24
letrar, historian, filolog, etimolog, folklorist, etnograf, studiues i traditave letrare.
166
Ai iu vu shkrimit të
veprave gjuhësore, duke u mbështetur në përgatitjen shkollore të marrë në Kolegjin e Shën Adrianit, që ishte
shkollë e mesme, dhe në atë të kolegjit të Propagandës Fide, që ishte institucion i lartë fetar
167
. Me interes
shfaqet vepra e tij ―
Sugli albanesi-ricerche e pensieri” botuar në 1847
168
. Në këtë punim të ndarë në 20
kapituj, Dorsa shtjellon gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë. Ai jep një shënim të shkurtër rreth ardhjes së
shqiptarëve në Itali, duke treguar dhe përfitimet që pati mbretëria prej tyre. Vepra e tij madhështore
―
Ricerche e pensieri sugli albanesi”( 1847), e cila dallohet, shkruan Q. Haxhihasani në Fjalorin
Enciklopedik Shqiptar, Tirana 2008, ―
për pasurinë e të dhënave historike, gjuhësore, folklorike, etnografike,
letrare… Vepra karakterizohet nga ndjenja atdhetare dhe besimi në të ardhmen të Shqipërisë‖
169
. Kjo vepër
është cilësuar gjithashtu si manifest i fortë arbëresh i kohës, në favor të lëvizjes kombëtare të Shqipërisë:
“Persekutimi i ashpër kundër të atit të tij, magjistratit Frangjisk Dorsa, i dënuar me 19 vite burg në vitin
1852 për konspiracion antiburbonik, pengoi rëndë aktivitetin letrar të Viçensit, i cili shkonte në burgjet e
Kozencës dhe të Napolit për të vizituar dhe të ngushëlluar të atin. Në librin tim “Regesto” janë të botuara
këto letra nga burgjet, të dërguara nga i ati t’birit.‖ V. Dorsa kishte lidhje miqësie me De Radën dhe me
papas Bernardo Bilota (1845-1918), shkrimtar i njohur dhe famullitar në Frasnitë. Në vitin 1860,
i ati del nga
burgu dhe V. Dorsa ishte emëruar profesor i gjuhës greke dhe latine në Liceun Klasik ―B. Telezio‖ në
Kozencë, ku dha mësim deri në vitin e vdekjes, 1885.
170
Botoi libra mbi studime etimologjike dhe mbi
zakone popullore. Në vitin 1869, përktheu arbërisht dhe botoi në Londër Vangjelin e Shën Mateut. Botoi
artikuj politikë, ekonomikë dhe letrarë në organet e shtypit kalabrez dhe arbëresh. Ishte i jashtëzakonshëm
për kulturën dhe për mbrojtjen e besimit ortodoks dhe të ritit bizantin tek arbëreshët. Në shekullin XIX,
shkëlqeu me një dritë të veçantë, më shumë se të tjerët, sepse, me shkrime dhe me veprime, luftoi kundër
sundimin e Burbonëve. Familja Dorsa mori pjesë edhe në luftë me Garibaldin. V. Dorsa, në Liceun ―B.
Telezio‖ në Kozencë, ishte udhëheqësi më i rëndësishëm i rinisë arbëreshe që studionte atje. Të rëndësishme
janë dhe të dhënat që na jep rreth formimit të Seminarit italo-shqiptar të Palermos dhe për kolegjin Albano-
Korsini të Kalabisë, si dhe përkujtesat e shkurtra për njerëzit e shquar italo-shqiptarë.
171
Vlen për t`u
përmendur dhe libri tjetër i tij ―
Studi etimologici sulla lingua Albanese messa a confronte colla greca e la
latina‖, botuar në 1862. Jub Kastrati përqendrohet te kjo vepër në tezat për lashtësinë e gjuhës shqipe, që e
përfshin në familjen e gjuhëve indoevropiane. Vepra e tij ―
La tradizione greco-latina nei dialetti della
Calabria citerore‖, tregon se, në Kalabrinë Jugore, flitej greqisht, tezë e mbështetur dhe prej gjuhëtarëve të
166
Kolec Topalli, Të folmet arbëreshe në studimet dialektologjike të Martin Camaj,
Shkodra , arbëreshët dhe lidhjet
shqiptaro-italiane ,―Studime shqiptare‖ nr. 20, Shkodër (2013), 42
167
Po aty, .42
168
Çabej,
Në botën e arbëreshëve të Italisë, 29-30
169
Antonio Bellusci,
Jetarbëreshe, nr. 75, gennaio-giugno 2013, f. 26-30
170
Po aty, 26-30
171
Petrota,
Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 487