Republika e Kosovës Republika Kosovo RepublicofKosovo


Neni 21 Vendi i importimit të mallrave



Yüklə 135,54 Kb.
səhifə6/20
tarix31.10.2018
ölçüsü135,54 Kb.
#77596
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

Neni 21

Vendi i importimit të mallrave

1. Vendi i importimit të mallrave është në Kosovë, nëse mallrat me origjinë nga territoret e tjera lëshohen në qarkullim të lirë në territorin eKosovës.


2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni:
2.1. përmes derogimeve nga paragrafi 1 i këtij neni, ku në hyrje në Kosovë, mallrat të cilat nuk janë në qarkullim të lirë vendosen nën njërën nga aranzhimet e Doganës si: depot doganore, aranzhimet e ngjashme doganore ose nën aranzhimet e përkohshme të importimit me lirimet totale nga detyrimet doganore, apo nën aranzhimet kalimtare, vendi i importimit të atyre mallrave duhet të jetë vendi në Kosovë ku mallrat pushojnë së mbuluari me këto aranzhime ose situata;
2.2. në mënyrë të ngjashme, kur në hyrje në Kosovë, mallrat që janë në qarkullim të lirë vendosen nën njërën nga këto aranzhime apo situata të referuara në nën-paragrafin 1 të paragrafit 2 të këtij neni, vendi i importimit duhet të jetë vendi në Kosovë ku mallrat pushojnë së mbuluari me këto aranzhime apo situata;
2.3. Ministri i Financave nxjerrë akt nënligjor me të cilin përcaktohet implementimi i këtij neni..


KREU V

MOMENTI I LINDJES SË DETYRIMIT DHE NGARKIMI ME TVSH




Neni 22

Momenti i lindjes se detyrimit dhe ngarkimi me TVSH për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve

1. Momenti i lindjes së detyrimit ndodhë dhe TVSH-ja bëhet e ngarkueshme kur bëhet furnizimi i mallrave dhe shërbimeve.





2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, rregullat specifike në rastin e pasqyrave të njëpasnjëshme të llogarive ose pagesave pasuese janë si vijon:
2.1. kur të kemi pasqyra të njëpasnjëshme të llogarive ose pagesa të njëpasnjëshme, furnizimi i mallrave ndryshe nga ai i përbërë nga dhënia me qira e mallrave për një periudhë të caktuar ose nga shitja e mallrave me kushte të shtyrjes, sikur që është referuar në nën-paragrafin 2.2 të paragrafit 2 të nenit 10 ose furnizimi i shërbimeve duhet të konsiderohet sikurse është kryer me përfundimin e periudhave për të cilat lidhen pasqyrat e llogarive apo pagesat;
2.2. furnizimi i vazhdueshëm i mallrave dhe shërbimeve gjatë një periudhe kohore duhet të konsiderohet se është përfunduar në intervalet prej një muaji;
2.3. kontratat afatgjate, përfshirë këtu kontratat ndërtimore afatgjate dhe kontratat afatgjate të instalimit, duhet të konsiderohen si të përfunduara në intervale të rregullta, por së paku në fund të secilit vit kalendarik.
3. Për qëllim të këtij neni, pagesat e pranuara ose lëshimi i faturave rregullohet si vijon:
3.1. kur pagesa duhet të bëhet apo është bërë në llogari para se mallrat dhe shërbimet të jenë furnizuar, TVSh-ja duhet të bëhet e ngarkueshme në pranimin e pagesës dhe në shumën e pranuar;
3.2. Kur fatura lëshohet para se mallrat dhe shërbimet të jenë furnizuar, TVSH-ja do të bëhet e ngarkueshme në momentin kur është lëshuar fatura.
4. Përjashtimisht,, në rastin e furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve të referuara në nenet 11, 12 ,15 dhe 16 të këtij ligji, TVSH duhet të bëhet e ngarkueshme në periudhën tatimore në të cilën ka ndodhur momenti i lindjes së detyrimit;

Neni 23

Momenti i lindjes sëdetyrimit dhe ngarkimi me TVSH për importimin e mallrave

1. Momenti i lindjes së detyrimit ndodhë dhe TVSH duhet të bëhet e ngarkueshme kur të importohen mallrat.



2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni:


2.1. mallrat që hyjnë në Kosovë, të cilat nuk janë në qarkullim të lirë dhe vendosen nën njërën nga aranzhimet ose situatat e referuara në nenin 35 të këtij ligji, procedurat kalimtare të doganës, nën aranzhimet e përkohshme të importimit me lirim total nga obligimet e importit ose nën aranzhimet kalimtare të jashtme, momenti i lindjes së detyrimit ndodhë dhe TVSH do të bëhet e ngarkueshme vetëm kur mallrat pushojnë të jenë të mbuluara nga këto aranzhime apo situata;
2.2. kur mallrat e importuara i nënshtrohen detyrimeve doganore, duhet të ndodhë momenti i lindjes se detyrimit dhe TVSH-ja do të bëhet e ngarkueshme;
2.3. dispozitat në fuqi që rregullojnë detyrimet doganore aplikohen lidhur me momentin e ngarkimit dhe momentin kur TVSH-ja bëhet e ngarkueshme për mallrat e importuara të cilat nuk i nënshtrohen detyrimeve doganore në Kosovë.
2.4. për mallrat e vendosura nën procedurë të importimit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet doganore, do të ndodh momenti i lindjes së detyrimit dhe TVSH-ja do të bëhet e ngarkueshme, vetëm kur mallrat pushojnë të jenë të mbuluara nga kjo procedurë.


KREU VI

SHUMA E TATUESHME




Neni 24

Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve

1. Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve përcaktohet si vijon:


1.1. në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, ndryshe nga ajo që është referuar në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, shuma e tatueshme duhet të përfshijë çdo gjë që përbën konsideratën e marrë ose që do të merret nga furnizuesi, në kthim për furnizimin nga konsumatori apo pala e tretë, duke përfshirë këtu subvencionet e lidhura direkt me çmimin e furnizimit;
1.2. nëse furnizimi është për konsideratë në para, vlera e tij duhet të merret si shuma e barabartë me konsideratë;
1.3. nëse furnizimi bëhet për konsideratë që nuk përbëhet nga paratë ose që nuk përbëhet plotësisht nga paratë, vlera e tij duhet të merret sipas vlerës së hapur të tregut për furnizimin.
2. Për nevoja të këtij ligji “vlera e hapur e tregut” nënkupton shumën e plotë që duhet ta paguaj konsumatori në shkallën e njëjtë të tregut në të cilin ndodh furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, nën kushtet e konkurrencës së barabartë, për furnizuesin nën mbizotërimin e tregut brenda Kosovës ku është bërë furnizimi, në mënyrë që të marr mallrat ose shërbimet në fjalë në atë moment.

3. Kur nuk mundë të sigurohet krahasimi për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, “vlera e hapur e tregut” nënkupton si në vijim:


3.1. në lidhje me mallrat, një shumë që nuk është më e vogël se çmimi i blerjes së mallrave ose të mallrave të ngjashme ose në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos i përcaktuar në kohën e furnizimit;
3.2. në lidhje me shërbimet, një shumë që nuk është më e vogël se kostoja e plotë e personit të tatueshëm që e ofron atë shërbim.
4. Shuma e tatueshme përfshinë faktorët si në vijim:
4.1. tatimet, detyrimet, taksat dhe komisionet, duke përjashtuar TVSH-në;
4.2. shpenzimet e rastësishme jo të rregullta si ato të komisioneve, paketimit, transportimit dhe shpenzimeve të sigurimit, të ngarkuara nga furnizuesi për konsumatorin;
4.3. për nevoja të nën-paragrafit 4.2 të këtij neni, shpenzimet jo të rregullta mund të mbulohen me marrëveshje të veçantë.
5. Shpenzimet e paketimeve të kthyeshme janë përjashtuar nga shuma e tatueshme. Mirëpo, kjo shumë duhet të korrigjohet nëse paketimi nuk është kthyer.
6. Shuma e tatueshme nuk duhet të përfshijë faktorët si në vijim:
6.1. uljet e çmimit -përmes zbritjes së pagesave të hershme;
6.2. zbritjet e çmimit dhe rabatet e dhëna për konsumatorët dhe të marra prej tyre në kohën e furnizimit; dhe
6.3. shumat e pranuara nga personat e tatueshëm prej konsumatorit, si ripagesa e shpenzimeve të paraqitura në emrin dhe në interesin e konsumatorit dhe të regjistruara në llogarinë e tij të përkohshme.
7. Përjashtimisht nga paragrafet paraprake;
7.1. kur personi i tatueshëm zbaton ose ka në disponueshmëri mallrat që janë pjesë përbërëse e mjeteve të biznesit të tij ose kur mallrat janë mbajtur nga personi i tatueshëm ose nga pasardhësi i tij, kur aktiviteti ekonomik i tij i tatueshëm pushon, sikur që është referuar në nenet 11 dhe 12 te këtij ligji, shuma e tatueshme duhet të jetë çmimi i blerjes së mallrave ose mallrave të ngjashme ose në mungesë të çmimit blerës, çmimi i kostos i përcaktuar në kohën kur bëhet zbatimi, disponueshmëria ose mbajtja.
7.2. në lidhje me furnizimin e shërbimeve, sikur që është referuar në nenin 15, ku mallrat janë pjesë e mjeteve të biznesit, por janë shfrytëzuar për qëllime personale ose shërbimet janë bërë falas dhe në paragrafin 2 të nenit 16 lidhur me shërbime

të caktuara të furnizuara për veten, shuma e tatueshme duhet të jetë kostoja e plotë e personit të tatueshëm që i ofron shërbimet.
7.3. në lidhje me furnizimin e shërbimit nga personi i tatueshëm për qëllim të biznesit të tij, sikur që është referuar në paragrafin 1 të nenit 16 të këtij ligji, shuma e tatueshme do të jetë vlera e hapur e tregut e shërbimit të furnizuar.
8. Për të penguar evazionin tatimor ose shmangien tatimore, shuma e tatueshme duhet të jetë vlera e hapur e tregut në secilin nga rastet si në vijim në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve që përfshinë lidhjet familjare apo lidhjet tjera të afërta, lidhjet e menaxhmentit, pronësisë, anëtarësisë, financiare ose lidhjet ligjore:
8.1. kur konsiderata është më e ulët se vlera e hapur e tregut dhe “pranuesi” i furnizimit nuk e ka të drejtën e plotë të zbritjes sipas neni 36 të këtij ligji;
8.2. kur konsiderata është më e ulët se vlera e hapur e tregut dhe furnizuesi nuk e ka të drejtën e plotë për zbritje sipas nenit 36 të këtij ligji dhe furnizimi është furnizim i liruar sikur që është referuar në paragrafin 1 të nenit 27 dhe paragrafët 1 dhe 3 të nenit 28 të këtij ligji;
8.3. kur konsiderata është më e lartë se vlera e hapur e tregut dhe furnizuesi nuk e ka të drejtën e plotë të zbritjes sipas nenit 36 të këtij ligji.
8.4. për furnizimet përmes ankandit publik, shuma e tatueshme do të konsiderohet vlera përfundimtare e arritur.
8.5. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, që nuk shoqërohet me faturë sipas nenit 45 ose 46, shuma e tatueshme do të konsiderohet furnizim për konsumatorin final sipas vlerës së hapur të tregut.
9. Ministri i Financave nxjerr akt nënligjor për zbatimin e këtij neni.



Yüklə 135,54 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə