173
Për shkak të asaj se paraqesin raporte të madhësive me emra të njëjtë,
gjitha përpjesët janë numra (madhësi pa dimensione).
Në vend të përpjesëve të shprehen me numra më të vegjël se një, ato mundtë shumëzohen me 100 dhe atëherë
përpjesët shprehen në përqindje: të masave, sasiore ose vëllimore. Kështu, të themi, në vend të w
(B) = 0,5 mund
të shkruhet w
(B) = 50 %.
Gjatë kësaj, shenja për përqindje (%) ka domethënie të njëjtë si 1/100. kështu, ne edhe shumëzojmë edhe
pjesëtojmë
*
me 100:
w
(B) 0,5 100 1/100 w
(B) 50 1/100
w
(B) 50 %
Nëse një numër e shumëzojmë dhe e pjesëtojmë me numrin, ai aspak nuk do të ndryshojë. Siç vëren, 0,5 = 50 %,
sa e paqartë të duket kjo në shikim të parë. Në realitet, shumë gjëra duken krejtësisht ndryshe në shikim të dytë.
Nga shprehjet me të cilat janë definuar, lehtë shihet se shuma e gjitha përpjesëve është dhënë në formë (molare,
masave, vëllimore) në një sistem është i barabartë me 1.
Kështu,
nëse vlera e përpjesëve (molare, të masave ose vëllimore) shumëzohet dhe pjesëtohet me 100 dhe nëse
raportin 1/100 e shënojmë me shenjën %, themi se përpjesët i kemi shprehur në përqindje; shumat e
përpjesëve molare (ose të masave ose vëllimore) të të gjithë konstituentëve në një sistem është i
barabartë me një, përkatësisht me 100 %.
Përqendrimet
Ngjashëm siç shfrytëzohen më tepër raporte ose përpjesa, ashtu ekzistojnë edhe disa lloje të përqendrimeve.
Gjitha ato janë raport midis ndonjërës prej madhësive me të cilat mund të karakterizohet një konstituent dhe
vëllimi i përgjithshëm i sistemit (në rastin e tretësirave – vëllimi i tretësirës).
Kështu, përqendrimi sasiorë i një substance të tretur (të themi substanca X) në tretësirë shënohet me
†
c
X
ose, që
është e njëjtë, me c
(X). Përqendrimi sasiorë i substancës së tretur X paraqet raportin midis sasisë së asaj
substance dhe vëllimit të tretësirës
c
n
V
X
(X)
Pasi që kjo është mënyra më shpesh e përdorur për njehsimin e përbërjes së tretësirave, ai nganjëherë quhet,
thjeshtë përqendrim i substancës së tretur. Për përqendrimin e definuar si më lartë, nuk guxon të përdoret
*
Jo vetëm këtu, por edhe në përgjithësi, operacionin e pjesëtimit e shënojmë ose me dy pika (thjeshtë me shenjën:) ose me vijë thyesore ose
me vijë të pjerrtë (me shenjën /). Në realitet, ngjashëm veprojmë me shënimin e operacionit të shumëzimit. Në këtë rast, pikërisht, i
shfrytëzojmë ose shenjën ose me pikë të ngritur (shenja ). Vendi i zbraztë midis dy simboleve ose midis vlerave numerike dhe njësisë
poashtu tregon operacionin e shumëzimit. Përndryshe, shenja duhet të lexohet: nga kjo vijon se.
†
Lexohet
cë-për-iks (edhe më mirë– përqendrimi i iks), me atë që, në realitet, ceket emri i substancës e cila këtu është shënuar me X.
Sikur edhe në raste tjera, kur flitet për rast të përgjithshëm, nuk ka kurfarë pengesash substancën ta shënojmë, të themi, me B ose me ndonjë
shkronjë tjetër.
Paralajmërim: Në disa tekste (posaçërisht, në të folurit) haset shprehja përqendrim i tretësirës. Kjo është e
gabueshme: tretësira (si sistem i formuar prej së paku dy substancave) nuk ka kurrfarë përqendrimi! Nga
ana tjetër, mund të flitet për përqendrim të tretësit në tretësirë
.
174
shenja C sepse kështu shënohet një madhësi tjetër – përqendrimi numerik i cili është i definuar si raport i
numrit të njësive të substancës X dhe vëllimit të tretësirës. Kuptohet, edhe më pak guxohet të përdoret shenja C
sepse asnjë madhësi
*
nuk shënohet me shkronjë të drejtë.
Njësia për përqendrimin sasiorë në Sistemin internacional të njësive (SI) është mol/m
3
= mol m
–3
. Për shkaqe
praktike, shumë më shpesh përdoret njësia njëmijë herë më e madhe
†
: mol/dm
3
mol dm
–3
mol/L.
Domethënë,
kur flasim për për përqendrimin e substancës së tretur në një tretësirë, mendojmë për përqendrimin
sasiorë të asaj substance, thjeshtë në raportin midis sasisë së saj në tretësirë dhe vëllimit të tërë
tretësirës; si njësi më shpesh përdoret mol/dm
3
= mol/L
.
lloji tjetër i përqendrimit, përqendrimi i masës të substancës X, është raport midis masës të substancës së tretur
dhe vëllimit të tretësirës. Përqendrimi i masës të substancës X shënohet me
‡
(X) dhe definohet si:
(X)
(X)
m
V
Njësitë për përqendrimin e masës janë kilogrami në metër kub, ose kilogrami në decimetër kub, përkatësisht
kilogrami në litër. Mund të përdoren edhe njësi tjera, për shembull gram në centimetër kub, mikrogrami në
centimetër kub dhe ngjashëm.
Dukshëm më rrallë përdoret madhësia përqendrimi vëllimorë
§
i substancës X:
X
(X)
V
V
Përqendrimi vëllimorë është numër (madhësi e paemërtuar).
Atë që e diskutuam deri tani për llojet e ndryshme të përqendrimeve sikur për mënyrat e të shprehurit të përbërjes
së tretësirës shkurtimisht është paraqitur në tabelën e dhënë më poshtë.
*
Përpos madhësisë
rN për të cilën do të flasim ë vonë.
† Njësitë për përqendrim lexohen mol në metër kub, mol në decimetër kub, mol në litër dhe ngjashëm. Përndryshe, njësia mol/dm
3
është
njëmijë herë më e madhe se njësia mol/m
3
sepse emëruesi në atë është njëmijë herë më i vogël. Pasi që njësia është më e madhe, vlera
numerike do të jenë më e vogël (në rastin – njëmijë herë më e vogël).
‡ Lexohet gama-për-iks (në realitet, thuhet emri i substancës e cla në formulë është shënuar me X). Madje edhe kur përdoret shenja e
përgjithshme, ajo nuk është patjetër të janë X.
§
Lexohet
sigma-për-iks (sikur edhe në rastet tjera, thuhet emri i substancës së shënuar me X ose, edhe shumë më mirë, përqendrimi
vëllimorë i X).
Kujdes: Njësia litër është plotësisht e barabartë me njësinë decimetër në kub. Që të mundet qartë të dallohet
nga shifra 1, shenja e preferuar për këtë madhësi është L, jo (sikur më herët) l.
Kushtoi kujdes: Për shkak se vëllimi i përgjithshëm i një tretësire nuk është gjithnjë i barabartë me shumën e
vëllimeve të konstituentëve të posaçëm (ndaras), përqendrimi vëllimorë i një substance nuk është patjetër të jetë i
barabartë me përpjesën vëllimore të tij!
Dostları ilə paylaş: |