Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə45/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   113

 
121
Të përfundojmë: 
 amoniaku është gaz me erë të pakëndshme, tretet mirë në ujë dhe tretësira e tij që e quajmë hidroksid 
amoni në realitet përmbajnë vetëm pak jone amonium dhe jone hidroksile; 
 amoniaku mund të lëngështohet, ndërsa një nga vetitë interesante të amoniakut të lëngët është aftësia e 
tij të tretë metale alkaline dhe alakalino tokësore; 
 amoniaku formon numër të madh të komplekseve ammine.  
 

 

Fig. 4.35. Shtimi i hidroksidit të amonit të përqendruar kah tretësira e sulfatit të bakrit (II) sjell deri te formimi i 
tretësirës së kaltër të mbyllur të sulfati i tetraamminbakrit(II) (a); ndërsa shtimi i amoniakut sjell deri te tretja e 
fundërrinës së klorurit të argjendit (I) me formimin e klorurit të diamminargjendit(I) (b


 
122
 
Amoniaku – përfitimi  
 Amoniaku në industri përfitohet me sintezë të drejtpërdrejtë të hidrogjenit dhe i azotit: 
3H
2
(g) + N
2
(g) = 2NH
3
(g) 

r
H = –92 kJ/mol 
Siç vëren, reaksioni është ekzotermik dhe ngritja e temperaturës e zhvendos ekuilibrin kah e majta, thjeshtë sjell 
deri në zvogëlimin e rendimentit. Nga ana tjetër, shuma e koeficienteve stekiometrik të reaktantëve është më e 
madhe se koeficienti stekiometrik të produktit të vetëm, ashtu që ngritja e shtypjes e 
zhvendosë ekuilibrin djathtas dhe e rritë rendimentin e amoniakut.  
Sipas asaj, në shikim të parë, do të duhej të punohet në temperaturë sa më të ultë dhe në 
shtypje sa më të lartë që është e mundshme. Por, kështu është vetëm në shikim të parë: 
pikërisht, në temperaturë të ultë reaksioni rrjedh shumë ngadalë. Zgjidhja vetë imponohet 
– duhet të gjendet katalizatorë që do ta shpejtojë reaksionin.  
Problemi për gjetjen e një katalizatori të përshtatshëm posaçërisht ashpër është imponuar 
në Gjermani në kohën e Luftës së parë botërore. Deri atëherë, nitratet (të 
pazëvendësueshme për prodhimin e eksplozivëve) janë importuar nga Çile, por veprimet 
Luftarake këtë e kanë penguar. Mu për këtë, janë bërë përpjekje të mëdha që të gjendet 
mënyrë se si të sintetizohet amoniaku nga azoti dhe hidrogjeni të cilat janë të qasur.  
Duke eksperimentuar me qindra substancash të ndryshme, deri te zgjidhja erdhi kimisti 
gjerman Haber
*
 (Fig. 4.31) i cili më në fund kishte vërtetuar se katalizator i 
përshtatshëm është hekuri (me shtesë të oksidit të aluminit). 
Për zbulimin e mënyrës së përfitimit të amoniakut Haber është shpërblyer me çmimin 
Nobel në vitin 1918. Procesin e kishte përmirësuar dhe përshtatur për aplikim industrial 
(fig. 4.32) një kimist tjetër gjerman, Karl Bosh

 i cili, po ashtu ka marrë çmimin Nobel 
(në vitin 1931) së bashku me Fridrih Bergius. 
Pasi është gjetur katalizator i përshtatshëm, është mundësuar qasja kah prodhimi 
industrial i amoniakut. Këtu kryesorë kishte qenë kontributi i Bosh-it i cili kishte 
punuar në problemet lidhur me përdorimin e shtypjeve të larta. 
Procesi kryhet në temperaturë rreth 500 ºc dhe shtypje prej 20 MPa (fig. 4.38). 
                                                           
* Fric Haber Haber£ (1868–1934). 
† Karl Boch Bosch£ (1874–1940). 
 
Fig. 4.31. Fric Haber 
 
Fig. 4.32. Dhoma e 
reaktorit për përfitimin 
katalitik të amoniakut  


 
123
 Mbaj në mend

amoniaku përfitohet me procesin i cili quhet procesi i Haber-it (ose i Haber-Bosh-it) dhe përbëhet nga 
reaksioni katalitik të sintezës së drejtpërdrejtë të azotit dhe hidrogjenit më temperaturë rreth 500 

dhe shtypje rreth 20 MPa. 
Amoniaku dhe hidroksidi i amonit– përdorimi  
Amoniaku ka përdorim të madh dhe të shumëllojshëm. Ndoshta përdorimi më i rëndësishëm i tyre është si lëndë 
e parë për prodhimin e acidit nitrik (shih më poshtë).  
Acidi nitrik, shfrytëzohet gjatë prodhimit të plehrave artificiale, eksplozivëve dhe prodhimeve tjera të 
rëndësishme. Edhe vetë amoniaku i lëngët mund të përdoret si pleh artificial. 
Fakti që Gjermania e bëri sintezën pavarësisht nga importi i nitrateve ka mundësuar prodhimin e papenguar të 
nitrateve dhe ka mundësuar prodhimin e municionit dhe eksplozivëve, ndoshta ka vazhduar Luftën e parë 
botërore. Si edhe në raste tjera, zbulimet e rëndësishme shkencore mund të shfrytëzohen edhe për qëllime më të 
mira (për shembull, prodhimin e plehrave artificiale, me këtë, rritjen e rendimentit) edhe për qëllime që janë të 
dëmshme. 
Është me rëndësi të mos harrosh:  
Amoniaku përdoret si pleh artificial (vetë amoniaku, nitrati i amonit ose urea – substanca gjatë 
përfitimit të cilave përdoret amoniaku), në prodhimin e eksplozivëve, lëndëve raketore dhe si lëndë për 
prodhimin e acidit nitrik.  
 
  
 
fig. 4.33. Sinteza e amoniakut (skematikisht)
 
Kompre- 
sori 
Katali- 
zatori 
Ftohës 
Shtypja e ulët 
Shtypja e lartë 
Amoniaku i lëngët 


 
124
Hidroksidi i natriumit– ndërtimi, vetitë dhe përdorimi  
Hidroksidi i natriumit është substancë e bardhë kristalore (fig. 4.34). Është i 
ndërtuar prej joneve Na
+
 dhe OH

. Nën veprimin e dioksidit të karbonit (ai 
është gjithnjë prezent në ajër), sipërfaqja e granuleve (kokrrave) të hidroksidit 
të natriumit mbulohet me shtresë të hidrogjenkarbonatit të natriumit. 
Gjatë prekjes, dëmton lëkurën, duke shkaktuar plagë të cilat vështirë shërohen 
(varrë të gjalla). Për këtë arsye, gjatë përdorimit me hidroksid natriumi duhet 
pasur kujdes të posaçëm, ndërsa substanca të merret vetëm me shpatull ose 
lugë. 
Në tretësirë ujore, hidroksidi i natriumit është plotësisht i shpërbashkuar. 
Hidroksidi i natriumit shfrytëzohet gjatë prodhimit të sapunëve dhe deter-
gjenteve, në industrinë e letrës, tekstilit dhe naftës dhe për shumë qëllime tjera. 
Më herët është përdorur edhe në amvisëri. 
Domethënë: 
 hidroksidi i natriumit është substancë e ngurtë me ndërtim jonik, tretësirat e tij ujore sillen si baza të 
forta; 
 shfrytëzohet gjatë prodhimit të sapunëve dhe detergjenteve, në industrinë e letrës, tekstilit dhe naftës 
dhe për qëllime tjera. 
Hidroksidi i natriumit – përfitimi  
Në industri, hidroksidi i natriumit përfitohet me elektrolizë të tretësirave ujore të korurit të natriumit (fig. 4.35). 
Gjatë elektrolizës, pas lëshimit të rrymës njëkatëshe, kah elektroda pozitive (anoda) afrohen jonet klorure, ato i 
japin elektrone elektrodës, Ç’elektrizohen (deelekrizohen) dhe formojnë molekula të klorit: 
2Cl

(aq)  Cl
2
(g) + 2e
– 
Nga ana tjetër, kah elektroda negative (katoda) afrohen jonet Na
+
, por elektrone pranojnë molekulat e ujit duke 
dhënë jone hidroksile dhe molekula të hidrogjenit: 
 
Fig. 4.34. Granule të hidroksidit të 
natriumit  
 
Fig. 4.35. Elektroliza e tretësirës ujore të klorurit të natriumit në celulën e zhivës  
Na në Hg(l) 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə