19
KREU II
F
ILLIMET E LËVIZJES LETRARO
-
KULTURORE NË RADHËT E ARBËRESHËVE
2.1 Figura të shquara të botës letraro-kulturore-artistike arbëreshe
Arbëreshët e Italisë kanë kontribuar në zhvillimin e një veprimtarie të gjerë në ndihmë të çështjes
shqiptare. Aktiviteti i italo- shqiptarëve qe nxitje e fortë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ndihmesa e tyre
shihet në ―propagandën këmbëngulëse me shtypin, me mocione në parlament, me mitingje dhe me
konferenca‖.
146
Synimi i italo-shqiptarëve ishte të zgjonin ndërgjegjen kombëtare në Shqipëri dhe të
kujdeseshin të përhapnin atje programin e tyre politik, duke dyfishuar përpjekjet për të bërë për vete
opinionin publik të Italisë. Lorekio pati pohuar haptazi se dy parime themelore udhëhiqnin përpjekjet
politike të italo-shqiptarëve. Njëri qe ―
Shqipëria për shqiptarët‖, i cili përputhej me politikën italiane dhe
tjetri, ―
Adriatiku është një det italian dhe shqiptar‖, diçka që italianët nuk e pohonin, duke dëshiruar që
Adriatiku të ishte një det vetëm italian.
147
Kontributi i shqiptarëve në realizimin e këtyre qëllimeve qe i madh
dhe u shfaq në forma të ndryshme. Lëvizja letraro-kulturore dhe artistike e patriotëve italo-shqiptarë, në të
njëjtën kohë edhe lëvizja politike, po jepte ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Në këto lëvizje dhanë
kontributin e tyre kolonitë italo-shqiptare në rajone të ndryshme si Sicili, Kalabri, Napoli, etj. Këto koloni,
shfaqën një ndjeshmëri të lartë lidhur me fatin e atdheut të tyre. Ishte fundi i shekullit XVIII dhe mesi i
shekullit XIX, kohë në të cilën arbëreshët e hodhën vështrimin te bashkatdhetarët e tyre, duke dashur të
kujtojnë jo vetëm të kaluarën heroike, por duke dëshiruar edhe një të ardhme më të mirë. Ata u përpoqën që,
përmes veprave të tyre, të ndihmonin në njohjen më të mirë të historisë së atdheut dhe, njëkohësisht, të
kontribuonin në rilindjen e tij.
148
Të shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe pjesëmarrës aktivë në lëvizjet
për të siguruar pavarësinë apo autonominë e Shqipërisë ishin figura si Jeronim De Rada, Vinçens Dorsa,
Xhuzepe Skiroi, krahas tyre dhe Françesko Krispi.
149
Arbëreshët, gjatë periudhës pesëshekullore në Itali,
kanë formuar edhe një fizionomi të tyren në lëmin e kulturës, të artit dhe, sidomos, të letërsisë. Kolonitë
shqiptare në Itali paraqesin një ndër dukuritë më kureshtare të mbijetesës etnike dhe më interesanten, thekson
në realizimin e tij Prof. G. Andriulli. Ai thekson se janë rreth 300 mijë shqiptarë të shpërndarë në 79
lokalitete në gjithë Italinë.
150
Shqiptarët e Italisë kanë një letërsi tepër të pasur. Dëshmi për këtë fakt janë
146
Skëndi,
Zgjimi kombëtar shqiptar, 214
147
Po aty, 214
148
Costanza,
Cenno storico sugli albanesi d’Italia, 24
149
Ennio Maserati, Comitati "
Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi :N:
Rasegna storica del Risorgimento Italiano.- Anno 46, fasc. 4, ottobre-dicembre, 1979, 24
150
G.Andriulli,
Le colonie albanesi d’Italia: Primo Congresso di
etnografia Italiana,(Roma, 19-20 tetor, 2011), 1