Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə61/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   113

 
167
Gelet  
Në rastin e sistemeve në të cilët faza e disperguar është formuar prej 
molekulave të mëdha (makromolekulave), mund të formohen rrjeta 
tridimensionale në të cilat përfshihet faza disperse (Fig. 6.39). kështu 
fomohet masa e qullit që quhet gel
Gelet hasen pothuaj se gjithkah (fig. 6.40). Shumë pasta të dhëmbëve, 
“bombonat prej gome”, paketat që brenda natës ngrihen, pastaj 
shfrytëzohen për ftojen në “frigoriferët” transportues dhe shumë lëndë të 
përditshme janë, në realitet, gele. 
Kuptohet, assesi nuk guxohet të harrohen 
gelet për flokë. Sikur të mos të ekzistonin 
ato, nuk do të mund të formohej frizura në 
fig. 6.41, e as shumë frizura  interesante 
dhe moderne. Kush e din ndoshta edhe ti e 
shfrytëzon (çdoherë ose  ndonjëherë) 
“gele” për frizurën tënde. 
Gelet përdoren (edhe për qëllime të 
ndryshme) edhe në mjekësi. 
 
Fig. 6.39. Rrjeta në të cilën mund të 
kyçet mjedisi dispergues   
                        
    
    
   
                 Fig. 6.40. Gelet në jetën e përditshme: pasta për dhëmbë, bombone të            
“gomës”, paketat për ftohjen në ”frigoriferat transportues” 
 
Fig. 6.41. Geli! 


 
168
 
 
TRETËSI DHE SUBSTANCA E TRETUR  
Substanca e tretur dhe tretësi  
Kur kemi tretësirë (sistem dispers molekular), ambientin dispers e quajmë tretës
*
, ndërsa substancën e 
disperguar– substancë e tretur


Si tretës më shpesh e konsiderojmë substancën sasia e të cilës në tretësirë është më e madhe, nëse ajo, kur është e 
pastër, ka gjendje agregate të njëjtë sikur edhe tretësira e formuar. Për shkak të madhësisë së grimcave të 
substancës së tretur dhe tretësit, tretësirat janë sisteme homogjene
Më shpesh hasen tretësirat e lëngëta, prej këtyre rëndësi më të madhe kanë tretësirat ujore – ato në të cilët uji 
është tretës. E fundit është e vërtetë jo vetëm në laboratore, por edhe në organizmat e gjallë. Qelizat e gjalla, 
pikërisht, janë ndërtuar parimisht prej ujit. 
                                                 
a
 
Mund të kenë edhe përbërës tjerë të ngurtë. 
*
 
Në realitet nuk ka pengesa në tretësirë të kenë jo një, por më shumë substanca të tretura. Nganjëherë madje edhe tretësi është formuar prej      
një ose më shumë substancave.
 
  
 
6.3. TRETËSIRAT  
 
GJENDJA AGREGATE E TRETËSIT DHE E SUBSTANCËS SË TRETUR NË 
TRETËSIRA   
Tretësi  
Substanca e 
tretur  
Shembull  
I gaztë  
E gaztë  
Ajri, përzierje homogjene e gazrave  
I gaztë 
E lëngët  
Avujt e parfumit në ajri  
I gaztë 
E ngurtë  
Avujt e  naftalenit në ajër  
I lëngët  
E gaztë 
Sodë-ujë (CO
2
 në ujë) 
I lëngët 
E lëngët 
Tretësira e alkoolit në ujë  
I lëngët 
E ngurtë 
Uji me sheqer  
I ngurtë  
E gaztë 
Hidrogjeni në paladium  
I ngurtë 
E lëngët 
Amalgami i dhëmbëve (zhiva në argjend 
a

I ngurtë 
E ngurtë 
Ari për stolisje (bakri ose argjendi në ar) 


 
169
Përndryshe, kur janë të pastër, tretësi dhe substanca e tretur mund të jenë të gazta, i 
lëngët dhe e ngurtë, e tillë mund të jenë edhe tretësira e formuar. Në tabelën e 
mësipërme janë dhënë disa shembuj të tretësirave të formuara nga tretësi dhe 
substanca e tretur të cilët, kur janë të pastra, gjenden në secilën prej tri gjendjeve 
agregate (gaztë, lëngët dhe e ngurtë). 
Ndoshta më e pazakontë është tretësira e hidrogjenit në metalin e paladiumit. Siç 
shihet në përshkrimin  skematik të ndërtimit të dhënë në fig. 6.42, molekulat 
dyatomike (por edhe atomet e veçanta) të hidrogjenit gjenden të shpërndara nëpër 
ndërhapsirat në strukturën e paladiumit. Mjaftë i pazakontë është edhe amalgami i 
dhëmbëve – tretësirë e zhivës së lëngët në argjendin e ngurtë (fig. 6.43). 
Shumë më të shpeshta janë tretësirat e ngurta (fig. 6.44) në të cilat grimcat e një 
substance janë të shpërndara midis grimcave të substancës tjetër. Kjo mund të 
kryhet në dy mënyra – me mbindërtimin e një grimce të një substance në vendin që 
ka zënë grimca e substancës tjetër (sikur te mesingu; fig. 6.44 a) ose me vendosjen 
e grimcës të njërës substance në ndërhapsirat (ndërmjet hapsirave) në grupin e 
grimcave të substancës tjetër (sikur te çeliku; fig. 6.44 b). 
 
Domethënë,   
në sistemet disperse molekulare, ambienti dispers quhet tretës (ai ka, kur është i pastër, gjendjen e 
njëjtë agregate sikur edhe tretësira e fituar), ndërsa substanca e disperguar quhet substancë e tretur. 
 
 
 
 
Fig. 6.42. Tretësira e 
hidrogjenit në paladium 
(skematikisht)
 
 
Fig. 6.43. Plombat e 
amalgamit  
 
                           a                                                                               b 
Fig. 6.44. Tretësirat e ngurta: mesingu (a)  dhe çeliku (b) (skematikisht) 


 
170
Mënyrat për shprehjen e përbërjes së tretësirave  
Kur flitet për përbërje të ndonjë sistemi, mund të mendohet në dy karakteristika të ndryshme të sistemit:  
1. Prej çka përbëhet ai sistem dhe  
2. Sa ka prej secilit nga pjesët përbërëse të sistemit
*
.  
Në rastin e parë flasim për përbërje kualitative, ndërsa në të dytin për përbërje kuantiative të sistemit. Përgjigje 
nga pyetja e parë japin metodat e analizës kimike kualitative, ndërsa për të dytën analiza kimike kuantitative
Edhe të parat edhe të dytat janë eksperimentale sipas karakterit të tyre dhe si rezultat i veprimeve të kryera dhe 
matjeve mund të arrihet deri te njohuritë për përbërjen e sistemeve. Ajo që vlen për çdo sistem vlen, kuptohet, 
edhe për tretësirat.
 
Marrë në përgjithësi, te tretësirat më shpesh është më e rëndësishme vërtetimi i përbërjes kuantitative i sistemeve 
dhe ndryshimi i tyre si rezultat i rrjedhjes së reaksioneve kimike. Përbërja kuantitative e sistemeve mund të 
shprehet në mënyra të ndryshme – me dhënien e vlerave për madhësitë që quhen raporte,  përpjesa dhe 
përqendrime
Për çdo rast
gjatë shqyrtimit të vetive të tretësirave më shumë jemi të interesuar për përbërjen e tyre kuantitative 
për shprehjen e të cilës ekzistojnë mënyra të ndryshme. 
 
Raportet  
Kur flasim për raport, mendojmë në herësin e dy vetive të emërtuara njëjtë. Kështu, mund të flitet për raportin e 
sasive të dy konstituentëve (B dhe C) me atë që kjo madhësi quhet raport molarë i konstituentëve B dhe C 
(madje që emërtim më  mirë do të ishte raporti sasiorë i atyre konstituentëve).  
Raporti molarë shënohet me r
 
(B, C)  dhe  është  numër i definuar si herës midis sasisë së substancës të 
konstituentit B dhe të konstituentit të cilin e kemi shënuar me C: 
r(B, C) = 
(C)
(B)
n
n
 
siç e dimë, sasitë e substancave janë proporcionale me numrin e njësive

. Prandaj raporti i sasive është i 
barabartë me raportin e numrit të njësive të dy konstituentëve ose, siç mund të themi edhe, me raportin 
numerik të tyre. Për shënimin e raportit numerik, shfrytëzohet shenja e njëjtë me të cilën shënohet raporti 
molarë
                                                 
*
 
Pjesët përbërëse të sistemit, tthjesht substancat prej të cilave përbëhet quhen edhe konstituentë të tyre. Ne, më tutje, do ta shfrytëzojmë 
këtë emër.
  

 
Nga definicioni për njësinë
 
mol vijon se sasia e substancës është raport midis numrit të njësive (B)  dhe  konstantës  së  Avogadros,            
n
 
(B) =N
 
(B)/NA ose, për substancën  C, n
 
(C) = (C)/NA. Vërehet se, n(B)/n(C) = N(B)/N(C) sepse konstanta e Avogadros në numëruesit të 
numrave dhe të emëruesit të thyesës së dyfishtë do të thjeshtohet. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə