159
SISTEMET DISPERSE
Sistemet homogjene dhe heterogjene
Në sistemet që i shqyrtojmë, shpesh herë mund të vërehen
sipërfaqe kufitare të cilat i ndajnë pjesët që kanë veti
të ndryshme. Sistemet e këtilla quhen
heterogjene. Heterogjene mund të jenë edhe sistemet e përbëra prej më
shumë substancave dhe ato në të cilat ka vetëm një substancë, të pastër. Shembuj interesant në kimi për sisteme
hetrogjene ka mjaftë: lëngu dhe
avujt e tij, grimcat e ajrit, xehja në të cilën kemi përzierje prej mineraleve të
veçanta dhe shumë të tjerë. Në fig. 6.1 janë treguar shembuj për disa sisteme heterogjene. Për sisteme
heterogjene (dhe homogjene) kemi diskutuar (faq. 12).
Përkundër kësaj, ekzistojnë shumë shembuj kur sipërfaqet kufitare nuk mund të
vërehen. E fundit mund të jenë rezultat ose e mos ekzistimit të sipërfaqeve
kufitare (në këtë rast flasim për
sisteme homogjene) ose për shkak të
asaj se
raportet e pjesëve të cilat dallohen sipas vetive janë aq të vogla sa që kufijtë që i
ndajnë nga pjesët fqinje ekzistojnë, por nuk mund të shihen. Kështu qëndrojnë
gjërat, të themi, me gjakun. Këtu, me fjalë të tjera, nëpër plazmën e gjakut
gjenden të shpërndara rruazat e gjakut, por ato shihen vetëm nën mikroskop (fig.
6.2).
Përndryshe, nëse sistemi është heterogjen, atëherë themi se përbëhet
prej dy ose
më shumë
fazave – pjesëve të cilat vetë për vete janë
homogjene.
Domethënë:
sisteme heterogjene janë ato në të cilat ekzistojnë sipërfaqe kufitare që i ndajnë pjesët mes veti të
ndryshme, ndërsa homogjene janë ato te të cilat kufijtë e tillë mungojnë;
pjesët homogjene të një sistemi heterogjen quhen faza.
Sistemet disperse
Nëse sistemi përbëhet prej dy substancave, ndërsa sipërfaqet kufitare nuk ekzistojnë (ose nuk mundet të
vërehen), do të duhej të përfundojmë se pjesët e imëta të njërës substancë janë zhvendosur në tjetrën substancë.
6.1. LLOJET E SISTEMEVE SISPERZE
Fig. 6.1. Sisteme heterogjene: përzierja e mineraleve,
koka-kola me akull, vaji dhe uji
Fig. 6.2. Gjaku (nën
mikroskop)
160
Duke folur me gjuhën që e flasin kimistët, themi se njëra substancë ka
disperguar nëpër tjetrën. Substanca që
shpërndahet në tjetrën quhet
substancë e disperguar, ndërsa ajo nëpër të cilën kryhet zhvendosja e grimcave
nga substanca e disperguar quhet mjedis (ambienti) dispersiv.
Nëse grimcat e substancës së disperguar janë
molekula ose
jone, atëherë sistemin dispersiv e quajmë
dispersiv
molekularë ose, shumë më shpesh,
tretësirë.
Me tretësira takohemi në jetën e përditshme. Kur përgatitemi të gatisim makarona, në ujë shtiem kripë, kripa
tretet
*
. Kur ziejmë çaj, ngjyrosja e ujit tregon se disa përbërës të çajit janë tretur në ujë, duke lënë edhe fletë të
çajit, të ngurta, të patretura. Kur e ëmbëlsojmë çajin, këtë e bëjmë, duke tretur sheqer në të. Uji mineral përmban
kripëra të tretura, ndërsa uji i detit madje shërben edhe si burim për përfitimin e kripës së kuzhinës.
Kur pjesët e substancës së disperguar janë dukshëm më të mëdha se grimcat e mjedisit të disperguar, atëherë
bëhet fjalë për sistem
dispers koloidal
†
ose për
sistem dispers të vrazhdët.
Tani për tani edhe do të themi se në sistemet koloidale dhe në sistemet e disperguara të vrazhdëta shumica e
grimcave të disperguara paraqet
fazën e disperguar. Kuptohet, edhe te sistemet disperse të vrazhdëta edhe te
sistemet e disperguara koloidale ekziston
mjedisi dispers – ai nëpër të cilin janë shpërndarë grimcat e fazës së
disperguar.
Të përfundojmë:
te sistemet disperse dallojmë substancën e disperguar (ose fazën e disperguar) dhe mjedisin dispers; në
varësi nga madhësia e grimcave të substancës së disperguar, sistemet disperse mund të jenë tretësira
(dispersive molekulare), dispersive koloidale dhe dispersive heterogjene (të vrazhdëta).
*
Kujdes
:
Në këtë rast,
nuk guxohet të thuhet se kripa është shkrirë. Pikërisht, shkrirja është proces në të cilin substanca e ngurtë, gjatë
ngrohjes, shndërrohet në lëng. Për shembull, kur temperatura është e lartë, akulli shkrihet, duke dhënë ujin e lëngët. Në vend se “
është tretur”
mund të themi “është shkrirë”.
†
Për shkak të thjeshtësimit së të shprehurit, mund të shfrytëzohet edhe
termi sistem koloidal, madje edhe koloid.
Përgatit listë të rasteve nga jeta e përditshme kur takohesh me tretësira ose, tretësirat me qëllim i përgatit. Përpiqu lista të jenë sa më e
gjatë.
Kujdes: Përpiqu që në listë të përfshish sisteme te të cilat sheh se ekzistojnë (ose konsideron se mund të kenë) sipërfaqe kufitare midis
pjesëve të substancës së disperguar dhe mjedisit dispersiv.
Konsultohu me arsimtarin: ndoshta ai të tregon për shembuj që ke lëshuar ti shënosh ose në të tillë që nuk i përgjigjen definicionit për
tretësira.