Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə3/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113

 
10
Dhe, kështu: 
 lëndët janë të ndërtuara nga substancat (materialeve), ndërsa nga substancat përbëhen organizmat e 
gjallë, lumenjtë, liqenet, fushat dhe malet, toka dhe xehet e kështu me radhë; 
 substancat mundet të jenë të njëjta (të paraqesin një substancë) ose të hyjnë në përbërjen e përzierjeve 
në të cilat ka dy ose më shumë substanca; përzierjet, mundet të ndahen në substanca të ndara të cilat 
gjatë kësaj e ruajnë natyrën e tyre kimike. 
Vetitë e substancave  
Substancat karakterizohen me veti të caktuara. Vetitë mundet të 
jenë  fizike (për shembull, gjendja agregate gjatë kushteve të 
jashtme të caktuara, temperatura e shkrirjes ose e vlimit, ngjyra, 
shija, era etj.) ose kimike (për shembull, aftësia të 
bashkëveprojnë kimikisht me substanca tjera).  
Gjatë vështrimit, më lehtë vërehen disa nga vetitë fizike, se sa 
vetitë kimike. Kështu është sepse, pa asnjë ndërmarrje 
aktivitetesh mundet të vërtetohet se një substancë është e lëngët 
(si p.sh. deti në fig. 1.2) ose e ngurtë (si shihet akulli në foto), a 
është i bardhë ose i kaltër, a ka erë ose nuk ka etj. kur është fjala 
për gur të shtrenjtë, ato mundet të gjinden në numër të 
pakufishëm  të ngjyrave dhe nuancave  (vetëm disa janë treguar 
në fig. 1.3).  
Veti tjera, mundet të përcaktohen vetëm me matje. Kështu, 
temperatura e ujit në det në fig. 1.2 mundet të përcaktohet vetëm 
nëse ajo matet (me termometër ose në mënyrë tjetër). Pasi që njëkohësisht 
janë prezente edhe akulli në ujë, kjo do të ishte temperatura e shkrirjes
*
 
së akullit (ose –  temperatura e ngrirjes së ujit)

.  
Vetëm me matje mundet të përcaktohet vëllimi i kockës së akullit, 
largësia midis brinjëve të kockës etj. Shembuj të ngjashëm, gjithsesi edhe 
vetë mund të gjesh. 
Për matjen e masës së trupave shfrytëzohet peshorja

 (fig. 1.4), për 
matjen e vëllimit të lëngjeve në laboratoret kimike shfrytëzohen menzura
pipeta dhe enë tjera matëse, ndërsa për matjen e densitetit
§
 të lëngjeve 
mundet të shfrytëzohen pajime që quhen areometra ose piknometra. Për 
enët dhe pajimet laboratorike më shumë fjalë do të bëhet më vonë (faq. 
x–xiv). 
 
 
                                                           
*
 Nuk duhet të flitet për pikën e shkrirjes (ose të vlimit). Bëhet fjalë për temperaturë (veti), e jo për pikë (nocion gjeometrik).  
† Sipas definicionit për temperaturë të vlimit të lëngjeve, ajo është temperatura në të cilën lëngu fillon të vlojë, fluska të gazit formohen 
nëpër gjithë lëngun
.
 
‡ Veprimi për matjen e masës quhet peshim. 
§ Densiteti është raport (herës) midis masës dhe vëllimit të një trupi. 
 
Fig. 1.2. Bregu i akullit në det  
  
  
  
 
 
  
  
  
 
Fig. 1.3. Gur të shtrenjtë të ngjyrave të 
ndryshme  
   
   


 
11
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Vetitë fizike të substancave mundet të ndërrohen me ndryshimin e kushteve të jashtme. Kështu, nëse temperatura 
është më e ultë se 0 
C, uji do të kalojë në gjendje agregate të ngurtë
*
, nëse është më e lartë se kjo temperaturë, 
do të jetë në gjendje të lëngët. Akulli në fig. 1.5 a është krijuar me shkrirje (shndërrimin në lëng) të borës, të 
përcjellë me ngrirje (kalimin në gjendje të ngurtë) dhe, pastaj përsëri shkrirje të pjesërishme. Krejt ishte ashtu 
por uji ka mbetur ujë, edhe në borë edhe në lëngun e formuar me shkrirjen e borës edhe në akull të krijuar kur uji 
është ngirë.  
Me ndërrimin e temperaturës ndërrohet edhe densiteti i ujit– ai është më i madh rreth 4 
C. Te disa substanca 
ndërrimi i temperaturës sjell deri në ndryshimin e ngjyrës. Gjitha këto ndërrime janë fizike: ndërrohen vetitë 
fizike, por natyra kimike e substancës mbetet e pandryshuar
Vetitë kimike është më vështirë të regjistrohen. Pikërisht, që të vërtetohet se a reagon substanca vështirë me 
substanca të tjera, duhet të ndryshojë natyra e substancave. Madje edhe atëherë nuk mundet gjithnjë të vërtetohet 
rrjedhja e reaksionit, thjeshtë nuk kemi shqisa për regjistrimin e rrjedhjes së reaksioneve kimike.  
Për ndryshe, ndryshimi i temperaturës mundet të shkaktojë ndryshime kimike. Kështu, në temperaturë më të lartë 
shumë substanca ndizen dhe digjen (shih fig. 1.5 dhe fig. 1.21. faq. 36), duke u shndërruar në substanca të tjera 
(produkte të djegies).  
Ka substanca të cilat në temperatura më të larta shpërbëhen në më të thjeshta.
 
                                                           
*
  Ujin e ngurtë e quajmë akull. Nuk guxohet, për ndryshe, të flitet për substanca të forta atëherë kur mendohet për substanca në gjendje 
agregate të ngurtë. Me fjalë të tjera, disa nga substancat e ngurta janë të forta, por disa janë të buta. 
  
   
 
 
 a 
 
       
Fig. 1.5. Shndërrimi fizik– akulli që shkrihet 
(a) dhe shndërrimi kimik – djegia (b
.
 
   
  
   
   
 

 
   b 
             c                     ç 
 
 d 
Fig. 1.4. Peshoret laboratorike (a dhe b) menzura (c), piknometrat (ç), areometrat (d)
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə