Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə15/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   113

 
35
Pohimi i më sipërm është një nga formulimet për të ashtuquajturin Ligjin për ruajtjen e masës (ose 
konservimin). Pohimi nganjëherë quhet edhe ligji i Lavoazjeut
*
, madje që ky kimist i madh nuk ishte i pari që 
erdhi deri në përfundime të këtilla. 
 
Që të vërtetohemi se vërtetë se a vlen ky ligj, të kryejmë edhe dy eksperimente. 
Gjatë të parit, në tasin e porcelanit të cilin paraprakisht e kemi matur (peshuar) 
(fig. 1.20.a), do të vendosim shirit të magneziumit (të gjatë rreth 10 cm) dhe 
tasin përsëri e masim. Tasi dhe përmbajtjen e tij do ta ngrohim me flakëdhënës 
(fig. 1.20.b) derisa nuk digjet magnezi (fig. 1.20.v) dhe të digjet. Pasi të ftohet 
tasi, përsëri do ta masim dhe do të vërtetohemi se masa tani është më e 
madhe se 
sa në fillim.   
Në eksperimentin e dytë, në peshore do të vendosim qiriun e ndezur deri sa si 
digjet, do ta përcjellim peshoren do të vërejmë se masa 
zvogëlohet
Nëse i kryejmë provat duket sikur rezultatet flasin për diçka të kundërt me 
provën që e kryejmë paraprakisht. Sikur ligji i ruajtjes së masave të mos vlejë!  
Por, kjo vetëm duket kështu. Masa, në rastin e parë është rritur, ndërsa në të 
dytin është zvogëluar, por ne nuk i kemi marrë parasysh gjitha hollësitë.  
Pikërisht, në reaksionin e djegies së magneiziumit, ai oksidohet me oksigjenin e ajrit, duke formuar oksid 
magnezi i cili mbetet në tasin e porcelanit. Mirëpo, me peshimin tonë në fillim ne nuk përcaktuam masën e gjithë 
pjesëmarrësve në reaksion – masën e oksigjenit nuk e kemi marrë parasysh!  
 
 
                                                           
*
 Antoan Lavoazje [Lavoisier] (1743–1794). 
 
  
  
 
                                        a 
 
 
 
 
    b 
 
 
        c 
Fig. 1.20. Djegia e shiritit të magnezit  
 
 
Fig. 1.21. Qiriu që digjet  


 
36
Në rastin e dytë, nuk i kemi peshuar produktet e gazta të djegies së qiriut thjeshtë “ikën”.  
Vërehet se, duhet të jemi më të kujdesshëm!  
Duke diskutuar ashpër, ligj natyrorë i vërtetë nuk është Ligji për 
ruajtjen e masës, por Ligji për konservimin e masës dhe energjisë
Pikërisht, siç ka treguar Ajnshtajni (Einstein)†
*
, ekziston ekuivelentitet 

 midis masës dhe energjisë, ashtu që gjatë çdo shndërrimi të energjisë, 
duhet të vijë edhe deri te masa e sistemit. Mirëpo, përpos në pjesë 
speciale të kimisë (për shembull në 
bërthamore, ose siç quhet rëndomtë 
kimia 
bërthamore), mund të konsiderojmë se ligji për ruajtjen e masës 
vlen plotësisht.  
Domethënë: 
madje që ligji natyrorë i vërtetë është ligji për ruajtjen e masës 
dhe energjisë, në asnjërin nga proceset kimike që do ti mësojmë 
nuk do të vijë deri te ndryshimi i dukshëm i masës, pa marrë 
parasysh s ndryshon ose nuk ndryshon energjia e sistemit. 
 
 
LIGJET PËR RAPORTET E MASAVE  
Prust përkundër Bertole-së 
 
Në fillim të shek. XIX është zhvilluar kontest shumë i gjallë rreth asaj se komponimet a kanë përbërje të 
përhershme apo të ndryshueshme. Disa pohonin se elementet lidhen në raporte të përhershme të masave, të 
tjerët se këto raporte mund të ndërrohen në varësi nga mënyra  e përgatitjes.  
Përkrahës më i madh i teorisë së dytë ishte kimisti i famshëm francez Bertole

. Në bazë të eksperimenteve të tij 
(për shembull, për përgatitjen e oksidit të zinkut në mënyra të ndryshme, por edhe të eksperimenteve të tjera) ka 
thënë se raportet e masave në të cilët elementet lidhen varen nga mënyra e përgatitjes së komponimeve.  
Përkundër kësaj, shkencëtari francez Prust …Proust†
§
, njëri nga pjesëmarrësit kryesorë të kontestit shkencorë, i 
ka përsëritur eksperimentet e Bertole, por duke puuar në mënyrë shumë më precize se oponenti i tij, nuk kishte 
gjetur dallime në përbërjen e ekzemplarëve të oksidit të zinkut të përgatitur në disa mënyra.  
                                                           
*Albert Ajn{tajn (1879-1955). 

 Në përkthim njëvlefshmëri. Fjalët ekuivalent, ekvivalentitet dhe ngjashëm ne edhe më tutje do ti përdorim. 

 Klod Luj Bertole [Berthollet] (1748–1822) 
§Jozef Luj Prust [Proust]  (1754–1826). 
Fig. 1.22 Ajnshtajni 


 
37
 
Përfundimet e tij i ka kumtuar duke thënë “kurrfarë dallimi nuk vërehet midis oksidit të hekurit nga gjysmësfera 
veriore dhe gjysmësfera jugore, cinoberi japonez
*
 ka përbërje të njëjtë sikur cinoberi spanjoll, kloruri i argjendit 
është plotësisht i barabartë, pavarësisht nga ajo se a rrjedh nga Peru ose nga Sibiri, në tërë botën ekziston vetëm 
një klorur natriumi, një shalitër

, një sulfat kalciumi, një sulfat bariumi”. 
Bertole-së le ti shërbejë për nderë sepse,  kur vetë i ka përsëritur eksperimentet e tij (por më precizisht), ka 
pranuar se Prust kishte të drejtë. 
Kështu, përfundimisht ka mbisunduar përfundimi se  
komponimet kanë përbërje të përhershme, thjeshtë në to elementet janë përfaqësuar në raporte të 
përhershme të masave.  
Pohimi i më sipërm mund të konsiderohet si formulim i ligjit të Prustit për raporte të përhershme të masave. 
Në realitet, më vonë është gjetur se të drejtë kanë pasur të dy palët: nga ana praktike e shikuar, është e vërtetë se 
numri më i madh i 
komponimeve kanë përbërje të përhershme, por e vërtetë është edhe ajo se ekzistojnë 
komponime me përbërje të 
ndryshueshme. Fjala është për komponime të ngurta me përbërje e cila vërtetë varet 
nga mënyra e përgatitjes. Ne tani për tani nuk do të merremi me këto lloje të komponimeve (ato tani mbajnë 
emrin 
bertoloide) dhe do të konsiderojmë se gjithnjë vlen ligji i raporteve të përhershme të masave.  
                                                           
* Cinobariti është sulfur zhive, HgS.  

 Shalitra është nitrat kaliumi, KNO
3
 
     
 
Fig. 1.23. K.L. Bertole (majtë) dhe L. Prust 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə