Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə51/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   113

 
138


 
139
 
 
5.1. MADHËSITË DHE NJËSITË E TYRE; SI
 
 
 
 
 MADHËSITË FIZIKE DHE MATJA E TYRE    
Madhësitë fizike dhe njësitë e tyre  
Vetitë që mund të maten quhen madhësi (nganjëherë madhësi fizike)
*
. Mund të jepet definicion edhe më preciz 
për madhësitë fizike, por edhe kjo tani për tani i plotëson nevojat tona. 
Secila madhësi ka emrin e saj (gjatësia, masa, koha etj.) dhe shenjën (simbolin) e saj. Kështu simboli për vëllim 
është V, simboli për masën është m, ndërsa ai për energjinë është E. Simboli për kohën është t, për gjatësinë; 
është  l, për densitetin është ρ etj. Siç shihet, shenjat për madhësitë shkruhen me shkronja të pjerrëta, më shpesh 
nga alfabeti latin, por edhe nga alfabeti grek.  
Mbaj në mend,  
Vetitë e sistemit që mund të maten (gjatësia, masa, shpejtësia etj.) janë madhësi (fizike).  
Në realitet, matja bazohet në krahasimin e madhësisë të vetisë së matur me vlerën me të cilën, për atë veti e kemi 
zgjedhur si bazë. Por, me çka do të krahasojmë gjatë matjes së madhësive fizike? Do të ishte shumë e 
papërshtatshme nëse çdo shitës ka metrin e tij, me gjatësi të ndryshme nga ajo e shitësve tjerë.  
Është e qartë, nevojitet marrëveshje për atë që do të jenë bazë për krahasim ose, siç thuhet rëndomtë, cila do të 
jenë njësia për madhësinë e dhënë (nganjëherë përdoret edhe emri njësi matëse, por në këtë tekst ai emër nuk do 
të shfrytëzohet). Vetëm nëse dimë cila është njësia, rezultatet nga matja do të kenë kuptim. Nuk do të dihet a 
është e madhe ose e vogël një gjatësi nëse themi se ajo është dhjetë, duke mos treguar dhjetë çka.  
                                                           
* Ekzitojnë edhe madhësi fizike të cilat nuk paraqesin veti të sistemeve.  
Mendo për atë çka është matja?  
A mund të matet një objekt, të themi një laps, një fletore, ky libër dhe ngjashëm? A mund të matet një fenomen, për shembull tretja, 
avullimi, reaksioni kimik? A mund të matet një veti, të themi vëllimi, sipërfaqja, shpejtësia?  
A mund të përfundosh se çka mund të matet e çka nuk mund të matet?   


 
140
 
Duhet të mbajmë në mend:  
Madhësia me të cilën gjatë matjes krahasohet ndonjë madhësi fizike quhet njësi për atë madhësi.  
Rezultatet nga matja e madhësive fizike paraqesin shumën e një numri (vlerë numerike) dhe njësisë
*
, ashtu që 
mund të skruhet:  
 madhësia x vlera numerike = njësia   
Çdoherë  duhet të potencohet,  të shkruhet edhe gjatë llogaritjes të përdoret edhe vlera numerike edhe njësia. 
Mbaje në mend këtë. Dhe, nëse ndonjëherë, në shkollimin tënd të mëtejmë gjen tekst në të cilin autori (ose 
autorët) nuk kanë vepruar kështu, të dish se është bërë gabim serioz! 
Në kohë të ndryshme dhe vende të ndryshme si njësi janë përdorur madhësi të ndryshme. Më në fund, me 
marrëveshje ndërkombëtare, është caktuar se cilat njësi do të përdoren për matjen e madhësive fizike dhe është 
formuar i ashtuquajturi Sistem ndërkombëtarë i njësive i cili, sipas shkronjave fillestare të dy fjalëve në emrin 
francez quhet (Système International d'Unités)

, edhe atë në gjitha gjuhët, SI (lexohet esi).  
Sistemi ndërkombëtarë njësive është i bazuar në bazë të shtatë njësive themeloremetri, kilogrami, sekonda, 
amperi, kelvini, moli dhe kandela (shih Shtesën A1). Prej këtyre njësive, pastaj,  mund të fitohen (të nxirren) 
gjitha tjerat, me anë të raporteve të cilat për njësitë janë të njëjta si raportet midis madhësive përkatëse (për disa 
njësi të tilla flitet në Shtesën A2).  
Mund të përdoren edhe të ashtuquajturat njësi decimale siç janë dhjetë, njëqind, një mijë etj. herë më të vogla 
ose më të mëdha. Emrat e njësive decimale formohen me vendosjen e prefikseve para emrit të njësisë dhe ngjitur 
me atë. Kështu, e mijta pjesë e metrit quhet milimetër, ndërsa njëmijë herë më e madhe është

  kilometri. Pjesa 
e miliontë e sekondës është mikrosekonda, ndërsa njësia një milion herë më e madhe se njësia sipas SI për 
frekuencën (herc) është megaherci. Me siguri  di edhe shembuj tjerë për njësitë me prefiks (disa, për shembull 
deci–, centi–, mili–, kilo– etj. tani më i ke takuar). 
Për njësinë dhjetë herë më të vogël, nga barazimi madhësia x vlera numerike = njësia vijon se vlera numerike 
duhet të jenë dhjetë herë më e madhe, nëse njësia është njëmijë herë më e madhe, vlera numerike do të jenë 
njëmijë herë më e vogël etj.  
Si madhësitë, edhe njësitë kanë shenja (simbole). Kështu, shenja për njësinë e gjatësisë (metri) është m, për 
njësinë e masës, kilogrami, simboli është  kg etj. Siç vëren, shenjat ose simbolet e njësive shkruhen me shkronjë 
të drejta (e jo me të pjerrëta) pothuaj se gjithnjë nga latinishtja. Pas shenjës së njësisë nuk vihet pikë. Simbolet 
e njësive nuk shkruhen me alfabet tjetër! 
Thënë shkurt, 
Madhësitë janë prodhim të një numri (vlerë numerike) dhe njësisë për atë madhësi; është e preferuar të 
përdoren vetëm njësitë sipas Sistemit ndërkombëtarë të njësive (SI). 
                                                           
* Madje edhe madhësitë të cilat janë numra të paemërtuar (madhësi padimensionale) kanë njësi. Njësia për ato është numri 1, por ai nuk 
shkruhet sepse shumëzimi me 1 shumëzuesin tjetër e lë të pandryshuar. 
† Nuk bën të thuhet SI sistem, sepse ajo S nga SI veç se ka treguar sistem
‡ Decimal d.m.th. të dhjetën, në lidhje me numrin 10 (për shembul, thyesa dhjetore). Nga ajo që një lloj i thyesave quhen decimale, nuk 
duhet të përfundohet se fjala decimal përdoret vetëm atëherë kur flitet për të dhjetën ose të qintën ose të mijtën pjesë nga një i plotë (për 
shembull, nga numri 1).
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   47   48   49   50   51   52   53   54   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə