42
51. Si, në realitet, thotë ligji për ruajtjen e masës?
52. A konsideron se ngjashmëria në termat
konservë dhe
konservim të masës në emrin e Ligjit të ruajtjes së masës? Ose
ka ndonjë logjikë midis dy emrave?
53. Në çka bazohet ligji raporteve të përhershme të masave?
54. A beson se nga ligji i Prustit për raportet e përhershme të masave vijon se dy elemente mund të formojnë vetëm
një
komponim?
55. Sipas mbiemrit (Bertole) të njërit nga pjesëmarrësit në kontestin rreth përhershmërisë ose jopërhershmërisë të
raporteve
të masave në komponime, është sjellë emri për
bertoloidet. Ç’janë bertoloidet?
56. Pjesëmarrësi i dytë në kontestin e lartë përmendur ishte Prust. A beson se komponimet për të cilat vlenë
ligji i Prust-it
duhet të quhen (ose quhen me të vërtetë)
prustoide?
57. Sulfuri formon dy okside. Në njërin prej tyre raporti i masave të sulfurit dhe oksigjenit është 1 : 1, ndërsa në oksidin e
dytë raporti përkatës është 32 : 48. A vlen këtu ligji i Daltonit (në rastin dytë nuk bëhet fjalë për raport të numrave të
plotë të vegjël).
58. Sa do të jenë, në dy oksidet e përmendur më lartë, masa e oksigjenit të lidhur me nga një kilogram sulfur?
59. Nëse themi se në vëllime të njëjta të dy gazrave të ndryshme ka numër të njëjtë të molekulave, a e kemi shprehur në
mënyrë precize ligjin e Avogadros?
60. A konsideron se do të jemi në të drejtë nëse themi se në vëllime të njëjta të dy substancave të ndryshme ka po aq
molekula në të parën sa ka molekula në të dytën? Sqaro!
61. Krahasoi shpjegimet (a)
Komponimet kanë përbërje të përhershme; (b)
Numri më i madh i komponimeve kanë përbëje të
përhershme; (c)
Ekzistojnë komponime përbërja e të cilave është e përhershme. Vlerëso vërtetësinë
e secilit prej tri
konstatimeve.
45
2.1. Informatat kimike
Informatat dhe burimet e informatave
E dhëna dhe informata
Dy termet nga nëntitulli janë aq shpesh të përdorura që është e kuptueshme nëse shumicës së nxënësve (edhe për
shumë të rritur) ju duket se ata dinë për çka është fjala dhe e dinë se “e dhëna” dhe “informata” janë dy fjalë me
kuptim të
njëjtë, për këtë mund të shfrytëzohen njëjtë kur duam të themi se jemi të
njoftuar për diçka ose për
dikë.
Shumë njerëzve ju duket kështu, por
nuk është kështu! Dy nocionet, vërtetë, midis tyre janë të
lidhura por nuk
janë, të themi,
sinonime.
Për ta treguar dallimin, ka një titull (në tekstin e kimisë).
Titulli thotë kështu “VETITË E CO”, a kupton se për çka bëhet fjalë? A beson se
secili kupton një të njëjtën gjë?
Ti, me siguri, kuptove se titulli duhet të “interpretohet” si “Vetitë e monoksidit të karbonit”, por njeriu që nuk ka
mësuar kimi (ose atë që ka mësuar, e ka harruar) do të çuditet kur flitet për ndonjë veti të CO. Si ashtu?
Titulli është ai që është
e dhënë. Ai është që është dhënë ose e kahëzuar për atë që flitet në pjesën e dhënë të
tekstit, por të paudhëzuarit ajo e dhënë asgjë
nuk do ti duket ose, madje do ti paraqitet si hutuese. Ty, titulli do të
njoftojë (do të
informojë) për atë se çka pason pas tij. Do të informojë, për atë që ti kupton cila është domethënia
e kësaj të dhëne.
Do të presësh që pas titullit do të vijojë teksti në të cilin do të numërohen vetitë e monoksidit të
karbonit. Ndoshta, madje, do të supozosh se një nga këto veti do të jenë se gjatë kushteve të rëndomta substanca
është në
gjendje agregate të gaztë, se ai gaz është i
helmët, se formohet gjatë djegies jo të plotë të benzinës ose të
karbonit ose të substancave organike, se.... Me fjalë të tjera, e
dhëna për ty do të bëhet
informatë.
Shkurtimisht mund të themi se
informata është e dhënë që e kuptojmë, që mund ta shfrytëzojmë, që në bazë të asaj të dhëne mund të
tërheqim përfundime, të planifikojmë aktivitete (për shembull, do të lexojmë këtë pjesë të tekstit do ta
“kalojmë”), ta ngremë diturinë tonë ose ngjashme.
Me fjalë të tjera, çdo informatë në esencë është e dhënë, por një e dhënë mund të bëhet informatë,
por mundet
edhe të mos bëhet.
Burimet e informatave dhe kanalet për bartjen e tyre
Që të
fitohet ose të
bartet informata, nevojitet të ekzistojë burimi për
atë (thjeshtë, vendi, objekti ose
personi prej
nga ajo buron) dhe
kanali për bartje (
mjeti ose
mënyra për
bartjen deri te
shfrytëzuesi).
Informatat për sistemin e dhënë mund të fitohen me vështrim personal ose matje, mundet të shfrytëzohen edhe
njohuri të cilat ndonjë tjetër i ka fituar. Në të dy rastet, është me rëndësi ato njohuri të jenë në mënyrë të caktuar
të ruajtura dhe të përgatitura, ndonjëherë më vonë të shfrytëzohen. Nuk duhet të theksohet ndaras se shumë më