë të
mëdha.
MOLNAR KOLANECI
P
roblematikën e përmbyt-
jeve nuk e kanë marrë
seriozisht të gjitha qe-
veritë. Sipas ekspertit të
hidrologjisë z. Molnar Kolaneci:
“Me 200 milion euro dëme, bëhen
20 projekte. Ujërat dhe vlerësimet
inxhinierike hidroteknike dhe
shkencore duhet të merren në
konsideratë, se kështu nuk mund të
vazhdohet, prapë do të kemi përm-
bytje... “ Z. Kolaneci evidenton
shkaqet, problematikat dhe masat
parandaluese për përmbytjet.
Cilat janë shkaqet e përmbytjeve?
Ka dy komponentë kryesorë. Kom-
ponenti natyror - nuk monitorohen
fenomenet e natyrës. Komponenti
i aktivitetit njerëzor - punimet nuk
bëhen në mënyrë shumë profe-
sionale. Nuk i kushtohet rëndësi
problemeve ujore.
A bëhen studime shkencore?
Instituti që merrej me këtë punë
ka degjeneruar në një pikë të tillë
që nuk ka më kuadro të kuali-
fikuar. Normalisht ai e bën këtë
shërbim, por në çfarë forme e
bën, lë për të diskutuar. Studimi
shkencor për anën e hidrometeo-
rologjisë mund të bëhet dhe nuk
kërkon shumë fonde, fonde kërkon
ana e terrenit ku janë problemet
gjatë shtratit të lumit, në zonën e
përmbytjeve. E kemi konstatuar të
gjithë se frekuenca e fenomeneve të
përmbytjes është shtuar, kjo duhet
evidentuar dhe nga ana statistikore,
të bëhen llogaritje. Nuk i ka asnjë
këto të dhëna, nuk janë bërë më
matje. Këto të dhëna do të jepnin
një tjetër panoramë të lumit dhe in-
xhinieri projektues do të kishte një
tjetër situatë, për të përmirësuar
kushtet e mbrojtjes nga përmbytjet.
Cilat janë problematikat e tjera që
konstatoni, përveç mungesës së
studimeve shkencore?
Përgjegjësia e problemit të ujit nuk
është e kristalizuar, kalon sa në
një ministri në tjetrën. Aktualisht
kompetenca të mëdha ka Sekretar-
iati Teknik i Këshillit Kombëtar të
Ujit, i cili duhet të kishte ekspertë
në fushën e ujërave. Unë aty do të
vija vullnetarisht dhe do thoja kjo
punë bëhet kështu. IGJEUM nuk ka
më pajisje automatike. Institucioni
që monitoron lumin pothuaj është
inegsistent. Pajisjet moderne të
monitorimit të lumenjve dhe sta-
cionet meteorologjike, të siguruara
nga një projekt i Bankës Botërore,
efektivisht kanë dalë jashtë loje.
Mosmirëmbajtja e një rrjeti të tillë
modern është e rëndë, nuk shkon.
Monitorimet që duhen në rast
përmbytjesh nuk i kemi. Përsa i
përket problematikës së argjinatu-
rave, ato dëmtohen edhe nga njerëz
të pandërgjegjshëm. Argjinaturat
shërbejnë si rrugë kalimi për au-
tomjetet e rënda që duan të mar-
rin inertet tek lumi. Kështu, ulen
kuotat dhe bën që të vërshoj uji se
prishet argjinatura.
Si i gjykoni përmbytjet e fundit
krahasuar me përmbytjet e vitit
2015?
Duke mos patur informacion nuk
mund të gjykoj dot në mënyrë
shkencore. Mua si hidrolog nuk
më shkon, të bëjë vlerësime pa
patur fakte. Vlerat e matjes kanë
rëndësi për lumin, psh. gryka e
Poçemit ka patur stacion, por
s’punon. IGJEUMI nuk i jep këto
të dhëna. Sektori i ujërave tek
IGJEUM, nuk ka teknikë, inxhin-
ierë të kualifikuar, hidrologë që
të bëjë vlerësime. IGJEUM ka 60
vjet që ka kontribuar në studime,
por sot nuk është më në gjendje
të jap asgjë. Për përmbytjet e fun-
dit, kanë folur më shumë analistë
dhe njerëz të tjerë që nuk janë të
profesionit, hidrologët dhe inx-
hinierët hidroteknikë kanë folur
shumë pak. Se nuk mund të flasësh
me hamendësim, me perceptime
që ishte ngjarje e këtij niveli, se
duhet një profesionalizëm në anën
teknike dhe shkencore. Përsa i
përket përmbytjes së Vjosës për
vitin 2015, mund të flas me fakte
se bëmë një raport vlerësimi së
bashku me Ekolëvizjen, në saj të
një projekti të mbështetur nga REC
Shqipëri. Vjosa kishte thyer çdo
rekord të saj. Këtë e përcaktuam në
vendmatjen në Përmet, që ishte 9
m, krahasuar me rekordin e saj të
mëparshëm që 8.50 m. Rekordi i
vitit 71 u tejkalua me 50 cm. Na u
mundësua nga projekti, që ngjarja
përsëritet një herë në 75 vjet dhe
është e bazuar në llogaritje. Por
duke mos patur informacion nuk
mund të gjykojmë dot në mënyrë
shkencore për përmbytjet e fundit.
Asnjë ekspert nuk e thotë dot ishte
ekstrem, e kaloi 2015 apo jo.
Në përmbytjet e fundit u shembën
65 ura, si e shpjegoni këtë? Ana
hidroteknike nuk ka më vlerë-
simin e duhur... Çfarë masash
parandaluese duhen marrë?
Duhet të dëgjohet zëri i eksper-
tit. Aktiviteti njerëzor bëhet në
mënyrë amatoresk. Është bërë një
projekt nga Ministria e Bujqë-
sisë për argjinaturat, aty duhet
të kishte një sërë specialistësh
që ta studionin këtë çështje.
Nëse merret seriozisht problemi
i përmbytjeve, duhet të krijohet
një grup pune. Dikur ka patur
institucione, si Instituti i Studimit
dhe Projektimit të Veprave Kul-
lim Ujitje, që kishte inxhinier të
kualifikuar. Flitet për problemin e
argjinaturave, ato thjeshtë bëhen
pa studim. Një studim duhet të
evidentoj se një lum i caktuar
duhet të mbrohet për fenomene
që ndodhin një herë në 50 vjet,
si është situata një herë në 50
vjet, pastaj të bëhet argjinatura.
Nga ana shkencore kanë ndrysh-
uar parametrat nuk janë më po
ato, nuk bëhet më studim. Ujërat
e vlerësimet inxhinierike hi-
droteknike dhe shkencore të tyre
duhet të merren në konsideratë.
Për përmbytjet e fundit,
kanë folur më shumë
analistë dhe njerëz të
tjerë që nuk janë të pro-
fesionit, hidrologët dhe
inxhinierët hidroteknikë
kanë folur shumë pak. Se
nuk mund të flasësh me
hamendësim, me percep-
time që ishte ngjarje e
këtij niveli, duhet profe-
sionalizëm në anën tekni-
ke dhe shkencore.
Gazeta e rrjetit ECIM
Dëmet që shkaktuan
përmbytjet
Komiteti i Emergjencave Civile
që nga dita e parë e përmbyt-
jeve deri sot është duke vijuar
punën për të llogaritur dëmet
e përmbytjeve që ndodhën.
Sipas tyre ende nuk ka një
përllogaritje të saktë pasi tani
që janë tërhequr ujërat kanë
filluar dhe matjet e dëmeve
dhe duhet kohë që të dalin
në një rezultat të saktë. Por
edhe pse nuk ka një shifër të
saktë, disa llogaritje kanë dalë.
Sipas të dhënave të deritan-
ishme të cilat janë konfirmuar
nga qeveria, urat e dëmtuara
shkojnë në 65 të tilla, ku disa
prej tyre kanë qenë të shkatër-
ruara tërësish dhe ka vijuar
puna për ti ribërë nga e para.
Po ashtu duke ju referuar një
njoftimi për shtyp nga Min-
istria e Arsimit janë dhe 27
shkolla të dëmtuara, në të cilat
mësimi ende nuk ka filluar
plotësisht, pasi po punohet
për riparimin e tyre. Numri
i shkollave të dëmtuara ishte
më i madh, por në këto shkol-
la dëmet ishin më të dukshme
dhe nuk lejonin vijimin e pro-
cesit mësimor.
URË E SHKATËRRUAR NË MAMURRAS
Përse u përmbytëm?
A ka faj shteti për
këtë gjë? Mund të
shmangeshin këto
përmbytje? Përse nuk
u morrin më herët
masat kur dihej dhe
ishte paralajmëruar
që do të kishte reshje
të shumta?
Mijëra hektarë tokë nën ujë,
për shkak të natyrës apo nga
dora e njeriut?
Por dëmet më të mëdha ishin
në shtëpitë e përmbytura dhe
në tokat bujqësore. Sipas përl-
logaritjeve të deritanishme
mësohet se kanë qenë 4700
shtëpi të cilat u përmbytën
nga reshjet e para dy javëve.
Po ashtu janë përmbytur 41
biznese dhe 10662 hektarë
tokë. Bilanc ky që nuk është
përfundimtar, pasi reshjet në
ditët e fundit kanë vijuar sër-
ish dhe këto bilance mund
të rëndohen. Po në fund të
këtyre përmbytjeve që mundtë
ishin dhe më katastrofike dhe
mund të kishte dëme në njerëz,
duhet bërë disa pyetje. Përse u
përmbytëm? A ka faj shteti për
këtë gjë? Mund të shmangesh-
in këto përmbytje? Përse nuk
u morën më herët masat kur
dihej dhe ishte paralajmëruar
që do të kishte reshje të shum-
ta? Si do zgjidhet kjo gjë për
vitin e ardhshëm, por edhe në
muajt që po vijnë? Këto janë
disa pyetje që nuk kanë marrë
përgjigje, por nëse u përgjig-
jemi këtyre pyetjeve kuptojmë
shumë mirë shkakun e vërtetë
të përmbytjeve.
Pasojat mjedisore që sollën
përmbytjet
Çdo dëm që sollën këto përm-
bytje është një pasojë për
mjedisin. Pemë të shkulura,
erozion, ndotje nga përzierja
e ujërave etj. Por këto përm-
bytje nxorën në pah një ndot-
je shumë të madhe siç është
ndotja nga plastikët. Rrjedha e
shumë lumenjve kishte grum-
bulluar tonelata të tëra me
qese plastike, të cilat janë një
katastrofë mjedisore. Sot të
gjithë lumenjtë që kanë dalë
nga shtrati, anës tyre janë të
mbushur me plastika. Këto
janë pasojat që sollën përm-
bytjet e ditëve të fundit në
Shqipëri.
Blendi Klosi - Ministri i
Turizmit dhe Mjedisit
Menaxhimi i përmbyt-
jeve ka qenë shumë pozi-
tiv, me kontributin e të
gjithëve. Ajo që duhet të
bëjmë është të minimizo-
jmë dëmet, të reflektojmë
çfarë i kemi bërë mjedisit
e natyrës dhe të reflekto-
jmë çfarë mund të bëjmë
sot. Kanalet e mbushura
plot me mbeturina, trego-
jnë sa të papërgjegjshëm
jemi ne me veten tonë.
Pas përmbytjeve të vitit
2015, janë pastruar 1,230
km kanal, nga një projekt
i ministrisë së Bujqësisë,
mbështetja për flotën e re
të eskavatorëve, me 61 es-
kavatorë. Hidrovorët kanë
funksionuar, të cilët më
parë ishin çuar për skrap.
Gjithashtu për mini-
mizimin e dëmeve të
përmbytjeve do të bëhet
një aksion mbjellje 20 mil-
ion e 200 mijë pemë deri
në vitin 2020.
Aksion për mbjellje pemësh
20 milion
e 200 mijë
pemë deri në
vitin 2020
Gazeta e rrjetit ECIM
Të mbrojmë fëmijët nga pesticidet
Problematika
Mos harroni!
Të mbrojmë veten dhe
të tjerët përrreth nga
ekspozimi ndaj pesti-
cideve është përgjegjësi
e secilit prej nesh
Magdalena Cara, Ekomjedisi
Fëmijët sot kanë më shumë probleme
shëndetësore sesa kanë pasur brezat
më parë. Një nga arsyet e kësaj situate
është përdorimi i pesticideve. Në ditët
e sotme përdoren rreth 2.3 milion ton
pesticide çdo vit, që është 50 herë më
shumë sesa në vitin 1950.
Çfarë janë pesticidet dhe për-
dorimet e tyre? Pesticidet janë sub-
stanca të krijuara për të tërhequr dhe
më pas për të shkatërruar çdo gjallesë
dëmtuese si insekte të ndryshme,
barëra të këqija dhe kërpudha. Ka disa
lloje pesticidesh por kategoritë më
të zakonshme dhe më të rëndësishme
janë: insekticidet – vrasësit e insek-
teve; herbicidet – vrasësit e bimëve;
fungicidet – vrasësit e kërpudhave.
Përhapje më të gjerë pesticidet kanë
gjetur në fushat e mbjella me kultura
të ndryshme ku përdoren për ti mbroj-
tur të korrat nga dëmtuesit si insektet,
barërat e këqija dhe kërpudhat. Pes-
ticidet përdoren si në kulturat bimore
që përbëjnë bazën ushqimore si frutat,
perimet, gruri, orizi, ulliri dhe vaji i
tij, ashtu dhe në kultura bimore indus-
triale si pambuku. ndividët të cilët
ndjekin dieta ushqimore organike janë
më pak të ekspozuar ndaj pesticideve
toksike. Këshillohet të përdoren
prodhimet organike të këtyre frutave
dhe perimeve: mollë, pjeshkë, lulesh-
trydhe, nektarin, rrush, spinaq, sallatë
jeshile, kastravec, boronicë dhe patate
pasi këto produkte kanë më shumë
mundësi të jenë ndotur me pesticide
toksike. Gjithashtu pesticidet mund
të gjenden edhe në lëngun e frutave
dhe perimeve të lart përmendura. Një
dietë ushqimore e sigurt nga pestici-
det është e rëndësishme ndaj është me
rëndësi të dihen produktet ushqimore
që janë më të sigurta nga ndotja me
pesticide. Është një listë me 14 pro-
dukte ku përfshihen: qepët, misri i
ëmbël, ananasi, avokado, lakra, fasulet
e ëmbla, mangot, asparagu, patëllx-
hani, kivi, patatet e ëmbla, qitro,
shalqiri dhe kërpudhat. Mënyrat
e ekspozimit ndaj pesticideve:
Mënyrat me anë të të cilave fëmijët
mund të ekspozohen ndaj pesticideve
janë nga më të ndryshmet dhe fillojnë
që kur fëmija është ende një fetus në
barkun e nënës. Këto mënyra përfshi-
jnë ekspozimin me anë të ushqimit të
nënës kur kjo e fundit është shtatzënë,
ekspozimin ndaj ajrit, ushqimit dhe
mjediseve të ndotura me pesticide. Në
shumë vende në zhvillim, ku varfëria
ekonomike i detyron fëmijët të puno-
jnë në ferma dhe plantacione, ata
shpesh kanë kontakt të drejtpërdrejtë
me pesticidet. Gjithashtu edhe jetesa
afër këtyre komplekseve nuk është e
sigurt për këta fëmijë pasi rreziko-
hen nga ndotja e ajrit dhe e ujit me
pesticide. Shumë pesticide mund të
imitojnë hormonet humane duke pen-
guar procesin e zhvillimit dhe duke
sjellë një sërë defektesh në lindje dhe
sëmundje.Pesticidet në dietat ush-
qimore të fëmijëve: Në fakt sasitë
më të mëdha të pesticideve në botë
përdoren në fruta dhe perime, çka e
bën ushqimin dhe pijet një burim të
madh të ekspozimit ndaj pesticideve.
Ekspozimi në këtë formë është në
nivele të ulta por fakti që është i
vazhdueshëm e bën problematik. Kjo
situatë tashmë është bërë edhe më
problematike për shkak të globalizimit
të tregtisë ushqimore që sjell përdorim
më të madh të pesticideve në produk-
tet ushqimore në mënyrë që të ketë
më shumë prodhim për eksport si dhe
që ushqimet të rezistojnë më shumë
gjatë transportit. Një numër i kon-
siderueshëm studimesh kanë treguar
që fëmijët që kanë një dietë ushqimore
organike kanë nivele më të ulta pesti-
cidesh në trupin e tyre. Ekspozimi në
shtëpi, shkollë dhe mjedise publike:
Ekspozimi ndaj pesticideve është
përgjithësisht i lartë kur këto substan-
ca përdoren në shtëpi, kopshte, shkol-
la, parqe si dhe disinfektime publike
kundër mushkonjave. Kur pesticidet
përdoren në mjedise të mbyllura ato
rezistojnë më gjatë dhe situata bëhet
edhe më problematike pasi fëmijët
me sjelljet e tyre tipike si zvarritjet,
lojërat dhe vendosja në gojë e objek-
teve të ndryshme rrisin mundësinë e
ekspozimit ndaj këtyre substancave.
Problemet në sjellje dhe në zhvillim-
in mendor: Ekspozimi qoftë dhe ndaj
niveleve të ulta të pesticideve neuro-
toksike gjatë disa fazave kryesore të
zhvillimit të fetusit mund të ndikojnë
në strukturën dhe funksionin e trurit
dhe sistemit nervor duke sjellë prob-
leme të ndryshme. Këtu futen: Autizmi
i cili është i lidhur me ndryshime në
strukturën e trurit gjatë zhvillimit të
fetusit. Ky çrregullim karakterizohet
nga vështirësi në ndërveprimet sho-
qërore dhe sjellje përsëritëse tipike.
Autizmi prek rreth 0.6% të popull-
sisë së botës. ADHD:Në fëmijët me
ADHD është prekur funksioni i trurit;
ata shfaqin hiperaktivitet, sjellje im-
pulsive dhe pamundësi për tu përqen-
druar. Fëmijët me këtë problem shpesh
e kanë të vështirë të mësojnë. Është
llogaritur se në rang botëror rreth
5.29% e popullsisë nën 18 vjeç vuan
nga ky çrregullim. Inteligjencë e ulët:
Kërkimet kanë treguar që ekspozimi
i fëmijëve ndaj disa pesticideve që në
barkun e nënës sjell si pasojë prob-
leme me memorien, arsyetimin, si
dhe ul treguesin e inteligjencës (IQ).
Kanceri tek fëmijët: Një numër i
madh kërkimesh e lidhin ekspozimin
ndaj pesticideve me numrin gjithnjë
e në rritje të rasteve me kancer në
fëmijë. Me rrezik për tu prekur nga
kjo sëmundje përbën ekspozimi ndaj
pesticideve përpara konceptimit, gjatë
3 muajve të parë të shtatzanisë si dhe
gjatë fëmijërisë. Më të rrezikuarit janë
fëmijët të cilët jetojnë pranë fermave
ku ka nivele të larta të përdorimit të
pesticideve. Sistemi imun, azma dhe
alergjitë: Kërkime të ndryshme kanë
gjetur që ekspozimi ndaj pesticideve
përpara dhe pas lindjes rrit mundësinë
që fëmija të preket nga azma dhe
sëmundje të tjera alergjike. Shkak për
këtë bëhet çrregullimet që sjellin pes-
ticidet në sistemin imun. Këto çrregul-
lime mund të jenë problematike gjatë
jetës sepse ato zvogëlojnë aftësinë e
organizmit për ti rezistuar infeksion-
eve duke çuar në komplikacione të
ndryshme, madje edhe në shfaqjen e
sëmundjeve auto-imune.
Obeziteti, diabeti dhe çrregullimet
metabolike: Në rang botëror obezite-
ti është dyfishuar që nga viti 1980.
Obeziteti është i lidhur me sëmundje
si diabeti (tipi 2), hipertensioni dhe
sëmundjet kardiovaskulare. Për një
kohë të gjatë është menduar se shka-
ktarët e vetëm të obezitetit ishin dieta
ushqimore dhe aktiviteti fizik, por tani
gjithë e më shumë ka prova se në këtë
mes ndikojnë ndjeshëm edhe pesti-
cidet. Pesticidet mund të shkaktojnë
rritje në peshë duke ndërhyrë në punën
e hormoneve që kontrollojnë peshën e
trupit, në metabolizmin e glukozës dhe
në nivelet e insulinës.
Masat që duhen ndërmarrë
Edhe pse ka prova të mjaftueshme që
dëshmojnë mbi efektet negative që
kanë pesticidet mbi fëmijët, politikat
rregullatore nuk i konsiderojnë këta
të fundit si grup me ndjeshmëri të
veçantë. Është një situatë që duhet të
ndryshojë sepse efektet e pesticideve
mbi fëmijët dhe shoqërinë po ndjehen
gjithnjë e më shumë.
Për të fituar betejën kundër ekspozimit
të fëmijëve ndaj pesticideve toksike, si
fillim duhet të reagojnë organet kom-
petente duke krijuar politika rregulla-
tore të përshtatshme. Disa nga masat
që rekomandohet të merren nga këto
organe janë:
•Të krijohen poltika agrokulturore që
nxisin fermerët të heqin dorë nga për-
dorimet e pesticideve shumë toksike
dhe në vend të tyre të përdorin metoda
alternative që dëmtojnë sa më pak
mirëqenien e njerëzve dhe të mjedisit.
•Të bëhen ndryshime në politikat
rregullatore të pesticideve në mënyrë
që të merren parasysh edhe efektet e
ekspozimit në doza të vogla të fëmi-
jëve përpara dhe pas lindjes.
•Të punohet për të krijuar një ndërg-
jegjësim të popullatës për mënyrat
si mund të ekspozohemi dhe të
shmangim ekspozimin ndaj pesti-
cideve, si dhe mbi efektet mbi shënde-
tin tonë dhe të fëmijëve tanë.
•Të përdoren metoda natyrale, pa pes-
ticide, për disinfektime të mjediseve
publike.
Gazeta e rrjetit ECIM
Përgatiti: Milieukontakt
Para viteve ’90 transporti hekurud-
hor ishte mjeti kryesor i transportit,
pas këtyre viteve ky lloj transporti
zëvendësohet nga ai rrugor. Nostal-
gjia të shtyn shpesh të kthehesh në
vite dhe kështu mund të arrish të
bësh një krahasim: “si ka qenë dhe
si është”. Linjat e para hekurud-
hore në Shqipëri ishin linjat miner-
are dhe ato ushtarake, ndërtuar nga
austro-hungarezët dhe italianët.
Sistemi hekurudhor arrin përma-
sat 677 km në vitin 1987, në vitin
2016 vetëm 440 km linjë hekurud-
hore janë pranuar nga instancat e
shtetit si ekzistuese. Rrjeti heku-
rudhor shqiptarë fillon nga porti i
Durrësit dhe shkon në tre drejtime:
në veri deri në Hanin e Hotit, në
jug deri në portin e Vlorës dhe në
lindje drejt Pogradecit. Të dhënat
zyrtare nga Ministria e Transpor-
tit dhe Infrastrukturës tregojnë se
hekurudha shqiptare ka në inven-
tarin e saj 66 vagonë udhëtarësh,
225 vagonë malli dhe 25 lokomo-
Fëmijët shqiptarë pas viteve ‘90 kanë hipur
në një tren të vërtetë vetëm në “Luna Park”
tiva. Sipas Institutit të Transportit
për vitin 2016 në krahasim me
vitin 2012 kemi një rënie në masën
50% të transportit të udhëtarëve
dhe të mallrave, si brenda vendit
ashtu edhe jashtë tij. Në formë
subvencionesh shteti akordon rreth
4 milionë euro për aktivitetin e
operimit dhe 3.5 milionë euro për
investime kapitale. Në infrastruk-
turë, linja hekurudhore shqiptare,
sipas ekspertëve të huaj (Komis-
ioni Evropian, “Plani Kombëtarë i
Transportit” faza e dytë e studimit
realizuar nga kompania kombëtare
Louis Berger, Shqipëri) përcak-
tohet se është ndërtuar në kushte
optimale, përsa i përket trasesë së
saj. Ky kusht është stimulues për
ta rinovuar atë, me mbishtresën
ballast-çakëll dhe shina. Prish-
ja e sistemit kullues në mbarë
vendin ka qenë e disfavorshme
edhe për trasenë e hekurudhës, ku
gjatë këtyre viteve askush nuk ka
punuar për drenazhimin e saj dhe
për krijim e kushteve për largimin
e ujërave masive, që shpesh herë
e kanë çarë trasenë. Gjithashtu
ekspertët shtojnë se investimi në
hekurudhën shqiptare duhet të
fillojë gradualisht, duke përmirë-
suar gjendjen e traseve ekzistues
dhe zëvendësimin e trenave si të
mallrave dhe atë të udhëtarëve,
duke vendosur trena më të lehtë
dhe shpejtësia e tyre të jetë 100
km/orë. Ndërkohë në programin
e qeverisë aktuale gjejmë: “Heku-
rudha nuk do të lihet më të lëngo-
jë, do të punohet për zhvillimin
e trenave të frekuencës së lartë
në territoret më të populluara,
sikundër se do të modernizohet
dhe do të rritet siguria e të gjithë
rrjetit hekurudhor shqiptar. Pri-
oritet do të ketë edhe lidhja me
rrjetin hekurudhor Maqedonas,
Portin e ri të Vlorës, portin e
Porto-Romanos dhe portin e ri të
Shëngjinit”. Çdo mjet transporti
lëshon në mjedis gjithë ato çka
ai prodhon gjatë orëve të punës.
Konkluzionet e shumë studimeve
nëpërmjet provave të kryera dhe
llogaritjeve të realizuara kanë arri-
tur në përfundimin se: transporti i
makinave ndot mjedisin në masën
75-90% krahasuar me ndotësit
e tjerë. Megjithatë edhe trenat e
ndotin mjedisin duke çliruar CO2
apo elementë ujorë të karbonit,
ndotje akustike, shtojnë kostot
financiare në fazë rehabilitimi dhe
mirëmbajtjeje, apo zënien e tru-
allit ku shtrihet traseja. Ekspertët
dhe mjedisorët përkrahin transpor-
tin hekurudhor, në krahasim me
atë rrugor, pasi ndotja e këtij të
fundit është më e madhe. Ndotja
e mjedisit si dhe trafiku i rëndu-
ar rrugor, s’është problem vetëm
për aksin Tiranë-Durrës apo akse
të tjerë, por shtrihet edhe më tej.
Në këndvështrimin në perspektivë
të energjisë dhe transportit për
vendet e Komunitetit Evropian
është parashikuar 50% rritje në
transportin e udhëtarëve dhe 80%
rritje në transportin e mallrave
nga viti 2000-2030. Pjesa me e
madhe e rritjes së këtij transporti
do të përballohet nga rrugët. Me-
satarja e kilometrave e përshkuar
nga një qytetarë i BE-së për vitin
2030 do të jetë 14.000 km, nga
10.000 km që ishte në vitin 2000.
Nëse në të ardhmen qeveria do
të investojë në përmirësimin dhe
nxitjen e transportit hekurudhor
në Shqipëri, do të përmirësohet
dukshëm trafiku i rënduar në akse
kryesore, do të shmanget trans-
porti i mallrave me kamionë të
tonazhit të lartë, të cilët dëmtojnë
në shumë raste rrugët ku kalojnë,
si edhe do të përmirësojë cilësinë
e ajrit të qyteteve. Ndoshta që tani
duhet të mendojmë të organizojmë
ekskursione informues-edukues,
ku fëmijët e shkollave mund
të shohin nga afër një tren ud-
hëtarësh apo mallrash, pasi i kanë
parë ata vetëm nëpër filma, revis-
ta, libra apo kanë luajtur në një
tren lodër në Luna Park.
Kaosi me kazanët
e mbeturinave në Tiranë
Kazanët e mbeturinave janë përmbysur në rrugën “Artan
Lenja” në Tiranë duke shkaktuar bllokimin e trotuarit.
Imazhet janë marrë gjatë ditës së sotme dhe janë dërguar
nga qytetarë në Forumi i Mendimit të Lirë. Siç shihet nga
pamjet, nga bllokimi i trotuarit qytëtarët janë detyruar të
ecin në rrugën e makinave. Monitoroni punën e bashkisë
dhe denonconi problematikën në zonën ku banoni duke na
dërguar imazhe dhe video në adresën e facebook të organi-
zatës Forumi i Mendimit të Lirë.
Nga: Forumi i Mendimit të Lirë
Gazeta e rrjetit ECIM
Organizatat e rrjetit ECIM
(Ekosistemi i Komunikimit-Informimit Mjedisor)
Zonat e mbrojtura ose “Kali me shumë zotër”
Nga Shkëlqim Hajno-Agjencia AJMMI
“Kali me shumë zotër, mbetet
pa ngrënë” Ky nëntitull, që është
një sentencë popullore, produkt i
shekujve, na vjen ndërmend teksa
investigojmë disa fakte që lidhen
me kujdesin për zonat e mbrojtu-
ra. Pa u hyrë në pjesë strukturave
shtetërore të ngarkuara me ligj për
menaxhimin e disa prej zonave të
mbrojtura, le të hedhim pak dritë
mbi ndonjë dukuri që flet sa për
karshillëkun institucional, aq edhe
për ‘stafetën’ e përcjelljes së përg-
jegjësive dhe hedhjen e topit tek
njeri - tjetri. Të ndalemi këtë radhë
në Qarkun e Vlorës.
Fakti 1: Jo një “burim që nuk don-
te të identifikohej”, por pikërisht
një autoritet i rëndësishëm lokal si
zëvendëskryetari i bashkisë Vlorë
Ardian Musta , gjatë një takimi
formal me përfaqësues të Grupi-
mit kombëtar mjedisor ECIM në
qytetin bregdetar, duke folur për
politikat vendore për një mjedis
të qëndrueshëm; veç të tjerash
përmendi një shqetësim që lid-
hej pikërisht me juridiksionin në
Zonën e mbrojtur të Gadishullit të
Karaburunit. Titullari përmendi më
të drejtë së Gadishulli i Karabu-
runit ishte një aset i rrallë eko-
turistik dhe krenari për territorin
e bashkisë. Por duke përmendur
dukuri si dëmtimi i disa vlerave
të pazëvendësueshme gjeonaty-
rore e historike në Gadishullin e
Karaburunit si Gjiri i Gramës; ai
u shpreh sinqerisht i indinjuar, për
shembull: për dëmtimin e mbish-
krimeve në Shpellën e Gramës (
atraksion shumë i veçantë për tur-
istët ); Kësisoj edhe për dëmtime të
tjera në zonën e mbrojtur të parkut
të Karaburunit.
Por lidhur me masat administrative
të mundshme ndaj shkaktarëve, po
edhe për parandalimin e dëmtimeve
të natyrave të ndryshme në zonën e
mbrojtur; titullari i bashkisë për-
mendi se “Bashkia nuk ka asnjë
juridiksion”…
Fakti 2: Këtë radhë në një tjetër
zonë të mbrojtur . Në ishujt e Ksa-
milit. Këta të fundit përveçse përf-
shihen brenda parkut Kombëtar të
Butrintit, kanë edhe statusin Mon-
ument Natyre (me VKM). Por janë
edhe “oborr” turistik i NJA (njësisë
Administrative Ksamil - Bashkia
Sarandë më ndarjen e re territo-
riale. Në prag të sezonit turistik
veror Agjencia AJMMI iu drejtua
me një shkresë bashkisë Sarandë,
ku i kërkonte ndalimin e dhënies
së çdo leje shfrytëzimi për aktivitet
tregtar në ishujt e dëmtuar. Kjo, për
vet statusin e disafishtë të Ishujve
turistikë të Ksamilit. Pavarësisht
se nuk u pa e udhës t’i kthehej
një përgjigje me shkrim sikurse e
kërkon e kuadri ligjor kërkesës së
një organizate të shoqërisë civile
; rëndësi kishte fakti që në ishull
të mos kishte dëmtime të tjera
përkundër traditës së mëparshme
të ushtrimi të biznesit tregtar me
impakt negative në Ishuj. AJM-
MI, në shkresën zyrtare drejtuar
bashkisë, përveç statusit të Ishujve,
përmendte edhe faktin e një inves-
timi rishtaz për rehabilitimin e
gjelbër të pjesëve të dëmtuara –një
investim i mbështetur nga Qendra
Rajonale REC Shqipëri në kuadër
të programit ACHIEVE të BE-s.
Po ende, pa nisur mirë të ndizeshin
motorët e sezonit turistik, pan-
dehma e organizatës mjedisore e
mediatike u vërtetua. Në ishulli më
të dëmtuar më parë nga gërmimet
për plazhe, nisi aktiviteti tregtar
duke e dëmtuar edhe më tej këtë
pasuri kombëtare me statuse në
letër. Banorëve të interesuar për
aktivitet tregtar në Ishuj, NJA nuk
u dha leje. Edhe Bashkia Sarandë,
sipas investigimit të AJMMI-t nuk
pati dhënë asnjë leje për ushtrim
aktiviteti. E megjithatë, aktiviteti
u ushtrua. Pa leje. Dëmtime pati
gjithashtu. Në këtë moment kemi
“një histori shqiptare” sipas vari-
antit të kungulleshës. Bashkia si në
rastin e bashkisë Vlorë del se nuk
ka kompetencë mbi ishujt. Por i
drejtoi shkresë për veprim Parkut
Kombëtar Butrint. Agjencia Kom-
bëtare e Bregdetit lidhur me faktin
e mësipërm i kërkon bashkisë të
ndërhyjë për bllokimin e aktivitetit
në Ishuj. Kërkesa iu paraqit edhe
Policisë Kufitare. Por ndërsa debati
në shkresa po bëhej se “cili ishte
zoti i vërtet i Kalit,” kali, jo vetëm
mbeti pa ngrënë, por u rrezikua t’i
hanin edhe ndonjë copë.
Fakti 3: Edhe sot e kësaj dite, kur
për pak, mbyllet edhe 2017-ta, nuk
dihet kush është “Zoti:” i vërtetë
i “Kalit”. Agjencia e Zonave të
Mbrojtura? Agjencia Kombëtare
e Bregdetit? Parku Kombëtar i
Butrintit? Bashkia e Sarandës?
Policia Kufitare ( jo se jo…!).?!
Mini epilog dhjetori përtej Fak-
teve: Për projektbuxhetin e 2018-
s, megjithëse Viti i Ri 2018 po
afrohet, ende, nuk po shfaqet në
horizont praktika e detyrueshme
ligjore e dëgjesave publike. Në qa-
rkun e Vlorës me disa bashki, mesa
duket vendimmarrësit e kanë gjetur
më të udhës t’i bien shkurt: ta
harrojnë këtë detyrim ligjor. As për
detyrimin e bashkëpunimit me me-
diat dhe as për grupet e interesit.
Sa për mendimet e shoqërisë civile
për projekt buxhetin, kjo si dhe të
tjerat, mesa shihet, mbetet vetëm
çështje pëlqimi, ose shumë -shumë
çështje e trajnimeve të ndërkom-
bëtarëve me zyrtarët bashkiakë
“për buxhet dhe vendimmarrje me
pjesëmarrje..!!!?”.ose më açik një
slogan i thatë për bashkitë që kanë
vesh, por nuk dëgjojnë!
Edhe sot e kësaj dite,
kur për pak, mbyllet
edhe 2017-ta, nuk di-
het kush është “Zoti:”
i vërtetë i “Kalit”.
Agjencia e Zonave të
Mbrojtura? Agjencia
Kombëtare e Breg-
detit? Parku Kombëtar
i Butrintit? Bashkia e
Sarandës? Policia Kuf-
itare (jo se jo…!).?!
Stafi:
Xhemal Mato: Drejtor Ekzekutiv; Alisa Peçi: Koordinatore projekti; Klara Leka: Koordinatore projekti
Dostları ilə paylaş: |