Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə6/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113

 
16
më poshtë). Për shkak se numrat atomik të këtyre elementeve janë treshifrorë, edhe simbolet kimike të tyre do të 
përmbajnë nga tri shkronja. 
 
Së pari elementi i tillë ka qenë ai me numër rendorë 104 dhe ai ka marrë emrin unnilkvadium. Pasi është 
vërtetuar se elementet me numra rendorë prej 104 deri  111 janë përfituar me të vërtetë, emrat e tyre të deri 
atëhershëm janë zëvendësuar me emra të ri: raderfordium (Rf), dubnium (Db), siborgium (Sg), borium (Bh), ha-
sium (Hs), majtnerium (Mt), darmshtatium (Ds) dhe rendgenium (Rg). Në vitin 2010, për elementin me numër 
rendorë  112 publikisht është panuar emri kopernikium (copernicium) me simbolin Cn. Tani për tani simbolet 
prej tri shkronjave kanë elementet me numër rendorë 113 ose më të madh. 
Domethënë:  
shenjat kimike (simbolet) janë të shkurta dhe janë shenja ndërkombëtare për elementet kimike; 
simbolet janë marrë nga emrat latin të elementeve dhe përmbajnë një, dy ose tri shkronja prej të cilëve 
vetëm e para është e madhe. 
Gjatë leximit të shenjave kimike, ndaras thuhen (sipas emrit latin) secila shkronjë e simbolit. Kështu, simboli 
klorit (Cl) lexohet cë-lë, ai i natriumit (Na) lexohet në-a, përderisa simboli Si (simboli kimik i siliciumit) thuhet 
së-i. Ngjashëm veprohet edhe me simbolet tjera kimike.  
 
Kështu, në fund të fundit, 
Simbolet e elementeve (bile ato që takohen më shpesh) duhet të mbahen në mend. 
 Shifra 
 
Emri  
Simboli 
Shifra
 
Emri 
Simboli 

un 


heks 


bi 


sept 


tri 


okt 


kvad 


en 


pent 


nil 

Përpos te elementet me numër rendorë 113 dhe më të madh, nuk ka mënyrë tjetër që ti mësosh simbolet kimike, përpos që ti mbash në mend. 
Këtë mundet ta bësh vetë  (përdor)  në mënyrën të cilën më mirë të përgjigjet, ose së bashku me shok apo shoqe. 
Vërejtje serize: simboli i natriumit nuk lexohet na, ai i siliciumit nuk lexohet si, ndërsa i hekurit gjatë leximit nuk është fe
por 

e!  


 
17
Edhe formulat janë internacionale 
Sikur simbolet kimike, edhe formulat kimike janë shenja internacionale: pa marrë parasysh gjuhën, nëpë tekstet 
kimike do të hasim formula si H
2
O, NaCl ose CH
3
COOH (te ne lexohet: hë-dy-on-a-cë-lë, përkatësisht cë-hë-
tre-cë-o-o-hë; në gjuhë tjera leximi është i ndryshëm). Në secilën gjuhë, sikur ti themi formulat, do të kenë 
kuptim të njëjtë.  
Para së gjithash, formula kimike paraqet përshkrimin e shkurtë simbolik për emrin e komponimit
*
. Nga formula 
shihet se cilat elemente marrin pjesë në përbërjen e tyre, ose siç thuhet zakonisht formula e shprehë përbërjen 
kualitative të substancës
Përpos asaj, formula mundet të shënojë edhe njësi të substancës së dhënë. Kështu, H
2
O  mund  të shënojë një 
molekulë ujë, ndërsa CH
3
COOH   një molekulë acid acetik. Nëse ajo është 
domethënia e formulës H
2
O, ajo tregon se molekula e ujit përbëhet prej atomeve 
të hidrogjenit dhe të oksigjenit (kjo është përbërja kualitative e saj) edhe atë prej 
dy atomeve të hidrogjenit që janë të lidhura për një atom të oksigjenit (thjeshtë 
formula e jep përbërjen kuantitative). Se në molekulë ka dy atome të hidrogjenit 
shihet nga indeksi  2 është shifra e vogël që qëndron përskaj simbolit të 
hidrogjenit, dhe se ka një atom të oksigjenit nuk shihet por nënkuptohet. Me 
fjalë të tjera, kur indeksi (treguesi) do të duhej të ishte 1, shifra (numri) nuk 
shkruhet.  
Kështu ngjashëm, nga formula e HCl për klorhidrikun shihet se ai është i formuar prej atomeve të hidrogjenit 
dhe të korit edhe atë ashtu që duke u lidhur midis tyre, formojnë molekulë të kësaj substance. 
Për ndryshe, gjatë shkrimit, indeksi qëndron më poshtë se simboli i elementit për të cilin nënkuptohet, sipas 
përmasave është më i vogël se ai dhe shkruhet drejtë (jo pjerrtë). Me fjalë të tjera, nga pesë paraqitje më poshtë, 
vetëm i pari është i drejtë!  
Domethënë, kur do të shkruajmë H
2
O, kjo formulë mundet të shënojë një molekulë të ujit. Mirëpo, formula NaCl 
shpesh herë nuk tregon një molekulë klorur natriumi, sepse gjitha substancat nuk formohen nga molekulat
ndërsa kloruri i natriumit është një nga substancat e tilla (ai, edhe kur është i pastër në gjendja agregate të ngurtë, 
është i formuar prej grimcave  të elektrizuara - joneve).  
Mirëpo, formula e klorurit të natriumit mundet të shënojë njësi, por jo molekulë, por njësi të definuar, të 
formuar nga një jon i natriumit dhe një jon të klorurit. Kombinimi i këtillë më i thjeshtë i mundshëm i grimcave i 
cili korrespondon me përbërjen e substancës

 dhe i cili, me marrëveshje, e konsiderojmë si njësi, e quajmë njësi 
të formulës. Njësitë e formulave të karbonatit të kalciumit, dioksidit të siliciumit dhe klorurit të magnezit (asnjë 
nga këto substanca nuk është e formuar prej molekulave) do të jenë grupacione të atomeve të cilat munden të 
shkruhen si CaCO
3
,
 SiO
2
 dhe MgCl
2
 përkatësisht.  
                                                           
*
 Tri formulat më lartë të përmendura tregojnë, gjithsesi e dinujin, klorurin e natriumit dhe acidin acetik, përkatësisht. 
 

 Më hollësisht për atë se si formulat e tregojnë përbërjen e substancave, shih më poshtë. 
 
 
H
2
O      H2O     H2O      H
2
O      H
2



Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə