Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə32/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   113

 
88
  reaksionet e zëvendësimit (dhe të zëvendësimit të dyfishtë); 
  reaksionet e kondensimit; 
  reaksionet e polimerizimit dhe polikondensimit; 
  reaksionet me këmbim të protoneve; 
  reaksionet me këmbim të elektroneve, 
ekzistojnë edhe lloje tjera të reaksioneve kimike.  
Thënë shkurt, 
Sipas asaj që ndodhë gjatë zhvillimit të reaksionit, ato mund të ndahen në disa lloje themelore 
(reaksione të bashkimit, të shpërbërjes, të zëvendësimit, të kondensimit, të polimerizimit dhe 
polikondensimit, të këmbimit të protoneve dhe këmbimit të elektroneve).  
Reaksionet e bashkimit  
Një nga detyrat e kimisë është të gjejë mënyra për përgatitjen e substancave të reja. Kjo mund të arrihet në 
mënyra të ndryshme, për shembull, ashtu që kryhen reaksione në të cilat substancat më të thjeshta do të 
bashkohen në substanca më të përbëra. Reaksionet e tilla quhen reaksione të bashkimit ose të sintezës. Prej 
këtyre ndoshta më të rëndësishme janë reaksionet e djegies.  
 
fig. 4.5. Djegia është proces 
i bashkimit  
 
fig. 4.6. Nga natriumi metalik dhe klori i gaztë është “lindur” kloruri i natriumit  


 
89
Siç e din, proceset e djegies (fig. 4.5) me të cilat zakonisht takohemi në jetën e përditshme paraqesin reaksione të 
bashkimit të lëndëve (ose të përbërësve të tyre
*
) me oksigjenin e ajrit.  
Gjatë bashkimit të drejtpërdrejtë, shumë substanca japin produkte të cilat me asgjë nuk janë të ngjashme me 
reaktantët. Kështu, natriumi (substancë e ngurtë metalike) dhe klori (gaz i gjelbër) gjatë bashkimit formojnë 
substancë të bardhë kristalore klorurin e natriumit (fig. 4.6). 
 
Drejtpërdrejtë bashkohen edhe amoniaku i gaztë klorhidriku i gaztë (avujt e acidit klorhidrik) me çka përfitohet 
tymi prej grimcave të ngurta të klorurit të amonit (fig. 4.7). 
Në reaksionet e bashkimit mund të numërohen edhe reaksionet e adicionimit që janë karakteristike për 
komponimet organike të pangopura, për shembull  
H
2
C=CH
2
 + Br
2
 
 BrH
2
C–CH
2
Br 
Të përsërisim, 
procesi në të cilin dy (nganjëherë edhe më shumë) substanca lidhen dhe formojnë produkt (e), quhet 
reaksion i bashkimit (sinteza).  
Gjatë kësaj, ke parasysh faktin se termi sintezë sot shumë shpesh përdoret për 
procese të ndryshme në të cilat përgatiten substanca të reja (dhe të njohura), 
përfshirë edhe të tilla sikur të klasifikimit tonë nuk janë reaksione të 
bashkimit.  
Reaksionet e shpërbërjes  
Reaksionet e shpërbërjes janë kundërta nga ato të bashkimit. Themi se vjen 
deri te shpërbërja atëherë kur prej një substance përfitohen dy ose më shumë 
substanca tjera. Substancat e fituara sipas përbërjes së tyre janë më të thjeshta 
nga ajo që është shpërbërë. 
Deri te shpërbërja nganjëherë vjen spontanisht (vetvetiu). Kjo ndodhë kur 
substanca është, siç thuhet, jostabile.  
Më së shpeshti deri te shpërbërja vjen nën veprimin e nxehtësisë së sjellë (në 
rast të këtillë flasim për pirolizë), nën veprimin e rrymës elektrike (elektroli-
za), nën veprimin e dritës (në këtë rast themi se vjen deri te fotoliza) ose 
përsëri nën veprimin e të ashtuquajturit rrezatim jonizues (radioliza).  
                                                           
*
 Në rastin e qiriut nga fig. 4.5, ndizen edhe fitili edhe materiali nga i cili është ndërtuar qiriu. 
 
fig. 4.7. Gjatë bashkimit, 
klorhidriku i gaztë dhe amoniaku i 
gaztë formojnë klorurin e amonit të 
ngurtë  
 
 
Siç vëren, në gjitha shprehjet e lartpërmendura për lloje të ndryshme të proceseve të shpërbashkimit paraqitet një përfundim i njëjtë – “-
liza”. 
Nëse të intereson gjej prejardhjen dhe në pjesët e para të termave të sipërpërmendur. 
Do të ishte e dobishme të gjesh (ndoshta në bibliotekën shkollore ose në tjetër) fjalor të fjalëve të huaja, leksikon ose enciklopedi. Përpiqu, 
me ndihmë të atij fjalori, të vërtetosh çfarë kuptimi ka dhe prej nga rrjedh fjala “-liza”. 


 
90
Shumë procese të shpërbashkimit kanë rëndësi praktike. Me siguri e din së paku për një proces të tillë: piroliza e 
karbonatit të kalciumit. Mos lejo të hutojnë fjalët që deri tani nuk i ke përdorur  procesi për të cilin tani flasim 
është ai që në të folmen e rëndomtë quhet pjekje e gëlqerorit
CaCO
3
(s) 
 CaO(s) + CO
2
(g)  
Proceset e pirolizës shfrytëzohen edhe gjatë përpunimit të naftës. Në këtë rast, qëllimi është copëtimi i vargjeve 
më të gjata të hidrokarbureve dhe përfitimi i hidrokarbureve me masë molare më të vogël
*
. Për këtë ekziston 
edhe emër i posaçëm: shpërbërja e vargjeve më të gjata të hidrokarbureve në më të shkurta quhet kreking.  
Elektroliza po ashtu ka rëndësi të madhe praktike. Kështu, me elektrolizën e klorurit të natriumit përfitohet klori 
i cili është lëndë e rëndësishme industriale. Për proceset e elektrolizës më shumë do të flasim më vonë (shih faq. 
203).  
Me rezerva të caktuara, në procese të shpërbashkimit mund të numërohen edhe të ashtuquajturat reaksionet e 
eliminimit

. Shembull për këtë reaksion është procesi në të cilin, nën veprimin e acidit sulfurik të përqendruar 
ose të ndonjë mjeti tjetër për thithjen e ujit, nga metanoli përfitohet eteni (etileni):  
CH
3
CH
2
OH 
 H
2
C=CH
2
 + H
2
O  
Mbaj në mend,  
reaksione të shpërbashkimit janë ato gjatë të cilave nga një substancë (spontanisht apo nën veprimin e 
ndikimeve të jashtme) formohen dy ose më shumë substanca tjera. 
Për reaksionet e shpërbërjes deri në substanca (elementare) të thjeshtamë herët është përdorur termi analizë
Për shkak se në këtë mënyrë ka mundur të vërtetohet edhe përbërja e substancave të përbëra, termi i njëjtë ka 
filluar edhe çdo proces të vërtetimit të përbërjes. Sot është ruajtur vetëm kuptimi i dytë: vërtetimi i përbërjes 
edhe atë me ndihmë të cilës do mënyrë


Reaksionet e zëvendësimit  
Edhe me reaksione të zëvendësimit (ose reaksione të substituimit siç flitet në kiminë organike
§
) je takuar. 
Reaksione të substituimit janë, të themi, proceset e klorimit të alkaneve me çka disa nga atomet e hidrogjenit nga 
përbërja e molekulës së alkanit zëvendësohen me atome të klorit: 
CH
4
  Cl
2
  CH
3
Cl  HCl  
Kur flitet për reaksione të zëvendësimit, shpeshherë nuk mendohet vetëm për zëvendësimin e vërtetë të atomeve 
të molekulave me atome tjera. Pikërisht, në këtë lloj të reaksioneve përfshihen edhe ato në të cilat vjen deri te 
zëvendësimi edhe të grupeve atomike të cilat hyjnë në përbërjen e substancave që reagojnë (madje edhe atëherë 
kur substancat nuk janë të ndërtuara prej molekulave). Kështu, në reaksionet e zëvendësimit përfshihet edhe 
procesi i përshkruar me barazimin  
 2K
  2H
2
O  2KOH  H
2
 
                                                           
*
 Hidrokarburet me vargje relativisht të shkurta janë pjesë përbërëse të benzinës për motorë. 
 Eliminimi d.m.th. largim ose marrje. Përkujtohu, të themi, në klubin futbollistik cili është eliminuar në garën e mëtejme të ndeshjeve. 
‡ Për atë që është thënë më lartë, nuk është mirë (madje që nuk është krejtësisht jashtë rregullave) fjala analizë të përdoret si sinonim analiza 
(fjalë me kuptim të njëjtë) për reaksionin e shpërbërjes. Metodat e vërtetimit të përbërjes që janë bazuar në shpërbërje deri në elemente sot 
e kanë humbur kuptimin që e kanë pasur më herët. 
§ Substituimi është njëjtë si zëvendësimi. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   28   29   30   31   32   33   34   35   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə