Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə44/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   113

 
118
Për tu barazuar barazimi në këtë mënyrë, veprojmë në mënyrën vijuese:  
Nëse deri te reaksioni marrin pjesë substanca që përmbajnë oksigjen, më mirë është nëse rrjedha e veprimit 
vërtetohet në atë mënyrë që në fund barazimit të vërtetohet a është i barabartë numri i atomeve të oksigjenit në të 
dy anët e barazimit. 
Kuptohet, barazimet kimike të reaksioneve oksido-rediktuese mund të barazohen edhe në mënyrë të ngjashme si 
edhe të tjerat, mirëpo mënyra e përshkruar më lartë është më e thjeshtë (dhe më e sigurt). Mënyra e treguar për 
barazimin e barazimeve të reaksioneve oksido–reduktuese është i bazuar në shfrytëzimin e vlerave të numrave 
oksidues dhe në faktin se për çfarëdo qoftë ndryshimi të zhvillimit të reaksionit, numri i elektroneve të liruara 
dhe pranuara patjetër duhet të jenë i barabartë. Gjatë kësaj, nuk është patjetër të kenë dorëzim të plotë, 
përkatësisht pranim të plotë të elektroneve. 
 Mbaj në mend: 
barazimi i barazimeve të reaksioneve oksido–reduktuese duhet të ushtrohet (sikur edhe të gjitha 
barazimeve kimike).  
Është e preferueshme së pari gjitha hapat të shkruhen ndaras. Madje pasi të ushtrohet mirë barazimi, mundet të 
kryhen operacionet e domosdoshme “përmendësh” (kuptohet nëse nuk kërkohet, të tregohen gjitha hapat). 
 
 
BARAZIMI I BARAZIMEVE TË REAKSIONEVE REDOKS 
 
1.  Gjenden elementet atomet e të cilëve e ndërrojnë vlerën e numrit oksidues.  
2.  Ndërrohet skema në të cilën paraqiten: 
  simbolet e këtyre elementeve, të ndara me shigjetë (edhe majtas edhe djathtas nga shigjeta, simboli i elementit të nëjtë); 
  nëse në ndonjërën nga formulat përskaj simbolit të elementit ka indeks, shkruhet edhe ai.  
  Mbi simbolet e elementeve shkruhen vlerat e numrit të tyre oksidues; 
  Skema kompletohet me shkruarjen e numrit të elektroneve që duhet të jepen (lirohen) ose të pranuara që të vijë deri te 
ndryshimi i vlerës së numrit oksidues.  
3.  Me shumëzim me shumëzues të përshtatshëm, barazohet numri i elektroneve të liruara dhe të pranuara. Kuptohet, i njëjtë 
duhet të jetë edhe numri i atomeve (e fundit është e rëndësishme nëse indekset përskaj simboleve të elementit në formulat 
e reaktantëve dhe produkteve nuk janë të njëjta).  
4.  Koeficientët që në këtë mënyrë paraqiten para simboleve të elementeve në skemë barten në barazimin e pabarazuar.  
5.  Pa i ndërruar këta koeficientë, sipas mënyrës së rëndomtë kryhet barazimi i barazimit.  


 
119
 
4.5. PROCESET KIMIKE NË INDUSTRI  
 
 
Nocionet themelore  
Reaksionet kimike – bazë për industrinë  
Proceset kimike janë interesante edhe vetë për vete sepse mundësojnë të njihen, ashtu të thuhet, fshehtësitë e 
natyrës. Me rëndësi të dihet cilat janë kushtet në të cilat reaksionet rrjedhin, çfarë është shpejtësia me të cilën 
zhvillohen, çfarë janë ekuilibrat deri në të cilët arrijnë. E gjithë kjo e pasuron fondin e diturive të njerëzimit dhe 
mundëson hapa të mëtutjeshëm në njohjen e natyrës. 
Mirëpo, të mësuarit e reaksioneve kimike ka edhe një anë shumë praktike. Pikërisht, e gjithë industria kimike 
është e bazuar mbi zhvillimin e reaksioneve kimike. Gjatë kësaj, qëllimi është reaksionet të zhvillohen në kahjen 
e dëshiruar, të japin sa më shumë nga produktet e kërkuara për kohë të shkurtë, prodhimi të jenë më ekonomik, 
ndërsa shpenzimet sa më të vogla. Për tu arritur gjitha këto, janë të nevojshme njohuri themelore (fundamentale) 
njohuri nga degë të ndryshme të kimisë. Proceset që do ti mësojmë do ta tregojnë këtë. 
Numër i madh i komponimeve organike zënë vend të rëndësishëm në industri. Ato që shfrytëzohen për prodhim 
masiv të prodhimeve tjera janë të ashtuquajtura kemikate bazike. Në këto bëjnë pjesë:  
 hidroksidi i amonit (tretësirë ujore e amoniakut),  
 hidroksidi i natriumit,  
 karbonati i natriumit dhe hidrogjenkarbonati i natriumit, 
 acidi nitrik, 
 acidi sulfurik. 
Me rëndësi ekonomike janë edhe disa prodhime përfundimtare prej të cilave në rend të parë mund të përmenden 
plehrat artificiale. 
Sipas asaj, është e rëndësishme të njihen karakteristikat kimike themelore dhe reaksionet për përfitimin e tyre 
ose, nga ana tjetër, reaksionet në të cilat këto komponime marrin pjesë. Kuptohet, duhet të kuptohet edhe 
rëndësia e komponimeve. 
Të përfundojmë: 
 studimi i proceseve kimike është i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti i kimisë, por edhe për shkak të 
aplikimit të njohurive në industrinë kimike; 
 është me rëndësi të njihen edhe karakteristikat themelore të kemikateve më kryesore (komponime që 
kanë aplikim industrial), si edhe mënyrat e përfitimit të tyre. 


 
120
 
HIDROKSIDI I AMONIT DHE HIDROKSIDI I NATRIUMIT  
Amoniaku dhe hidroksidi i amonit– ndërtimi dhe vetitë  
Një nga produktet më kryesore të industrisë kimike është komponimi – 
amoniaku formula e të cilit, siç e din, është NH
3
, ndërsa ndërtimi i 
molekulës (me të cilën shumë herë takohemi), është treguar në fig. 4.28 a
Gjatë kushteve të rëndomta, amoniaku është gaz me erë të fuqishme të 
pakëndshme. Në temperaturë prej rreth –33 
C
*
 mund të lëngështohet, ku 
amoniaku i lëngët është tretës i cili ka veti të ngjashme si uji.  
Amoniaku i gaztë mjaftë mirë tretet në ujë. Në tretësirën e ngopur përpjesa 
e masës së amoniakut është rreth 28 %, ndërsa përqendrimi është rreth 15 
mol/L. Tretësira e amoniakut në ujë rëndomtë quhet hidroksid amoni 
(shih. fig. 4.34): 
                                     NH
3
(aq) + H
2
O(l) =
 
NH
4

(aq) + OH

(aq) 
         
                          

    
 
realitet, vetëm pjesë e vogël e molekulave të NH
3
 pranojnë protone 
nga molekulat e ujit (fig. 4.29) dhe për këtë arsye tretësirat e amoniakut 
sillen si baza shumë të dobëta.  
Bazat e forta (për shembull, tretësira e hidroksidit të natriumit) e shtytin 
(zhvendosin) amoniakun nga tretësirat ujore të tij. Ajo ndjehet nga era 
ose ndryshimi i ngjyrës në letrën e lagur të lakmusit.  
Si substancë e pastër, hidoksidi i amonit nuk ekziston.  
Me shumë jone metalike formon komplekse ammine.  
Kështu, me tretësira që përmbajnë jone të bakrit (2+) formohen jone 
…Cu(NH
3
)
4

2+
 dhe tretësira ngjyroset në të kaltër të mbyllur (fig. 4.30 
a), ndërsa me jone të argjendit formohet jone diaminargjend(I), 
…Ag(NH
3
)
2
+
† që sjell deri te tretja e fundërrinës së AgCl (fig. 4.30 b). 
                                                           
*
 Vlera e temperaturës nuk duhet patjetër të mbahet në mend. 
 
  
                     a                            b 
Fig. 4.28. Modelet për molekulën e 
amoniakut (a) dhe për jonin amonium 
(b
 
fig. 4.29. Vetëm pjesë e vogël e 
molekulave të amoniakut me molekula 
të ujit formojnë jone të amonit dhe jone 
hidrokside  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə