Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc


Hipoteza dhe përpunimi i saj



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə20/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   113

 
49
 
Hipoteza dhe përpunimi i saj  
Rrugës së zgjidhjes të problemit të shtruar njëri nga hapat e 
parë përbëhet nga parashtrimi i hipotezës për vetë problemin 
dhe për mënyrën se si ai mund të zgjidhet.  
Hipoteza duhet të jenë e kuptueshme, por duhet të vërtetohet se 
a është edhe e drejtë. Pikërisht, së pari duhet të shtrohen pyetje 
të llojit “çka?”, “si?” dhe ngjashëm, të supozohet çfarë janë 
përgjigjet e atyre pyetjeve dhe hipoteza të testohet dhe me 
analizë të vërtetohet se a janë pasojat nga hipoteza në pajtim 
me realitetin. 
Nëse përgjigja e pyetjes së fundit është pozitive, duhet të 
shihet a është ai rezultati i kërkuar ose, në bazë të tij, me 
“rreth” të ri supozim–testim–analizim–përfundim ose më shumë këso rrathë, deri në arritjen e zgjidhjes 
përfundimtare të kërkuar (fig. 2.4). 
Duhet të ceket se nëse një vërtetim tregon pajtueshmëri me pritjet, hipoteza nuk mundet menjëherë të jenë e 
vërtetuar sepse është i mundshëm ndonjë vërtetim tjetër të tregojë se nuk është ashtu. Nga ana tjetër, nëse një 
vërtetim i menduar mirë dhe i kryer drejtë tregon se rezultati nuk është në pajtim me hipotezën, kjo duhet të jenë 
ose e zëvendësuar ose krejtësisht të lëshohet dhe të zëvendësohet me tjetër. 
Siç shihet: 
Deri në rezultatin përfundimtarë të hulumtimit arrihet pasi të kryhet parashtrimi i numrit më të madh 
ose më të vogël të hipotezave, si dhe testimi dhe analizimi i tyre. 
 
PREZANTIMI I REZULTATEVE  
Shënimet paraprake  
Për rrjedhën e hulumtimit duhet të mbahen shënime rregullisht.  
Në shënime duhet qartë (dhe ndershëm) të formulohen hipotezat e shtruara dhe të përshkruhen veprimet gjatë të 
testuarit dhe analizimit. Posaçërisht duhet të theksohen rastet kur pritjet nuk janë përmbushur, së bashku me 
sqarimet e mundshme për shkaqet e mospajtueshmërive. E fundit është e rëndësishme që të bëhet rregullimi i 
veprimit të deri atëhershëm. 
Nëse problemi ka qenë me karakter eksperimental, duhet saktësisht të shkruhen rezultatet nga gjitha matjet e 
kryera. Është mirë nëse në shënimet paraprake jepen edhe tema të pajimeve të shfrytëzuara. 
 
 
Fig. 2.4. Skema e procesit  


 
50
Si shembull për atë se si mundet të duket fletorja me shënime nga hulumtimi, në fig. 2.5 b janë treguar shënimet 
nga Marija Sklodovska–Kiri (fig. 2.5 a).  
Është e qartë pse është me rëndësi e gjithë ajo që ishte përmendur më lartë. Pikërisht, hulumtimi kryhet gjatë një 
periudhe kohore (më të shkurtë ose më të gjatë), ndërsa të mbajturit në mend e njeriut nuk është garanci e sigurt 
se e gjithë ka qenë ashtu si njeriu e ka mbajtur në mend. Ka një thënie “të mençurit shkruajnë, ndërsa mbajnë në 
mend– ata të tjerët”.  
Mbaj në mend: 
gjatë hulumtimit duhet (ndershëm, pa anashkaluar të vërtetën) të merren shënime të hollësishme të cilat 
do të janë bazë për prezantimin përfundimtarë të rezultateve të hulumtimit.  
Përpunimi dhe kumtimi i rezultateve  
Gjatë hulumtimit duhet kohë pas kohe të rregullohen rezultatet e fituara. Nëse hulumtimi parësisht është teorik, 
duhet të formohet tekst në të cilin do të jepet qëllimi i dhënë, do të përshkruhen supozimet fillestare, pastaj 
vëmendja do të orientohet kah përmbushja (ose – mospërmbushja) e supozimeve. Teksti më vonë, me siguri do 
të pësojë ndryshime, por me rëndësi është ai të ekzistojë. Duke vepruar kështu, më në fund do të arrihet deri në 
versionin përfundimtarë të tekstit që do të jenë një lloj raporti për hulumtimin. 
Nëse, hulumtimi është parësisht eksperimental, gjatë hulumtimit rezultatet e matjeve duhet gradualisht të 
përpunohen. Nëse rezultatet janë numerike, përpunimi duhet të kryhet me metoda statistikore (nga gjetja e 
thjeshtë e vlerave mesatare, deri në përpunimin e thellësishëm me ndihmën e programeve kompjuteristike të 
destinuara për këtë qëllim). 
Pasi të përfundohet se është kryer hulumtimi, shkruhet raport i kompletuar. Fillohet me qëllimin e hulumtimit, 
vazhdohet me atë që deri atëherë ka qenë e njohur dhe jepen hollësi për metodat që janë përdorur për arritje deri 
te rezultatet që pastaj do të prezantohen. Rezultatet numerike (të përpunuara paraprakisht) duhet të prezantohen 
në formë të tabelave ose grafikisht (si grafikone ose në mënyrë tjetër të përshtatshme

). 
                                                           
*
 
Maria Sklodowska–Curie (1867–1934).
 
† Për shembull, lloj i ashtuquajtur i histogramit (seri e ashtuquatur e “shtyllave” të larta). 
   
  
 
             a                                     b 
Fig. 2.5. Marija Sklodovska–Kiri
*
 (a) dhe fletorja me shënimet e saja (b


 
51
Pastaj rezultatet diskutohen. Theksohet rëndësia e tyre, ato ndërlidhen me qëllimin e hulumtimit dhe ceket 
saktësia e tyre. Më në fund paraqitet literatura e shfrytëzuar.  
Kur rezultatet numerike prezantohen në formë të tabelës, në titullin e çdo kolone me rezultate theksohet herësi 
midis madhësisë për të cilën ajo kolonë nënkuptohet edhe njësia për atë madhësi, pastaj në kolonë jepen vetën 
vlerat numerike. Kështu është sepse varësia madhësia = vlera numerike 
 njësia për madhësinë vijon se vlera 
numerike është e barabartë me madhësinë të pjesëtuar me njësinë për atë.  
Mënyra e përshkruar më lartë përdoret edhe për shënimin 
e boshteve koordinative kur rezultatet prezantohen në 
formë grafiku (fig. 2.6), por edhe atëherë kur shfrytë-
zohen histograme (fig. 2.7), madje që në shembullin tonë 
boshtet nuk janë shënuar.  
 
 
 
Gjatë citimit të literaturës së shfrytëzuar, sipas standardeve të miratuara në kimi, kur është fjala për libra 
theksohen autorët (me iniciale dhe mbiemra të plotë), jepet titulli plotë, shkruhet botuesi dhe vendi i botimit, si 
dhe viti i botimit.  
Nëse bëhet fjalë për artikull në revistë, veprohet në mënyrë të ngjashme, por përskaj titullit të artikullit (ai 
nganjëherë lëshohet) jepet edhe emri i revistës, pjesa dhe viti i publikimit, si dhe faqet e revistës në të cilët 
gjendet artikulli i shfrytëzuar. Ekzistojnë edhe orientime për citim, por në këtë nuk do të hyjmë. 
 Thënë shkurt, 
rezultatet e hulumtimit përpunohen, rregullohen dhe për ato shkruhet raport në të cilin theksohet 
qëllimi i hulumtimit, njohuritë themelore paraprake, metodat që janë përdorur, rezultatet që janë fituar 
(bashkë me diskutimin për ato) dhe përfundimet që janë sjellë, potencohet edhe literatura e përdorur.  
 
Fig. 2.6. Rezultate të prezantuara në formë të grafikut  
0
5
10
15
20
25
30
35
1
2
3
4
5
 
Fig. 2.7. Rezultate të prezantuara në histogram 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə