88
reaksionet e zëvendësimit (dhe të zëvendësimit të dyfishtë);
reaksionet e kondensimit;
reaksionet e polimerizimit dhe polikondensimit;
reaksionet me këmbim të protoneve;
reaksionet me këmbim të elektroneve,
ekzistojnë edhe lloje tjera të reaksioneve kimike.
Thënë shkurt,
Sipas asaj që ndodhë gjatë zhvillimit të reaksionit, ato mund të ndahen në disa lloje themelore
(reaksione të bashkimit, të shpërbërjes, të zëvendësimit, të kondensimit, të polimerizimit dhe
polikondensimit, të këmbimit të protoneve dhe këmbimit të elektroneve).
Reaksionet e bashkimit
Një nga detyrat e kimisë është të gjejë mënyra për përgatitjen e substancave të reja. Kjo mund të arrihet në
mënyra të ndryshme, për shembull, ashtu që kryhen reaksione në të cilat substancat më të thjeshta do të
bashkohen në substanca më të përbëra.
Reaksionet e tilla quhen reaksione të bashkimit ose të
sintezës. Prej
këtyre ndoshta më të rëndësishme janë reaksionet e
djegies.
fig. 4.5. Djegia është proces
i
bashkimit
fig. 4.6. Nga natriumi metalik dhe klori i gaztë është “lindur” kloruri i natriumit
89
Siç e din, proceset e djegies (fig. 4.5) me të cilat zakonisht takohemi në jetën e përditshme paraqesin reaksione të
bashkimit të lëndëve (ose të përbërësve të tyre
*
) me
oksigjenin e ajrit.
Gjatë bashkimit të drejtpërdrejtë, shumë substanca japin produkte të cilat me asgjë nuk janë të ngjashme me
reaktantët. Kështu, natriumi (substancë e ngurtë metalike) dhe klori (gaz i gjelbër) gjatë bashkimit formojnë
substancë të bardhë kristalore klorurin e natriumit (fig. 4.6).
Drejtpërdrejtë bashkohen edhe amoniaku i gaztë klorhidriku i gaztë (avujt e acidit klorhidrik) me çka përfitohet
tymi prej grimcave të ngurta të klorurit të amonit (fig. 4.7).
Në reaksionet e bashkimit mund të numërohen edhe reaksionet e
adicionimit që janë karakteristike për
komponimet organike të pangopura, për shembull
H
2
C=CH
2
+ Br
2
BrH
2
C–CH
2
Br
Të përsërisim,
procesi në të cilin dy (nganjëherë edhe më shumë) substanca lidhen dhe formojnë produkt (e), quhet
reaksion i bashkimit (sinteza).
Gjatë kësaj,
ke parasysh faktin se termi sintezë sot shumë shpesh përdoret për
procese të ndryshme në të cilat përgatiten substanca të reja (dhe të njohura),
përfshirë edhe të tilla sikur të klasifikimit tonë
nuk janë reaksione të
bashkimit.
Reaksionet e shpërbërjes
Reaksionet e
shpërbërjes janë kundërta nga ato të bashkimit. Themi se vjen
deri te shpërbërja atëherë kur prej një substance përfitohen dy ose më shumë
substanca tjera. Substancat e fituara sipas përbërjes së tyre janë më të
thjeshta
nga ajo që është shpërbërë.
Deri te shpërbërja nganjëherë vjen
spontanisht (vetvetiu). Kjo ndodhë kur
substanca është, siç thuhet,
jostabile.
Më së shpeshti deri te shpërbërja vjen nën veprimin e nxehtësisë së sjellë (në
rast të këtillë flasim për
pirolizë), nën veprimin e rrymës elektrike (
elektroli-
za), nën veprimin e dritës (në këtë rast themi se vjen deri te
fotoliza) ose
përsëri nën veprimin e të ashtuquajturit rrezatim jonizues (
radioliza).
*
Në rastin e qiriut nga fig. 4.5, ndizen edhe fitili edhe materiali nga i cili është ndërtuar qiriu.
fig. 4.7. Gjatë bashkimit,
klorhidriku i gaztë dhe amoniaku i
gaztë formojnë klorurin e amonit të
ngurtë
Siç vëren, në gjitha shprehjet e lartpërmendura për lloje të ndryshme të proceseve të shpërbashkimit paraqitet një përfundim i njëjtë – “-
liza”.
Nëse të intereson gjej prejardhjen dhe në pjesët e para të termave të sipërpërmendur.
Do të ishte e dobishme të gjesh (ndoshta në bibliotekën shkollore ose në tjetër) fjalor të fjalëve të huaja, leksikon ose enciklopedi. Përpiqu,
me ndihmë të atij fjalori, të vërtetosh çfarë kuptimi ka dhe prej nga rrjedh fjala “-liza”.
90
Shumë procese të shpërbashkimit kanë rëndësi praktike. Me siguri e din së paku për një proces të tillë:
piroliza e
karbonatit të kalciumit. Mos lejo të hutojnë fjalët që deri tani nuk i ke përdorur procesi për të cilin
tani flasim
është ai që në të folmen e rëndomtë quhet
pjekje e gëlqerorit:
CaCO
3
(s)
CaO(s) + CO
2
(g)
Proceset e pirolizës shfrytëzohen edhe gjatë përpunimit të naftës. Në këtë rast, qëllimi është copëtimi i vargjeve
më të gjata të hidrokarbureve dhe përfitimi i hidrokarbureve me masë molare më të vogël
*
. Për këtë ekziston
edhe emër i posaçëm: shpërbërja e vargjeve më të gjata të hidrokarbureve në më të
shkurta quhet kreking.
Elektroliza po ashtu ka rëndësi të madhe praktike. Kështu, me elektrolizën e klorurit të natriumit përfitohet klori
i cili është lëndë e rëndësishme industriale. Për proceset e elektrolizës më shumë do të flasim më vonë (shih faq.
203).
Me rezerva të caktuara, në procese të shpërbashkimit mund të numërohen edhe të ashtuquajturat
reaksionet e
eliminimit
†
. Shembull për këtë reaksion është procesi në të cilin, nën veprimin e acidit sulfurik të përqendruar
ose të ndonjë mjeti tjetër për thithjen e ujit, nga metanoli përfitohet eteni (etileni):
CH
3
CH
2
OH
H
2
C=CH
2
+ H
2
O
Mbaj në mend,
reaksione të shpërbashkimit janë ato gjatë të cilave nga një substancë (spontanisht apo nën veprimin e
ndikimeve të jashtme) formohen dy ose më shumë substanca tjera.
Për reaksionet e shpërbërjes deri në
substanca (elementare) të thjeshta, më herët është përdorur termi
analizë.
Për shkak se në këtë mënyrë ka mundur të vërtetohet edhe përbërja e substancave të përbëra, termi i njëjtë ka
filluar edhe çdo proces të vërtetimit të përbërjes. Sot është ruajtur vetëm kuptimi i dytë: vërtetimi i përbërjes
edhe atë me ndihmë të cilës do mënyrë
‡
.
Reaksionet e zëvendësimit
Edhe me reaksione të zëvendësimit (ose reaksione të substituimit siç flitet në kiminë organike
§
) je takuar.
Reaksione të substituimit janë, të themi, proceset e klorimit të alkaneve me çka disa nga atomet e hidrogjenit nga
përbërja e molekulës së alkanit zëvendësohen me atome të klorit:
CH
4
Cl
2
CH
3
Cl HCl
Kur flitet për reaksione të zëvendësimit, shpeshherë nuk mendohet vetëm për zëvendësimin e vërtetë të atomeve
të molekulave me atome tjera. Pikërisht, në këtë lloj të reaksioneve përfshihen edhe ato në të
cilat vjen deri te
zëvendësimi edhe të grupeve atomike të cilat hyjnë në përbërjen e substancave që reagojnë (madje edhe atëherë
kur substancat nuk janë të ndërtuara prej molekulave). Kështu, në reaksionet e zëvendësimit përfshihet edhe
procesi i përshkruar me barazimin
2K
2H
2
O 2KOH H
2
*
Hidrokarburet me vargje relativisht të shkurta janë pjesë përbërëse të benzinës për motorë.
†
Eliminimi d.m.th. largim ose marrje. Përkujtohu, të themi, në klubin futbollistik cili është eliminuar në garën e mëtejme të ndeshjeve.
‡ Për atë që është thënë më lartë, nuk është mirë (madje që nuk është krejtësisht jashtë rregullave) fjala
analizë të përdoret si sinonim
analiza
(fjalë me kuptim të njëjtë) për
reaksionin e shpërbërjes. Metodat e vërtetimit të përbërjes që janë bazuar në shpërbërje deri në
elemente sot
e kanë humbur kuptimin që e kanë pasur më herët.
§
Substituimi është njëjtë si zëvendësimi.