Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə31/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   113

 
86
Të shohim një shembull. Azoti (diazoti) dhe oksigjeni (dioksigjeni) në atmosferë ekzistojnë njëri përskaj tjetrit 
dhe reagojnë vetëm në kushte përjashtimisht specifike (në temperaturë të lartë, sikur gjatë punës së motorëve të 
automobilave ose gjatë vetëtimave). Sipas asaj, oksigjeni dhe azoti në atmosferë mund të jenë, mund të mos jenë 
reaktantë në reaksionin e lidhjes reciproke, por ajo varet nga kushtet, e jo nga përcaktimet tona.  
Siç vëren, ekzistojnë ligjshmëri natyrore që përcaktojnë, se a mundet një reaksion të rrjedhë, ose përkundër 
kësaj, zhvillimi i tij në kahjen e paramenduar është i pamundshëm. Ligjshmëritë ekzistojnë edhe për atë se në 
cilën kahje mundet, e në cilën kahje nuk mundet të rrjedhin edhe procese tjera (për shembull, proceset e 
avullimit, sublimimit, kristalizimit, tretjes dhe ngjashëm). Kështu,, gjatë ngrohjes së sistemit që përbëhet prej ujit 
të lëngët dhe akullit, akulli do të shkrihet, deri sa uji nuk ngrihet, ndërsa gjatë ftohjes së sistemit do të ndodhë 
ngrirja e ujit të lëngët, por nuk do të vijë deri te shkrirja e akullit.  
Tani për tani, do të përsërisim: 
A do të rrjedhë në një sistem reaksioni kimik dhe, nëse reaksioni zhvillohet, cilat substanca janë 
reaktantë (substancat sasia e të cilëve zvogëlohet), cilat janë produkte (thjeshtë substancat sasia e të 
cilëve rritet gjatë reaksionit) do të varet nga kushtet. 
 
KLASIFIKIMI I REAKSIONEVE KIMIKE  
Klasifikimi është gjithnjë i dobishëm  
Numri i llojeve të ndryshme të reaksioneve kimike është mjaftë i madh. Ajo është e qartë nëse kemi parasysh se 
sa shumë substanca ekzistojnë. Dhe secila substancë mund të reagojë me më tepër substanca tjera. Është e 
mundshme, madje, substancat e njëjta të marrin pjesë në më shumë reaksione të ndryshme kimike. Për shkak të 
numrit të madh të reaksioneve të ndryshme, është e domosdoshme ato të klasifikohen. Për ndryshe, klasifikimi 
është punë e dobishme. 
Një mundësi për klasifikimin e reaksioneve është ato të ndahen në reaksione të pakthyeshme dhe të kthyeshme 
*

Të pakthyeshme janë ato reaksione të cilat zhvillohen deri sa njëri prej reaktantëve të harxhohet nga sistemi i 
reaksionit (reagues). Me fjalë të tjera, ato rrjedhin deri sa sasia e njërit prej reaktantëve të të bëhet praktikisht e 
barabartë me zero. Kur ndodhë kjo, reaksioni i dhënë më nuk mund të rrjedhë, ai mbaron. Kjo është e qartë: për 
të pasur reaksion, në sistemin reagues duhet të jenë të pranishme gjitha substancat që janë reaktantë! Nëse 
mungon madje njëri prej reaktantëve, reaksioni nuk mund të zhvillohet.  
Mirëpo, mjaftë shpesh takohen reaksione kimike zhvillimi i të cilave ndërpritet, sepse asnjëri prej reaktantëve 
nuk është “harxhuar”, ndërsa sasitë e pjesëmarrësve në reaksion, përsëri, nuk ndryshojnë më tutje. 
Që ta sqarojmë këtë, supozojmë se njëkohësisht kryhen dy procese: njëri në të cilin reaktantët japin produkte 
(reaksioni i drejtpërdrejtë) dhe tjetri në të cilin produktet komponohen midis tyre dhe formojnë reaktantë 
(reaksioni i kundërt). Gjatë kësaj, sikur të zhvillohet ndonjë garë midis dy proceseve. Reaksioni i drejtpërdrejtë, 
                                                           
*
 Aspak nuk bën të flitet për reaksionet e kthyeshme dhe të pakthyeshme sikur për reverzibile dhe ireverzibile. Ke parasysh këtë, jo vetëm 
tani, por edhe atëherë kur në ndonjërin nga tekstet tuaja do të hasësh në përdorimin e këtyre termave reverzibile dhe ireverzibile. Për 
reaksionet e kthyeshme mund të përdoret termi dyanshme, ndërsa për të pakthyeshme - njëanshme, por këto terma te ne janë mjaftë të 
pazakontë. 


 
87
ashtu të thuhet, vazhdimisht “udhëheq”, por edhe i kundërti “i shfrytëzon gjasat e tij”. Më në fund, gara sikur të 
barazohet dhe sasitë e pjesëmarrësve nuk ndryshojnë më tepër. Reaksionet e tilla i quajmë të kthyeshme.  
Kuptohet, substancat që i quajmë reaktantë për të mundur të shndërrohen në substanca që janë produkte të 
reaksionit, njësitë e reaktantëve duhet të transformohen në njësi të produkteve
*
. Për shembull, për të ardhur deri 
te shndërrimi i hidrogjenit dhe jodit, duhet që molekulat e jodit dhe hidrogjenit të këmbejnë atome, duke formuar 
molekula të jod-hidrikut. Transformimi i tillë i njësive njërat në të tjerat e quajmë akt elementarë të 
transformimit kimik
Nëse reaksioni është i pakthyeshëm, ndodhin (praktikisht) vetëm akte elementare të transformimit kimik në të 
cilët grimcat e reaktantëve shndërrohen në grimca të produkteve. Nëse, reaksioni është i kthyeshëm, njëkohësisht 
zhvillohen akte elementare në të cilat grimcat e reaktantëve shndërrohen në grimca të grimca të produkteve, por 
edhe të tilla gjatë të cilave grimcat e produkteve transformohen në grimca të reaktantëve. 
Domethënë, 
Në fund të reaksioneve të pakthyeshme (te të cilat në aktet elementare të transformimit kimik marrin 
pjesë vetëm njësi të reaktantëve) në sistemin reagues mungon së paku një nga reaktantët, ndërsa në 
rastin e reaksioneve të kthyeshme, sasi të matura të gjithë reaktantëve (gjithsesi, edhe të produkteve) 
janë të pranishme edhe në fund të reaksionit. 
Mundësi tjera të klasifikimit të reaksioneve  
Numri i reaksioneve kimike, siç thamë, është mjaftë i madh. Prandaj, grupimi i tyre vetëm në dy klasë të mëdha 
(reaksione të pakthyeshme dhe të kthyeshme) vetëm pak i zvogëlon problemet ashtu që duhet të kërkohen edhe 
mundësi të tjera. Si edhe në rastet tjera, ndarja deri diku është e kushtëzuar, ndërsa reaksioni i njëjtë mund të 
përfshihet edhe në njërin edhe në grupin tjetër të proceseve kimike.  
Në realitet, pjesa më e madhe e reaksioneve kimike mund të klasifikohen në disa lloje themelore, prej të cilave 
mund të theksohen:  
  reaksionet e bashkimit
  reaksionet e zbërthimit (shpërbërjes); 
                                                           
*
 Njësitë për të cilat flitet mund të jenë, por nuk është patjetër të jenë molekula. Kështu, në shumë reaksione (posaçërisht ato në tretësira) 
marrin pjesë grimca të elektrizuara –
 
jone
 
 
fig. 4.4. Akti elementarë i transformimit kimik në rastin e reaksionit midis 
monoksidit të azotit dhe ozonit (skematikisht) 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   27   28   29   30   31   32   33   34   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə