91
Edhe pse hidroksidi i kaliumit është i ndërtuar prej joneve, e
jo prej molekulave.
Lloj i veçantë i reaksioneve të zëvendësimit janë ato te të cilat vjen deri te këmbimi
reciprok i atomeve ose
grupeve atomike, për shembull:
NaCl
AgNO
3
AgCl NaNO
3
Reaksionet e këtilla quhen reaksione të zëvendësimit të dyfishtë (ose reaksione të
këmbimit të dyfishtë).
Të përfundojmë:
reaksione të zëvendësimit janë gjitha ato procese në të cilët atome ose grupe atomike të një substance
vijnë në vend të atomeve ose grupeve atomike që hyjnë në përbërjen e substancës tjetër; nëse
zëvendësimi kryhet në dy drejtime, thjeshtë nëse kryhet zëvendësimi i atomeve ose grupeve atomike,
atëherë flasim për reaksione të zëvendësimit të dyfishtë (ose këmbimit të dyfishtë).
Reaksionet e kondensimit
Me termin reaksione të kondensimit nënkuptohen proceset e atilla kimike në të cilat, shikuar në nivel
molekularë, dy grimca japin njëra tjetrës, me ndarjen e ndonjë grimce të vogël (më shpesh, molekulë të ujit).
Është i mundshëm kondensimi i dy ose më shumë grimcave. Shembull për reaksionin e tillë është formimi
spontan (në temperatura më të larta se temperatura e shkrirjes së acidit fosforik) në të
ashtuquajturin acid
difosforik
*
, H
4
P
2
O
7
:
2H
3
PO
4
H
4
P
2
O
7
H
2
O
Të përsërisim:
Gjatë zhvillimit të reaksioneve të kondensimit, ndodhë lidhja e dy ose më shumë grimcave në një, me
ndarjen e molekulave të vogla (të ujit, amoniakut dhe ngjashëm).
Reaksionet e polimerizimit dhe të polikondensimit
Për reaksione të
polimerizimit gjithsesi, ke njohuri. Polimeret janë aq të shpërndara, ato janë aq shpesh rreth
nesh, që për produktet e reaksioneve të polimerizimit (polimeret) dinë edhe ata që kurrë nuk kanë mësuar kimi.
Përsëri, çka është polimerizimi?
Përgjigje e shkurtë e pyetjes së lartpërmendur është se:
Polimerizimi është proces gjatë të cilit vjen deri te lidhja numrit më të madh të molekulave të vogla, me
çka formohen molekula të mëdha, pa u përfituar produkte tjera.
*
Më herët është përdorur emri acidi pirofosforik, por ai sot konsiderohet si i vjetruar dhe duhet të anashkalohet.
92
Molekulat që lidhen i takojnë substancave që quhen
monomere. Kuptohet, numër i madh
i molekulave nuk
lidhen përnjëherë, por së pari fomohen molekula
dimere,
pastaj
trimere etj. (fig. 4.8).
Nga definicioni i dhënë më lart shihet se nëse gjitha
molekulat që lidhen janë të njëjta, produkti i fituar do të
ketë përbërje në të cilën raportet sasiore midis
elementeve si në substancat fillestare (monomere).
Shembull për reaksion të polimerizimit është formimi i
polietilenit (polieteni) prej mnomerit - eteni:
n H
2
C=CH
2
~~(H
2
CCH
2
)
n
~~
është i mundshëm polimerizimi i monomerëve të
ndryshëm (në këtë rast flasim për
kopolimerizim).
Edhe pse janë më të shpeshta në kiminë organike,
polimeret ekzistojnë edhe në kiminë inorganike.
Molekula të mëdha
(makromolekulat) formohen edhe gjatë proceseve të
polikondensimit.
Definicioni i shkurtë për këto procese është se:
Reaksionet e polikondensimit janë procese kimike të tilla në të cilat nga numri i madh i molekulave të
vogla përfitohen makromolekulat, ndërsa ndahen substancat të formuara prej molekulave të vogla (uji,
amoniak etj).
fig. 4.8. Polimerizimi (skematikisht)
Dimer
Trimer
Polimer
Grimca e
monomerit
93
4.2. EFEKTET E NXEHTËSISË NË REAKSIONET KIMIKE
ENERGJETIKA E REAKSIONEVE KIMIKE
Energjia, energjia e brendshme, entalpia
Energjia është një nga vetitë e rëndësishme të materies. Ajo mund të jenë në
lidhje me
lëvizjen e trupave dhe të grimcave prej të cilëve janë të përbëra. Kjo
pjesë e energjisë e një
sistemi quhet kinetikë. Kështu, energjia kinetike kanë
automjetet në lëvizje ose molekulat e ndonjë gazi.
Edhe automjetet nuk kanë gjithnjë energji kinetike të njëjtë– energji kinetike e
automobilave ngasës (fig. 4.9) në ndonjë rrugë për gara të serisë Formula 1
sipas rregullit është pakrahasueshëm më e madhe nga ajo që e ka automjeti i
vjetër nga fig. 4.10. Në realitet, sa më shpejtë lëvizin trupat (ose grimcat) dhe
sa më e madhe është
masa e tyre, aq më e madhe është energjia kinetike e tyre.
Energjia mund të jetë në lidhje me
interaksionet (veprimet reciproke) që
ekzistojnë midis grimcave prej të cilave janë ndërtuar sistemet ose midis
trupave që e përbëjnë sistemin dhe ambientin e tyre (për shembull, midis
sistemit dhe Tokës në tërësi). Këtë pjesë të energjisë e quajmë
energjia poten-
ciale. Sa më e madhe është masa e sistemit dhe sa më lartë (në raport të
sipërfaqes së Tokës) gjendet ai, aq më e madhe është energjia potenciale e tij.
Nga ana tjetër, sa më i fuqishëm është veprimi reciprok midis grimcave, aq
më e madhe është energjia potenciale që është në lidhje me atë interaksion.
Nga energjia e përgjithshme që e ka një sistem i dhënë, një pjesë e energjisë
është energji potenciale që varet nga pozita e sistemit si tërësi. Nëse
sistemi
(përsëri i marrë si tërësi) lëvizë, ai do të kenë energji të caktuar kinetike.
Pjesa e mbetur e energjisë quhet energji e brendshme e sistemit.
Thënë ndryshe,
Energjia e brendshme e sistemit është ajo pjesë nga nga energjia e përgjithshme e tij për shkak të
lëvizjes eventuale të sistemit në tërësi dhe nuk është energji potenciale e cila është në lidhje me pozitën
sistemit si tërësi.
Energjia e brendshme e një sistemi shënohet me
U. Nga pika kimike e shënuar, energjia e brendshme është më
interesante se energjia e përgjithshme e sistemit. Gjatë matjes së energjisë në kimi, si njësi rëndomtë përdoret
xhuli ose njësia më e madhe njëmijë herë
kiloxhul. Shenjat për këto njësi janë J dhe kJ, përkatësisht
*
.
*
Si zakonisht, shenjat janë nga
latinishtja. Prandaj, nuk guxohet të shkruhet
kJ!
fig. 4.9. Në garat e Formulës 1
kanë energji të
madhe kinetike
fig. 4.10. Automobili modern gjatë
lëvizjes do të kenë energji më të
madhe kinetike nga “fiqo” e vjetër