Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə19/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   113

 
46
tepër të dhëna janë rezultat të vështrimit ose matjes të ndonjë tjetrit, e jo të shfrytëzuarit të fundit. Kuptohet, ato 
rezultate duhet të jenë të shkruara, po ashtu duhet të ekzistojë edhe sistem për qasje deri në ato shkrime. 
Shkrimet e shkruara (dhe të interpretuara) paraqesin informata shkencore, ndërsa kanalet për bartjen e tyre mund 
të jenë të shumëllojshme sipas natyrës së tyre.  
Më shpesh, 
burime të informatave shkencore janë përshkrimet e rezultateve të vështrimeve ose matjeve të njerëzve 
tjerë, nëse ato janë ruajtur në mënyrë adekuate dhe të sqaruara në mënyrën që mundëson ato të jenë të 
kuptuara edhe nga shfrytëzues të tjerë. 
 
INFORMATAT KIMIKE DHE BURIMET PËR ATO  
Tekstet si burime të informatave kimike  
Për informata të përgjithshme nga fusha e kimisë, burime themelore janë tekstet, ato janë edhe kanalet nëpër të 
cilat ato informata barten deri te nxënësi (dhe deri te arsimtari)
*
. Përmbajtja e teksteve, është bazuar në rezultatet 
e hulumtimeve origjinale të shkencëtarëve të fushës së caktuar, përkatësisht prej lëmenjve të ngjashëm të 
caktuar. 
Krejtësisht është e qartë se të dhënat e përmbajtura në tekste nuk mundet të jenë ato që janë më të reja sepse 
nevojitet të kalojë kohë derisa rezultatet të rregullohen dhe të publikohen, pastaj edhe sërish (por në mënyrë 
tjetër) të rregullohen dhe të interpretohen ashtu që të jenë të kuptueshme për shfrytëzuesit potencial. Kuptohet, 
mënyra e interpretimit duhet të jenë adekuate me moshën e nxënësve (ose studentëve). Të dhënat (informatat 
potenciale) në tekste nuk guxohet të jenë të njëjta sikur në tekstin e fillores, për të mesmen ose për arsimim të 
lartë– as për nga përfshirja, as për nga madhësia, as për nga mënyra e interpretimit. Atë që ata mund ta kuptojnë 
në bazë të njohurive të mëparshme, nuk do të jenë e kuptueshme dhe e pranueshme për nxënësin e klasës së 
shtatë. 
Mirëpo, pa marrë parasysh moshën e shfrytëzuesve, në tekste nuk guxon të përmbahen informata të gabuara (më 
saktë thënë – dezinformata). Kjo është posaçërisht me rëndësi nëse mësohet diçka në fillim gabimisht, më vonë 
është vështirë të rregullohet, prezantimet e gabueshme

 do të pengojnë të përfitohen njohuri të rregullta.  
Është me rëndësi edhe diçka. Madje autorët e teksteve mundohen që në tekstet e tyre të mos kenë të dhëna të 
gabuara dhe pakuptueshme, lëshimet gjithnjë janë të mundshme. Për këtë nxënësit (posaçërisht arsimtarët e tyre) 
duhet të jenë kritik ndaj nxënësve, por jo “secila pikë dhe presje” ta marrin si të shëndoshë për të gatshme. Nëse 
diçka është e paqartë ose e dyshimtë, kjo duhet të kuptohet, të sqarohet ose të saktësohet, e jo të mësohet si e 
gatshme. 
Krejt kjo, 
Që të prezantohet burimi i informatave, teksti (edhe ai i kimisë) duhet të jenë i adaptuar kah mosha e 
nxënësit, të dhënat në të duhet të jenë të sakta, ndërsa shfrytëzuesit nuk duhet ta mësojnë përmbajtjen e 
tij “prej fjalës në fjalë”. 
                                                           
*
 
Kuptohet, nëse teksti nuk shfrytëzohet, por qëndron diku i hedhur, ka burim, por kanali për bartje është mbyllur
.
   

 Në shkencë prezentimet e gabuara quhen miskoncepcione



 
47
 
Burimet tjera të informatave kimike 
 
Për nevojat e shkencës, si burime të informatave kimike shërbejnë revistat shkencore, monografitë, revistat 
referente, doracakët e llojeve të ndryshme dhe mjaftë të tjera.  
Në  revistat shkencore publikohen artikuj të kushtuara ose rezultateve origjinale të hulumtimeve (në këtë rast 
flitet për burime primare), ose vështrimeve të hulumtimeve të tilla (ato janë një prej llojeve të burimeve 
sekondare).  
Te ne botohet revista shkencore, titulli i të cilës është Macedonian Journal of Chemisry and Chemical 
Engineering (shih fig. 2.1) emri i mëparshëm i të cilës ishte: Zëdhënësi i kimistëve dhe teknologëve të 
Maqedonisë  (përkatësisht, Bulletin of the Chemists and Technolgists of Macedonia). Tekstet në këtë revistë 
publikohen në gjuhën angleze, përpos atyre që janë të lidhura me mësimin e kimisë. 
Monografia është tekst (libër) kushtuar temës së caktuar, ndërsa revistë referente është revista që përmban të 
dhëna të shkurta për artikujt dhe burimet tjera primare të fushës së caktuar. Në kimi, revista më e rëndësishme 
referente është Chemical Abstracts (fig. 2.1). 
Me zhvillimin e teknologjive informatike, të rëndësishme janë burimet që janë pjesë të rrjetit botërorë - 
Internetit. Këtu mund të gjenden informata të numërta, me kusht që është e zotëruar teknika e kërkimit. Numër i 
madh i informatave (përfshirë edhe kuriozitete dhe ide për projekte) të përshtatshme për nxënësit e shkollave të 
mesme mund të gjenden në “adresën” http://chemistry.about.com, këtu është prezente edhe Wikipedia. 
 
 
 
 
   
Fig. 2.1. Kopertina e tashme dhe e mëparshme e revistës së kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë 
dhe kopertina e 
Chemical Abstracts
 


 
48
 
 
2.2. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT  
 
 
FAZAT E PROCESIT HULUMTUES SHKENCORË  
Prej ku të fillohet? 
Secili proces, si edhe ai i hulumtimit shkencorë, ka fillimin e vetë. Por, cili është 
fillimi i procesit hulumtues? A fillon çdo hulumtues, ashtu të themi, nga zeroja? 
Kuptohet,  nuk është kështu. Shkenca është zhvilluar, ka dhënë rezultate dhe ka 
mundësuar më tutje të hulumtohet. Pastaj shkenca është e ngjashme me rrethin e 
madh jetësorë* për të cilën Mufasa i flet Simba-s së vogël, mbreti Luan nga filmi i 
vizatuar (fig. 2.2). 
Por, kur është fjala për hulumtim konkret, duhet të fillohet nga momenti i dhënë, nga 
ajo që është e njohur deri atëherë dhe nga ajo që është qëllim i hulumtimit. Gjëja e 
parë që duhet të bëhet është të gjendet dhe saktësisht të përshkruhet problemi që 
hulumtuesi do ta zgjedhë.  
Pastaj duhet të bëhet orvatje të gjendet rruga nëpër të cilën duhet të kalohet për të 
arritur deri te zgjidhja e problemit. Me që problemi me siguri nuk është i “rënë prej 
qielli”, por është në lidhje me atë që deri atëherë është e njohur, duhet të kërkohen dhe 
të gjenden informata për atë që është e njohur për probleme të ngjashme me atë që 
është caktuar për zgjedhje. Me fjalë të tjera, duhet të bëhet shikim në literaturë (fig. 
2.3). 
Në se hulumtuesi është nxënës, arsimtari i tij gjithsesi do ti ofrojë ndihmë në 
zgjedhjen e problemit dhe në orientimin e rrugës së mundshme kah zgjedhja e tij. 
Thënë shkurt, 
Hapi i parë në çdo hulumtim është zgjedhja e problemit, definimi i tij preciz dhe kërkimi i mënyrave 
për atë se në çfarë mënyre mund të zgjidhet problemi. 
                                                           
*
 
Nëse është fjala për vijë të drejtë, dhe nuk është fjala për rreth të vërtetë, por më tepër për ndonjë spirale.
 
 
 
Fig.2.2. Mufasa dhe Simba 
 
Fig. 2.3. Shikim i 
literaturës  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   15   16   17   18   19   20   21   22   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə