Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə18/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   113

 
42
51.  Si, në realitet, thotë ligji për ruajtjen e masës?  
52.  A konsideron se ngjashmëria në termat konservë dhe konservim të masës në emrin e Ligjit të ruajtjes së masës? Ose 
ka ndonjë logjikë midis dy emrave? 
53.  Në çka bazohet ligji raporteve të përhershme të masave? 
54.  A beson se nga ligji i Prustit për raportet e përhershme të masave  vijon se dy elemente mund të formojnë vetëm një 
komponim? 
55.  Sipas mbiemrit (Bertole) të njërit nga pjesëmarrësit në kontestin rreth përhershmërisë ose jopërhershmërisë të raporteve 
të masave në komponime, është sjellë emri për bertoloidet. Ç’janë bertoloidet? 
56.  Pjesëmarrësi i dytë në kontestin e lartë përmendur ishte Prust. A beson se komponimet për të cilat vlenë ligji i Prust-it 
duhet të quhen (ose quhen me të vërtetë) prustoide
57.  Sulfuri formon dy okside. Në njërin prej tyre raporti i masave të sulfurit dhe oksigjenit është 1 : 1, ndërsa në oksidin e 
dytë raporti përkatës është 32 : 48. A vlen këtu ligji i Daltonit (në rastin  dytë nuk bëhet fjalë për raport të numrave të 
plotë të vegjël). 
58.  Sa do të jenë, në dy oksidet e përmendur  më lartë, masa e oksigjenit të lidhur me nga një kilogram sulfur? 
59.  Nëse themi se në vëllime të njëjta të dy gazrave të ndryshme ka numër të njëjtë të molekulave, a e kemi shprehur në 
mënyrë precize ligjin e Avogadros? 
60.   A konsideron se do të jemi në të drejtë nëse themi  se në vëllime të njëjta të dy substancave të ndryshme ka po aq 
molekula në të parën sa ka molekula në të dytën? Sqaro! 
61.  Krahasoi shpjegimet (a) Komponimet kanë përbërje të përhershme; (b) Numri më i madh i komponimeve kanë përbëje të 
përhershme; (c) Ekzistojnë komponime përbërja e të cilave është e përhershme. Vlerëso vërtetësinë e secilit prej tri 
konstatimeve. 


 
43
  
 
 
2
2
.
.
 
 
M
M
E
E
T
T
O
O
D
D
A
A
 
 
S
S
H
H
K
K
E
E
N
N
C
C
O
O
R
R
E
E
 
 
N
N
Ë
Ë
 
 
K
K
I
I
M
M
I
I
 
 
 
 
 


 
44
 


 
45
 
 
2.1. Informatat kimike  
 
 
Informatat dhe burimet e informatave  
E dhëna dhe informata  
Dy termet nga nëntitulli janë aq shpesh të përdorura që është e kuptueshme nëse shumicës së nxënësve (edhe për 
shumë të rritur) ju duket se ata dinë për çka është fjala dhe e dinë se “e dhëna” dhe “informata” janë dy fjalë me 
kuptim të njëjtë, për këtë mund të shfrytëzohen njëjtë kur duam të themi se jemi të njoftuar për diçka ose për 
dikë. 
Shumë njerëzve ju duket kështu, por nuk është kështu! Dy nocionet, vërtetë, midis tyre janë të lidhura por nuk 
janë, të themi, sinonime
Për ta treguar dallimin, ka një titull (në tekstin e kimisë). 
Titulli thotë kështu “VETITË E CO”, a kupton se për çka bëhet fjalë? A beson se secili kupton një të njëjtën gjë
Ti, me siguri, kuptove se titulli duhet të “interpretohet” si “Vetitë e monoksidit të karbonit”, por njeriu që nuk ka 
mësuar kimi (ose atë që ka mësuar, e ka harruar) do të çuditet kur flitet për ndonjë veti të CO. Si ashtu? 
Titulli është ai që është e dhënë. Ai është që është dhënë ose e kahëzuar për atë që flitet në pjesën e dhënë të 
tekstit, por të paudhëzuarit ajo e dhënë asgjë nuk do ti duket ose, madje do ti paraqitet si hutuese. Ty, titulli do të 
njoftojë (do të informojë) për atë se çka pason pas tij. Do të informojë, për atë që ti kupton cila është domethënia 
e kësaj të dhëne. Do të presësh që pas titullit do të vijojë teksti në të cilin do të numërohen vetitë e monoksidit të 
karbonit. Ndoshta, madje, do të supozosh se një nga këto veti do të jenë se gjatë kushteve të rëndomta substanca 
është në gjendje agregate të gaztë, se ai gaz është i helmët, se formohet gjatë djegies jo të plotë të benzinës ose të 
karbonit ose të substancave organike, se.... Me fjalë të tjera, e dhëna për ty do të bëhet informatë
Shkurtimisht mund të themi se  
informata është e dhënë që e kuptojmë, që mund ta shfrytëzojmë, që në bazë të asaj të dhëne mund të 
tërheqim përfundime, të planifikojmë aktivitete (për shembull, do të lexojmë këtë pjesë të tekstit do ta 
“kalojmë”), ta ngremë diturinë tonë ose ngjashme. 
Me fjalë të tjera, çdo informatë në esencë është e dhënë, por një e dhënë mund të bëhet informatë, por mundet 
edhe të mos bëhet. 
Burimet e informatave dhe kanalet për bartjen e tyre  
Që të fitohet ose të bartet informata, nevojitet të ekzistojë burimi për atë (thjeshtë, vendi, objekti ose personi prej 
nga ajo buron) dhe kanali për bartje (mjeti ose mënyra për bartjen deri te shfrytëzuesi). 
Informatat për sistemin e dhënë mund të fitohen me vështrim personal ose matje, mundet të shfrytëzohen edhe 
njohuri të cilat ndonjë tjetër i ka fituar. Në të dy rastet, është me rëndësi ato njohuri të jenë në mënyrë të caktuar 
të ruajtura dhe të përgatitura, ndonjëherë më vonë të shfrytëzohen. Nuk duhet të theksohet ndaras se shumë më 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə