Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə53/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   49   50   51   52   53   54   55   56   ...   113

 
144
ekzemplarë të heliumit, vëllimet  e tyre mund ti shënojmë me V
1
(He) dhe V
2
(He) ku indeksi 1 tregon se bëhet 
fjalë për të parin prej këtyre dy ekzemplarëve, ndërsa indeksi 2 e shënon ekzemplarin e dytë. Në barazimet e 
madhësive mund të hasen edhe më tepër madhësi, përkatësisht simbole të tyre.   
Kështu është për shkak se madhësitë gjenden në raporte të caktuara njëri me tjetrin, ndërsa raportet mund të 
shprehen me ndihmë të barazimeve të madhësive. Përndryshe, disa prej këtyre raporteve rrjedhin nga definicioni 
për madhësitë, tjerat janë gjetur eksperimentalisht.  
Kështu, me siguri e din se shpejtësia është raport midis rrugës së kaluar dhe kohës së nevojshme për kalimin e 
asaj rruge
*

Konstatimin e mësipërm mund ta shkruajmë kështu:  
 
 
 
nevojshme
e
koha
kaluar
e
rruga

shpejtësia
 
  
Nëse e dimë se simboli për shpejtësinë është v, ai për rrugën është t, në vend të barazimit të mësipërm mund të 
shkruajmë edhe  
v

s
t
 
Edhe në këtë barazim gjenden simbole për madhësi. Sipas asaj, përsëri bëhet fjalë për barazim të madhësisë
Kur në barazimin e madhësisë paraqiten më tepër madhësi

, secila prej tyre është shumë e vlerës së saj numerike 
dhe njësisë me të cilën ajo është krahasuar. Nëse duam ti “zëvendësojmë” madhësitë me vlerat e tyre, duhet 
gjithnjë ti shkruajmë edhe vlerën numerike edhe njësinë. Nuk guxohet të shkruhet, të themi,  
4
200

v
 
pastaj nga kjo të përfundohet se  
 v =50 km/h.  
Pikërisht, raporti midis dy numrave të paemëruar mund të jenë vetëm numër i paemëruar, ndërsa njësitë nuk 
mundet për njëherë të lajmërohen! Rezultati i sipërm mund të fitohet vetëm nëse paraqesim raport midis 200 km 
dhe 4 h. 
Mbaj në mend (vërtetë vepro kështu): 
Barazimi i madhësisë është barazim në të cilin hyjnë madhësitë fizike (një apo më tepër); gjatë 
përdorimit të barazimeve të madhësive zëvendësimi i ndonjë madhësie të caktuar me prodhimin e vlerës 
numerike dhe njësisë; nuk guxohet të zëvendësohen vetëm vlerat numerike, ndërsa njësitë më pas të 
shkruhen.  
 
 
                                                           
*
 
Aspak nuk bën të thuhet se shpejtësia është rrugë e kaluar për njësinë e kohës. Pikërisht, shpejtësia nuk është rrugë. Ata që duan të mësojnë 
më shumë, me kujdes të lexojnë pjesën përkatëse nga doracaku. Pyetje dhe detyrat nga kimia për vitin e I për arsimimin e reformuar të 
gjimnazit dhe le të mundohen vazhdimisht ti përdorin udhëzimet e sjella. Pas një kohe të caktuar, mënyra e drejtë e të shprehurit do tu bëhet 
shprehi. Ata që duan më shumë të mësojnë, do të duhet të kënaqen me këtë tekst. 
† Kujdes:  të mblidhen ose të zbriten mundet vetëm madhësitë që maten me njësi të njëjta. 


 
145
 
 
 
5.2. BAZAT E LLOGARITJES KIMIKE
 
 
 
 
PËR REZULTATET KUANTITATIVE, LLOGARITJA  ËSHTË E 
DOMOSDOSHME 
Kimia është shkencë kuantitative  
 
Në kimi vëzhgojmë, masim, eksperimentojmë. Për sjelljen e përfundimeve e shfrytëzojmë metodën shkencore. 
Nganjëherë na intereson vetëm çka ndodh, të themi cili është produkti i reaksionit të dhënë kimik. Herën tjetër 
do të kishim dashur të dimë edhe çfarë sasie përfitohet, sa është sasia e tij.  
Përgjigjet e pyetjeve që i përmbajnë fjalët cili ose cilët janë kualitative, ndërsa ato pyetjeve me të cilat hasen 
fjalët  sa ose sa i madh janë kuantitative (sasiore). Llojet e ndryshme të matjeve në kimi që sjellin deri në 
rezultate kuantitative në kimi tregojnë se ajo është shkencë kuantitative
 
Nga ajo që e mësuam për rëndësinë e formulave kimike mund të përfundojmë se prej tyre mund të nxirren 
përfundime të cilat kanë karakter kualitativ. Mirëpo, që ta bëjmë këtë, do të na nevojiten llogaritje të caktuara. 
Do të duhet, d.m.th., të shërbehemi me njehsime të orientuara kah zgjidhja e problemeve kimike. Këtë lloj 
llogaritjeve do ta quajmë llogaritje kimike
*

 
Mbaj në mend,  
Llogaritjet kimike i përfshijnë gjitha llojet e llogaritjeve që janë të kahëzuara kah zgjidhja e 
problemeve të cilat sipas karakterit të tyre janë kimike; llogaritjet mund të kryhen në bazë të matjeve 
eksperimentale ose në bazë të teorive të besueshme. 
Në suaza të mësimit të bazave të llogaritjeve kimike, së pari do të mësojmë diçka për të shprehurit e tyre në 
përbërjen e sistemit për të cilin jemi interesuar, më vonë do të flasim për njehsimet e bazuara në formulat kimike, 
si edhe ato të cilat si bazë të tyre kanë barazimet kimike.
 
Mënyrat për shprehjen përbërjes  
Kur flitet për përbërjen e ndonjë sistemi, mund të mendohet në dy karakteristika të ndryshme të sistemit:  
 
1. Prej çka përbëhet ai sistem dhe  
                                                           
* Në suaza të llogaritjes kimike shqyrtohen edhe probleme tjera, e  jo vetëm ato që janë në lidhje me formulat kimike ose me barazimet 
kimike. 


 
146
2. Sa ka prej secilës nga pjesët përbërëse të sistemit
*
.  
 
 E dimë se në rastin e parë flasim për përbërjen kualitative, ndërsa në të dytin flasim për përbërjen kuantitativ 
të sistemit. Përgjigje nga pyetja e parë japin metodat e analizës kimike kualitative, ndërsa pyetjes së dytë 
metodat e analizës kimike kuantitative. Edhe të parat edhe të dytat janë eksperimentale sipas karakterit të tyre 
dhe si rezultat të veprimeve të kryera dhe matjeve mund të arrihet deri te njohuritë për përbërjen kualitative dhe 
kuantitative të sistemeve. 
 
Për llogaritje kimike, kuptohet, shumë më e rëndësishme është vërtetimi i përbërjes kualitative të sistemeve dhe 
ndryshimit të tij si rezultat i rrjedhjes së reaksioneve kimike.  
Ekzistojnë mënyra të ndryshme me të cilat mund të shprehet përbërja kuantitative e sistemeve. Tani për tani do 
të shqyrtojmë dy lloje të madhësive e ndihmën e të cilave mund të shprehet përbërja kuantitative: raportet dhe 
përpjesët. Me mënyra tjera të shprehjes së përbërjes do të njihemi më vonë. 
 
Në çdo rast, 
Nga pika e vështrimit e llogaritjes kimike, parësisht jemi të interesuar për përbërjen kuantitative të 
sistemeve që i mësojmë; për shprehjen e përbërjes së këtillë ekzistojnë mënyra të ndryshme. 
Raportet  
Me një raport tani më jemi njoftuar: raporti i sasive të dy konstituentëve, B dhe C. Kjo madhësi quhet raporti 
molarë i konstituentëve B dhe C, edhe pse emër më i mirë do të ishte raporti sasiorë i atyre konstituentëve. 
Raporti molarë, siç pamë, shënohet me r
 
(B, C) dhe është numër i definuar si herës midis sasisë së substancës  të 
konstituentit B dhe atij të konstituentit të cilin e kemi shënuar me C: 
 
 
C
B,
r
=
 
 
 
C
B
n
n
 
Siç e dimë, sasitë e substancave janë proporcionale me numrin e njësive

. Për këtë raporti i sasive është i 
barabartë me raportin e numrit të njësive të dy konstituentëve ose, siç mund të themi edhe me raportin 
numerik të tyre. Për shënimin e raportit numerik, shfrytëzohet shenja e njëjtë si ajo për shënimin e raportit 
molarë
 
                                                           
* Pjesët përbërëse të sistemit, substancat prej të cilave ai përbëhet, quhen konstituentë të tij. Ne, më tutje, shpesh do ta përdorim këtë emër. 

  Nga definicioni për njësinë mol (faq. 149), vijon se sasia e substancës është raport midis numrit të njësive N
 
(B) dhe konstantës së 
Avogadros, tthjesht  n
 
(B) = N
 
(B)/N
A
.  


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   49   50   51   52   53   54   55   56   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə