Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə17/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   113

 
40
8.  Nëse zgjedh një më të madhe, vlera numerike do të jenë më e madhe ose më e vogël? A mundesh të sqarosh pse është 
ashtu? 
9.  A është një metër katrorë më pak apo më shumë se 100 cm
2
? Ose ajo është e njëjtë sepse prefiksi centi tregon 100 herë? 
Si ke ardhur deri në përfundimin tënd? 
10.  A është e saktë se densiteti i një lëngu është masa e 1 cm
3
 prej lëngut? Ose, ndoshta, duhet të themi se masa e 1 m
3
 prej 
lëngut që njësia për gjatësinë në Sistemin internacional të njësive është metri? Ose, përsëri, duhet thënë ndryshe?   
11.  A ke mësuar për shndërrimin e njësive.  A mendon se, njësia kilogram mund të shndërrohet në njësinë gram? Nëse 
mendon se mundet, si të bëhet kjo?  
12.  Në vijën numerike duhet të sjellësh vlerat për masën e dhjetë trupave të ndryshëm (ato masa le të jenë 0,5 kg, 1,0 kg, 1,5 
kg, 2,0 kg, 2,5 kg, 3,0 kg, 3,5 kg, 4,0 kg, 4,5 kg dhe 5,0 kg. 
Si do të duket vija jote numerike– si ajo lartë, si ajo në mes, si ajo e mëposhtme apo ajo është krejt e njëjtë? 
 
                   0             1             2             3             4             5              6            7          m/kg 
 
 
                  
0            1             2             3             4             5              6             7        m, kg    
                   
 
                   0            1             2             3             4             5              6             7        m (kg)    
13.  A e din se sa është një metër dhe një decimetër? Ndërsa një epruvetë dhe një gotë? 
14.  Çfarë është dallimi midis substancës së thjeshtë, elementit dhe substancës elementare? 
15.  Uji përbëhet prej hidrogjenit dhe oksigjenit. A do të thotë se ai është përzierje
16.  Ç’është dekantimi? Nxjerrja prej kanaqe, vendosja në kanaqe ose diçka e tretë? 
17.  Nëse në ndonjë tekst të kimisë (thonë se ka ekzistuar i tillë) takohesh me pohimin se “substancat e pastra janë 
njëkomponentëshe -homogjene” a do të pajtohesh me këtë?  
18.  Për cilin sistem (sipas vetive) themi se është homogjen, për cilin heterogjen? A ka kufij të mprehtë midis njërit dhe 
tjetrit lloj të sistemeve? Sqaro! 
19.   Ç`është konstanta  Avogadros? A ka njësi për këtë konstantë. 
20.  Cila është njësia për numrin njëqind? 
21.  Në organizmin e njeriut prej 50 kilogram ka rreth  130 gram natrium. Natriumi si  element ose natriumi si substancë 
elementare
22.  Uji është formuar prej hidrogjenit dhe oksigjenit. A do të thotë se në përbërjen e ujit (të themi ai i lëngët) hyjnë 
substancat hidrogjen dhe oksigjen? 
23.  A do ta lexosh formulën NaTi “ná ti”, pyetja për mënyrën e të lexuarit të simboleve  edhe më tutje është valide.   
24.  Nëse ke tabelë të sistemit periodik (ndoshta e ke ruajtur prej shkollës fillore shiko a ka më shumë simbole që fillojnë me 
L ose me D. Mund ta shfrytëzosh edhe tabelën e dhënë në këtë tekst. 
25.  Gjej në cilën shkronjë fillojnë më shumë simbole kimike. Sa janë ato në numër? Cila shkronjë është “vicekampion”? 
26.   A mundesh pa vërtetuar në tabelën e sistemit periodik, të thuash a ka më tepër simbole që përbëhen prej një apo prej dy 
shkronjave? A mundesh ta sqarosh përfundimin tënd? 


 
41
27.  Nëse ke tabelë të vjetër të sistemit periodik dhe e krahason me tabelën në faq. ? nga teksti do të vëresh se në njërën dhe 
tjetrën ka numër të ndryshëm të simboleve kimike që përbëhen prej nga tri shkronjave. Si kështu?  
28.  mundet të shkruhet formula e dioksidit të karbonit C
1
O
2
? A duhet? A mundet? 
29.  A tregon secila formulë kimike molekulë të caktuar? A mund të tregojë edhe diçka tjetër? Nëse mendon se mundet, 
sqaro çka tjetër mund të tregojë një formulë kimike. 
30.  Çka tregon emri njësi formule. Mundohu që përgjigja të jetë precize
31.  A shfrytëzojmë në formula çdoherë indeksa më të vegjël të mundshëm ose kështu veprojmë vetëm nganjëherë? Pse? 
32.  A mund për çdo substancë të shkruhet formula strukturore? Pse konsideron kështu? 
33.  A mund për çdo molekulë të shkruhet formula strukturore? Pse konsideron kështu? 
34.  Çka nënkupton me emrin valentitet? A ke  ndërruar diçka pas leximit të kësaj kaptine nga ajo që ke ditur prej më herët? 
35.  Në cilat raste flasim për valentitet të përhershëm, ndërsa në cilët për valentitet të ndryshueshëm? 
36.  A beson se atomi i sulfurit (sulfuri ka valencë të ndryshueshme) në molekulën e dhënë do të kenë njëherë të tillë, herën 
tjetër ndryshe? 
37.  A mund të barazohet reaksioni kimik? A mund të barazohet barazimi kimik?  
38.  Ç’është akti elementarë i transformimit kimik? 
39.  A tregon çdo herë barazimi kimik akt elementarë të transformimit kimik? 
40.  Në cilat njësi maten koeficientët stekiometrik? 
41.  Gjatë shkrimit të barazimeve kimike, midis anës së majtë dhe të djathtë ndonjëherë vehet shenja 
, ndonjëherë shenja 
 =. A e din se kur shkruhet njëri e kur simboli tjetër?  
42.  Sa mole të jodit kanë reaguar në reaksionin H
2
 + I
2
 = 2HI?  
43.  A është formuluar drejtë pyetja e përparshme apo janë lëshuar disa gabime (një apo më shumë)? 
44.  Në tekstin themelorë të kësaj kaptine gjendet pohimi raporti i ndryshimeve të sasive të pjesëmarrësve të transformuar 
është i barabartë me raportin e koeficienteve stekiometrik të atyre pjesëmarrësve në barazimin e reaksionit ashtu siç 
është shkruar ai. A është ky konstatim në pajtueshmëri ose në kundërshtim me faktin se sasitë e substancave dhe 
koeficientët stekiometrik nuk maten në njësi të njëjta? 
45.   A vlenë ligji për konservimin e masave vetëm për masën e përmbajtjes të ndonjë konserve? Ose? 
46.  Ligji i përmendur në pyetjen e mëparshme a është ligj natyrorë i përgjithshëm? Sqaro! 
47.  Albert Ajnshtajni  zakonisht lidhet me teorinë e relativitetit. Çka kërkon atëherë Ajnshtajni në këtë kaptinë ku nuk flitet 
për asnjë relativitet? 
48.  Nëse në tasin e porcelanit djegim shiritin e magneziumit, masa pas djegies nuk do të jenë e njëjtë me masën para 
djegies. Pse? 
49.  Në enën e zhytur të mbushur me oksigjen, me drejtimin e tufës së dritës së Diellit mund të ndizen dhe të digjen disa 
substanca. A ka dallim në këtë rast në masat para dhe pas djegies? Sqaro! 
50.  Nëse pjesë e pllakës së bakrit fuqishëm dhe gjatë ngrohet në ambient të hapur, masa i rritet. A do të thotë kjo se ligji i 
Lavuazjeut nuk vlen për këtë rast? Arsyeto përgjigjen tënde. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə