Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə24/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   113

 
63
Përfitimi dhe vetitë  
Oksidet mund të përfitohen drejtpërdrejtë – me komponimin e elementit me 
oksigjen. Kështu, dioksidi i sulfurit formohet gjatë djegies së sulfurit, ndërsa oksidi 
i magnezit – gjatë djegies së magnezit (fig. 3.3). 
Në raste tjera, oksidet përfitohen me zbërthimin e komponimeve të përbëra. Kështu, 
për shembull, oksid kalciumi mund të fitohet me zbërthimin e karbonatit të 
kalciumit, me çka formohet edhe një oksid – dioksidi i karbonit:  
CaCO
3
 = CaO + CO
2
 
Siç shihet, okside mund të formojnë edhe elementet, substancat e thjeshta të të 
cilave i konsiderojmë si metale
*
 dhe ato që i numërojmë në jometale. 
Oksidet e tretshme të jometaleve shpeshherë me ujin japin acide, ndërsa ato të metaleve – baza. Sipas kësaj 
mund të flasim për okside acidike dhe bazike. Përndryshe, emri bazë përdoret për tretësira ujore të 
hidroksideve.
 
Shembuj për formimin e acideve dhe bazave me tretjen e oksideve në ujë 
ka më shumë. Ato me të cilët eksperimentuam dhe barazimet e të cilëve 
janë dhënë më poshtë, shërbejnë vetëm si përkujtues i vogël (janë dhënë 
edhe barazimet e dy reaksioneve prej të cilave shihet se në këto 
reaksione formohen hidrokside): 
 SO
3
 + H
2
O → H
2
SO
4
  
P
4
O
10
 + 6H
2
O → 4H
3
PO
4
  
Na
2
O + H
2
O → 2NaOH  
CaO + H
2
O → Ca(OH)
2
  
Në regjionet ku pajisjet industriale në atmosferë lirojnë okside të azotit 
dhe të sulfurit, vjen deri te paraqitja e të ashtuquajturave shira acidike të cilat veprojnë dëmshëm në botën e 
gjallë (Fig. 3.4), por edhe në objekte dhe lëndë tjera

 (fig. 3.5). 
                                                           
*
 Që të thjeshtësohet shprehja, në të ardhmen do të flasim për okside (dhe komponime tjera) të metaleve, duke nënkuptuar se punohet për 
komponime të elementeve, e jo të substancave të thjeshta. Kështu do të veprojmë edhekur do të flasim për okside dhe elemente tjera të 
elementeve substancat e thjeshta të cilave i numërojmë në jometale. 

 
Fotografia e parë në fig. 3.5 është bërë në vit 1908, ndërsa e dyta është inçizuar në vit. 1969.
 
 
 
Fig. 3.3. Djegia e shiritit të 
magnezit  
 
Fig. 3.4. Efekti i shirave acidike në botën 
bimore  


 
64
Oksidet që kanë karakter acidik dhe ato që tregojnë veti bazike mund të hynë në reaksione të cilat sjellin në 
formimin e kripërave
MgO + 2HNO
3
 →Mg(NO
3
)
2
 + H
2

Ca(OH)
2
 + CO
2
 → CaCO
3
 + H
2

CaO + SiO
2
 → CaSiO
3
 
Mund të mbahet në mend se reaksioni i dytë është ai që ngjanë gjatë tharjes së malterit, përderisa i treti mund të 
kryhet me shpejtësi të dukshme, vetëm në temperaturë të lartë (gjatë shkrirjes). Reaksionet midis oksidit të 
kalciumit (dhe disa oksideve tjera të metaleve) dhe dioksidit të silicit paraqesin bazë për përfitimin e qelqit.  
Dhe, kështu, 
kripërat mund të formohen gjatë reaksionevve të oksideve acidike me baza, si dhe gjatë reaksioneve të 
oksideve bazike me acide. 
Mirëpo, ekzistojnë okside që mund të reagojnë sikur me acide, kështu edhe me baza (në të dy rastet përfitohet 
kripë). Oksidet që sillen kështu quhen amfoterne.  
Nga ana tjetër, ka edhe okside që praktikisht nuk reagojnë as me acide e as me baza. Oksidet e tilla quhen 
indeferente (në përkthim– të pa interesuara). Për ato përdoret edhe emri okside neutrale, por ky emër do të duhej 
të anashkalohet. 
Ndoshta deri tani nuk ke mësuar se  
oksidet që mund të hynë në reaksione edhe me baza edhe me acide quhen amfoterne, ndërsa ato që nuk 
formojnë kripëra as me acide as me baza, quhen indeferente (ose neutrale)
Këtë që e diskutojmë për lloje të ndryshme të oksideve, shkurtimisht kështu mund të paraqitet: 
 
 
Oksidet e gazta janë të formuara prej molekulave (fig. 3.6 a), kështu është edhe me disa okside tjera.  
 
 
Fig. 3.5. Rezultati nga veprimi i shirave acidike në dijetarët 
 
 
 
 
O
O
K
K
S
S
I
I
D
D
E
E
T
T
 
 
 
 
 
ACIDIKE  
 
BAZIKE 
 
 
AMFOTERNE
 
 
INDIFERENTE
 


 
65
Nga ana tjetër, shumica e oksideve të ngurta të metaleve janë formuar prej kationeve të metalit përkatës dhe prej 
anioneve O
2–
 (shih fig. 3.6 b). 
 
 
 

 
 

fig. 3.6. Model për ndërtimin e molekulave të 
dioksidit të karbonit (a) dhe të kristaleve të 
oksidit të kalciumit (b


 
66
 
 
3.2. HIDROKSIDET
 
 
 
 
HIDROKSIDET 
Definicioni dhe nomenklatura 
Hidroksidet janë komponime të metaleve që në përbërjen e tyre përmbajnë një ose më shumë grupe hidrokside
Edhe për këtë lloj të komponimeve tani më ke mësuar. Përsërite këtë! Për hidrokside është folur edhe më lartë. 
Shembuj të hidroksideve për të cilët dihet se:  
dhe tjera.
 
Me siguri të është përkujtuar rregulli:  
emrat e hidroksideve formohen ashtu që së pari thuhet fjala hidroksid pastaj emri i metalit; kur është e 
nevojshme, mundet (me numra romak të vendosur në kllapa) të shënohet valenca e metalit. 
Disa hidrokside kanë edhe emra trivial. Kështu, 
hidroksid natriumi quhet edhe soda e gjallë
hidroksid kalciumi është gëlqerja e shuar, edhe 
disa hidrokside tjera kanë emra trivial. Emri sodë 
e gjallë është në lidhje me faktin se lëndimet (fig. 
3.7) nga hidroksidi i natriumit vështirë shërohen.  
– hidroksid natriumi, NaOH 
– hidroksid bakri(II), Cu(OH)
2
 
– hidroksid kalciumi, Ca(OH)
2
 
– hidroksid alumini, Al(OH)
3
 
– hidroksid magnezi, Mg(OH)
2
 
– hidroksid hekuri(III), Fe(OH)
3
 
Shiko listën e hidroksideve të përmendura më lartë. A mund ta plotësosh? Përpiqu të numërosh edhe disa hidrokside për të cilat ke mësuar. 
A mund të kujtohesh për ndonjë hidroksid i cili në përbërjen e tij nuk ka metal?  
A e din se çka tregojnë numrat romak në kllapa pas emrit të metalit?  
A të duket se formimi i emrave të hidroksideve është disi pa ndonjë radhitje? Ke të drejtë– diku pas emrit të metalit ka numra romak, diku 
nuk ka. A e din se përse kështu veprohet? 
  
  
 
Fig. 3.7. Lëndime të shkaktuara nga hidroksidi i natriumit  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə