Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə50/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   46   47   48   49   50   51   52   53   ...   113

 
135
8. 
Cili element kimik është i përfaqësuar në lëndët e rëndomta (të qymyrit, naftës, gazit natyrorë etj.)? Në cilin lloj të 
reaksioneve bën pjesë reaksioni i djegies? Cili është produkti (ose – cila janë produktet) e djegies së lëndëve në 
ajër? 
9. 
Nëse në tretësirë të klorurit të bariumit shtohet tretësirë e holluar e acidit sulfurik, formohet fundërrinë e rëndë e 
bardhë. Cilat janë produktet e këtij reaksioni? Në cilin lloj të reaksioneve bën pjesë reaksioni i përshkruar? 
10.  Barazimi termokimik për procesin e djegies së magnezit është  
11.  Mg(s) + ½ O
2
(g) = MgO(s)   
r
H = –601 kJ/mol 
Çfarë sasie e nxehtësisë do të këmbehet (do të lirohet ose duhet të sillet?) nëse digjet sasi prej 1 mol magnezi? 
12.  Nëse diku takon barazimin  CaCO
3
 = CaO + CO
2
 + 155 kJ/mol a do të konsiderosh se autori ka bërë ndonjë 
gabim (ndoshta më shumë se një gabim)? Sqaro! 
13.  Si do të thotë barazimi termokimik i shkruar drejtë për procesin e shkruar më lartë? A është ai ekzotermik ose 
endotermik?  
14.  Numëro rregullat për përcaktimin e numrave oksidues të atomeve të elementeve në një komponim. Si shënohet 
vlera e numrave oksidues? 
15.  Me ndihmë të numrave oksidues dhe ndryshimit të tyre definohen proceset e oksidimit dhe reduktimit. Si? 
16.  A di ndonjë mjet oksidues të ngjashëm? A njeh ndonjë mjet reduktues të fortë? 
17.  Si definohet shpejtësia e reaksionit kimik J? 
18.  Ç’është konstanta e shpejtësisë për reaksionin e dhënë?  
19.  Në cilat njësi maten konstantat e shpejtësisë të reaksioneve elementare të pakthyeshme të transformimit kimik të 
llojit A + B = AB?  
20.  A mundesh me fjalë e tuaja të sqarosh ndikimin e temperaturës në shpejtësinë e reaksioneve kimike? 
21.  A konsideron se ndikimi i temperaturës në shpejtësitë e reaksioneve kimike është më i rëndësishëm se prania ose 
mungesa e katalizatorit? 
22.  Nëse konsideron se për një reaksion kimik koeficienti temperaturik 

  është 2, për sa herë do të përshpejtohet ai 
reaksion nëse temperatura do të ngritet për 20 C? Ndërsa sa është për 30 C? 
23.  Prej çka varet se a reagon një metal me acid klorhidrik ose kjo nuk do të ndodhë? 
24.  Shkruaj barazimin e reaksionit midis tretësirës ujore të sulfatit të bakrit(II) dhe nikelit metalik. Këshillë: Së pari 
shkruaj barazimet e gjysmëreaksioneve të oksidimit dhe reduktimit. 
25.  A do të kemi reaksion përkatës nëse spiralja e bakrit zhytet në tretësirën e sulfatit të nikelit? Arsyeto përgjigjen. 
26.  Argjendi tretet në acid nitrik, ndërsa produkte të reaksionit janë nitrati i argjendit, monoksidi i azotit dhe uji. 
Shkruaj barazimin për këtë reaksion dhe barazo sipas rregullave për barazimin e reaksioneve për procese redoks. 
27.  Përzierja e acidit klorhidrik të përqendruar dhe acidit nitrik të përqendruar (3 vëllime të HCl dhe një vëllim të 
HNO
3
) quhet ujë mbretërorë sepse në të tretet “mbreti i metaleve” – ari. Reaksioni rrjedh në mënyrë të ndërlikuar, 
por në fund përfitohet acidi kompleks HAuCl
4
. Një prej shkallëve mund të paraqitet me barazimin  
Au + HNO
3
 + 3HCl = AuCl
3
 + NO + 2H
2

  
Përshkruaj barazimin e shkallës së fundit të procesit të barazimit të mësipërm barazoje sipas rregullave për 
barazimeve të proceseve redoks. 
28.  Cilat prodhime industriale i konsiderojmë për kemikate bazike? Prej nga ky emër? 
29.  Tretësirat ujore të amoniakut mund të tretin klorurin e argjendit, përndryshe një nga komponimet më vështirë të 
tretshme. Çka përfitohet gjatë këtij rasti? Shkruaje barazimin e këtij reaksioni. 
30.  Si quhet procesi për përfitimin e amoniakut?  


 
136
31.  Përpos në praktikën laboratorike dhe në industrinë kimike, amoniaku shfrytëzohet edhe në bujqësi. Për cilat 
qëllime? 
32.  Në tekstin themelorë flitet për së paku një aplikim industrial të amoniakut. Për çka bëhet fjalë? Shkruaji barazimet 
e proceseve që ndodhin. 
33.  Cilat janë përdorimet më të rëndësishme të acidit nitrik? 
34.  Në bujqësi shfrytëzohen plehrat artificiale azotike. Për cilat komponime bëhet fjalë? 
35.  Për çka është i nevojshëm përdorimi i plehrave artificiale azotike? 
36.  Në çka mendojmë kur flasim për fiksimin e azotit atmosferik? Cilat janë mënyrat që kjo të arrihet? 
37.  Përskaj plehrave azotike, shfrytëzohen edhe lloje tjera të plehrave azotike. Numëro klasët e plehrave artificiale dhe 
komponimeve që janë përbërës aktiv të tyre. 
38.  Cili është dëmi nga shfrytëzimi i plehrave artificiale? 
39.  Në çka bazohet procesi i kontaktit për përfitimin e acidit sulfurik? 
40.  Kur fitohet karbonatoti i natriumit dhe shfrytëzohet për qëllime industriale (dhe për qëllime tjera praktike), për atë 
shfrytëzohet një emër trivial. Cili? Cila është rëndësia e karbonatit të natriumit? 
41.  Si quhet procesi për përfitimin e karbonatit të natriumit i cili kohë të gjatë ka qenë më i rëndësishmi? Përse ai tani 
më pak shfrytëzohet? 


 
137
 
 
5
5
.
.
 
 
B
B
A
A
Z
Z
A
A
T
T
 
 
E
E
 
 
L
L
L
L
O
O
G
G
A
A
R
R
I
I
T
T
J
J
E
E
V
V
E
E
 
 
K
K
I
I
M
M
I
I
K
K
E
E
 
 
 
 
 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   46   47   48   49   50   51   52   53   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə