Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə57/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   53   54   55   56   57   58   59   60   ...   113

 
155
Përndryshe, si ndonjë recetë gjatë këtij lloji të llogaritjeve mund të shërbejë konstatimi se:  
kur është e njohur vlera për sasitë e pjesëmarrësve të reaguar (ose përfituar) ndonjëri prej atyre 
pjesëmarrësve (të themi, pjesëmarrësi A), sasia e pjesëmarrësit tjetër të reaguar (ose përfituar) të themi 
pjesëmarrësit V, mund të gjendet nëse sasia e njohur shumëzohet me raportin e koeficienteve 
stekiometrik për  A dhe V në barazimin e reaksionit. 
Nëse kërkohet (të themi) të gjejmë çfarë sasie e produkteve mundet të përfitohet prej sasive të caktuara të 
reaktantëve për të cilët, nga kushti i detyrës, nuk është menjëherë e dukshme se a janë në raporte stekiometrike, 
duhet së pari të vërtetojmë se a gjenden reaktantët
*
 në raporte stekiometrike. Nëse vërtetimi tregon se rasti nuk 
është i tillë (i thjeshtë). Nëse vërtetojmë se sasitë nuk janë raporte stekiometrike), për këtë duhet të kemi kujdes. 
Me fjalë të tjera, nuk mundet të fitohen më shumë produktete se sa që lejon sasia e atij reaktanti që është në 
pakicë (gjendet më pak) se sa do të duhej nëse reaktantët janë në raporte stekiometrike.  
Mësimi nga shembujt e tillë është se:  
para se të qasemi kah llogaritjet në bazë të barazimit kimik të dhënë, është e nevojshme të vërtetojmë se 
a gjenden sasitë e reaktantëve në raport reciprok sikur koeficientat stekiometrik në barazimin e 
reaksionit, ose ndonjëri prej tyre gjendet në tepricë. 
 
Pasi të gjendet raporti i sasive, thjeshtë mund të gjendet edhe raporti i masave të pjesëmarrësve të transformuar. 
Pikërisht, siç dimë,  
m
 
(B) = n
 
(B) x
 
M
 
(B) 
 ndërsa ndërrimi i masës do të jenë  
 

m
 
(B) = 

n
 
(B) x M
 
(B) 
 Sipas asaj, raporti i masave të pjesëmarrësve të transformuar do të jenë: 
 
 
 
   
   
C
C
B
B
C
B
n
M
n
M
m
m





 
 
Duke përmbyllur këtë kaptinë, do të përsërisim atë që ishte thënë në fillim: 
llogaritjet (njehsimet)  në bazë të barazimeve kimike si pikë fillestare të tyre kanë faktin se në barazimin 
kimik të barazuar raporti i koeficienteve stekiometrik të pjesëmarrësve të veçantë në reaksion e jep 
raportin e sasive të reaktantëve të reaguar, përkatësisht të produkteve të formuara në reaksion. 
 
 
 
                                                           
*
 Më drejtë – sasitë e tyre. 


 
156
 
 
A KUPTOVE? A MËSOVE? 
 
1. 
A mund të matet: (a) gota me ujë të distiluar; (b) masa e gotës me ujë; (c) masa e ujit të distiluar në gotë; (ç) uji i 
distiluar para se të vendoset në gotë; (d) vëllimi i ujit në gotë? Cilat njësi do ti përdorësh kur kumtohet rezultati nga 
matja e madhësive të matshme? 
2. 
Në cilat njësi maten numrat e njëjtë (të ashtuquajturat madhësi pa dimensione)? 
3. 
Cila njësi është më e madhe: decigram ose dekagram? Për sa herë është njësia më e madhe se njësia më e vogël
4. 
 Si duhet të shkruhet: 5kg apo 5 kg? Pse? Për shkak të estetikës së të shkruarit? 
5. 
A ka dallim në rëndësinë nëse shkruhet “m” ose nëse shkruajmë  “m”? 
6. 
 Tregohet se në testin e kimisë, nxënësi kështu shkurtimisht i ka formuluar kushtet e detyrës: “Rruga 50 m., koha 5 
sek., çfarë shpejtësie?”, zgjidhjen do ta fillojmë me formulën “v = 
5
50
 = 10 m./sek.”. Përmirëso gabimet që i ka 
bërë nxënësi (nxënës të tillë nuk ka, apo jo?). 
7. 
Nxënësi tjetër ka shkruar: “Pika e vlimit e ujit është 100, ndërsa pika e ngrirjes është 0 K”. Nëse mendon se edhe 
ky nxënës ka bërë gabime, përmirësoi. 
8. 
Sa njësi ka në një milimol të ndonjë substance? Ndërsa në një  mikromol? A konsideron se njësitë e tilla vërtetë 
ekzistojnë? 
9. 
Pse ka tri shenja të ndryshme për katër lloje të ndryshme të raporteve
10.  Në cilat njësi maten përpjesët (pjesëmarrjet)? A janë të gjitha në njësi të njëjta? 
11.  A është njësia për vëllimin molarë metër në kub ose decimetër në kub (thjeshtë është, litri)? 
12.  Ekziston reklama për ndonjë mjet për higjienë pas përdorimit të të cilit “flokët do të kenë vëllim të plotë.”A beson 
që flokët  (ose çka do qoftë tjetër) mund të jenë të plota  me vëllim?  
13.  Oksidi dhe sulfuri i bakrit  dyvalent kanë formula CuO dhe CuS përkatësisht. A është përpjesa molare e bakrit në të parën 
prej këtyre dy substancave (a) më  e madhe se në të dytin; (b) e barabartë me të dytin; (c) më e vogël se te i dyti?  
Ndërsa përpjesa molare e bakrit?  
Përgjigju pa llogaritur!  
14.  Llogarit përpjesët e masave të S  dhe të O në monoksidin e karbonit dhe dyoksidin e karbonit. 
15.  Sa është përmbajtja e azotit, e hidrogjenit, e sulfurit dhe e oksigjenit (e shprehur në përqindje mase) në sulfatin e 
amonit, (NH
4
)
2
SO
4

16.  Përzierja e ujit dhe metanolit ka vëllim prej 500 cm
3
, ndërsa në të përpjesa vëllimore e metanolit është 0,4. Sa do të 
jenë përpjesa vëllimore e ujit në sistemin e cili është formuar me shtimin e 0,3 dm
3
 ujë kah përzierja fillestare? 
17.  Çfarë sasie e sulfurit të argjendit, Ag
2
S mund të formohet nëse në disponim kemi 5 gram argjend dhe një gram 
sulfur (S
8
). Këshillë: Së pari vërteto a ka mjaftë argjend për reagimin e të gjithë sulfurit ose, përkundrazi, mjaftë 
sulfur që të reagojë i tërë argjendi. 
18.  Hekuri në pluhur dhe sulfuri gjatë ngrohjes formojnë sulfur hekuri me formulë FeS. Në çfarë raporte të masave 
duhet ti marrim pluhurin e hekurit dhe sulfurin që të reagojnë, i gjithë hekuri me gjithë sulfurin? 
19.  Gjatë ngrohjes (pirolizës) të karbonatit të kalciumit përfitohet oksidi i kalciumit dhe dyoksidi i karbonit. Sa do të 
jenë masa e dyoksidit të karbonit të formuar nëse kemi “pjekur” 150 gram CaCO
3

20.  Sa do të jenë përpjesa molare e hekurit në: (a) Fe
2
O
3
; FeSO
4
; Fe
2
(SO
4
)
3
; FeCl
3

21. 
Sa do të jenë masa e bakrit të ndarë me elektrolizë të tretësirës së kloruri të bakrit nëse në tretësirë kemi 
vendosur 0,25 kilogram dihidrat klorur bakri, CuCl
2
2H
2
O? Ndihmë: Masat molare të klorurit të bakrit, 
dyhidratit të kloruri të bakrit dhe bakrit janë, përkatësisht, 134,5, 170,5 dhe 63,5 g mol
–1



Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   53   54   55   56   57   58   59   60   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə