Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə58/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   113

 
157
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
6
6
.
.
 
 
S
S
I
I
S
S
T
T
E
E
M
M
E
E
T
T
 
 
D
D
I
I
S
S
P
P
E
E
R
R
S
S
E
E
 
 
 
 
 
 


 
158


 
159
 
 
SISTEMET DISPERSE  
Sistemet homogjene dhe heterogjene  
Në sistemet që i shqyrtojmë, shpesh herë mund të vërehen sipërfaqe kufitare të cilat i ndajnë pjesët që kanë veti 
të ndryshme. Sistemet e këtilla quhen heterogjene. Heterogjene mund të jenë edhe sistemet e përbëra prej më  
shumë substancave dhe ato në të cilat ka vetëm një substancë, të pastër. Shembuj interesant në kimi për sisteme 
hetrogjene ka mjaftë: lëngu dhe avujt e tij, grimcat e ajrit, xehja në të cilën kemi përzierje prej mineraleve të 
veçanta dhe shumë të tjerë. Në fig. 6.1 janë treguar shembuj për disa sisteme heterogjene. Për sisteme 
heterogjene (dhe homogjene) kemi diskutuar (faq. 12).
 
Përkundër kësaj, ekzistojnë shumë shembuj kur sipërfaqet kufitare nuk mund të 
vërehen. E fundit mund të jenë rezultat ose e mos ekzistimit të sipërfaqeve 
kufitare (në këtë rast flasim për sisteme homogjene) ose për shkak të asaj se 
raportet e pjesëve të cilat dallohen sipas vetive janë aq të vogla sa që kufijtë që i 
ndajnë nga pjesët fqinje ekzistojnë, por nuk mund të shihen. Kështu qëndrojnë 
gjërat, të themi, me gjakun. Këtu, me fjalë të tjera, nëpër plazmën e gjakut 
gjenden të shpërndara rruazat e gjakut, por ato shihen vetëm nën mikroskop (fig. 
6.2).  
Përndryshe, nëse sistemi është heterogjen, atëherë themi se përbëhet prej dy ose 
më shumë fazave – pjesëve të cilat vetë për vete janë homogjene.  
Domethënë:  
 sisteme heterogjene janë ato në të cilat ekzistojnë sipërfaqe kufitare që i ndajnë pjesët mes veti të 
ndryshme, ndërsa homogjene janë ato te të cilat kufijtë e tillë mungojnë;  
 pjesët homogjene të një sistemi heterogjen quhen faza. 
Sistemet disperse  
Nëse sistemi përbëhet prej dy substancave, ndërsa sipërfaqet kufitare nuk ekzistojnë (ose nuk mundet të 
vërehen), do të duhej të përfundojmë se pjesët e imëta të njërës substancë janë zhvendosur në tjetrën substancë. 
 
6.1. LLOJET E SISTEMEVE SISPERZE 
 
   
   
    
Fig. 6.1. Sisteme heterogjene: përzierja e mineraleve, koka-kola me akull, vaji dhe uji  
 
Fig. 6.2. Gjaku (nën 
mikroskop) 


 
160
Duke folur me gjuhën që e flasin kimistët, themi se njëra substancë ka disperguar nëpër tjetrën. Substanca që 
shpërndahet në tjetrën quhet substancë e disperguar, ndërsa ajo nëpër të cilën kryhet zhvendosja e grimcave 
nga substanca e disperguar quhet mjedis (ambienti) dispersiv.  
Nëse grimcat e substancës së disperguar janë molekula ose jone, atëherë sistemin dispersiv e quajmë dispersiv 
molekularë ose, shumë më shpesh, tretësirë.  
Me tretësira takohemi në jetën e përditshme. Kur përgatitemi të gatisim makarona, në ujë shtiem kripë, kripa 
tretet
*
. Kur ziejmë çaj, ngjyrosja e ujit tregon se disa përbërës të çajit janë tretur në ujë, duke lënë edhe fletë të 
çajit, të ngurta, të patretura. Kur e ëmbëlsojmë çajin, këtë e bëjmë, duke tretur sheqer në të. Uji mineral përmban 
kripëra të tretura, ndërsa uji i detit madje shërben edhe si burim për përfitimin e kripës së kuzhinës.  
Kur pjesët e substancës së disperguar janë dukshëm më të mëdha se grimcat e mjedisit të disperguar, atëherë 
bëhet fjalë për sistem dispers koloidal

 ose për sistem  dispers të vrazhdët.  
Tani për tani edhe do të themi se në sistemet koloidale dhe në sistemet e disperguara të vrazhdëta shumica e 
grimcave të disperguara paraqet fazën e disperguar. Kuptohet, edhe te sistemet disperse të vrazhdëta edhe te 
sistemet e disperguara koloidale ekziston mjedisi dispers – ai nëpër të cilin janë shpërndarë grimcat e fazës së 
disperguar.  
Të përfundojmë:   
te sistemet disperse dallojmë substancën e disperguar (ose fazën e disperguar) dhe mjedisin dispers; në 
varësi nga madhësia e grimcave të substancës së disperguar, sistemet disperse mund të jenë tretësira 
(dispersive molekulare), dispersive koloidale dhe dispersive heterogjene (të vrazhdëta). 
 
                                                 
*
 
Kujdes

Në këtë rast,
 
nuk guxohet të thuhet se kripa është shkrirë. Pikërisht, shkrirja është proces në të cilin substanca e ngurtë, gjatë 
ngrohjes, shndërrohet në lëng. Për shembull, kur temperatura është e lartë, akulli shkrihet, duke dhënë ujin e lëngët. Në vend se “është tretur” 
mund të themi “është shkrirë”.
 

  
Për shkak të thjeshtësimit së të shprehurit, mund të shfrytëzohet edhe termi sistem koloidal, madje edhe koloid.
 
 
 
Përgatit listë të rasteve nga jeta e përditshme kur takohesh me tretësira ose, tretësirat me qëllim i përgatit. Përpiqu lista të jenë sa më e 
gjatë.  
Kujdes: Përpiqu që në listë të përfshish sisteme te të cilat sheh se ekzistojnë (ose konsideron se mund të kenë) sipërfaqe kufitare midis 
pjesëve të substancës së disperguar dhe mjedisit dispersiv.  
Konsultohu me arsimtarin: ndoshta ai të tregon për shembuj që ke lëshuar ti shënosh ose në të tillë që nuk i përgjigjen definicionit për 
tretësira. 


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə