Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə21/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   113

 
52
 
 
2.3. HULUMTIMI NË MËSIMIN E KIMISË  
 
 
Hulumtimi për mësimin e kimisë  
Hulumtimi në shkollë  
Që të mund të ketë njohuri në zhvillimin e mësimit dhe suksesin e nxënësve, në shkolla rregullisht mbahen 
aktivitete me karakter hulumtues. 
Më e thjeshtë është të përcillet suksesi mesatarë në një klasë ose i tërë shkollës. Pas përfundimit të notave në 
periudhën e dhënë (tremojor, gjysmëvjetor, fund të vitit), notat mblidhen dhe pjesëtohen me numrin e nxënësve. 
Mund të llogaritet edhe suksesi mesatarë i nxënësve në veçanti. Gjitha operacionet matematikore mund të kryhen 
herët, por më shpejtë, më lehtë dhe më saktë është nëse shfrytëzohen programe përkatëse kompjuteristike.  
Në këtë mënyrë përfitohen rezultatet të cilat pastaj duhet të analizohen, e jo vetëm të kumtohen. Duhet të 
vërtetohet se pse rezultatet janë të këtilla siç janë gjetur, çfarë është besueshmëria e tyre dhe çfarë masa duhet të 
merren, eventualisht, të ndërmerren. 
Shkolla mund të kryej edhe testimin intern (të brendshëm), duke përfshirë këtu edhe anketat midis nxënësve për 
raportin e tyre për lëndën e caktuar, libër ose arsimtarë. Nëse anketat kryhen me vetëdije dhe pa anime, ato mund 
të sjellin deri te njohuritë e rëndësishme. Gjatë kësaj, është me rëndësi mendimet e tyre ti bazojnë në elemente që 
nuk janë më kryesore. Për shembull, më e rëndësishme për mendimin e tyre nuk duhet të jenë a është lënda e 
lehtë ose e vështirë për ata. A është libri i vogël ose është shkruar në më shumë faqe por parimisht në bazë të asaj 
se a është i vogël densiteti i fjalëve (nocioneve)
*
 ose i madh, a janë dhënë përmbajtjet të kuptueshme dhe a është 
libri i përshtatshëm për mësim. Mendimet, për arsimtarët nuk duhet të formohen si, a është arsimtari i 
tolerueshëm apo i ashpër, por a është ai pedagog i mirë ape nuk është i i tillë, a e zotëron lëndën e tij apo në këtë 
aspekt ka lëshime,  a është i drejtë apo nuk është i drejtë dhe ngjashëm
Do të ishte interesante të krahasohen rezultatet e anketave për pyetje të caktuara, në njërën anë, nga shkolla, dhe 
në tjetrën anë nga nxënësit. 
 
hulumtimi në shkollë për mësimin në atë, me kusht që ato të jenë kryer me vetëdijësim dhe objektivisht, 
duhet të japin pasqyrë të qartë për gjendjen e vërtetë të gjërave, që pastaj të janë udhërrëfyes kah 
arritja e rezultateve dhe përfitimit të njohurive afatgjate.   
                                                           
* Densiteti i nocioneve është raport i numrit të të dhënave dhe numrit të faqeve në të cilët janë dhënë ato të dhëna. 


 
53
Hulumtimet nga jashtë  
Nga ana e Institutit për kimi pranë fakultetit matematiko-natyror kryhet (nëse është lejuar nga shkolla) testimi 
kohëpaskohshëm i nxënësve por me qëllim tjetër nga ajo që ka testimi në vetë shkollën. Kuptohet, njerëzit nga 
instituti  nuk janë të autorizuar të vlerësojnë nxënësit dhe nuk do ta bëjnë këtë. Qëllimi është të mblidhen të 
dhëna për atë çka dhe si dinë nxënësit dhe këto njohuri të përdoren në qëllime shkencore. Në realitet, gjatë këtyre 
testimeve qëllimi kryesorë është të provohet te nxënësit a ka prezantime të gabuara (miskoncepcione) dhe nga të 
cilës natyrë janë ato. Planifikohen rezultatet e këtyre testeve të përpunohen profesionalisht, ndoshta të jenë 
qëllim të ndonjë disertacioni të doktoraturës. 
Hulumtimet e formave të ndryshme me qëllime të ndryshme mund të kryhen edhe nga institucionet dhe trupat 
shtetërore. Në disa nga këto trupa, madje, hulumtimi në arsim është një nga detyrat kryesore.  
Domethënë: 
hulumtimet e mësimit (përfshirë edhe atë të kimisë) mund të kryhen edhe nga jashtë – nga institucionet 
universitare dhe shtetërore.  
 
HULUMTIMET E NXËNËSVE  
Kontrollet dhe garat  
Për hulumtim të vërtetë nga ana e nxënësve mund të konsiderohen kontrollet dhe garat e organizuara nga 
organizata ose institucione, për shembull kontrollet Shkenca e të rinjve ose garat e organizuara nga shkolla të 
posaçme. Ekzistojnë, madje, edhe olimpiada të kimisë.  
Në këto manifestime do të duhej të prezantohen rezultatet nga hulumtimet të cilat, sipas karakterit të tyre, janë 
“fotografi” të vërteta të hulumtimeve shkencore. Kuptohet, nxënësit nuk janë të aftë të punojnë mbi probleme 
nga “shkenca e lartë”, por edhe mundësitë materiale të shkollave tona nuk janë të tilla që do ta mundësonin këtë.  
Mirëpo, nga kjo nuk vijon se nxënësit nuk duhet të mundohen ti zotërojnë bile punën hulumtuese shkencore dhe 
të përfitojnë rezultate të cilat nuk janë për anashkalim. Parakusht për këtë janë angazhimi i vetë nxënësve dhe të 
arsimtarëve të tyre. 
Sikur edhe gjatë hulumtimeve shkencore të vërteta, fillohet me zgjedhje të problemit për hulumtim, pastaj 
vijon shikimi në literaturë dhe përfitimi i informatave për atë që më është e njohur për problemin e zgjedhur dhe 
problemet e ngjashme me atë.  
Duke folur përmes fotografive (shih. fig. 2.8), duhet të gjendet mënyrë si të përcaktohen elementet e “të 
përzgjedhurës”. 
 


 
54
Roli i arsimtarit këtu ndoshta është më i rëndësishëm: ai duhet ti ndihmojë që të 
zgjedhë problem interesant, zgjedhja e të cilit nuk i tejkalon aftësitë e nxënësit dhe 
mundësitë materiale të shkollës ose të ndonjë institucioni jashtë nga sistemi i 
arsimimit në të cilën nxënësi mund të punojë kohë të caktuar.  
Pastaj nxënësi (së bashku me arsimtarin) duhet të përpunojë plan të hulumtimit dhe 
të qaset kah realizimi i tij. Nuk do të duhej ndaras të ceket se nxënësi duhet vetë të 
hulumtojë, e jo ta kryejë hulumtimin ndonjë tjetër (prind, i afërm, shok, i punësuar 
në laborator ose në fabrikë për të cilën supozohet se do të kryhet hulumtimi).  
Faza e ardhshme (shih më lartë) është përpunimi i rezultateve dhe, më në fund, 
prezantimi i tyre. Prezantimi mund të kryhet në mënyra të ndryshme: përmes 
prezantimit gojorë, përmes përpunimit të postereve ose, në kohën e fundit me 
prezantimet e popullarizuara të përpunuara me ndihmë të programeve 
kompjuteristike Power Point. 
Diskutimi gojorë duhet të jenë i përgatitur mirë, duke pasur parasysh për kohën e 
lejuar dhe me gatishmëri të përgjigjet pyetjeve të shtruara nga dëgjuesit. Trema gjatë 
të folurit është e pashmangshme, por ajo nuk duhet të pamundësojë nxënësi ta thotë 
atë që e ka përgatitur. Nuk duhet të flitet shpejtë (Fig. 2.9), por nuk duhet prezantimi 
të “zvarritet” (fig. 2.10).  
Paraqitja gojore nuk guxon të lexohet. Pikërisht leximi gjithnjë tingëllon më me 
monotoni se sa diskutimi i lirë. 
Posteri duhet të jenë përmbajtjesor dhe i përgatitur me estetikë.  
Para posterit të mirë duhet të ndalesh (fig. 2.11 a) dhe të jesh i përgatitur për të diskutuar me vizitorët (fig. 2.11 
b).
  
 
Posteri nuk duhet të jenë i mbingarkuar me të dhëna, i tillë duhet të jenë edhe prezantimi.  
Edhe prezantimin Power Point nxënësi nuk duhet ta lexojë. Kështu është sepse lexuesit lexojnë më shpejtë se 
nxënësi mund ta bëjë këtë me zë, me leximin e tij nxënësi mund ta largojë vëmendjen e dëgjuesve. 
Në disa manifestime ekziston edhe kontrolli i njohurive të përgjithshme nga kimia ose i aftësimit për punë 
laboratorike.  
 
  
Sl. 2.8. [to sega? 
 
Sl. 2.9. Ne smee da se 
“mitralira” 
 
Fig. 2.10. Nuk guxon edhe 
të “zvarritet” 
 
 
Fig. 2.11. Para posterit qëndrohet (a) dhe diskutohet (b


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə