Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə49/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   113

 
132
Mbaj në mend: 
Azoti i ajrit fiksohet me veprimin e baktereve të ajrit dhe vetëtimave, ndërsa nga plehu dhe kalbja e 
mbeturinave të organizmave të gjallë në dhe (tokë) rritet përmbajtja e azotit i cili mund të shfrytëzohet 
nga bimët; nga ana tjetër, me veprimin e disa baktereve, si dhe gjatë kalbjes, pjesë nga azoti i lidhur 
kthehet në atmosferë. 
 
Fosfori në natyrë gjendet në formë të fosfateve. Bimët janë të afta ta shfrytëzojnë fosforin e këtillë dhe ta 
shndërrojnë në formë që mundet ta shfrytëzojnë edhe organizmat tjerë (shtazët, njeriu). 
 Te bimët më shumë fosfor ka në fryte dhe fara, ndërsa shtazët në eshtra, dhëmbë dhe, posaçërisht e rëndësishme, 
në indet nervore. Pas vdekjes së shtazëve, fosfori kthehet në dhe.  
Kështu, edhe fosfori në njëfarë mënyre bën lëvizje rrethore  nga dheu në bimë, prej andej në shtazë dhe mbrapa 
në dhe. 
Megjithatë, aktivitetet e njeriut e çrregullojnë ekuilibrin natyrorë. Rritja e numrit të banorëve në Tokë dhe rritja e 
standardit të tyre, sjellin në rritjen e nevojave për ushqim. Për këtë arsye, toka gjithnjë më intensivisht 
përpunohet, por me këtë zvogëlohet përmbajtja e komponimeve të azotit që përmbajnë jone nitrate ose amonium 
të cilët bimët mund ti shfrytëzojnë. Në dheun e tillë, të varfër me azot, bimët rriten më ngadalë, gjethet janë të 
verdha dhe rendimentet janë të vogla. Me përpunimin intensiv të tokës zvogëlohet përmbajtja e elementeve të 
rëndësishme biologjike në dhe (tokë). 
Siç sheh, 
ekziston qarkullim i fosforit në natyrë, por aktiviteti i njeriut në shumë gjëra e çrregullojnë ekuilibrin 
natyrorë dhe kontribuojnë në varfërimin e dheut në raport me përmbajtjen e azotit, fosforit dhe 
elementeve tjera të rëndësishme biologjike në të. 
 
  
Fig. 4.48. Qarkullimi i azotit në natyrë (skematikisht) 


 
133
Toka duhet të plehërohet  
Për shkak se në tokë zvogëlohet sasia e azotit dhe fosforit të cilat shfrytëzohen nga bimët, nevojitet që toka 
punuese të plehërohet. Me plehërim, përskaj pasurimit të tokës me azot dhe fosfor, në të duhet të shtohen edhe 
kaliumi, nganjëherë edhe elemente tjera. 
Një mundësi për rritjen e përmbajtjes së azotit është të shfrytëzohet 
plehu i ahurit (shtallave)
*
. Mundësi tjetër natyrore, në një sezon 
sipërfaqet punuese të mbillen me detelinë, kjo të korret (dhe të 
shfrytëzohet si ushqim për kafshët), ndërsa rrënjët e mbetura në tokë 
të shërbejnë si pleh. 
Mundësitë e tilla, për fat të keq, janë të kufizuara. Patjetër duhet të 
shfrytëzohen substanca të përgatitura në mënyrë industriale, të 
ashtuquajtura plehra artificiale. Plehrat artificiale mund të jenë 
plehra të kaliumit,  azotike,  fosforike ose të përbëra. Më poshtë 
janë dhënë vetëm të dhënat themelore për disa lloje më të 
rëndësishme të plehrave artificiale. 
Prej plehrave të kaliumit, gjithsesi më i rëndësishëm është kloruri i 
kaliumit. Praktikisht e gjithë sasia e prodhuar e KCl përdoret mu si pleh artificial


Prej plehrave azotike ishte përmendur amoniaku (fig. 4.49). Për këso qëllime përdoret edhe nitrati i amonit (që 
të zvogëlohet rreziku nga eksplodomi, nitratit të amonit i shtohet karbonat kalciumi).  
Si pleh shfrytëzohet edhe karbamidi (përkatësisht, urea), H
2
N(C=O)NH
2
 ose, shkurt, C(NH
2
)
2
O. 
Prej plehrave fosforike të rëndësishme janë plehrat fosforike  si  superfosfati,  superfosfati i trefishtë dhe 
precipitati.  
Superfosfai është përzierje e Ca(H
2
PO
4
)
2
 dhe CaSO
4
. Bimët mundet mirë ta shfrytëzojnë dihidrogenfosfatotin e 
kalciumit, por nga sulfati i kalciumit nuk ka asnjë dobi, edhe ai duhet të transportohet nga fabrika deri në arat.  
Nga pika e shikuar praktike, më i mirë është monohidratoti i dihidrogenfosfatit të kalciumit, Ca(H
2
PO
4
)
2
 
x
 
H
2
O i 
cili shitet si superfosfat i trefishtë, nganjëherë quhet edhe superfosfat i dyfishtë.  
Edhe një fosfat, CaHPO
4
 
x
 
2H
2
O përdoret si pleh artificial dhe shitet me emrin precipitat. Madje që 
CaHPO
4
 
·
 
2H
2
O është vështirë i tretshëm në ujë, bimët përsëri mund ta shfrytëzojnë. 
Nga plehrat e përbëra janë të rëndësishme nitrati i kaliumit (burim i kaliumit dhe azotit ose, siç quhet pleh - NK
si dhe plehrat NPK që përmbajnë nitrat kaliumi, dihidrogjenfosfat amoni dhe hidrogjenfosfat diamoni në raporte 
të ndryshme.  
Mbaj në mend: 
në praktikë më shumë përdoren plehërat e kaliumit, azotike, fosforike dhe plehrat e përbëra. 
 
                                                           
* Ose i shtallës. 
† Përdoret, përpos kësaj, edhe si zëvendësim i NaCl gjatë sëmundjeve të zemrës. Ekuilibri midis joneve të natriumit dhe kaliumit në lëngjet 
trupore është i shkëlqyeshëm për shëndetin e njeriut. 
 
Fig. 4.49. Me amoniak të lëngët plehërohet 
toka (dheu) 
 


 
134
Plehrat nuk janë vetëm të dobishme  
Vetëm pjesë nga plehrat artificiale shfrytëzohet nga bimët. Mbetja bartet, bashkë 
me ujin e shiut, në burime, lumenj, liqene dhe dete. Me këtë rritet përqendrimi i 
fosfateve në ujërat natyrorë. 
Burim plotësues i fosfateve në ujëra paraqesin ujërat mbeturinorë në të cilët 
përmbahen mbeturinat nga detergjentet e përdorura. Me fjalë të tjera, në 
detergjente shpesh herë ka trefosfat natriumi i cli kontribuon të rritet përqendrimi i 
fosfateve në lumenj, dhe liqene (edhe në dete).  
Në ujërat që janë të pasura me fosfate (dhe me nitrate të cilat, kryesisht, rrjedhin 
nga plehrat artificiale), alga shpejtë shumohen (Fig. 4.50), ndërsa lumenjtë dhe 
liqenet e humbin kthjelltësinë.  
Në të vërtetë disa peshq ushqehen me alga, dhe duket se kjo përsëri është e dobishme. Megjithatë, kur algat 
vdesin dhe më vonë kalben, zvogëlohet sasia e oksigjenit të tretur në ujë, ato vdesin.  
Përdorimi tej mase i plehrave artificiale mund të kenë pasoja të dëmshme edhe për shëndetin e njeriut.  
Kështu, 
Plehrat artificiale, për shkak të pasojave të dëmshme të cilat mund të shkaktohen nga përdorimi i tyre 
pa kontroll, duhet të përdoren me kujdes. 
Kohëve të fundit gjithnjë më shumë vlerësohet ushqimi i prodhuar pa përdorimin e plehrave artificiale (ushqim 
organik). 
 
 
 
 
 
A KUPTOVE? A MËSOVE? 
 
 
1. 
A tregojnë nocionet proces kimik dhe reaksion kimik të njëjtën gjë, a janë ato sinonime? 
2. 
Si e dimë se a zhvillohet një reaksion – me vështrim, me matje ose më ndryshe? 
3. 
Cilat nga proceset e shënuara më poshtë mund ti konsiderojmë për reaksione kimike: (a) Formimi i ujit të gaztë 
gjatë djegies së hidrogjenit dhe oksigjenit; (b) Formimit të ujit të lëngët gjatë shkrirjes së akullit;   (c) Formimit të 
pikave të shiut gjatë ftohjes dhe kondensimit të avullit të ujit në re? 
4. 
Numëro llojet themelore të reaksioneve kimike. 
5. 
Dioksidi i karbonit formohet gjatë pjekjes së gëlqerorit me çka në furrë mbetet gëlqerja e pashuar (oksid kalciumi). 
Cilat substanca janë reaktantë, cilat janë produkte të këtij procesi? 
6. 
 Në cilin lloj të reaksioneve bënë pjesë pjekja e gëlqerorit? 
7. 
 A bëjnë pjesë reaksionet e kthyeshme në reaksione elementare ose në reaksione të përbëra? 
 
Fig. 4.50. Liqeni i mbushur me 
alga 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   45   46   47   48   49   50   51   52   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə