167
Gelet
Në rastin e sistemeve në të cilët faza e disperguar është formuar prej
molekulave të mëdha (makromolekulave), mund të formohen rrjeta
tridimensionale në të cilat përfshihet faza disperse (Fig. 6.39). kështu
fomohet masa e qullit që quhet gel.
Gelet hasen pothuaj se gjithkah (fig. 6.40). Shumë pasta të dhëmbëve,
“bombonat prej gome”, paketat që brenda natës ngrihen, pastaj
shfrytëzohen për ftojen në “frigoriferët” transportues dhe shumë lëndë të
përditshme janë, në realitet, gele.
Kuptohet, assesi nuk guxohet të harrohen
gelet për flokë. Sikur të mos të ekzistonin
ato, nuk do të mund të formohej frizura në
fig. 6.41, e as shumë frizura interesante
dhe moderne. Kush e din ndoshta edhe ti e
shfrytëzon (çdoherë ose ndonjëherë)
“gele” për frizurën tënde.
Gelet përdoren (edhe për qëllime të
ndryshme) edhe në mjekësi.
Fig. 6.39. Rrjeta në të cilën mund të
kyçet mjedisi dispergues
Fig. 6.40. Gelet në jetën e përditshme: pasta për dhëmbë, bombone të
“gomës”, paketat për ftohjen në ”frigoriferat transportues”
Fig. 6.41. Geli!
168
TRETËSI DHE SUBSTANCA E TRETUR
Substanca e tretur dhe tretësi
Kur kemi tretësirë (sistem dispers molekular), ambientin dispers e quajmë tretës
*
, ndërsa substancën e
disperguar– substancë e tretur
†
.
Si tretës më shpesh e konsiderojmë substancën sasia e të cilës në tretësirë është më e madhe, nëse ajo, kur është e
pastër, ka gjendje agregate të njëjtë sikur edhe tretësira e formuar. Për shkak të madhësisë së grimcave të
substancës së tretur dhe tretësit, tretësirat janë sisteme homogjene.
Më shpesh hasen tretësirat e lëngëta, prej këtyre rëndësi më të madhe kanë tretësirat ujore – ato në të cilët uji
është tretës. E fundit është e vërtetë jo vetëm në laboratore, por edhe në organizmat e gjallë. Qelizat e gjalla,
pikërisht, janë ndërtuar parimisht prej ujit.
a
Mund të kenë edhe përbërës tjerë të ngurtë.
*
Në realitet nuk ka pengesa në tretësirë të kenë jo një, por më shumë substanca të tretura. Nganjëherë madje edhe tretësi është formuar prej
një ose më shumë substancave.
6.3. TRETËSIRAT
GJENDJA AGREGATE E TRETËSIT DHE E SUBSTANCËS SË TRETUR NË
TRETËSIRA
Tretësi
Substanca e
tretur
Shembull
I gaztë
E gaztë
Ajri, përzierje homogjene e gazrave
I gaztë
E lëngët
Avujt e parfumit në ajri
I gaztë
E ngurtë
Avujt e naftalenit në ajër
I lëngët
E gaztë
Sodë-ujë (CO
2
në ujë)
I lëngët
E lëngët
Tretësira e alkoolit në ujë
I lëngët
E ngurtë
Uji me sheqer
I ngurtë
E gaztë
Hidrogjeni në paladium
I ngurtë
E lëngët
Amalgami i dhëmbëve (zhiva në argjend
a
)
I ngurtë
E ngurtë
Ari për stolisje (bakri ose argjendi në ar)
169
Përndryshe, kur janë të pastër, tretësi dhe substanca e tretur mund të jenë të gazta, i
lëngët dhe e ngurtë, e tillë mund të jenë edhe tretësira e formuar. Në tabelën e
mësipërme janë dhënë disa shembuj të tretësirave të formuara nga tretësi dhe
substanca e tretur të cilët, kur janë të pastra, gjenden në secilën prej tri gjendjeve
agregate (gaztë, lëngët dhe e ngurtë).
Ndoshta më e pazakontë është tretësira e hidrogjenit në metalin e paladiumit. Siç
shihet në përshkrimin skematik të ndërtimit të dhënë në fig. 6.42, molekulat
dyatomike (por edhe atomet e veçanta) të hidrogjenit gjenden të shpërndara nëpër
ndërhapsirat në strukturën e paladiumit. Mjaftë i pazakontë është edhe amalgami i
dhëmbëve – tretësirë e zhivës së lëngët në argjendin e ngurtë (fig. 6.43).
Shumë më të shpeshta janë tretësirat e ngurta (fig. 6.44) në të cilat grimcat e një
substance janë të shpërndara midis grimcave të substancës tjetër. Kjo mund të
kryhet në dy mënyra – me mbindërtimin e një grimce të një substance në vendin që
ka zënë grimca e substancës tjetër (sikur te mesingu; fig. 6.44 a) ose me vendosjen
e grimcës të njërës substance në ndërhapsirat (ndërmjet hapsirave) në grupin e
grimcave të substancës tjetër (sikur te çeliku; fig. 6.44 b).
Domethënë,
në sistemet disperse molekulare, ambienti dispers quhet tretës (ai ka, kur është i pastër, gjendjen e
njëjtë agregate sikur edhe tretësira e fituar), ndërsa substanca e disperguar quhet substancë e tretur.
Fig. 6.42. Tretësira e
hidrogjenit në paladium
(skematikisht)
Fig. 6.43. Plombat e
amalgamit
a b
Fig. 6.44. Tretësirat e ngurta: mesingu ( a) dhe çeliku ( b) (skematikisht)
170
Mënyrat për shprehjen e përbërjes së tretësirave
Kur flitet për përbërje të ndonjë sistemi, mund të mendohet në dy karakteristika të ndryshme të sistemit:
1. Prej çka përbëhet ai sistem dhe
2. Sa ka prej secilit nga pjesët përbërëse të sistemit
*
.
Në rastin e parë flasim për përbërje kualitative, ndërsa në të dytin për përbërje kuantiative të sistemit. Përgjigje
nga pyetja e parë japin metodat e analizës kimike kualitative, ndërsa për të dytën analiza kimike kuantitative.
Edhe të parat edhe të dytat janë eksperimentale sipas karakterit të tyre dhe si rezultat i veprimeve të kryera dhe
matjeve mund të arrihet deri te njohuritë për përbërjen e sistemeve. Ajo që vlen për çdo sistem vlen, kuptohet,
edhe për tretësirat.
Marrë në përgjithësi, te tretësirat më shpesh është më e rëndësishme vërtetimi i përbërjes kuantitative i sistemeve
dhe ndryshimi i tyre si rezultat i rrjedhjes së reaksioneve kimike. Përbërja kuantitative e sistemeve mund të
shprehet në mënyra të ndryshme – me dhënien e vlerave për madhësitë që quhen raporte, përpjesa dhe
përqendrime.
Për çdo rast,
gjatë shqyrtimit të vetive të tretësirave më shumë jemi të interesuar për përbërjen e tyre kuantitative
për shprehjen e të cilës ekzistojnë mënyra të ndryshme.
Raportet
Kur flasim për raport, mendojmë në herësin e dy vetive të emërtuara njëjtë. Kështu, mund të flitet për raportin e
sasive të dy konstituentëve (B dhe C) me atë që kjo madhësi quhet raport molarë i konstituentëve B dhe C
(madje që emërtim më mirë do të ishte raporti sasiorë i atyre konstituentëve).
Raporti molarë shënohet me r
(B, C) dhe është numër i definuar si herës midis sasisë së substancës të
konstituentit B dhe të konstituentit të cilin e kemi shënuar me C:
r(B, C) =
(C)
(B)
n
n
siç e dimë, sasitë e substancave janë proporcionale me numrin e njësive
†
. Prandaj raporti i sasive është i
barabartë me raportin e numrit të njësive të dy konstituentëve ose, siç mund të themi edhe, me raportin
numerik të tyre. Për shënimin e raportit numerik, shfrytëzohet shenja e njëjtë me të cilën shënohet raporti
molarë.
*
Pjesët përbërëse të sistemit, tthjesht substancat prej të cilave përbëhet quhen edhe konstituentë të tyre. Ne, më tutje, do ta shfrytëzojmë
këtë emër.
†
Nga definicioni për njësinë
mol vijon se sasia e substancës është raport midis numrit të njësive N (B) dhe konstantës së Avogadros,
n
(B) = N
(B)/ NA ose, për substancën C, n
(C) = N (C)/ NA. Vërehet se, n(B)/ n(C) = N(B)/ N(C) sepse konstanta e Avogadros në numëruesit të
numrave dhe të emëruesit të thyesës së dyfishtë do të thjeshtohet.
Dostları ilə paylaş: |