Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə16/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   113

 
38
Ligji i marrëdhënieve të shumëfishta të masave  
Në lidhje të caktuar me ligjin e raporteve të përhershme të masave është edhe i ashtuquajtur ligji i mardhënieve 
të shumëfishta të masave i cili thotë se  
 
Nëse dy elemente formojnë më shumë se një komponim, atëherë me sasi të caktuar të njërit element 
lidhen sasi të elementit tjetër masat e të cilave qëndrojnë si numra të vegjël të plotë. 
Për shembull, hidrogjeni dhe oksigjeni formojnë dy komponime, 
ujin në të cilin 
raporti i masave të hidrogjenit dhe oksigjenit është përafërsisht  1: 8 (1 : 7,937) dje 
peroksid hidrogjeni në të cilin ky raport është përafërsisht 1: 16 (në saktësisht, 
1 : 15,874). Raporti i masave të oksigjenit që lidhet me sasi të njëjtë të hidrogjenit në 
dy kompoimet është i njëjtë me 7,937: 15,874 ose, që është e njëjtë me 1 : 2. 
Dy komponime formojnë edhe karboni me oksigjenin. Në njërin (monoksid karboni) 
raporti i masave të oksigjenit dhe karbonit është: 57,1 : 42,9, ndërsa në të dytin 
(dioksid karboni) raporti është 72,7 : 27,3.  
Nëse llogariten sasitë, fitohen vlera prej rreth 1,33 dhe 2,66 ose, ose njëjtë me numra 
të vegjël, 1 dhe 2.   
Këtë ligj e ka formuluar Doltn
*
 dhe ai mbanë emrin e tij (
ligji i  Doltn-it për 
mardhënie të shumëfishta të  masave). 
 
 
 
LIGJI I AVOGADROS  
Kimisti i madh francez Gej-Lisak

 eksperimentalisht ka gjetur se raporti (herësi) i vëllimeve të reaktantëve të 
gaztë dhe produkteve të gazta të një reaksioni mund të shprehet si raport të numrave të vegjël dhe të plotë. Në 
realitet, përfundimi ishte bazuar në eksperimente jo mjaftë precize dhe sot dihet se ai është rreptësisht i 
përdorshëm vetëm në të ashtuquajtura 
gazra ideale. Mirëpo, të dhënat e Gej–Lisak (të tilla siç kishte prezantuar 
ai kanë dhënë bazë për formulimin e ligjit mjaftë të rëndësishëm ligjit të 
Avogadros.   
                                                           
* Xhon Doltn [Dalton] (1766–1844). Te ne ishte, ose është e zakontë që mbiemri i këtij shkencëtari të thuhet si Dalton, por kjo është aq e 
gabueshme silur që mbiemri Newton të thuhet si Njuton (tani praktikisht këtë askush nuk e praktikon). 

 Jozef Luj Gej-Lisak [J. L. Gay–Lussac] (1778–1850).
  
 
 
Fig.1.24. Xhon Doltn 


 
39
Pikërisht, Avogadro ka supozuar (në vit. 1811) se rezultatet e Gej–Lisak mund të 
sqarohen nëse supozohet se vëllimi i një substance të gaztë e shprehë 
numrin e 
molekulave të substancës në vëllimin e tillë, nëse ky është i caktuar gjatë shtypjes 
dhe temperaturës konstante.  
Prej këtu vijon se  
Vëllime të njëjta të gazrave të ndryshëm të matur gjatë temperaturës dhe 
shtypjes së caktuar përmbajnë numër të njëjtë të molekulave.  
Pohimi i mësipërm e tregon esencën e ligjit të Avogadros. Mirëpo, sot dihet se 
vlefshmëria e ligjit të Avogadros është e kufizur dhe vlen vetëm për 
gazrat ideale
Në realitet në kohën kur ligji është formuluar, jo vetëm që eksperimentet nuk kanë 
qenë të përsosura, por nuk kanë qenë të pastruara nocionet për 
molekulat.  
Përsëri, ligji i Avogadros shërben si bazë e mirë për definimin e madhësisë së 
molit  
(shih. faq. 150). 
 
 
 
A kuptove? A mësove? 
 
1.  A nënkuptohet vështrim shikimi i televizionit? Çdoherë, ndonjëherë, asnjëherë


2.  A konsideron se eksperimentet në kimi kryhen ashtu që do të ndalesh para masës laboratorike, do ta grabitësh shishen e 
parë që do të jenë më afër, prej saj do të shtosh në shishen e dytë në të cilën më ka pasur ndonjë lëng dhe do të presësh 
çka do të ndodhë? Arsyeto përgjigjen tënde– trego se çka mendon se është ashtu ose, përkundrazi, nuk është ashtu. 
3.  A është parësore ajo që kimia është shkencë ekzakte (a e din kuptimin e fjalës ekzakte) sepse në kimi shfrytëzohet 
vështrimi ose për atë sepse shfrytëzohet matja?  
4.  Dikush ka dashur të shkruajë se masa e një substance (ta shënojmë me Y) është pesë kilogram. 
Si duhet ta shkruajë duke shfrytëzuar barazim të madhësive: 
a) m = 5kg       b) m = 5kg   
c) m = 5kg       ç) m = 5 kg       d) m = 5 kg      
A nuk është krejt njëjtë se si shkruhet, me rëndësi është të jenë e saktë? 
5.  A ndryshon diçka nëse substanca e pyetjes paraprake shënohet me S? Por nëse shënojmë me S? 
6.  I kthyer kah ty me shpinë, një kimist diçka ka vendosur në epruvetën tënde diçka dhe epruvetën ta ka dhënë në dorë. A 
mundesh pa ndërmarrë diçka, të vërtetosh se a kryhet reaksion kimik apo jo? Çdoherë, ndonjëherë, asnjëherë


7.  Çka paraqet  njësi për ndonjë madhësi fizike (të shpresojmë, nuk e din çka është njëshi si notë)? 
                                                           
*
 Amadeo Avogadro [Lorenzo Romano Amadeo Carlo Avogadro] (1776–1856). 
† Pyetje të këtilla (“Çdoherë, nndonjëherë, asnjëherë”) do të ketë edhe në të ardhmen. Ato duhet ti përkthesh kështu: ajo dhe ajo a ndodhin 
çdoherë, a ndodhë ndonjëherë (ndonjëherë nuk ndodhë) ose ajo dhe ajo asnjëherë nuk ndodhë ose – nuk është ashtu. Pritet që përgjigja nuk 
do të jenë rezultat i të qëlluarit, por i diturisë dhe të menduarit.   

 Pyetje të këtilla (“Çdoherë, nndonjëherë, asnjëherë”) do të ketë edhe në të ardhmen. Ato duhet ti përkthesh kështu: ajo dhe ajo a ndodhin 
çdoherë, a ndodhë ndonjëherë (ndonjëherë nuk ndodhë) ose ajo dhe ajo asnjëherë nuk ndodh ose – nuk është ashtu. Pritet që përgjigja nuk do 
të jenë rezultat i të qëlluarit, por i diturisë dhe të menduarit.   
 
Fig. 1.25. Amadeo 
Avogadro
*
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə