47
kalimin e të drejtave për shkak se nuk gëzojnë zotësinë juridike. Një gjë të tillë do e bëjnë
kujdestarët e tyre, në favor të personave që nuk kanë zotësinë juridike për të vepruar.
Kuptohet
nga ku shembull, se kemi të bëjmë me dy gjëra të ndryshme.
1.1.2 Dhënia e një forme
Ndërhyrja e njeriut nuk mund të bëhet në ”hava“ edhe pse nuk i dihet asnjëherë
imagjinatës së autorëve dhe surprizave që mund të sjellë ajo për publikun, sidomos kur forma
e shprehjes i përket arteve abstrakte. Në parim, krijimi artistik duhet të veshë një formë të
caktuar, që do të shërbente si medium për përhapjen e veprës. Në këtë prizëm, ka lindur dhe
shprehja sipas së cilës, forma është për veprën ajo që trupi është për personin
134
. Vepra duhet
të jetojë diku, duhet të materializohet diku. Analiza e konceptit të formës së veprës mund të
shqyrtohet në mënyrë më të plotë nëse e shikojmë në një këndvështrim negative: pra, çfarë
përjashtohet vetvetiu nga te qenit vepër, kur thuhet se vepra duhet të marrë një formë.
a.
Ideja
Ideja. Ligji për të drejtat e autorit, ashtu si dhe Ligji i kaluar 9380, i përjashton idetë nga
mbrojtja e të drejtës së autorit
135
. Përjashtimi i ideve do të vlejë dhe në rastin e krijimit të
progrmeve kompjuterike, siç përcaktohet në fjalinë e fundit të pikë 1 të nenit 88 të Ligjit për
të drejtën e autorit
136
. Përjashtimi i ideve nga kjo mbrojtje parashikohet në ato dispozita
ligjore që flasin për të gjitha llojet e krijimeve që nuk gëzojnë mbrojtje nga e drejta e autorit,
pavarësisht arsyes. Koncepti i ideve do të jetë thelbi i trajtimit në këtë paragraf. Përjashtimet e
tjera do t’i analizohen rast pas rasti si dhe, në mënyrë më të zgjeruar, në seksionin përkatës që
flet për përjashtimet.
Përse ligjvënësi ka përjashtuar idetë? Së pari, ligjvënësi shqiptar rimerr një parim të
njohur tashmë të zbatuar nga të gjithë ligjvënësit e vendeve që kanë sistemin të ngjashëm me
tonin të të drejtës së autorit. Ky parim nuk ka karakter universal por përhapja e tij është e
gjerë. Konventa e Bernës nuk i përjashton automatikisht nga mbrojtja e të drejtës së autorit
idetë, por e lë një gjë të tillë në pëlqimin e vendeve anëtare në këtë Konventë “mundësinë për
të parashikuar që për disa vepra artistike ose letrare ose për disa kategori prej tyre nuk do të
ketë mbrojtje për aq kohë sa nuk do të jenë të fiksuara në një support material”
137
. Nga kja
dispozitë rrjedh së pari parimi sipas të cilit veprat duhet të jenë të fiksuara në një suport
material (pra në këtë kontekst, Konventa e Bernës mban një qendrim refraktar ndaj “idesë” së
idesë si vepër artistike), por duke mos e mbyllur tërësisht derën e idesë si vepër artistike, duke
ia lënë si opsion shteteve anëtare. Duhet thënë megjithatë, se ideja nuk e gëzon këtë favor nga
134 Pierre-Yves Gautier, Droit de la Propriété Intellectuelle.
135 Neni 12 pika 1(a) i Ligjit për të drejtat e autorit.
136 « [ …] Idetë dhe parimet që përbëjnë bazën e cilitdo element të një programi kompjuterik, duke përfshirë
edhe ato të cilat përbëjnë bazën e ndërfaqes, nuk do të mbrohen nga e drejta e autorit . »
137 Pika 2 e nenit 2 të Konventës së Bernës, sipas tekstit që gjendet në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të
Pronësisë Intelektuale www.wipo.int.
48
shumica dërrmuese e shteteve anëtare. Për sa i përket zbatimit të këtij parimi në botën
digjitale, Direktiva 29/2001 e datës 22 maj 2001 e parlamentit Evropian dhe e Këshillit në
lidhje me harmonizimin e disa aspekteve të të drejtës së autorit dhe të të drejtave fqinje me të
në shoqërinë e informacionit (Direktivë e cila do të përmendet shumë shpesh në këtë punim)
nuk parashikon asnjë dispozitë që të përjashtojë ose jo idetë nga mbrojtja e të drejtës së
autorit. Arsyeja është se në kuadër të të drejtave të autorit në vendet e BE-së, ideja është
përjashtuar me kohë, dhe se parashikimet e Konventës së Bernës kanë mjaftuar për të mos e
përfshirë idenë në vetvete në suazën e të drejtës së autorit.
Shpjegimi i këtij qendrimi është aq filozofik, sa edhe praktik. Filozofik sepse ideja i
përket atyre sendeve që janë pjesë e qarkullimit të lirë. Idetë janë bërë për t’u shpërndarë mes
njerëzimit, si mënyra më e mirë për përhapjen e dijeve dhe zhvillimit edukativ dhe arsimor të
popujve. Idetë madje qendrojnë në themel të çdo krijimtarie intelektuale. Askush nuk shpik
nga hiçi
138
, përkundrazi, të gjithë krijojnë nëpërmjet një materiali “të gatshëm“, pjesë e
pasurisë së njerëzimit mbi të cilin gjithsecili mund të realizojë krijimin e tij. Në këtë kuptim,
përvetësimi i një ideje, vendosja e një monopoli ligjor mbi të prek
interesat e publikut, e kthen
atë në një mekanizëm fitimi të të paktëve, në dëm të shumicës dërrmuese. Pasuria e
përbashkët shpirtërore e njerëzimit përbëhet nga çdo krijim artistik, intelektual, madje dhe
shpikje që tashmë janë pjesë e domenit publik, pra që nuk mbrohen më për arsye objektive
nga e drejta e autorit. Kuptohet që çdo autor i ri do të marrë nga këto vepra në mënyra të
ndryshme, qoftë duke hulumtuar, ashtu si dhe nëpërmjet një vetëdijeje të përbashkët që ka
njerëzimi në lidhje me fenomene të ndryshme shoqërore. Dy të rinj që dashurohen, por që
dashuria e tyre është e pamundur, për arsye se familjet e tyre janë në një rivalitet të
pamëshirshëm dhe kësisoj, vendosin të largohen së bashku nga kjo botë duke u dhënë fund
jetëve të tyre, është një ide që nuk mund të përvetësohet. Kush e shfrytëzon këtë ide, do të
bënte mirë që t’i jepte nje formë narrative sa më origjinale dhe të veçantë, në mënyrë që të
mos paragjykohet nga publiku për mungesë imagjinate, duke adoptuar një tramë të gatshme të
Shekspirit. Vetëm publiku do e gjykonte, pasi në sytë e ligjit, nuk do të kishte asnjë pasojë.
Gjatë punimeve të Konventës Kushtetuese që solli në jetë Kushtetutën amerikane të
SHBA-ve, liderët republikanë shprehën shqetësimin se kontrolli i plotë mbi librat prej
Kurorës britanike kishte zbehur diskutimin publik dhe kësisoj, kishte ngjallur një formë
kriticizmi ndaj mbretërisë. James Madisoni-i
139
dhe të tjerë ngulën këmbë në parimin se e
copyright-i ne shtetin e ri të SHBA-ve duhet të mbronte në mënyrë të qartë shprehjen në
mënyrë të dallueshme të ideve, pra veprave, për një periudhë të caktuar kohore, por
njëkohësisht të lejohet që kushdo të përdorë, kritikojë dhe t’i referohet lirisht ideve që
frymëzojnë këto vepra
140
. Duke patur një kontroll të plotë mbi librat, Kurora britanike, nën
138 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, « Droit d’auteur », Dalloz 2009, f. 70.
139 I konsideruar si “Babai” i Kushtetutës amerikane, ai është zgjedhur dhe Presidenti i katërt i SHBA-ve.
140 Siva Vaidhyanathan, Copyrights and Copywrongs, New York University Press, 2001, f. 28.