Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə40/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   113

 
108
Me çka mund të konsiderohet se atomet e hekurit japin elektrone, ndërsa 
atomet e klorit i pranojnë: 
2Fe  2Fe
3+
  6e
– 
3Cl
2
 6e

  6Cl

 
Ngjashëm është edhe në reaksionin e hekurit me sulfur: 
Fe(s)  S(s)  FeS(s)
 
Fe  Fe
2+
  2e

 
S  2e

  S
2
-
 
Me çka numri i elektroneve të liruara dhe të pranuara edhe kësaj here duhet të 
jenë i barabartë. 
Siç shihet, këmbimi i elektroneve i cili ndodhë gjatë reaksioneve të lidhjes me oksigjenin (procese të cilat më 
herët janë konsideruar si procese të oksidimit), në nivel molekularë është karakteristik edhe për reaksione tjera, e 
jo vetëm për ato në të cilat vjen deri te lidhja me oksigjenin.  
Të kundërta me proceset në të cilat ngjanë lidhja me oksigjenin, janë ato në të cilat oksigjeni shkëputet nga 
komponimet që e përmbajnë atë. Reaksionet e tilla e mbajnë emrin procese të reduktimit. Me zgjerimin e 
nocionit të oksidimit, kuptim më të gjerë ka marrë edhe reduktimi
*
.  
Në bazë të ngjashmërisë së proceseve që ndodhin në nivel molekularë

, tani  
Si procese të oksidimit konsiderohen gjitha proceset në të cilat vjen deri te lëshimi i elektroneve, ndërsa 
me reduktim nënkuptohet çdo proces në të cilin vjen deri te pranimi i elektroneve
Lidhja, me oksigjenin sot shqyrtohet vetëm si një nga proceset e mundshme të oksidimit, por jo edhe si proces 
i vetëm i tillë.  
Proceset redoks  
Siç pamë edhe në shembujt e mësipërm, dhënia (lirimi) i elektroneve çdoherë është i lidhur me pranimin e tyre 
ashtu që të mundet të jenë elektrone të liruara (të vijë deri te oksidimi), duhet të ekzistojë substanca atomet e të 
cilave janë të afta elektronet e liruara ti pranojnë. Në shembujt e mësipërm, akseptorë për elektronet e liruara 
ishin atomet e oksigjenit, klorit ose sulfurit.  
Ngjashëm kështu, uk do të vijë deri te reduktimi (proces i pranimit të elektroni) nëse nuk ka substancë prezente 
e cila, duke u oksiduar, jep elektrone. Siç shihet, proceset e reduktimit dhe të oksidimit janë midis tyre të lidhura 
në mënyrë të pandashme. Për këtë arsye, gjithnjë duhet të flitet për procese redoks, përkatësisht për procese të 
oksido–reduktimit

.  
 
 
                                                           
* Shëno se edhe reduktimi edhe pranimi fillojnë me bashkëtingëllore. 
 
‡ Shpesh herë përdoret edhe termi procese oksido – reduktuese. Ky term për çdo çmim duhet të anashkalohet, për shkak se termi i parë 
(oksido) më shumë përkujton fjalën oksid, se sa fjalën oksidim. 
 
Fig. 4.21. Hekuri paraprakisht i 
skuqur digjet në atmosferë të klorit  


 
109
Thënë shkurt,  
procese redoks janë ato në të cilat vjen deri te këmbimi (lirimi dhe pranimi) i elektroneve. Në çdo 
reaksion redoks dallojmë mjetin oksidues dhe mjetin reduktues.  
Mjet oksidues është substanca që shkakton oksidimin e ndonjërit prej reaktantëve tjerë (gjatë kësaj vetë 
reduktohet). Sa më lehtë atomet e një substance pranojnë elektrone, ajo substancë është mjet më i mirë oksidues. 
Mjet reduktues, është substanca e cila mund të shkaktojë reduktim të ndonjë  substance tjetër me çka  vetë, 
kuptohet, duhet të oksidohet.  
Kështu, oksigjeni ose klori në shembujt e lartpërmendur janë mjete oksiduese (ato vetë gjatë kësaj reduktohen), 
ndërsa metalet e luajnë rolin e mjeteve reduktuese (me çka vetë oksidohen).
 
Nëse tani, shqyrtojmë vetëm substanca të thjeshta elementare, mund të thuhet se te substancat e thjeshta të 
formuara prej elementeve të një grupi të caktuar të sistemit periodik, vetitë oksiduese, sipas rregullit, dobësohen 
me rritjen e numrit atomik të elementit. Në suaza të një periode, vetitë oksiduese të substancave të thjeshta 
                                                           
* Në shtresën e sipërme të tri gotave djathtas gjinden tretësira të klorit, bromit dhe jodit në heksan. Ato shërbejnë për krahasim. 
 
 
 
 
 
Fig. 4.22. Lartë majtas: në gotë me tretësirë ujore të klorit (ujë i kloruar) shtohet jodur
*
 lartë djathtas: shtresa ujore ngjyroset 
në të kaftë nga jodi i ndarë; poshtë majtas: gota tundet; poshtë djathtas: shtresa e heksanit ngjyroset në ngjyrë vjollce nga jodi 
i tretur. Në tri gotat djathtas në secilën foto ka klor, brom dhe jod përkatësisht me sistemin që përbëhet nga tretësira ujore dhe 
e heksanit të substancës përkatëse elementare  


 
110
forcohen me rritjen e numrit atomik të elementit të dhënë të periodës së dhënë. Kështu, prej elementeve 
halogjene mjet më i fortë oksidues është fluori, ndërsa më i dobët është – jodi. Nga elementet e periodës së dytë, 
mjet më i fortë oksidues është fluori, ndërsa më i dobët është– litiumi. 
Me që fluori më lehtë pranon elektrone se klori, fluori elementarë mund të pranojë elektrone edhe prej joneve 
klorur që janë në përbërjen e ndonjë kloruri
*
. Është rezultat i, siç thuhet rëndomtë, nga shtytja e klorit nga ana e 
fluorit – proces që sjell deri te formimi i fluorurit dhe klorit elementarë

. Ngjashëm kështu, klori e shtytë bromin 
nga bromuret dhe joduret (fig. 4.22), ndërsa bromi e shtytë jodin nga joduret. 
Kujdes: Fluori nuk e shtytë klorin nga komponimet tjera, por vetëm nga kloruret, ngjashëm është edhe me 
halogjenet tjera. 
Përndryshe nga mjetet oksiduese që shfrytëzohen në laboratorët kimik mund 
të përmenden permanganati i kaliumit (fig. 4.23), klorati i kaliumit, dikromati 
i kaliumit, klori etj. Për shkak se gjatë reduktimit të permanganatit të kaliumit 
lirohet oksigjeni, ai shfrytëzohet në mjekësi si mjet i lehtë dezinfektues. 
Nga ana tjetër, sa më lehtë një substancë jep elektrone, është mjet më i mirë 
reduktues. Për këtë arsye a më lehtë ti japin elektronet, më tepër metale janë 
mjete  reduktuese. Prej këtyre, mjete më të mira reduktuese janë metalet 
alakline, me çka aftësia reduktuese ju rritet duke shkuar nga litiumi kah 
ceziumi (shih faq. 251) 
Nëse një substancë është mjet i mirë oksidues, forma e saj reduktuese

 do të 
jenë mjet i dobët reduktues dhe e kundërta. Ngjashëm kështu, format e 
oksiduara
§
 të mjeteve reduktuese do të jenë mjete oksiduese aq më të dobëta, sa më të shprehura kanë qenë vetitë 
reduktuese të substancës në formën fillestare.  
Kjo është e qartë:  
 nëse një substancë lehtë pranon elektrone, substanca që gjatë kësaj krijohet vështirë jep elektrone dhe 
e kundërta  
 në bazë të rregullave relativisht të thjeshta, atomeve të elementeve të ndryshme në një komponim 
mund ti përshkruhen vlera të caktuara për të ashtuquajturit numra okidues  
 në disa raste vlera e numrave oksidues mund të sillet në lidhje të afërt me ngarkesat relative të 
grimcave të elektrizuara, por numrat oksidues mund ti përshkruhen edhe atomeve që hyjnë në 
përbërjen e grimcave neutrale ose njësive tjera të definuara. 
Duhet të ceket se shpeshherë flitet jo vetëm për numra oksidues të atomeve të elementit të dhënë, por edhe për 
vlera të numrit oksidues për elementin e dhënë. 
                                                           
*
 Edhe jonet bromure që janë në përbërjen e ndonjë bromuri ose joneve jodure në përbërjen e ndonjë joduri. 
† Është e mundshme shtytja e bromit dhe e jodit nga ana e fluorit. 
‡ Ajo domethënë se – substanca që fitohet gjatë reduktimit të substancës fillestare (mjetit oksidues). 
 
 
Fig. 4.23. Kristale të permanganatit 
të kaliumit (tretësira ka ngjyrë 
vjollce) 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   36   37   38   39   40   41   42   43   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə