Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə2/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113

 
5
 
1
1
.
.
 
 
H
H
Y
Y
R
R
J
J
E
E
 
 
N
N
Ë
Ë
 
 
K
K
I
I
M
M
I
I
 
 
 
 
 


 
6


 
7
 
 
1.1. LËNDA DHE RËNDËSIA E KIMISË  
 
LËNDA DHE NDARJA E KIMISË  
Kimia është shkencë natyrore  
Kimia është shkencë natyrore, prandaj ajo, si edhe shkencat tjera natyrore (fizika,  biologjia,  gjeologjia
astronomia dhe tjera), si qëllim të saj themelorë ka studimin e natyrës dhe ligjshmërive të cilat mbisundojnë në 
natyrë. Pasi që natyra është e vetmja, nuk ka kufij të mprehtë midis shkencave natyrore, ekzistojnë edhe shkenca 
kufitare që paraqesin kalimin nga një shkencë në tjetrën (për shembull, biokimia si shkencë kufitare midis 
biologjisë dhe kimisë ose kimia fizike si urë midis fizikës dhe kimisë etj.; shih fig. 1.1).  
Fig. 1.1. Raporti midis kimisë, fizikës dhe biologjisë. 
 
Mirëpo, kimia (si edhe çdo shkencë tjetër) ka fushën e saj, atë në të cilën është e kahëzuar vëmendja kryesore e 
shkencëtarëve të asaj shkence.  
Kimia, para së gjithash, i studion: 
  substancat (përbërjen e tyre, ndërtimin, mënyrat e përfitimit dhe vetitë); 
  reaksionet në të cilat marrin pjesë substancat; 
  shkaqet  për dukuritë që i studion (posaçërisht ato përcillen me ndryshimin e përbërjes),  ligjshmëritë  të 
cilëve ato dukuri ju binden dhe teoritë që gjitha këto i sqarojnë.  
 
 
BIOLOGJIA
 
 
 
 
 
 
 
BIOLOGJIA MOLEKULARE  
BIOKIMIA
 
 
 
 
 
 
 
KIMIA 
 
 
 
KIMIA FIZIKE  
 
 
 
 
 
 
 
 
FIZIKA KIMIKE  
 
 
FIZIKA 
 
 


 
8
Që studimi i natyrës të jetë i mundshëm, duhet saktë të zgjedhet pjesë e caktuar e saj, pjesa për të cilën dimë se 
ku fillon dhe ku mbaron thjeshtë cilët janë kufijtë e saj. Pjesa e këtillë e natyrës quhet sistem, ndërsa për mbetjen 
e shfrytëzojmë emrin ambienti (mjedisi) i sistemit.  
Gjatë studimit të sistemeve, kimia shfrytëzon mjete (teknika, instrumente etj.) të cilat mundësojnë të përfitohen 
njohuri dhe të nxirren përfundime të cilat janë aq të sakta, sa mundëson niveli i arritur i shkencës dhe teknikës.  
Studimi i sistemeve më shpesh kryhet me anë të vështrimit ose me matje.  
Vështrimi në kimi (sikurse, edhe në çdo shkencë natyrore) është më ndryshe nga interesimi 
i përditshëm i vështrimit të gjërave. Kur në kimi flitet për vështrim, mendohet në aktivitet të 
planifikuar i cili ka për qëllim të shikohen vetitë e substancave ose të regjistrohen 
ndryshimet që ngjajnë në sistemin e studiuar dhe e gjithë kjo të regjistrohet që të mundet më 
vonë të analizohet. Edhe vetitë edhe ndryshimet mundet të vështrohen ashtu siç janë vetë 
vetiu. Nëse veprojmë kështu, bëhet fjalë për vështrim të thjeshtë. 
Nga ana tjetër, në sisteme mundet të shkaktohen ndryshime me vetëdije dhe vështrohet se 
çka ndodhë kur ndërrohen kushtet (temperatura, shtypja dhe ngjashëm) ose kur me qëllim shkaktohen ndryshime 
kimike. Nëse veprohet në mënyrën e dytë, flasim për kryerje të eksperimenteve. Për kiminë, eksperimentet janë 
të rëndësisë më të madhe. 
Edhe matja është eksperimentale sipas karakterit të saj. Kështu, edhe vështrimi edhe matja në kimi janë 
aktivitete eksperimentale. Për shkak të gjitha të thënave, themi se kimia është shkencë eksperimentale. Matja i 
jep kimisë  karakter ekzakt (të saktë).  
Do të thotë: 
kimia është shkencë natyrore e cila merret me studimin e përbërjes, vetitë dhe ndërtimin e substancave, 
me reaksionet në të cilat ato marrin pjesë, me ligjshmëritë të cilave ju binden proceset kimike dhe 
teoritë të cilat përpiqen gjitha këto ti shpjegojnë. Në bazën e saj, kimia është shkencë eksperimentale 
dhe ekzakte. 
 
Secila nga shkencat natyrore, ashtu edhe kimia, mundet të ndahet në disiplina shkencore. Gatë kësaj, ndarja 
mundet të bëhet në mënyra të ndryshme dhe sipas shenjave dhe kritereve të ndryshme.  
Një mundësi është kjo të bëhet sipas asaj se cili është qëllimi kryesor i punës. Nëse ajo është përgatitja (preparati 
ose siç quhet edhe ndryshe sinteza) e komponimeve, flasim për kimi preparateve, ndërsa nëse qëllimi është  
përcaktimi i përbërjes së komponimeve ose i përzierjeve të komponimeve, bëhet fjalë, themi për kiminë 
analitike.    
 
 
Mundësia tjetër, parësisht e bazuar në traditën kimike (por edhe nga arsyet praktike), ndarja do të ishte në kimi 
inorganike dhe organike: 
 
 
 
KIMIA  
 
 
PREPARATIVE 
 
 
 
ANALITIKE
 


 
9
Në realitet, për ndarjen e kimisë në inorganike dhe organike tani më ke mësuar. 
Kuptohet, ka edhe mënyra tjera të klasifikimit. 
Ajo që është me rëndësi të mbahet në mend është se  
 
si edhe shkencat tjera, edhe kimia mundet të ndahet në disiplina shkencore. 
 
 
SUBSTANCAT  
Substancat e pastra dhe përzierjet  
Siç pamë më lartë, substancat janë në qendër të interesimit në kimi. Me nocionin substancë tani më je njoftuar. 
Mundet të thuhet se substanca është ajo prej të cilës përbëhen organizmat dhe trupat në natyrë, ajo prej së cilës 
janë ndërtuar lëndët, ajo prej së cilës janë formuar sistemet të cilat i studiojmë
*

Substancat mundet të jenë të pastra (nëse pjesë të veçanta të tyre nuk mundet të ndahen me anë të veprimeve 
fizike) ose përzierjet (nëse është e mundshme ndarja me anë të metodave fizike). Me fjalë të tjera: 
  
 
Veprimet për ndarjen e përzierjeve mundet të jenë mjaftë të ndryshme dhe varen nga natyra e përzierjes. Për disa 
ke mësuar në suaza të arsimimit fillorë. Në çdo rast, pas ndarjes, substancat që e kanë formuar përzierjen e 
ruajnë natyrën kimike të tyre. 
 
                                                           
*
 Është e zakonshme ato prej të cilave përbëhen lëndët të cilat i shfrytëzojmë të quhen materiale. 
 
 
KIMIA  
 
 
INORGANIKE 
 
 
 
ORGANIKE 
 
 
 
 
SUBSTANCAT 
 
 
SUBSTANCA TË 
PASTRA  
 
 
PËRZIERJE  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə