Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə46/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   113

 
125
2H
2
O(l) + 2e

 H
2
(g) + 2OH

(aq) 
Mirëpo, nëse katoda është e ndërtuar nga zhiva (fig. 4.35), prej zhivës do të pranojnë elektrone jonet e natriumit, 
ndërsa natriumi i formuar menjëherë tretet në zhivë, duke dhënë amalgam: 
Na
+
(aq) + e

  Na(Hg)  
Amalgami* pastaj sillet në ujë me çka përfitohet tretësirë e hidroksidit të natriumit dhe hidrogjeni i gaztë: 
2Na(Hg) + 2H
2
O(l) = 2Na
+
(aq) + 2OH

(aq) + H
2
(g) 
ndërsa zhiva lirohet dhe kthehet në proces. E metë e këtij procesi është se pjesë e zhivës mund të “ikë” dhe ta 
ndotë ambientin. 
Kështu, përskaj hidroksidit të natriumit përfitohen edhe hidrogjeni i 
gaztë dhe klori i gaztë (të dy substancat janë produkte industriale mjaftë 
të rëndësishme) dhe, në kuptim të caktuar, mund të konsiderohet se 
hidroksidi i natriumit është një lloj produkti dytësorë i procesit.  
Përndryshe, hidroksidi i natriumit mund të përfitohet edhe me 
elektrolizë të tretësirave ujore nga kloruri i natriumit (për shembull, me 
të ashtuquajturën metodën e diafragmës; fig. 4.41). Procesi është më i 
përshtatshëm nga aspekti ekologjik se ai me celulë të zhivës, por 
hidroksidi i natriumit që fitohet kështu nuk është plotësisht i pastër. 
Sipas rregullit, hidroksidi i natriumit më i pastër fitohet në celulat e 
zhivës. 
Hidroksidi i natriumit është një nga dhjetë proceset më të rëndësishme 
të industrisë kimike. 
Dhe, kështu, 
 hidroksidi i natriumit përfitohet me elektrolizë të tretësirave ujore të klorurit të natriumit (kripa e 
kuzhinës); 
 nëse gjatë proceseve shfrytëzohet e ashtuquajtura celula e zhivës, së pari përfitohet amalgami i 
natriumit i cili me ujë jep hidroksid natriumi dhe hidrogjen; 
 në proces përfitohet edhe klori i gaztë. 
 
 
                                                           
* 
Siç pamë

amalgami është tretësirë e ndonjë metali (në këtë rast– natriumi në zhivë). Numër më i madh i metaleve të ndryshme mund të 
formojnë amalgame.  
 
Fig. 4.36. Elektroliza e tretësirës ujore të 
korurit të natriumit me pajisje me 
diafragmë (skematikisht) 


 
126
ACIDI SULFURIK DHE ACIDI NITRIK  
Oksidet dhe acidet e sulfurit 
Sulfuri formon dy okside. Në njërin (dioksid sulfuri) numri oksidues i sulfurit 
është +4, ndërsa në të dytin (trioksid sulfuri) sulfuri ka numër oksidues +6. 
Shumë më shpesh haset dioksidi i sulfurit i cili formohet gjatë djegies së sulfurit 
në ajr, si edhe gjatë ngrohjes (fërgimit) të mineraleve sulfure dhe xeheve (shih 
më poshtë). Krijohet edhe gjatë djegies së qymyreve dhe lëndëve tjera fosile (për 
shembull, mazutit) që përmbajnë sulfur. Nga ana tjetër, për përfitimin e acidit 
sulfurik (shih faq. 134) shumë më i rëndësishëm është trioksidi i sulfurit.  
Dioksidi i sulfurit tretet mirë në ujë, me çka tretësirat ujore rëndomtë quhet acidi 
sulfuror. Ky emër ndoshta nuk është përkatës, sepse acidi sulfuror i lirë nuk 
është i njohur. Tretja në ujë e dioksidit të sulfurit i cili në atmosferë gjendet si 
ndotës është një nga faktorët më të rëndësishëm gjatë krijimit të shirave 
acidike të cilët janë shkaktarë të çrregullimit serioz të mjedisit jetësorë (fig. 
4.38). 
Trioksidi i  sulfurit  në temperaturë të rëndomtë  është lëng i cili në ajër 
“tymon”. Në realitet, avujt e trioksidit të sulfurit dhe lagështia në ajër 
formojnë pika të imëta të acidit sulfurik, ashtu që formohet mjegulla, e jo 
tymi. Trioksidi i sulfurit mund të tretet në ujë, por më e sigurt është nëse tretet 
në acid sulfurik të përqendruar. Produkti i fituar quhet oleum. Me tretje të 
pjesërishme të oleumit, përfitohet acidi sulfurik i përqendruar në të cilin 
përpjesa e masës të H
2
SO
4
 është rreth 0,98.  
Siç e din më: 
 prej oksideve të sulfurit më shpesh haset dioksidi, gaz i cili formohet 
gjatë djegies së sulfurit dhe të substancave tjera që përmbajnë sulfur; 
ai është ndotës mjaftë serioz i ambientit jetësorë; 
 në temperaturë të rëndomtë trioksidi i sulfurit është lëng; tretet mirë 
në acid sulfurik, duke formuar oleumin
Acidi sulfurik – vetitë  
Acidi sulfurik (fig. 4.39) është lëng pa ngjyrë. Densiteti është 
dy herë më i madh se i ujit.  
Në molekulën e acidit sulfurik ekzistojnë dy atome të 
hidrogjenit që mund të ndahen prej tij. Gjatë “shkëputjes” 
graduale të këtyre atomeve prej molekulës, formohen joni 
HSO
4

 dhe joni SO
4
2– 
përkatësisht (fig. 4.39). 
Në pajtim me këtë, acidi sulfurik formon dy lloj të kripërave – 
sulfate dhe hidrogjensulfate
Acidi sulfurik është acid i fortë, një nga më të fortit.  
 
 
 
Fig. 4.37. Modelet e molekulave të 
SO
2
 dhe SO
3
 
 
Fig. 4.38. Efekti i shirave acidike 
në vegjetacionin e pyjeve  
 
 
 
Fig. 4.39. Modelet për molekulat e acidit sulfurik dhe 
për jonin sulfat dhe hidrogjensulfat  


 
127
Acidi sulfurik i përqendruar vepron në mënyrë dehidratuese
thjeshtë merr ujin nga ajri (përdoret si mjet për tharje të ajrit), 
nga lëkura (në të cilën shkakton “djegie”), madje edhe në 
substanca që nuk kanë ujë, por atome të hidrogjenit dhe të 
oksigjenit të lidhura për atome të karbonit, për shembull, në 
sheqer (sakarozë), celulozë etj. (fig. 4.40).  
Mu për këtë, madje edhe pika të vogla të acidit sulfurik që do të 
bijnë në rrobe shkaktojnë shkëputje të tjerrit. Së andejmi, punë 
shumë të kujdesshme me acidin sulfurik të përqendruar është më 
tepër se domosdoshmëri.  
Gjatë hollimit të acidit sulfurik të përqendruar (ai është proces i 
fuqishëm ekzotermik) çdoherë duhet të shtohet acidi sulfurik në 
ujë, assesi të kundërtën.  
Pikërisht, uji (densiteti i të cilit është shumë më i vogël) mbetet 
në sipërfaqe të acidit sulfurik të përqendruar, ndërsa sasia e madhe e 
nxehtësisë që lirohet sjell deri te vlimi dhe spërkatja e pikave nga acidi 
sulfurik ende i përqendruar (fig. 4.41) të cilat mund të sjellin deri te 
dëmtimi i syve, lëkurës dhe indeve tjera, por edhe rrobave. 
Gjithsesi duhet të mbash në mend: 
 acidi sulfuri është lëng me densitet pothuaj se dy herë më të madh se 
uji; 
 në molekulën e acidit sulfurik ka dy atome të zëvendësueshme të hidrogjenit dhe për këtë ky acid 
mund të formojë dy lloje të kripërave – hidrogjensulfate dhe sulfate; 
 nevojitet kujdes i madh gjatë përdorimit të acidit sulfurik (posaçërisht me atë të përqendruar).  
Acidi sulfurik– përfitimi dhe përdorimi  
Acidi sulfurik është, pa dyshim, komponimi më i rëndësishëm i sulfurit dhe është një nga produktet më të 
rëndësishme të industrisë kimike në përgjithësi. 
Lënda themelore për përfitimin e acidit sulfurik është dioksidi i sulfurit. Në shtetet ku ka sulfur të lirë, dioksidi i 
sulfurit përfitohet me djegien e sulfurit. Në shtetet tjera, dioksidi i sulfurit përfitohet si produkt mbeturinorë në 
prodhimin e bakrit, plumbit dhe zinkut. 
Dioksidi i sulfurit shndërrohet në trioksid sulfuri me oksidim katalitik.  
Më herët si katalizatorë përdorej dioksidi i azotit: 
SO
2
(g) + NO
2
(g) + H
2
O = H
2
SO
4
(aq) + NO 
ndërsa monoksidi i azotit i ndarë është oksiduar me oksigjenin e ajrit në dioksid azoti i cili është kthyer në 
proces. I tërë veprimi kryhet në të ashtuquajturat komora të plumbit.  
Sot praktikisht i vetmi proces i përdorur është i ashtuquajturi procesi kontaktues në të cilin katalizatori është 
pentaoksidi i dyvanadit
*
.  
                                                           
* Mund të shfrytëzohet edhe platina, por ky katalizator është i shtrenjtë, dhe lehtë “helmohet”, thjesht deaktivizohet. 
 
 
        a 
 
      b 
Fig. 4.46. Shtimi (a) i acidit sulfurik të 
përqendruar në sheqer të rëndomtë sjell deri te 
karbonizimi (b
 
Fig 4.41. Acidi sulfurik nuk 
hollohet kështu


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə