Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə30/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   113

 
81
 
4
4
.
.
 
 
R
R
E
E
A
A
K
K
S
S
I
I
O
O
N
N
E
E
T
T
 
 
K
K
I
I
M
M
I
I
K
K
E
E
 
 
 
 
 


 
82


 
83
 
 
4.1. KUPTIMET THEMELORE DHE KLASIFIKIMI 
 
 
PROCESET KIMIKE – BAZA E KIMISË  
Proceset kimike quhen reaksione kimike  
Nuk ka kurrfarë dyshimi se vend qendrorë në kimi zënë reaksionet kimike, procese gjatë të cilëve vjen deri te 
ndërrimi i përbërjes së sistemit të studiuar
*
. Madje edhe kur bëhet fjalë për kiminë teorike, qëllimi i teorive më 
shpesh është të gjenden ligjshmëritë sipas të cilave kryhen reaksionet kimike. Në realitet ne deri tani edhe në 
këtë tekst diskutuam për reaksionet kimike. 
                                                           
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
*
  Kuptohet në kimi studiohen edhe vetitë e substancave të veçanta, por edhe ajo është parësore në lidhje me 
reaksionet në të cilët ato marrin pjesë
.
 
   
 
                                 a                                                                b
 
Fig. 4.1. Drita që duket është shenjë se rrjedh reaksioni kimik (a); gjatë djegies së 
qymyrit (reaksion kimik) lirohet nxehtësi (b)


 
84
Por, si të dimë se kryhet reaksioni kimik? 
Për fat të keq, nuk kemi shqisë për regjistrimin e ndërrimeve kimike 
dhe për këtë, nëse duam me vështrim të vërtetojmë se a kryhet reaksion 
kimik, duhet të vërtetojmë se, për shembull, lirohet energji – në formë 
të dritës (si në fig. 4.1 a) ose të nxehtësisë (fig. 4.1 b).  
Si shenjë për zhvillimin e reaksionit kimik mund të jenë formimi i 
substancës së ngurtë (fundërrina, fig. 4.2) gjatë përzierjes së dy 
tretësirave ose lirimit të ndonjë gazi (shihen flluska; fig. 4.3 a). 
Ndryshimi i ngjyrës (fig. 4.3 dhe fig. 4.3 c) ose lirimin e substancave 
që kanë erë karakteristike po ashtu tregojnë në rrjedhjen e reaksionit 
kimik. 
Me fjalë të tjera, regjistrojmë ndryshime fizike prej të cilave 
përfundojmë se kryhen reaksione kimike. 
Por, a mund të përfundohet nga ajo e lartpërmendura se nëse asgjë nuk 
shohim, nuk ndiejmë erë, reaksioni nuk kryhet?  
 
 
Kuptohet – nuk do të thotë! Pikërisht ekzistojnë reaksione që nuk janë të përcjella me ndryshim të dukshëm të 
energjisë, me ndërrimin e ngjyrës ose me formimin e gazit ose fundërrinës, por ajo nuk do të thotë se në këto 
raste nuk kryhet reaksioni. Sipas asaj, duhet të gjendet tjetër kriter për atë kur kemi, kur nuk kemi rrjedhje të 
reaksionit kimik. 
Për tani, të përsërisim: 
 proceset në të cilët vjen deri te ndryshimet kimike quhen reaksione kimike; 
 për rrjedhjen e reaksioneve kimike shumë shpesh përfundohet në bazë të ndërrimeve fizike (lirimit të 
energjisë, formimin e fundërrinës, paraqitjes së gazit, ndryshimit të ngjyrës dhe ngjashëm). 
 
Fig. 4, 2. Formimi i fundërrinës është 
dëshmi për kryerjen e reaksionit kimik  
        
        
  
 
                    a                                                             b                            c 
Fig. 4.3. Lirimi i gazit dhe formimi i shkumës (a) si edhe ndyshimi i ngjyrës së tretësirës gjatë shtimit të 
acidit (b – para shtimit të acidit, c – pas shtimit) janë shenja se në epruvetë kryhen reaksionet kimike  


 
85
Reaktantët dhe produktet 
Dhe, përsëri shtrohet pyetja: si e dimë se kryhet reaksioni kimik? Përgjigja është e thjeshtë – dimë sepse në 
reaksionet kimike ndryshojnë sasitë e substancave (së paku të – dy prej tyre). 
Pikërisht, gjatë çdo reaksioni kimik sasia e ndonjë substanca (ose e disa substancave të atyre që janë prezente në 
sistemin reagues
*
) zvogëlohetndërsa i substancës tjetër (ose substancave) – rritet.  
Nëse gjatë një reaksioni zvogëlohet sasia e vetëm një substance, ajo substancë është reaktantNëse, kjo ndodhë 
me më shumë substanca, në sistemin reagues ekzistojnë më tepër reaktantë.   
Ngjashëm kështu, nëse në sistemin e reaksionit rritet sasia vetëm e njërës substancë, ajo substancë është produkt 
i reaksionit, ndërsa nëse rriten sasitë e dy ose më tepër substancave, ato substanca janë produkte të reaksionit
Kur ndërpritet ndryshimi i sasive të konstituentëve të një sistemi të reaksionit (reagues), ajo don të thotë fund i 
reaksionit.  
Reaksionet kimike paraqiten me barazime kimike (ose, thjeshtë, barazime). Barazimet përbëhen prej simboleve 
ose formulave të reaktantëve dhe prej simboleve ose formulave të produkteve. Simbolet ose formulat e 
reaktantëve dhe ato të produkteve lidhen me shenjën “+”, midis të parave dhe të dytave vendoset shenja “
”. 
Shenjat simbolike ndërmjet vete të lidhura për reaktantët shkruhen, sipas rregullit, në anën e majtë nga shigjeta
ndërsa ato të produkteve– nga ana e djathtë. Në realitet, për barazim mund të flitet madje pasi të paraqiten 
koeficientët stekiometrik, do të arrihet deri në situatë kur numri i atomeve nga secili lloj i dhënë në njësitë 
formulave të reaktantëve do të barazohet me atë në njësitë e formulave të produkteve, thjeshtë pasi barazimi të 
jenë i barazuar. Kur barazimi do të kryhet, shigjeta zëvendësohet me shenjën “=”. Për gjithë këtë ishte diskutuar 
(shih faq. 29). 
Thënë shkurt, 
 gjatë reaksioneve kimike zvogëlohet sasia e reaktantëve, ndërsa rritet sasia e produkteve; 
 reaksionet paraqiten me barazime; 
Kahja e rrjedhjes së reaksioneve kimike  
Duke diskutuar për reaksionet kimike, shpeshherë flasim për kahjen e rrjedhjes së reaksioneve kimike
Kuptohet, gjatë kësaj nuk mendojmë në kahje, të themi, lartë poshtë, ashtu siç flasim për rrjedhjen e reaksioneve 
nuk nënkuptojmë për rrjedhje, në mënyrën se si rrjedhin lëngjet! 
Bëhet fjalë, thjeshtë, për terminologji e cila është mbjellë dhe është bërë e patejkalueshme. Kur themi se 
reaksioni rrjedh, duam të themi se reaksioni zhvillohet. Kur, flasim për kahje të reaksionit, mendojmë në atë se 
prej substancave që janë prezente në sistemin e reaksionit (reagues), disa i konsiderojmë si reaktantë, tjerat si 
produkte, duke mbajtur llogari për atë se reaktantët gjatë reaksionit do ta zvogëlojnë sasinë e tyre, përderisa sasia 
e produkteve do të rritet. Kahja e zhvillimit të reaksionit është nga reaktantët kah produktet.  
Mirë?  
Po, por a mundet ne, ashtu të themi, cilat do qoftë substanca ti “shpallim” për reaktante, ndërsa të tjerat, po ashtu 
për produkte? Kuptohet, ashtu nuk guxojmë të bëjmë.  
                                                           
*
 Thjesht në sistemin në të cilin kryhet reaksioni kimik. Substancat prej të cilëve është i formuar një sistem i quajmë konstituentë të tij. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   26   27   28   29   30   31   32   33   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə