Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc


Reaksionet e metaleve me acide, vargu elektrokimik i metaleve



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə42/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   113

 
113
Reaksionet e metaleve me acide, vargu elektrokimik i metaleve  
Ke mësuar për përfitimin e hidrogjenit të gaztë. Në laboratorin kimik kjo më shpesh bëhet ashtu që mbi zinkun 
metalik veprohet me acid të holluar (për shembull, acid sulfurik): 
Zn(s)  H
2
SO
4
(aq)  ZnSO
4
(aq)  H
2
(g) 
Zakonisht shtohet edhe pak sulfat bakri(II). Është lehtë të shihet se gjatë zhvillimit të këtij reaksioni numri 
oksidues i zinkut rritet (prej 0 në 2), ndërsa i hidrogjenit zvogëlohet (prej 1 në 0).  
Reaksioni, sipas asaj, është oksido–reduktues dhe mund të paraqitet me barazimet e gjysmë reaksioneve
*





\

Zn
0
 – 2e

  Zn
2+
  




1
    0
2H  2e

  H
2
  
 
Edhe metale tjera (magnez, alumin, hekur etj.) reagojnë me acide të forta (fig. 4.25), ndërsa metalet alkaline 
madje edhe me acid aq të dobët siç është uji

. Gjatë reaksioneve të këtilla lirohet hidrogjeni i gaztë.  
Në disa raste vjen deri te i ashtuquajturi pasivizim i metaleve. Kështu, 
reaksioni i plumbit vështirë i tretshëm me acid sulfurik nuk rrjedh në masë më 
të madhe, sepse në sipërfaqe formohet sulfati i plumbit(II). Alumini, 
pasivizohet me acid nitrik sepse në sipërfaqe formohet shtresë e oksidit të 
aluminit e patretshme. Mirëpo, marrë në përgjithësi, disa metale reagojnë me 
acide, duke liruar hidrogjenin, por ka metale (për shembull, bakri dhe zhiva, 
pastaj metalet fisnike – argjendi, ari, platini e tjera) të cilat nuk hynë në 
reaksione (fig. 4.25).  
Ekzistojnë dallime edhe midis metaleve që reagojë me acide. Disa reagojnë 
edhe me acide të dobëta edhe me acide të forta (në rastin e fundit reaksioni do 
të rrjedhë më vrullshëm), disa vetëm me acide të forta, ka dallim edhe në 
raport me shpejtësinë me të cilën reaksionet zhvillohen (fig. 4.25). Dallimet 
mund të sqarohen nëse përkujtohemi se është fjala, në realitet, për reaksione 
redoks, thjeshtë për procese të këmbimit të elektroneve. 
                                                           

Siç theksuam, kur flasim për gjysmëreaksione, paramendojmë se reaksionet e lirimit dhe pranimit të elektroneve ndodhin ndaras, Kjo 
nënkuptohet, nuk është e saktë (pa pasur se kush ti pranojë, elektronet nuk mund të jepen), por në këtë mënyrë, kështu të themi, na lehtësohet 
jeta! 
† Ekzistojnë arsye edhe ujin ta konsiderojmë për ndonjë lloj acidi (por shumë të dobët). 
 
Fig. 4.25. Magnezi (majtas) 
reagon vrullshëm me acid sulfurik 
të holluar, zinku (në mes) reagon 
më ngadalë, ndërsa bakri (djathtas) 
nuk reagon 


 
114
Ndoshta duhet të theksohet se reaksionet e metaleve me acide janë, në realitet, reaksione me jone të hidrogjenit 
të formuara gjatë shpërbashkimit të acideve. 
Metalet të cilat reagojnë me acide (ndërsa kjo do të thotë, me jone të hidrogjenit) më lehtë japin elektrone se 
hidrogjeni i gaztë. Për këtë arsye, spontanisht (vetvetiu) do të mund të zhvillohet gjysmëreaksioni  
 H
3
O

  e

  ½ H
2
 
 H
2

Si edhe gjysmëreaksioni në të cilin metali shndërrohet në jone përkatëse (për shembull, natriumi në jone Na
+

alumini në jone Al
3+
 etj.).  
Nëse, metali jep elektrone më vështirë se hidrogjeni i gaztë, gjysmëreaksionet e mësipërme nuk do të mund të 
zhvillohen spontanisht. Metalet e tilla (për shembull, bakri) nuk do të reagojnë me acide dhe nuk do të lirojnë 
hidrogjenin gjatë veprimit të acideve mbi to.  
Mirëpo, nëse acidi mund të veprojë në mënyrë oksiduese (me çka duhet të ndërrohet numri oksidues i ndonjë 
elementi tjetër nga përbërja e acidit, e jo hidrogjeni) deri te reaksioni mund të vijë (fig. 4.26). 
Mbaj në mend:  
reaksion me acide, hidrogjenin mund ta lirojnë vetëm metale të cilat të cilat më lehtë japin elektrone 
se sa hidrogjeni i gaztë. 
Në varësi nga lehtësia me të cilën metalet reagojnë me acide, dhe në bazë të disa vetive tjera, metalet më të 
njohura mund radhiten në vargun vijues: 
(sa më majtas në varg është dhënë metali, aq më lehtë ai reagon me acidet). 
 
Fig. 4.26. Bakri 
reagon me acidin 
nitrik (gazi i kaftë 
është dioksid 
azoti) 
 
 
 
 
                    a 
 
                                    b 
Fig. 4.27. Spiralja e bakrit, e vendosur në tretësirë të nitratit të argjendit (a) e shtytë argjendin dhe në 
spirale ndahen kristale nga argjendi metalik, ndërsa tretësira ngjyroset në të kaltërt nga jonet e 
pranishme të Cu
2+
 (b
Li  K  Ca  Na  Al  Zn  Fe  Cd  Ni  Sn  Pb  
H
 
Cu  Ag  Hg  Au 


 
115
Për shkak të lidhjes midis reaksioneve të metaleve me acide dhe proceseve elektrokimike, vargu si ai më lartë 
quhet vargu elektrokimik i metaleve (nganjëherë rendi i tensionit të metaleve).  
Siç vëren, në vargun është përfshirë edhe hidrogjeni, madje që ai nuk është metal. Ajo është bërë sepse 
hidrogjeni shërben si bazë për krahasim. Pikërisht, nëse një metal në vargun elektrokimik gjendet para 
hidrogjenit, atëherë do të jenë e mundshme me reaksion të atij metali me acide të përfitohet hidrogjeni i gaztë, 
ndërsa nëse metali gjendet pas hidrogjenit, reaksioni i tillë nuk do të mundet spontanisht (vetvetiu) të rrjedhë.  
Përpos asaj, metali që gjendet përpara në vargun elektrokimik do të mundet, sipas rregullit, prej komponimeve të 
tij, ta shtytë cilin do qoftë metal që në vargun elektrokimik gjendet pas tij
*
. Kështu, me tretësirë të sulfatit të 
bakrit do të reagojnë, duke liruar bakrin elementarë, gjitha metalet në vargun elektrokimik, përfshirë edhe 
plumbin. Kuptohet, edhe bakri mund ti shtytë (zhvendosë) metalet që gjenden pas tij në vargun elektrokimik. I 
tillë është rasti me argjendin (Fig. 4.27). Procesi që ndodhë mund të paraqitet me barazimin e reaksionit  
2AgNO
3
(aq) + Cu(s) = 2Ag(s) + Cu(NO
3
)
2
 
Të përsërisim:  
 nëse në vargun elektrokimik një metal gjendet më para se ndonjë metal tjetër, ai do të mund të reagojë 
me kripën e metalit të dytë;  
 produkte të reaksionit të këtillë do të jenë kripa e metalit i cili më lehtë jep elektrone dhe metali (në 
gjendje elementare) i cili më vështirë jep elektrone.  
Edhe reaksionet redoks paraqiten me anë të barazimeve  
Sikur edhe proceset tjera kimike, edhe reaksionet oksido-reduktuese mund të paraqiten me ndihmë të 
barazimeve. Përndryshe ne vepruam kështu më lartë. Në esencë, nuk ka ndryshime thelbësore midis barazimeve 
të proceseve redoks dhe atyre të llojeve tjera të reaksioneve kimike. Edhe këtu në anën e majtë paraqiten 
substancat që janë reaktantë, ndërsa në anën e djathtë ato që janë produkte të reaksionit, pastaj barazimi 
barazohet.  
Mirëpo, këmbimi i elektroneve (mu ajo është karakteristike për reaksionet oksido–reduktuese) nuk paraqitet në 
barazimet e shënuara në mënyrën e rëndomtë

. Për këtë, nuk është çdoherë e qartë

 menjëherë se a nënkuptohet 
barazimi apo nuk nënkuptohet për reaksionin redoks.  
Nëse duam të theksojmë faktin se elektronet këmbehen, me barazime mundet ti paraqesim ndaras procesin e 
lirimit të elektroneve (procesin e oksidimit) dhe atë të pranimit të elektroneve (procesin e reduktimit). Me fjalë të 
tjera, mund ti shkruajmë së pari barazimet e gjysmëreaksioneve.  
Kështu, për procesin në të cilin zinku reagon me jone të bakrit (ky reaksion ishte shqyrtuar më lartë) mund të 
shkruajmë: 
Zn  Zn
2+
  2e

 
Cu
2+
  2e

  Cu 
                                                           
* Komponimet për të cilat flitet janë komponime të metalit që gjendet më djathtas në vargun elektrokimik. Nëse menduam për komponimet e 
metalit që gjinden më majtas, do të themi “prej komponimeve të tij”! 
† Bile jo në këtë formë që kjo të mund të shihet menjëherë.  
‡ Posaçërisht nëse barazimi është më i komplikuar. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə