Microsoft Word 00 Korica-potkorica doc



Yüklə 5,01 Kb.
Pdf görüntüsü
səhifə60/113
tarix05.03.2018
ölçüsü5,01 Kb.
#30095
1   ...   56   57   58   59   60   61   62   63   ...   113

 
163
Mirëpo, deri te koagulimi do të vijë nëse në ndonjë mënyrë neutralizohet ngarkesa e 
granulave. Shumë shpesh, koagulimi mund të shkaktohet me ngrohje ose me shtimin 
e tretësirave të acideve, bazave ose kripërave (në sistemin e treguar në fig. 6.7 koa-
gulimi është shkaktuar nga shtimi i tretësirës së  sulfatit të amonit).  
 
 
 
Efekti i Tindalit. Nga vetitë tjera të sistemeve  koloidale  do të  përmendim fenomenin e ashtuquajtur efekti i 
Tindalit
*
– shpërhapja e dritës që kalon prej së anash nëpër këto sisteme (fig. 6.8).  
Te tretësirat e vërteta (tretësira e verdhë në fig. 6.8) nuk ka efekt të 
këtillë. 
Për arsye të ngjashme – shpërhapje të dritës prej pikave të imëta të ujit 
ose pluhurit (d.m.th., në esencë të ngjashëm me efektin e Tindalit) i 
besohet edhe pamja  e bukur me “rreze” që  i shohim kur dielli gjendet 
pas reve ose është fshehur nga drunjtë në pyll.  
Rezultat i shpërhapjes së dritës nga grimcat e pluhurit ose të pikave të 
ujit të pranishme në ajër janë edhe tufa e dritës në pyll ose “ndriçimi” i 
ujëvares që shihen në fig. 6.9.  
                                                 
*
 
Sipas Xhon Tindal [Tyndall] (1820-1893).
 
 
  Fig. 6.6. Ari koloidal      
 
Fig. 6.7. Koagulimi i koloidit gjatë shtimit të elektrolitit 
 
Fig. 6.8. Efekti i Tindalit  


 
164
 
 
 
 
Sistemet disperse heterogjene  
A ke parë sistem dispers heterogjen? Nëse mendon se nuk ke pa, nuk ke të drejtë! Sistemet disperse heterogjene 
(të vrazhda) shpesh hasen. 
Të themi, me siguri ke ngrënë “shllag”. Shllagu është një nga sistemet disperse heterogjene (të vrazhdëta), 
poashtu si edhe shumë shkuma tjera (fig. 6.10 a dhe 6.10 b). Ka madje edhe shkuma të ngurta, për shembull, 
stiropori, “sfungjerët” poliuretanik ose materiali (hidroksiapatiti) me të cilin zëvendësohen kockat, incizimet 
mikroskopike të të cilëve janë dhënë në fig. 6.10 c dhe 6.10 ç). 
   
 
Fig. 6.9. Në efektin e Tindalit bazohet edhe tufa e dritës në pyll dhe ndriçimi në ujëvarrë  
 
 
 
 
  
            a                             b   
                        c                              ç 
 
               
Fig. 6.10. Shllagu, shkuma e rëndomtë, sfungjeri i poliuretanit dhe zëvendësimi për kockën   
(c dhe ç janë incizime mikoskopike)


 
165
 
 
Me siguri ke pa edhe mjegull (Fig. 6.34) – sistem dispers i vrazhdët me fazën e lëngët të disperguar (pika uji të 
imëta) dhe ambienti (mjedisi) i gaztë dispersiv (ajr). Të ngjashëm me mjegullën janë pikët e imëta të dezodo-
ransit ose mjete kundër insekteve ose dëmtuesve që përdoren në formë të  “bombolave” (fig. 6.35). 
 
Tymi (fig. 6.36) është sistem dispers grimcat e ngurta të të cilave janë mjaftë të mëdha (nganjëherë mundet të 
shihen edhe me sy, shumë më mirë – nën mikroskop). Rruazat e gjakut, janë të shpërhapura nëpër plazmë (fig. 
6.37). Edhe gjaku, sipas asaj, është sistem dispers i vrazhdët. 
Në varësi nga ajo se në çfarë gjendje agregate të fazës disperse dhe të ambientit dispers, dallohen tetë kombi-
nime. Ato janë të ngjashme me ato që do ti jepen te tretësirat (faq. 174), me atë që në rastin e sistemeve disperse 
të vrazhdëta nuk ka kombinim gaz-gaz sepse gazrat gjithnjë formojnë sisteme homogjene.  
Llojet më të rëndësishme të sistemeve disperse heterogjene janë dhënë në tabelën vijuese
*

                                                 
*
 
Në tabelë gjindet termi
 
aerosol. Ai është emër i gjinisë mashkullore dhe shumica e tyre është aerosolet (e jo aerosole). 
 
Fig. 6.34 Lumi në mjegull 
 
Fig. 6.35. Spërkatja kundër dëmtuesve të prodhimeve 
bujqësore. 
   
 
Fig. 6.36. Tymi dhe grimcat e tymit të shikuara nën mikroskop  


 
166
                    
 
                         a Nëse është mirë i tundur. 
 
 
 
 
Sistemet disperse heterogjene mundet të jenë jostabile dhe dy fazat  (ambienti dispers dhe faza e disperguar) 
vetë vetiu të ndahen ose, siç thuhet, të shtresohen.  
Për të mos ndodhur kjo, në sistem mund të shtohet substancë që e stabilizon sistemin dispers heterogjen, atëherë 
stabilizatori quhet emulgator.  
Lloji i sistemit  dispers 
heterogjen   
 
Faza e 
disperguar   
 
Ambienti dispers 
    Shembulli
 
           Aerosoli
 
lëngët 
 
       gaztë
 
   Mjegulla 
 
           Aerosoli
 
ngurtë 
 
       gaztë
 
Pluhuri i çimentos 
 
           Shkuma 
 
gaztë 
 
        lëngët
 
“shllag – (krema)”
 
Emulsioni 
 
 lëngët
 
        lëngët
 
    Vaji në ujë
a
 
 
Suspensioni 
 
ngurtë 
 
        lëngët
 
    Uji i turbullt 
 
         Shkuma e ngurtë 
 
gaztë 
 
        ngurtë
 
      stiropori
 
  
  
 
Fig. 6.37. Rruazat e kuqe të gjakut  
  
    
 
               a 
                               b 
Fig. 6.38. Emulsioni: skematikisht (a) dhe i zmadhuar (b


Yüklə 5,01 Kb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   56   57   58   59   60   61   62   63   ...   113




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə